E Hënë, 05.20.2024, 07:37am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
ALEKSANDËR ARVIZU - SHQIPËRIA KA NEVOJË PËR NJË DISKUTIM TË MIRËFILLTË POLITIK, ME MË PAK AKUZA DHE ARMIQËSI
TRANSKRIPT I BISEDIMIT ONLINE TË AMBASADORIT ARVIZU NË FACEBOOK - TIRANË, 8 JANAR, 2013

E Premte, 01.11.2013, 08:19am (GMT+1)




Elvin Luku: Pershendetje, Z.Ambasador! Se pari, urime per promovimin e kesaj media te re alternative. Pa u zgjatur po kaloj te pyetja: Ne fjalimin e fundit Obama tha se fuqia e SHBA-ve, qendron se qytetaret jo vetem pranojne mendimin ndryshe, por dhe bashketojne me te. Sa e shihni kete koncept ne shoqerine dhe vecanerisht ne politiken shqiptare? Faleminderit

U.S. Embassy-Tirana: @Elvin Luku - Mund te stonoj ne kete qe po them, por eshte akoma nje mister per mua se perse klasa politike duket kaq e pa motivuar per t'u ngritur pertej interesave te njeanshme dhe te punoje per te perparuar mireqenien e shqiptareve, dhe jo vetem bazen e tyre politike. Shikoni shembullin e dites se Vitit te Ri ne Shtetet e Bashkuara. Kongresi Amerikan votoi ligjin e taksave pas nje lufte te gjate kompromisi. Ky ligj i la te gjithe te jo te lumtur por shume njerez e njohen si te domosdoshem. AAA

Ardi Meci: A ka ndonje arsye se perse ju e zhvilloni kete bashkebisedim pas Rames dhe Berishes apo eshte thjesht nje koinçidence?
U.S. Embassy-Tirana: @Ardi Meci Me gjithe respektin per Zotin Berisha dhe Zotin Rama, une kam menduar qe ta bej kete bashkebisedim qe ne Korrik, 2012, shume kohe perpara tyre. Por kam qene i zene. Shiko ne linkun meposhte. AAA
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10150995328840838&set=a.446371155837.238250.74591195837&type=3&theater

BASHKIA PATOS: Pershendetje Z. Arvizu! Cili eshte mendimi juaj mbi bllokimin e fundit qe qeveria qendrore po i ben qeverive vendore? Shume Bashki ne Shqiperi nuk kane buxhet per te bere gjera, per te bere investime per sherbimet ne te mire te qytetareve. Bashkia e Patosit eshte njera nga Bashkite e Shqiperise qe per shume muaj i jane bllokuar fondet nga qeveria qendrore. Faleminderit!

U.S. Embassy-Tirana: @BASHKIA PATOS Faleminderit qe iu bashkuat bisedes sone! Shume pyetje e mire. Ne jemi shume te kenaqur qe Bashkia e Patosit eshte zgjedhur te jete nje nga partneret e projektit per Qeverisjen Vendore te USAID. Une jam shume i shqetesuar per mundesine e sigurimit te fondeve te qeverise qendrore per Bashkite e rretheve, sidomos gjate ketij viti zgjedhjesh. Duhet te kete nje decentralizim me efektiv, por kjo eshte problematike kur kushtet ekonomike ne vend nuk jane te mira, siç eshte dhe situata aktuale.

Catherine Neverloved: Zoti Ambasador, sa e doni ju popullin shqiptar? Sa e beni punen nga dashuria dhe sa nga detyra qe iu eshte caktuar nga shteti amerikan?

U.S. Embassy-Tirana @Catherine Neverloved Ne profesionin tim, kurdo qe largohemi nga nje detyre, e ndjejme qe nje pjese te vendit dhe njerezve e marrim me vete. Keshtu ndodhi me mua kur u largova nga Japonia, nga Korea e Jugut, nga Tailanda dhe Kamboxhia. E di qe dita kur do te largohem nga Shqiperia do te jete nje dite e trishtueshme per mua, ne shume drejtime. Por kjo eshte natyra e punes sone. AAA

Grande Financa: Pershendetje Zoti Arvizu! Pyetja ime eshte: A ka ndonje menyre per t'i marre serish te gjitha viset shqiptare dhe te bejme "SHQIPERINE NATYRALE"?
U.S. Embassy-Tirana: @Grande Financa Une mendoj qe ju duhet te merrni nje harte aktuale te Shqiperise nga National Geographic. Ajo eshte harta e Shqiperise qe ne njohim. AAA

Esmeralda Rrustemi-Hoxha: I dashur Ambasador, çfare mendoni ju per komunikimin virtual (nje lloj lufte) qe dy lideret e partive kryesore po bejne nepermjet medias sociale, duke e menjanuar publikun me zedhenesit e tyre? Gjithe te mirat!

