E Martë, 05.21.2024, 05:20pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
100 VJET PAVARËSI - I DREJTOHEM SHPIRTIT DHE MENDJES SË KOMBIT SHQIPTAR
Nga AT NIKOLLA MARKU

E Hënë, 10.01.2012, 04:35pm (GMT+1)




Nisur nga besimi Ortodoks dhe si kishë kombëtare Shqiptare, i drejtohem me letër të hapur shpirtit dhe mendjes se çdo shqiptari, kudo që jeton.

Me zërin dhe mësimet e Perëndisë, që burojnë nga besimi ynë, si dhe me dritën Hyjnore, që ndriçon çdo njeri të përgjegjshëm, ne si kishë, ju sjellim në vëmendje obligimet që kemi të gjithë së bashku si Shqiptarë, për përparimin, harmoninë dhe dashurinë për njeëri tjetrin.

Ne kete 100 vjetor te pavarsise, te ndalet gjakmarrja, te mos derdhet gjak i pafajshem Shqiptar. Te falet gjaku, qe te mos kemi te ngujuar gra, femije dhe te pafajshem. Eshte koha per harmoni dhe zbutje te shpirtit, kundrejt dhimbjes. Gjakmarrja eshte nje kancer shoqeror, qe mbjell vdekje brez pas brezi.
Le ta falim njeri tjetrin dhe ta ndihmojme ne dite te veshtira. Ne Shqiptaret jemi komb i vogel por me zemer te madhe, andaj duhet ta ruajme ,respektojme dhe duam njeri tjetrin. Ne kete 100 vjetor, le te japim shembullin e bashkimit, te faljes dhe respektimit te jeteve te reja qe do te marrin lulezim nder vite. Dhembshuria dhe dashuria jane esenca e pavdeksise se shpirtit.

Ne kete 100 vjetor, se bashku ta ndjejme veten me prane njeri tjetrit, duke i zhdukur kufijte nga mendja dhe zemrat tona, qe nga Kosova, Mali zi, Maqedonia, Çameria, te dashurit tane ne diaspore dhe emigracion. Kombi Shqiptar, kjo familje e madhe, le te jete me i bashkuar se kurre per te nisur nje epoke te re ne jeten tone si komb pas 100 vjetorit te pavarsise. Le te kthehen pese kryeqendrat Shqiptare ne ballkan Tirana, Ulqini,Prishtina, Shkupi, Janina ne nje peskendesh harmonik, per nje qellim te vetem dhe unik, perparimin e kombit shqiptar ne Ballkan dhe kudo ne bote.

Ne kete 100 vjetor, te nderojme cdo kend, qe dha jeten per liri te atdheut, pa dallime politike e krahinore, si dhe te atyre personaliteteve te ndritur ne shekuj, qe mendjen dhe shpirtin ja kushtuan idealeve kombetare. Gjithashtu, te mos kthehet ky 100 vjetor per perfitim politik ndaj njeri-tjetrit, sepse mbjellim hipokrizi perballe vleres qe ka ky jubile.

Ne kete 100 vjetor, eshte detyre e shtetit Shqiptar, te krijoje klimen e ngrohte dhe mikpritese per diasporen dhe boten shqiptare jasht kufijve administartive, kufije te padrejte te Republikes Shqiptare.

Ne kete 100 vjetor, ne Shqiptaret por dhe shteti Shqiptar, duhet te shprehe mirnjohjen ndaj aleateve nderkombetare te kombit shqiptar, vecanarisht ndaj Shteteve te Bashkuar te Amerikes, aty ku jeton dhe nje pjese e mire e mergates se permalluar Shqipatre. Po gjithashtu, ky 100 vjetor, duhet te jete mirnjohje dhe per personalitet dhe organizma nderkombetare, qe mbeshteten dhe bene te mundur pavarsine e Kosoves, ku u derdh gjak i fresket Shqiptar per liri dhe pavarsi. Presidentet Bill Klinton, Xhorxh Bush, si dhe kancelari Shreder, kryeministri Britanik Toni Bler, presidenti Frances Zhak Shirak, si dhe mendje ndrituri Marti Atisari, ben te mundur endrren shekullore per lirin e Shqiptareve te Kosoves ose me mire te Dardanise.
Ne kete 100 vjetor, do te ishte mire, qe ne muajin Nentor debati politik te ulej dhe te merren vendime parlamentare ne dobi te arthmerise se kombit. Po gjithashtu, nje amnisti me e gjere ne dobi te njerezve ne nevoje dhe me penalitete, sepse dhe ata jane pjese e ketij kombi. Partite politike, le te respektojne nje heshtje ne nderim te 100 vjetorit.

