E Shtunë, 05.04.2024, 05:03pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
ROLAND TREBICKA RRËFEN SËMUNDJEN - LUFTA IME NJËVJEÇARE PËR T'U RIKTHYER NË JETË
Intervistë e 7 majit 2012

E Enjte, 03.07.2013, 08:01am (GMT+1)




Aktori Roland Trebicka

Pas më shumë se një viti mungesë, rrëfehet aktori.

Nga zbulimi i sëmundjes, te kurimi në Paris e shpresa për t'u kthyer në skenë në shtator.
Çdo ditë ora 10-10 e pak e gjen në Teatrin Kombëtar. U bënë vite që e ndjek këtë ritual e tani, pas një viti mungese, ka nisur t'i rikthehet sërish.
Kafen e pi te një bar aty përbri teatrit, ku gjen zakonisht punonjësit e TK-së, të Galerisë Kombëtare të Arteve apo edhe Ministrisë së Brendshme. E ndajnë vetëm pak metra, por gjatë kësaj distance të shkurtër janë të shumtë njerëzit që e ndalojnë, e pyesin... Kjo ndoshta është pjesa më e vështirë. Të dyja palët nuk dinë si të sillen. Por ka nga ata që janë të papërmbajtur. E puthin dy herë, katër herë... "Njerëzit të duan, të duan!", i thotë një koleg i tij, që gati i ngatërrohen fjalët kur takon aktorin. Por ai ka të drejtë. Njerëzit e duan Roland Trebickën dhe në momentet e tij më të vështira, kur duhej të luftonte për jetën, dashuria që ata mund t'i jepnin në këmbim, ishte më e pakta. Ia kanë borxh aktorit gjithë ato buzëqeshje që u ka falur dhe energjinë pozitive që përçonte përmes çdo roli. Roland Trebicka nuk do kishte dashur të fliste kurrë për vdekjen, por të flasësh për sëmundjen qenka edhe më e vështirë. Por qenka pjesë e jetës, ndonjëherë duhet të bashkëjetosh me të dhe duhet të jesh i guximshëm ta mposhtësh.
Kur më shumë se një vit më parë filloi të qarkullonte lajmi se Roland Trebicka ishte i sëmurë rëndë, shumë nuk e besuan dhe e morën për një nga shakatë e shumta të aktorit. Por ishte e vërtetë, aktorit i ishte zbuluar një masë tumorale në mushkëri, për kurimin e së cilës fluturoi me urgjencë në Francë. Aq i papritur sa edhe të afërmve e publikut, i erdhi kjo sëmundje edhe vetë aktorit.

I papërgatitur për sëmundjen

"Më besoni, unë jam një njeri që nuk e kam njohur kurrë sëmundjen. Më kujtohet kam marrë vetëm 9 ditë raport, kur isha 23 vjeç dhe po luaja në pjesën "Shtëpia në bulevard". Teksa po trukohesha, pashë se isha mbushur me njolla të kuqe dhe kisha ethe. Më kishte zënë fruthi. Dhe prej asaj kohe unë nuk mbaj mend të kem marrë më raport. Nuk kishim nisur ende me shfaqjen "Tabloja absurde", kur nisa të ndihesha jo fort mirë. Një ditë kur u ktheva në shtëpi, ndjeva ethe dhe kisha kollë. Mendova të lë duhanin. Kisha tentuar kaq herë dhe thashë, përse të mos e lë tani. Kam pirë kaq shumë duhan! Po puna jonë e tillë është, sidomos në proces tavoline, kur je nën tension, kur je në kërkim të vazhdueshëm... Por ishte një gjendje që nuk më pëlqente dhe vendosa të vizitohem. Duke qenë që nuk jam kuruar kurrë, as e dija se ku të drejtohesha dhe me një mikun tim të teatrit shkuam në dispanseri. Më thanë se ishte diçka e vjetër, jo shqetësuese dhe mora disa mjekime. Ndërkohë nisëm "Tablonë absurde" të Ferdiand Hysit, madje do të shkonim në Indi. Ishte udhëtim i gjatë dhe i lodhshëm. Kur u ktheva, u drejtova tek një mjek tjetër që qëlloi një shok fëmijërie. E kuptova menjëherë se ç'kisha sa pashë fytyrat e tyre. Ai u trondit shumë, po ashtu infermieret përreth. Sado që u munduan ta fshihnin, ishte e pamundur. Nuk më duhej të prisja biopsinë", tregon aktori. U tha familjarëve dhe dukej se në këtë mes më i forti ishte ai. "E mora si diçka që më ndodhi dhe që duhej të përballesha me të. Ime bijë që ka vite që jeton në Francë, kishte rregulluar gjithçka dhe të nesërmen preva biletën e u nisa për atje".