U.S. Embassy-Tirana: @Esmeralda Rrustemi-Hoxha Une nuk mendoj se problemi qendron tek mediumi, por tek permbajtja. Ashtu si e tha dhe Sekretarja Clinton, ka nevoje per nje disutim te mirefillte politik me me pak akuza dhe armiqesi.

Ersan Celmeta: Pershendetje Z. Ambasador! Ndjese nese pyetja ime eshte ndopak personale por po mendoja...a eshte e veshtire te jesh Ambasador ne Shqiperi, duke marre ne konsiderate faktin qe pjesa me e madhe e njerezve te shohin si shpetimtarin e tyre?
U.S. Embassy-Tirana: @Ersan Celmeta Une jam qenie njerezore. Eshte shpesh mikluese te te njohin, etc, por une e kuptoj qe kjo nuk ka te beje me mua personalisht, por me poziten qe kam dhe vendin qe perfaqesoj. Eshte nje pergjegjesi dhe detyrim i madh, ashtu si edhe nje nder qe te jesh perfaqesuesi i Shteteve te Bashkuara.

Erion Buhali: Z.Ambasador, nese per nje çast fuqia e imagjinates do ta zhvendoste 21 janarin ne vendin tuaj USA, a do te kishit bere te njejten deklarate mbi kryeministrin se ai eshte nje burre i vertete shteti? (kur kemi parasysh se po ky njeri ka hedhur poshte te gjitha hetimet e FBI.)
U.S. Embassy-Tirana @Erion Buhali - Faleminderit per pyetjen tuaj.
Kam dashur nje mundesi ku mund te shpjegoja çeshtjen e "burre shteti". Shume njerez e dine, por shume shkurt: ne nje konference per shtyp ne 25 Janar 2011 (me duket), une iu drejtova veçanerisht vendimit te Kryeministrit si "prej burri shteti" per te anulluar protesten e Partise Demokratike ne mes te asaj atmosfere aq te tensionuar. Kjo solli nje mori komentesh te cilat vazhdojne edhe sot. Shume njerez ishin shume kritikues ndaj asaj qe une thashe. Kur une shpjegova qellimin dhe arsyet e kesaj shume prej ketyre kritikeve thane - "ne perseri nuk jemi dakord me fjalet qe ju perdoret, por e kuptojme me mire pse thate ate qe thate". Me disa prej ketyre kritikeve jemi bere shoke te mire dhe te besueshem qe prej asaj kohe. Sigurisht, une e kuptoj qe ka njerez te cilet perseri nuk jane dakord me ate qe une thashe. Por kjo eshte e drejta e tyre. AAA

Julian Biba: Zoti Ambasador, kemi degjuar zera per proçedurat e vizave jo emigruese. A mund te na shpjegoni se si kjo do te ndihmoje familjet e emigranteve, te cilet duan te vizitohen nga motrat, femijet, vellezerit e tyre? Kjo ka qene nje eksperience e veshtire dhe shpesh lenduese!
U.S. Embassy-Tirana: @Julian Biba te lutem, referoju komentit tim te meparshem per çeshtjet e vizave! AAA

Erion Kristo: Urime z. Arvizu per kete iniciative shume sublime, qe mund te sherbeje edhe si model qeverisjeje per pseudopolitikanet tane. pyetja ime eshte: Ne diten e fundit te vitit u shtyp me makine nje gjeni matematik, prof. Edmond Pisha, qe ka cuar me dhjetera studente shqiptare ne universitetet me te mira te botes.
A mund te kemi mbeshtetjen e Ambasadorit ne luften kunder aksidenteve rrugore qe po marrin jete njerezish? Apo do ta harxhojme energjine vetem me politiken e pandreqshme?
U.S. Embassy-Tirana @Erion Kristo Pershendetje Erion! Me vjen mire qe ke shkruar! Ndoshta ju e njihni MADD (Nënat Kundër Shofereve te Dehur) - në Shtetet e Bashkuara. Studimet tona kanë treguan se një numër jashtëzakonisht i lartë i vdekjeve prej aksidenteve rrugore ishin të lidhura ishin për shkak të shofereve te dehur. Si rezultat, pothuajse çdo shtet në SHBA ka vendosur dënime shume të rënda për ngarje te makines ne gjendje te dehur. Zbatimi dhe dënimi ishte kyç. Gjithkush në SHBA e perqafoi kete. Unë mendoj se hapi i parë në Shqipëri duhet të jetë studimi i shkaqeve kryesore qe sjellin vdekjet e lidhura me aksidentet rrugore. Eshte prej ngarjes ne gjendje te dehur? Është prej kushteve te këqija rrugore? Njerëzit nuk vendosin rripat e sigurimit? Zakone të këqija ne ngarje? Tingëllon si një aktiviteti i mire per ACT Now! AAA

