E Hënë, 05.20.2024, 09:34pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
SHBA - PRESIDENTI OBAMA FILLON MANDATIN E TIJ TË DYTË

E Martë, 01.22.2013, 08:34am (GMT+1)



Nën tingujt e balladës "Let's Stay Together", Barak Obama dhe zonja e parë Michelle ishin në qendër të vëmendjes në ballot përuruese në Uashington të hënën në mbrëmje.
Nën tingujt e balladës "Let's Stay Together",  kënduar nga Jennifer Hudson, presidenti amerikan Barak Obama dhe zonja e parë Michelle ishin në qendër të vëmendjes në dy ballo përuruese në Uashington të hënën në mbrëmje.
 
Zonja Obama, i veshur me një fustan, modeluar veçanërisht për mbrëmjen, i këndoi në vesh bashkëshortit të saj ndërsa ata kërcenin.
 
Ballot përuruese janë një nga disa traditat kur presidenti merr detyrën.
 
Këtu përfshihen parada dhe marshime me të ardhur nga të 50 shtetet, ndërsa presidenti kalon me makinë ose në këmbë së bashku me zonjën e parë duke përshëndetur njerëzit që mbushin trotuaret në të dy anët e bulevardit për në Shtëpinë e Bardhë.
 
Presidenti Barak Obama filloi dje mandatin e ri katërvjeçar me një ceremoni publike në pjesën perëndimore të ndërtesës së Kapitolit. Ai mbajti një fjalim që u ndoq nga disa qindra mijë njerëz që kishin mbushur lëndinën qendrore të kryeqytetit amerikan.
 
Përballë Kapitolit, në prani të qindra mijë njerëzve, zoti Obama bëri betimin, teksti i të cilit u lexua nga Kryetari i Gjykatës së Lartë, John Roberts.
 
Më pas, në fjalimin e tij të inaugurimit, Presidenti u bëri thirrje amerikanëve të lenë mënjanë mosmarrëveshjet politike dhe të punojnë së bashku për të zgjidhur problemet e vendit.
 
"Ne nuk mund t'i vëmë absolutizmit emër të gabuar duke e quajtur parim, nuk mund ta zëvendësojmë politikën me spektaklin dhe as t'i trajtojmë sharjet sikur të ishin një debat i arsyeshëm. Ne duhet të veprojmë. Duhet të veprojmë, duke e ditur se puna jonë nuk do të jetë e përsosur."
Në fjalimin e tij, Presidenti Obama foli mbi të drejtat që sanksionon Kushtetuta amerikane "për jetën, lirinë dhe kërkimin e lumturisë". Por ai tha se vendi ka nevojë t'u përshtatet sfidave të reja, në mënyrë që çdo qytetar të mund të jetojë në siguri dhe dinjitet.
 
"Ne, populli, ende besojmë se çdo qytetar meriton një siguri dhe një dinjitet bazë. Ne duhet të bëjmë një zgjedhje të vështirë për të pakësuar koston e kujdesit shëndetësor dhe për të ulur deficitin. Por ne jemi kundër teorisë se Amerika duhet të zgjedhë mes kujdesit për brezin i cili e ndërtoi këtë vend dhe investimit për brezin që do të ndërtojë të ardhmen e vendit."
 
Zoti Obama tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara nuk besojnë se një paqe e qëndrueshme në botë kërkon luftë të përjetshme.
 
"Ne, populli, ende besojmë se siguria dhe paqja e qëndrueshme nuk kërkojnë luftë të përjetshme. Burrave dhe grave trime në uniformë, të kalitur në flakët e betejave, nuk ua kalon kush për aftësitë dhe guximin. Qytetarët tanë, që e kanë përherë në mendje kujtimin e atyre që kanë humbur, e dinë mirë çmimin që është paguar për lirinë."
 
Presidenti Obama tha se Shtetet e Bashkuara do të mbështesin demokracinë kudo në botë.
 
"Amerika do të mbetet spiranca e aleancave të forta në çdo cep të globit; ne do t'i përtërijmë ato institucione që rrisin aftësitë tona për të menaxhuar krizat jashtë vendit, sepse askush nuk ka më shumë interes në një botë paqësore se sa vendi më i fuqishëm i saj. Ne do të mbështesim demokracinë nga Azia në Afrikë, nga Kontinenti Amerikan në Lindjen e Mesme' sepse interesat tona dhe ndërgjegja jonë na detyrojnë të veprojmë në emër të atyre që e ëndërrojnë lirinë."
 
Zyrtarisht, presidenti e bëri betimin të dielën me një ceremoni private, bazuar mbi kërkesën e Kushtetutës që përcakton se mandatet presidenciale marrin fund më 20 janar.
 
Sot, ai e përsëriti betimin publikisht, duke premtuar se "do të bëjë ç'të mundet për të ruajtur dhe mbrojtur Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara".
 
Për betimin e sotëm u përdorën dy Bibla historike, njëra që i përkiste Presidentit të shekullit të 19, Abraham Lincoln dhe tjetra e udhëheqësit të të drejtave civile, Martin Luther King, i cili u vra në vitin 1968.
Para ceremonive në Kapitol, zoti Obama mori pjesë në një shërbesë fetare.
 
Megjithëse numri i njerëzve që ndoqën ceremonitë e sotme ishte disa qindra mijë, ai ishte më i vogël se sa në ceremoninë e inaugurimit të parë të zotit Obama në janar 2009, ku mendohet se morën pjesë rreth 2 milion vetë.


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
OBAMA - VENDIN KA NEVOJË T'U PËRSHTATET SFIDAVE TË REJA (01.22.2013)
NUMRAT QË SHËNOJNË PËRURIMIN E PRESIDENTIT OBAMA (01.21.2013)
21 JANARI 2011 - OPOZITA KUJTON 4 MANIFESTUESIT E VRARËMbështetës dhe drejtues të partisë socialiste marshim në heshtje në bulevard. Kryetari socialist “procesi gjyqësor po i rivret”. Berisha “ata janë viktima të Edi Ramës”&am (01.21.2013)
FJALA E PLOTË E PRESIDENTES JAHJAGA NË AKADEMINË PËRKUJTIMORE NË SHTATËVJETORIN E VDEKJES SË PRESIDENTIT RUGOVA (Shoqëruar me fotogaleri) (01.21.2013)
JAHJAGA - SINTAGMA E RUGOVËS ËSHTË BËRË REALITET (01.21.2013)
PRANDAJ JETA ËSHTË E BUKUR, LIFE IS BEAUTIFUL – OSKAR WINNERKOMPOZUAR KËNGA NGA NICOLA PIOVANI, FITUES OSKARKënduar nga këngëtarja izraelite NOA (01.21.2013)
DY VJET NGA 'DAMKOSJA' E DEMOKRACISË SHQIPTARENga REDAN BUSHATI (01.21.2013)
PËRKUJTOHET SHTATËVJETORI I VDEKJES SË PRESIDENTIT IBRAHIM RUGOVA (01.21.2013)
ËSHTË NGA GRIJA E KRASNIQES-Një mesazh nga bjeshkët e Tetovës- - Verë e vitit 2001 –Nga ZEQIR LUSHAJ (01.21.2013)
Reagim - FRONTI I BASHKIMIT KOMBËTAR SHQIPTARVRASJA PËR TË DYTËN HERË (01.21.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]