Francë-Shqipëri


Kaloi 2 muaj në Paris. Nuk mendoi se do të qëndronte aq shumë. "Shkova të bëja një vizitë dhe të merrja ndonjë kurë, por jo të operohesha", tregon Roland Trebicka. Por ja që ashtu si me "mashtrim" e futën në sallë të operacionit. Filli diku i humbi një ditë pas operacionit të parë. Teksa priste mikun e tij të vjetër Dhimitër Pecanin, i ndodh një komplikacion dhe kur zgjohet pas ditësh në koma artificiale dhe narkoze, nuk e kuptonte se përse ndodhej sërish në Francë. Nën një kurim intensiv, nën vëzhgimin e njërit prej mjekëve më të mirë të fushës, kaluan dy muaj. "Ishte e pamundur. U mërzita. Nuk mund të qëndroja më atje, edhe pse mjekët donin të më mbanin. Për mua kujdesej ime bijë dhe ime shoqe, por për shkak të distancës së madhe nga spitali, e kishin të pamundur të vinin disa herë gjatë ditës. Kërkova të kthehesha. Doja të flisja me njerëz, nuk mund të qëndroja më aty, pavarësisht se kujdesi ishte shumë i mirë. Deri në avion më ka shoqëruar ambasadori ynë në Francë Ylljet Aliçkaj, i cili është treguar i jashtëzakonshëm. U ktheva dhe gjeta atë që më mungonte. Shtëpia ishte gjithnjë plot me njerëz, aq sa nuk i nxinin dyert. Por edhe gjatë kohës që isha atje, ishin pa fund mesazhet dhe telefonatat, aq sa ime bijë atje, por edhe kjo këtu, nuk i përballonin dot. Por këtu gjeta atë që prisja", thotë aktori.

Rolet e humbura dhe kthimi


Që prej diagnostikimit të sëmundjes e deri më sot, kanë kaluar muaj shumë të vështirë. Operacione, kurime, 12 seanca kimioterapi... Tashmë ndihet më mirë. Ka filluar të dalë, të vijë në Teatër, ku kalon disa orë. Mjekët e kanë rekomanduar që të lëvizë. Këtë do edhe ai. E nëse gjithçka ecën mbarë, në shtator ai do të jetë i gatshëm t'u hyjë projekteve të reja. Peng e ka që gjatë kësaj periudhe iu desh të refuzonte disa propozime të rëndësishme, bashkëpunime me Teatrin e Durrësit, me regjisoren Driada Dervishi, me Teatrin e Korçës, me regjisorin Gëzim Kame, por mbi të gjitha një rol që kishte kohë që e mbante në duar. Bëhet fjalë për "Doktor Shusterin", që gati 3 vjet më parë dëshironte ta ngjiste në skenë regjisori Alfred Trebicka, por pa arritur. Kur Spiro Duni nisi punën për "Doktor Shusterin", ia dha atij më parë rolin. "Do të të jap një pjesë që do të të pëlqejë shumë, më tha Spiro. E pashë dhe i them, ndërsa unë do të të jap një pjesë që do të të pëlqejë edhe më shumë dhe i tregova pjesën që e kisha në shtëpi. Por nuk munda. Kur mësova që rolin do ta luante Robert Ndrenika, u gëzova pa masë. Kthimi i tij pas 5 vjetësh ishte një lajm shumë i mirë.
Nuk kam mundur ta shoh, por e kam marrë në telefon dhe e kam uruar. Shpresoj të kem sërish mundësi të ngjitem në skenë", thotë aktori. "Po më afron mosha e pensionit dhe mund të dal edhe në pension, por me energjitë që kisha, mendoja se do të vazhdoja edhe më tej. Dua të largohem me dinjitet nga skena. E kam mësuar nga më të vjetrit e këtij teatri se skena është e shenjtë. Dhe është vërtetë e tillë, jo kushdo mund të ngjitet në të. Ndaj dhe unë doja të bëja një largim si duhet nga skena", thotë Trebicka, i cili do kishte dashur shumë të fliste për projektet e reja dhe jo për tema të trishta, që ndoshta trishtojnë edhe lexuesin.