Arber Memoci: Faleminderit per mundesine Zoti Ambasador. Ngjarje si Gerdeci, 21 Janari, Ish te perndjekurit, kapja e institucioneve, etj jane cenim i demokracise. Ju, ne mjaft raste, nuk jeni shprehur ne menyre direkte cka ka bere qe te bjere besimi ndaj SHBA si aleat strategjik i "Shqiptareve" dhe si shtet qe promovon demokracine ne te gjithe Boten.
A mund te na shtoni besimin se SHBA jane vertet miq te Shqiptareve dhe liridashes duke filluar me zgjedhjet e 23 qershorit?
U.S. Embassy-Tirana @Arber Memoci E vleresoj shume komentin tuaj. Une kritikohem edhe sepse jam shume kritik ndaj qeverise. Por, duke i permbledhur te gjitha, une mendoj se qendrimi yne eshte i qarte dhe i qendrueshem: ne jemi per forcimin e demokracise, per me shume transparence ne qeverisje, zgjedhje transparente, dhe lufte kunder korrupsionit. AAA

Florenc Stafa: A do t'i pervishni serish menget me 23 qershor dhe a nuk eshte nje gje e tille interferim ne sovranitetin e Shqiperise?
U.S. Embassy-Tirana @Florenc Stafa - Une nuk mendoj se veprimet e Ambasades Amerikane ne zgjedhjet lokale te Majit te vitit 2011 perbene nderhyrje ne pune e brendshme te Shqiperise. AAA

Anila Kamberi: Se pari pergezoj Z.Ambasador per karizmin e tij ndersa shtroj pyetjen time te cilen po mundohem ta formuloj sa me shkurt:
Rritja e terminologjise dhe e iniziativave nacionaliste nga shume pale ne vendin tone eshte e diktuar nga presioni elektoral per vota e fonde o eshte thjesht nje rifuxhio natyrale ndaj frustacionit te rrjedhur nga kriza e forte morale, politike, ekonomike dhe sociale qe po kalojme ne shqiptaret kohet e fundit...
U.S. Embassy-Tirana @Anila Kamberi -- Te gjitha sa me siper. AAA

Blerta Kraja: I nderuar Zoti Ambasador, nese nje shtetas i huaj do t'Ju pyeste a ia vlen te vish e te investosh ne Shqiperi, Ju si do t'i pergjigjeshit? Ju falenderoj paraprakisht per pergjigjen.
U.S. Embassy-Tirana @Blerta Kraja - Pyetje e veshtire dhe e mire!
Shqiperia ka deshperimisht nevoje per investime te huaja te drejteperdrejta, ne menyre qe ekonomia e saj te rritet. Historia e privatizimeve se fundmi ka qene shume e perzier. Une mendoj se ka akoma shume mundesi te mira biznesi, por une do t'i keshilloja çdo investitori qe te gjente nje ortak shqiptar te respektuar dhe qe te bente detyrat e shtepise. Mundesire ekzistojne ketu, por ka edhe te meta. Mjedisi i biznesit/investimeve nuk eshte ai qe duhet te jete. AAA

Mirsad Sylja: Përshëndetje nga Shkodra Z. Ambasador! Kur do kemi rastin t'ju shohim prezent në një studio televizive të një qyteti tjetër e jo vetem nga Tirana. Pyes, pasi ju kemi ndjekur vetëm nga mediat kombëtare, ku edhe konturat e bisedës janë të një kornize të përcaktuar; kemi nevojë t'ju shohim edhe në biseda ndryshme ku ju i afroheni më afër shtresave dhe zonave të ndryshme të Shqipërisë? Faleminderit!
U.S. Embassy-Tirana @Mirsad Sylja - Pyetje e shkelqyer! Une ne fakt shqetesohem per ekspozimin e tepert ne media dhe po perpiqem qe t'i rralloj daljet e mia ne televizion.
Por ju sillni nje argumet te mire persa i perket kendveshtrimit rajonal. Do ta kem parasysh kur te programoj intervistat ne vijim.