Ne kete 100 vjetor, protokolli dhe ftesat zyrtare te jene gjithperfshirse ne cdo drejtim, pa hezituar per ti dhene ketije jubileu ngjyren dhe boshtin shqiptar. Le te jete ky jubile, feste per kombin Shqiptar dhe jo tribune pazaresh politike, apo konjukturash te sforcuara. Ky jubile dhe cdo ceremoni, te zhvillohet me zemer te hapur, duke e pare njeri tjetrin ne sy si per te thene, mjaft me urrejtje, shpifje dhe percmim.

Ne kete 100 vjetor, le te mendojme se bashku qe nga shteti e deri tek biznesmeni me i thjeshte, per shtresat me kerkesa te drejta dhe mungese minimumi jetike sic jane, te denuarit politik, pronaret e vertet, invalidet, familjet me ndihme ekonomike, femijet jetimet, studentet ne pamundesi financiare, te semuret qe nuk kane mundesi te paguajne, te papunet dhe pensionistet. Le te lodhet mendja Shqiptare, per nje ekuiliber jetese dhe per strategji te se arthmes.
Ne kete 100 vjetor, do te ishte mire qe dhurata simbolike financiare per vitin e ri te jepej me rastin e 100 vjetorit te pavarsise.

Ne kete 100 vjetor, cdo lutje perpara altarit te kishes, i drejtohet Perendise per pendese ne gabimet tona dhe lutje per respekt, dashuri dhe bashkim shpirteror kombetar Shqiptar. Kisha Ortodokse Kombetare Shqiptare, eshte e pandashme nga gjaku Shqiptar, tradita Shqiptare, idealet e kombit Shqiptar, si dhe hallet, brengat , hidherimet e permallimi i diaspores dhe emigranteve tane per te dashurit e tyre ne atdhe.

Ne kete 100 vjetor, Perendia i bekofte te gjithe ata qe dhane jeten per pavarsi te atdheut, si dhe ata qe jeten e jetuan ne sherbim te atdheut. Perendia bekofte cdo Shqiptar si dhe individet dhe shtetet qe perkrahin kombin Shqiptar ne Ballkan e kudo neper bote.

LETER E HAPUR
KISHA ORTODOKSE PAVARUR KOMBETARE SHQIPTARE
SHEN MARIA ELBASAN
DT...01/10.2012


AT NIKOLLA MARKU


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ESHTRAT E ISA BOLETINIT, PËRPJEKJET E QEVERISË PËR T'I TËRHEQUR NGA MALI I ZI NË VITIN 1923 (10.01.2012)
MADELEINE ALBRIGHT - AJO QË KEMI BËRË NË KOSOVË ISHTE E DREJTËBiseda me zonjën Albright u bë me rastin e daljes në shitje të librit të saj të ri “Dimri i Pragës” (10.01.2012)
EDIP OHRI: NËNA IME U MARTUA ME TË BIRIN E ISMAIL QEMALITFlet djali i birësuar i të birit të Ismail Qemalit (10.01.2012)
HAPET PANAIRI I PARË MYSLIMAN NË BRUKSELNë Bruksel jetojnë rreth 250 mijë banorë të fesë myslimane (10.01.2012)
VETËVENDOSJE DEMASKON VAJTJEN E KABINETIT QEVERITAR NË NJU JORK - EKSKURSION ME PARATË E POPULLIT (09.30.2012)
MË 1953 ËSHTË SEKUESTRUAR NË STRUGË DOKUMENTI ORIGJINAL I PAVARËSISË SË KOSOVËSQazim bej Vlora vendosi të braktisë Shqipërinë, u vendos në Strugë, ku vdiq më 1953 (09.30.2012)
ME PROJEKTIN TAP EVROPA BËN NJË HAP PËRPARA PËR TË DALË NGA KTHETRAT E RUSISËNga BARBARA LEWIS, Reuters (09.30.2012)
CLAYDEE I KËNGËS 'MAMACITA BUENA' - JAM SHQIPTAR (09.29.2012)
MË 1947 I I BIRI I ISMAIL QEMALIT I THA ENVER HOXHËS: HIQE NGA ZYRA PORTRETIN E TIM ETI (09.29.2012)
SHUHET GJERGJ ANTONIU, THEMELUESI I AKADEMISË SË ARTEVEHomazhet do të bëhen të shtunën në orën 15.00 në Akademinë e Arteve dhe në orën 16.00 trupi i të ndjerit do të përcillet për në banesën e fundit (09.29.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]