Mbështetja nga shteti

Kurimi në Francë e ndjekja më tej e kurave në Shqipëri nuk ishte e thjeshtë për t'u përballuar. Me sinqeritet aktori Roland Trebicka thotë se nuk do ta kishte arritur kurrë, nëse nuk do të kishte pasur edhe mbështetjen financiare nga ana e qeverisë shqiptare. "Jam ndier i privilegjuar, pasi kanë bërë për mua atë që nuk e kanë bërë për artistë të tjerë të mëdhenj", thotë Trebicka, teksa shton se çdo ditë për shëndetin e tij interesohej një këshilltare e Kryeministrit. "Jam prekur shumë, kur në Francë më vjen një buqetë e madhe me lule nga ish-ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ferdinand Xhaferi. Një gjest i vogël, por shumë domethënës", thotë ai. Një vit më parë, me propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave miratoi një shtesë fondi në buxhetin e kësaj Ministrie, në masën 4,7 milionë lekë, për përballimin e shpenzimeve për kurimin e aktorit në Francë. Aktori e di fare mirë se kush ka ndërhyrë për të, por që nuk ia kanë kujtuar kurrë, ndaj dhe u është mirënjohës. Ashtu siç u është mirënjohës të gjithë atyre mjekëve dhe infermierëve që u kujdesën dhe vazhdojnë të kujdesen për shëndetin e tij.

40 vite karrierë


Roland Trebicka lindi në Korçë, në vitin 1947. Karriera e tij si aktor fillon me rolin e Kostës, në filmin "Debatik", më 1961-shin. Ndoshta që këtu e ardhmja e tij ishte vendosur. Humori spontan, i cili i buron dhe në momentet më të vështira u shqua qysh në në kohën e shërbimit ushtarak, ku shërbeu si aktor në Estradën profesioniste të SHQUP (Shtëpia Qendrore e Ushtrisë Popullore), e njohur si "Estrada e Ushtarit". Vitet në këtë trupë profesioniste ishin për Trebickën stazhi i nevojshëm që i hapi më pas rrugën drejt Teatrit Popullor, sot Teatri Kombëtar. U bë anëtar i trupës së Teatrit Kombëtar më 1971-shin dhe punoi aty deri në vitin 1999. Pas një përvoje trevjeçare me kompaninë "Publimedia", u kthye në Teatrin Kombëtar. Shumë e identifikojnë me rolin e Jovan Bregut në komedinë "Pallati 176", por rolet e Trebickës në teatër janë të shumta. Në 40 vite karrierë ka realizuar një mori rolesh si atë të Xhenarinos te "Magjia e madhe", Zganarelit te "Don Zhuani", Hlestakovit te "Inspektori" ("Revizori"), për të ardhur më afër në kohë me pjesë si "Si e mposhta Musolinin", "Pleshti në vesh", "Magjia e verës së kuqe", "Berberi i Seviljes", "Dadot", etj. Në vitin 2002, për rolin e Rojës te "Mbreti po vdes", Trebicka ishte kandidat për çmimin "Aktori më i mirë mbështetës" në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit Eksperimental në Kajro. Ka luajtur edhe në disa filma, ndër të cilët vlen të përmenden "Ëndërr për një karrige" dhe "Koncert në vitin 1936". Është nderuar me titullin "Artist i merituar". (Panorama)


ALMA MILE


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Me rastin e 7 MarsitPROFESOR SHEFIK OSMANI DHE ROLI I TIJ THEMELTAR PËR ARSIMIN SHQIP NË DIASPORËNga Docent MAHIR MUSTAFA (03.07.2013)
Radio Evropa e Lirë - KU NDODHET PROCESI I BISEDIMEVE KOSOVË-SERBIMospajtimet janë më të thella rreth administrimit të veriut të Kosovës. Edhe Prishtina edhe Beogradi mohojnë të jetë kërkuar një “Republikë serbe” (03.06.2013)
Marsi është Muaji i Historisë së GraveSOT NE NDEROJMË MUSINE KOKALARIN - SHKRIMTAREN E PARË SHQIPTARE (03.06.2013)
TË ENJTEN AMBASADORI ARVIZU BASHKËBISEDON NË TEMËN 'PREMTOJ, SEPSE E DUA VENDIN TIM' (03.06.2013)
BUM TELEFONATASH NË POLICI - KOMISARIN E VRANË DY TË AFËRM TË FRROKUTGruaja e Lamajt - M'i tregoi kërcënimetDossier nga ETLEVA DELIA, Panorama (03.06.2013)
EKSKLUZIVE BOTËRORE E REVISTËS 'CHI' - RATZINGER PËR HERË TË PARË NË PUBLIK SI PAPË EMERITUS (03.06.2013)
Zeqir Lushaj: Intervistë ekskluzive me Prof. Kolë TahirinFLAS ME NJË PROFESOR-PSIKOLOG (03.06.2013)
PESËMBËDHJETË VJET KUJTESË E KRENARI - PËR ADEM JASHARIN DHE JASHARAJTNga AGIM GASHI (03.05.2013)
Deutsche Welle - A MUND TË KETË KOMPROMIS PËR VERIUN E KOSOVËS? (03.05.2013)
NISI MANIFESTIMI EPOPEJA E USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS (03.05.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]