Genta Mydinllari Kristani: I dashur Ambasador, duke marre ne konsiderate sa shume shqiptare jetojne dhe punojne ne Sh.B.A, a ka Ambasada ndonje plan per t'i bashkuar ata me familjaret te cilet jane deportuar? Personi per te cilin po flas eshte nje njeri i mire, me te kaluar te paster. Faleminderit per kohen qe na kushtoni!


U.S. Embassy-Tirana @Genta Mydinllari Kristani - te lutem, referoju komentit tim te meparshem per çeshtjet e vizave! AAA

Erl Hereni: Shkelqesia Juaj, Zoti. Arvizu.
Se pari, ju falenderoj per mundesine qe i ofroni nje nder popujve me Pro-Amerikane, per te komunikuar me ju. Pyetja ime ka te beje me nivelin e demolracise ne vend, dhe rolin qe ka shoqeria civile ne perparimin e kombit! A mendoni se Shoqeria Civile ne Shqiperi mund te konsiderohet "fajtore" per Nivelin e Ulet te Demokracise ne vend, gjithnje referuar angazhimit te saj dhe raporteve qe matin Nivelin e Demolracise respektivisht?

U.S. Embassy-Tirana @Erl Hereni - Njerezit dhe individet te cilet jane aktive ne shoqerine civile kane te drejten te kene pikepamjet e tyre politike, pavarshisht se sa te forta jane ato.
Por kur ata perfshihen si anetare te shoqerise civile, veprimet e tyre duhet te jene jopolitike ose perndryshe besueshmeria e tyre mund te demtohet. Une gjithashtu kam degjuar disa akuza se si disa organizata joqeveritare jane te korruptuara dhe me qellime perfitimi per veten e tyre. Çdo shoqate joqeveritare e besueshme duhet te jete transparente ne burim, perdorim dhe raportim te fondeve. AAA

Drini Zeqo: Zoti Ambasador pershendetje, faleminderit per kete mundesi! Drini Zeqo- ABC NEWS. Lidhur me akuzat qe shkembehen gjate ketyre koheve te fundit ne nivel politik mes krereve te forcave politike apo njerezve te tyre te aferm, cili eshte roli qe jane duke mbajtur oganet hetimore apo te drejtesise lidhur me keto akuza te cilat shpesh mbeten per konsum mediatik dhe nuk dime nese jane te verteta apo jo? Si veprohet ne te tilla raste ne SHBA? Faleminderit!
U.S. Embassy-Tirana: @Drini Zeqo - Shqiperia ka nje nevoje kritike per statistika dhe informacion objektiv, te sakte dhe jo te njeanshem, pasi ato lidhen me informacion zyrtar. Burime te ardhurash, deklarata asetesh, etj. AAA


Andet Hoxhaj: Pershendetje z. Ambassador!
Ju falenderoj perzemersisht qe na jepni mundesine te komunikojme me ju. Nese me lejoni, deshiroj t'ju bej nje pyetje: E fejuara ime studion ne SH.B.A, por ne nuk kemi bere celebrim ende. Si mund te aplikoj per nje vize disa ditore per ta vizituar atije , dhe cfare procedurash duhet te ndjek ? Ju faleminderit !
U.S. Embassy-Tirana: @Andet Hoxhaj - te lutem, referoju komentit tim te meparshem per çeshtjet e vizave! AAA

Eni Cemurati: I nderuar z. Ambasador! Referuar vezhgimeve tuaja, a mendoni ju se Shqiperia eshte e gateshme per te realizuar zgjedhje te lira e te ndershme kete vit?
U.S. Embassy-Tirana: @Eni Cemurati - Pyetja juaj ka te beje me vullnetin politik. Une nuk mund t'i pergjigjem - duhet te pyesni udheheqesit tuaj politik.

Herion Mesi: Përshëndetje z. Ambasador! Nga gazeta "Shekulli", Herion Mesi jam! Dy pyetje nëse mundem: 1. Duke qenë se jemi në një vit elektoral për Shqipërinë, lind pyetja nëse zgjedhjet e 23 qershorit manipulohen, cili do jetë qëndrimi i Amerikës?
2. Në Senatin Amerikan ka mbërritur një raport lidhur me projektet e gazsjellesave TAP dhe Nabucco. Cili është gjykimi juaj për këtë çështje? Ju faleminderit dhe punë të mbarë!
U.S. Embassy-Tirana @Herion Mesi - Une e kam adresuar çeshtjen e TAP ne nje koment te meparshem. Persa i perket zgjedhjeve, une mendoj se Sekretarja Klinton ishte shume e qarte kur ajo tha "eshte e rendesishme te sigurohet qe zgjedhjet e ardhshme te jene te lira dhe te drejta, dhe te shihen si te tilla nga e gjithe bota. Se pari dhe me e rendesishmja eshte qe shqiptaret duhet te besojne tek rezultatet". AAA

Mirgit Vataj: Pershendetje zoti Ambasador! Gjatë seminarit "Sigurimi i një mjedisi të përshtatshëm për organizatat e shoqërisë civile" ju jeni shprehur se duhet një bashkëpunim më i madh mes qeverisë dhe shoqërisë civile. Ne perceptimin tuaj cilet jane faktoret qe pengojne kete bashkepunim dhe si ju duket performanca e shoqerise civile gjate ketyre dy viteve qe ju punoni ne Shqiperi?
U.S. Embassy-Tirana: @Mirgit Vataj - Ka disa kampione te vertete ne shoqerine civile, ashtu si ka edhe disa ne shoqeri civile te cilat jane shume te politizuara, gje e cila pengon efektshmerine e tyre. Sfida qe shtrihet perpara nuk eshte per shoqerine civile ne vetvete, por nje angazhim qytetar i gjere dhe i thelle.

Denis Dedej: Zoti Ambasador, duke vleresuar punen tuaj, ka disa te tjere qe ndoshta nuk vleresojne sa duhet punen e perfaqesuesve diplomatik ne vendin tone.
Ditet e fundit, politikane dhe analiste kane akuzuar disa ambasadore te atashuar ne Shqiperi se jane te pabesueshem dhe kane interesa ne vendin tone. A keni ju nje koment per keto deklarata dhe a jeni ne dijeni per nje gje te tille? Faleminderit.
U.S. Embassy-Tirana: @Denis Dedej - Une jam ketu per te perfaqesuar Shtetet e Bashkuara. Çdokush ka te drejten te kete nje opinion apo mendim se sa i efektshem eshte nje ambasador ne punen e tij. AAA.

Brikena Hoxha: I nderuar zoti Ambasador, deshiroja te pyesja lidhur me problemin e krijuar ne Institucionin e Keshillit te Qarkut te Fierit, pasi edhe ju jeni vene ne dijeni; cilat jane, sipas jush, rrugezgjidhja e kesaj situate?
Pse nuk respektohet verdikti i popullit apo edhe vendimet e gjykatave te te gjitha shkalleve? Besoj se kjo situate nuk ka ngjare ne asnje vend demokratik. Ju uroj, gjithe te mirat!
U.S. Embassy-Tirana: @Brikena Hoxha - Fieri eshte nje problem i vertete. Nje gje eshte e qarte - politika eshte e pergjegjshme per krijimin e kesaj rremuje. Ne te njejten kohe, qytetaret e Fierit jane pa nje Keshill Qarku funksional. Kjo eshte e papranueshme. AAA

Teuta Hysenj: Pershendtje zoti Ambasador! kisha nje pyetje rreth vizave turistike, shume njerez nuk arrijne ta marrin ate, edhe pse cdo gje rreth tyre eshte ok, dokumentacioni, garancia, punet e tyre, siguracioni. Nuk kuptoj pse pengohen?? Une kam per te aplikuar tani afer per nje vize turistike pasi dua te vizitoj te afermit e mi, une dhe bashkshorti jemi ne pune shteti, kemi dy femije te vegjel qe do i lem ketu, garancia e njerzve te mi eshte nje garanci me te gjitha kushtet optimale sic vet ju e kerkoni, garanci bankare, si dhe skemi penalitet gjyqesor. Nese une nuk marr kete vize jam kurjoze te di pse???
U.S. Embassy-Tirana: @Teuta Hysenj - te lutem, referoju komentit tim te meparshem per çeshtjet e vizave! AAA

Arber Hitaj: Zoti Arvizu pershendetje nga Arbri , News 24. Dy pyetja doja tju beja . 1- Duke nisur nga polemikat e forta qe opozita ka pasur ndaj vendimit te fundit te kolegjit zgjedhor per ZAZ-te , por edhe diskutimet per ndarjen e mandatave , pra nje situate e jo aq e qete , a jane te garantuara zgjedhje te lira. 2- Cili eshte qendrimi I ShBA lidhur me projektet e gazsjellesave TAP dhe Nabucco. Cili vleresohet me i leverdisshem, jo vetem ne pikepamje ekonomike, por edhe gjeopolitike? Te falenderoj , dhe te uroj pune te mbare.
U.S. Embassy-Tirana: @Arber Hitaj - Une jam paksa i shqetesuar per KQZ-ne.
Ka pasur probleme qe une i kam perceptuar si probleme te drejteperdrejta administrative, te cilat jane politizuar. Ky nuk eshte nje ogur i mire per 23 Qershorin. Persa i perket TAP-it, mendoj se jeni duke iu referuar raportit te fundit te pergatitur nga Komiteti i Marredhenieve me Jashte te Senatit. Ne qeverine e Shteteve te Bashkuara, dega legjislative ka pergjegjesine dhe detyren per te informuar Administraten mbi pozicionin e politikave te jashtme.
Qeveria e Sh.B.A mbeshtet diversifikimin e burimeve energjitike ne Europe. Politika e Administrates per neutralitet midis TAP dhe Nabucco West nuk ka ndryshuar.

Shkelzen Puci: Z.Ambasador cili është qëndrimi juaj në lidhje me arrestimin e një eksponenti të Partisë Socialiste, z.Bajraba në SHBA dhe ka pasur një komunikim në kanale zyrtare ndërmjet Ambasadës Amerikane dhe Partisë Socialiste në lidhje me këtë çështje ?
U.S. Embassy-Tirana: @Shkelzen Puci - une e kam marre informacionin duke lexuar gazeten Palo Alto Times. Nuk ka pasur asnje komunikim zyrtar midis zyrtareve ligjore te Shteteve te Bashkuara dhe Ambasades Amerikane mbi kete çeshtje.

Urban Legend: Mjedisi ne Shqiperi eshte nje nga ceshtjet problematike dhe me impakt te madh ne gjithe ceshtjet e zhvillimit dhe sot ka nje tendence globale lidhur me ceshjtjet mjedisore nderkohe qe ne Shqiperi behet shume pak per kete gje; po keshtu dhe progarmet e partive kryesore politke e prekin pak kete teme. A ka ndonje organizate amerikane qe fokusohet ne projekte mbi ceshtjet mjedisore ? A mundet qe ACT Now te fokusohwet edhe ne kete ceshtje ? Si mund te perfshihem une te ACT Now per ceshtjet mjedisore duke qene qe jam ekspert ne kete fushe ? Ju faleminderit.
U.S. Embassy-Tirana: @Urban Legend - Jam dakord - mjedisi eshte nje problem ne Shqiperi. Nje rruge drejt suksesit kerkon nje ndergjegjesim te madh. Organizatat jo-Qeveritare jane aktive ne kete fushe, por progresi i vertete do te kerkoje nje ndergjegjesim ne nivel kombetar, qe te jete nje problem. Duhet te kete me shume dedikim nga ÇDOKUSH per te ndaluar degradimin e mjedisit te vendit. Mos hidhni me plehra nga dritaret. Te mbeshteten ligjet e planifikimit urban - te mbeshteten projekte me te mira per plehrat...Çdo individ duhet te kontriboje. AAA

Andi Gjekaj: I nderuar z. Ambasador.une quhem Andrea Gjekaj dhe kam proces vize ne US dhe i kam plotesu tgjitha kriteret per vize bashkim familjar me prinderit dhe me ka ardh zarfi nga US ku tregon se procesi i vizes per ne USA ka perfunduar me sukses,ne ate dokument mu caktu data e intervistes me dt:02-02-2012 dhe e u intervistova dhe me dolen ca dokumente te reja per ti sjell,une i kam postuar amasades te gjitha dokumententet e nevojshme dhe spo marr prgj konkrete dhe ndihem qe jane te lena pas dore nga Ambasada US ne tirane,pasi familja qe kam ne usa eshte interesu tek zyrat e emigreshes ne usa dhe ato jane prgj ska mundesi qe personi ne fjale nuk eshte pajisur me vize,ju lutem shum do doja te dija cfar behet me vizen time pasi pres qe ne shkurt dhe nuk me kan kontaktu.ju kerkoj ndjese per shqetsimin dhe respekte per inicjativen qe keni ndermarr eshte shum demokratike
U.S. Embassy-Tirana: @Andi Gjekaj te lutem, referoju komentit tim te meparshem per çeshtjet e vizave! AAA

Jona Mejdini
Fatjona Mejdini "Shqip": Z. Ambasador ne kete fillim viti politika shqiptare eshte e fokusuar kryesisht tek zgjedhjet parlamentare te qershorit. Cilat do te ishin "keshillat" tuaja per aktoret politik shqiptare ne prag te fushates te ardhshme?

U.S. Embassy-Tirana @Jona Mejdini Fjale per fjale ajo qe tha Sekretarja Clinton ne 1 Nentor:
1) zgjedhje te lira dhe te pavarura; 2) lufte me e madhe kunder korrupsionit; 3) Bashkepunim me i mire midis partive politike.
Perfundimi eshte se ekziston diçka qe quhet Interes Kombetar per Shqiperine. Çdokush dhe te gjitha partite duhet te punojne per te. AAA

Altin Ketro: Zoti ambasador Arvizu! Shqipëria ka hyrë në vitin e saj zgjedhor dhe paralelisht me afrimin e tyre po/do shtohen tonet patriotiko- nacionaliste të udhëheqësve politikë brenda dhe jashtë parlamentit. Çfarë qëndrimi kanë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe cili është mesazhi që Ju i përcillni faktorit politik dhe popullit shqiptar për këtë çështje? Faleminderit.

U.S. Embassy-Tirana @Altin Ketro - une do ti referohesha fjalimit qe mbajta ne 15 Dhjetor. Me lejo te nenvizoj se eshte shume i vleresuar kontributi pozitiv i Shqiperise per stabilitetin ne rajon dhe eshte ne interesin e Shqiperise qe kjo gje te vazhdoje.

Besmira Pilinçi: Pershendetje, zoti Ambasador! Doja tju pyesja, a mendoni se per shkak te terrenit shqiptar, nisma juaj "Act Now" nuk ka realizuar pritshmerite?
U.S. Embassy-Tirana @Besmira Pilinci - Mendoj se ACT Now! po funksionon. Jam shume i inkurajuar nga reagimet qe kemi marre. Kane kaluar vetem 6 muaj. E kam thene dhe me pare - do te duhet kohe per te ndertuar nje kulture te angazhimit social, pergjegjesie vetjake, dhe pergjegjshmerie zyrtare. Une jam prekur shume nga ata njerez qe kane arritur te sjellin ndryshim. AAA

Ilir Bobo: Pershendetje z ambasador Arvizu! Kam derguar disa mesazhe at U.S Embassy-Tirana, kam komentuar at "Pyetje për Konsullin", madje kam kerkuar qe zeri im te shkoje deri tek ju, zoti ambasador Arvizu! A i keni lexuar pyetjet dhe komentet e mia? A i keni marre parasysh ato? Do te deshiroja shume qe pergjigjet e zedhenesve lidhur me pyetjet tona te ishin te thjeshta dhe te kuptueshme duke patur parasysh qe jo te gjithe jane te arsimuar dhe i kuptojne ato.
Faleminderit faqes se U.S. Embassy-Tirana per statuset, linket, njoftimet tuaja, ftesat dhe fotografite qe hidhni ne facebook, por lidhur me ftesat, keto jane vetem per tiransit? Po ne qe jemi nga rrethet, i mean, Shkodra, Saranda, Elbasani, Fieri, Vlora, Berati etc? Me pelqen shume te marr pjese edhe une ne grupet anglisht folese dhe do te deshiroja shume qe zyra apo grupe te tilla te kishte ne cdo qytet perkates for free!
Ju uroj nje vit te mbare! Shendet te plote dhe shume sukses ne detyren tuaj e kudo! Me respekt, Iliri.

U.S. Embassy-Tirana @ Ilir Bobo - Per fat te keq ne kemi vetem tre Kende Amerikane ne Shqiperi - ne Tirane, Vlore dhe Kukes. Ne mbeshtesim programe te gjuhes Angleze nepermjet Korpusit te Paqes, nepermjet mbeshtetjes qe i japim mesuesve te gjuhes angleze dhe nepermjet programeve te tjera. Nuk eshte njesoj sikur te jesh ne keto Kende dhe te perfitosh nga programet e tyre personalisht por une shpresoj se keto programe ne facebook mund te ndihmojne. Une te uroj nje vit te shendetshem dhe te suksesshem. AAA

Sava Xhaferaj: Pershendetje zoti Ambasador. Bashkeshorti im ka hedhur letrat per bashkim familjar ne dhjetor te 2011 nga amerika, per te me marre mua,por akoma nuk kemi marre asnje pergjigje.Ai ka 20 vjet qe jeton ne USA ne shtetin e Floridas.Pyetja ime eshte:dhe sa mund te vonoje pergjigjia e letrave?Faleminderit.
U.S. Embassy-Tirana: @sava xhaferaj -- Shikoni postimin tim hyres per çeshtjet konsullore.

Erion Habilaj: Zoti Ambasador një pyetje nga gazeta "DITA". Ditën që është emëruar kryeprokurori i ri e keni uruar dhe jeni shprehur se duhet të bëj "përpjekje maksimale për të përmbyllur me sukses gjyqin e atyre që ishin përgjegjës për dhunën e dënueshme të 21 janarit 2011". Mund të jeni më konkretë se çfarë keni parasysh?
U.S. Embassy-Tirana: @Erjon Habilaj - Kane kaluar tashme 2 vjet dhe shqiptaret meritojne te kene pergjigje, meritojne veprim dhe meritojne te kete drejtesi. -AAA

Kleid Martini: Pershendetje zoti Ambasador ! Urime per iniciativen! A mund te jete pjese e Evropes se Bashkuar nje vend si Shqiperia ne te cilin shteti shpesh refuzon me vetedije e kembengulje te zbatoje vendimet e formes se prere te gjykatave shqiptare te cilat kane dhene vendime kunder shtetit?!

U.S. Embassy-Tirana: @Kleid Martini - Nje element kryesor i kriterit te Bashkimit Europian eshte te ashtuquajturat kriteret e iKopenhagenit, te cilat adresojne pyetjen tuaj.
Une do te shtoja se pamundesia per te pasur progres ne luften kunder korrupsionit eshte nje problem i barabarte serioz.

Punë Juristësh √: Përshëndetje z. Arvizu! Çfarë mendoni se mund të bëjë më shumë rinia shqiptare për t'a afruar edhe më shumë Shqipërinë me Bashkimin Evropian dhe ç'mendim keni ju për rininë shqiptare, në përgjithësi? Ju faleminderit. P.S: Urime për një 2013 të mbarë. :)
U.S. Embassy-Tirana: @Punë Juristësh √ - Gjithnje me ka bere pershtypje vitaliteti dhe inteligjenca e te rinjve shqiptare. Rinia shqiptare duhet te ndermarre me shume pergjegjesi individuale dhe te kembengule ne pergjegjesite e gjenerates se vjeter. -AAA


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
'NEW YORK TIMES' SHKRUAN PËR RITA ORËN - KËNGËTARJA BRITANIKE ME ORIGJINË SHQIPTARE KA ZËNË VEND TË GJERË SOT NË FAQET E KËSAJ GAZETE (01.10.2013)
RRËFIMI I NATËS SË FUNDIT TË AMY WINEHOUSE - VDIQ DUKE PIRË DHE DUKE PARË VIDEOT E VETVETES (01.10.2013)
AKTORËT SETH MACFARLANE DHE EMMA STONE SHPALLIN SOT KANDIDIMET OSCAR 2013 (01.10.2013)
AKTORJA E FAMSHME JOAN COLLINS ZGJEDH FADIL BERISHËN (01.10.2013)
AFORIZMA NGA IBRAHIM RUGOVAShënoi: ALI R. BERISHA (01.10.2013)
NJË POPULL I JEP KUPTIM JETËS DUKE KRIJUAR DHE ZHVILLUAR KULTURËN E VETË KOMBËTARE-thotë poeti, publicisti dhe atdhetari i devotshëm në Gjermani Shaban CakolliNga SOKOL DEMAKU (01.10.2013)
TIM JUDAH - SI DO TË RIPAKETOHET PLANI AHTISARI? (01.09.2013)
ARVIZU - BASHKËPUNIM PËR SEKUESTRIMIN E PASURIVE TË KRIMIT (01.09.2013)
FILMI BESA PËRSËRI NË ZONËN E UASHINGTONIT (01.09.2013)
ALEANCA KUQeZI E DORËZOI KËRKESËN PËR REFERENDUMIN PËR BASHKIMIN KOSOVË-SHQIPËRI (01.09.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]