E Shtunë, 05.18.2024, 04:42am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Aleksander Kondo: Vdekja misterioze e shtangistit që emigroi në Amerikë, si antikomunist....!
PËRSE E KËRKOI TË 'GJALLË BASHKIM PITARKA ALEKSANDËR KONDON???...
Nga BEQIR SINA, New York

E Enjte, 03.21.2013, 08:28am (GMT+1)



Arratisja e bujshme e Aleksandër Kondos, afro tre dekada më parë, deri tani nuk ka marrë ende atë rëndësinë dhe vendin e duhur, në demokracinë e Shqipërisë, por vetëm janë bërë më shumë hipoteza. Shumë njerëz kanë folur: kanë folur për arratisjen, kanë folur edhe për vrasjen e tij misterioze, por deri më sot askush nuk ka sjellë atë se çfarë ndikimi mund të ketë pasur ajo në rënien e komunizmit, arratisja e tij dhe pse edhe kujt i duhej në atë kohë vdekja e tij - përse ai u lidh me grupet anti komuniste në Amerikë, përse një ditë më parë se të vdiste ai udhëhoqi protestën anti-komuniste para Misionit të Shqipërisë në New York?

Duke marrë shkas nga futja në jetën politike, mbas një periudhe të gjatë "heshtje" , të Bashkim Pitarkës, ish ambasadorit të fundit, që i sherbeu me devotshmërinë më të egër regjimit komunistë nga New York'u, kur përplasja ndërmjet grupeve të emigrantëve antikomunistë dhe regjimit ishte shumë e ashpëra, por edhe nga rrëfimi i njeriut, i cili dëshmon se çfarë qëndrimi ka pasë Pitarka, në atë kohë ndaj "armiqve të popullit", lind pyetja se " "Përse e kërkoi të "gjallë" Bashkim Pitarka , Aleksandër Kondon ???....kur ai kishte vdekur!

Në një intervistë në Dhjetor, 2004, me njeriun që e ka njohur për së afërmi Aleksandër Kondon, në Nju Jork, Ndrec Gjergj - Ndreu ose nofka që i thërrasin shqiptarët e amerikës "Lala", ka deklaruar se ish ambasdori i fundit që i shërbeu regjimit komunist në Misionin e Përhershëm të Shqipërisë në OKB- Bashkim Pitraka, u ka thënë: "Te vdekur mbajeni ju Aleksander Kondon, sepse, une ate e doja te gjalle, e pastaj e shihnit ju se si e dergoja ne Tirane".

Më tej në atë intervistë Ndrec Gjergj - Ndreu, nje emigrant i vjeter ne SHBA, mbretëror, dhe veprimtar i dalluar i komunitetit, antikomunist dhe besnik, për gazetën kombëtare Bota sot ka deklaruar se: "Vdekjen e Aleksandrit ka mesuar vetem pas tri oresh te aksidentit tragjik, kur shkova ne dyqanin e Ramiz Danit, thotë ai në atë kohë, ishin disa nga shokët e Sandrit, që ishin me banim në Manhattan, të cilët sapo i kishin telefonuar te piceria per të njoftuar se: "Sandri vdiq".

Në intervistën e 21 dhjetorit 2004, ai sqaron se "Per t'u bere me te sigurt, u nisem menjehere drejt vendngjarjes, qe nuk ishte shume larg punes sone. Kur mberritem atje, i pari qe na tregoi per vdekjen e Sandrit, ishte nje shok tjeter i tij, qe quhej Ndriçim Shpuza (Çim Shpuza). Ai na tha se vdekja kishte ardhur nga nje aksident automobilistik, kur Sandri po udhetonte me makinen e tij te vjeter, e tipit "Wolsvagen", ne afersi te nje kishe ortodokse" është rrefyer Ndreca.

Ndreca ne rrefimin e tij hidhte dyshime mbi vrasjen, pavarësisht se me "gisht nuk akuzon kërkend" duke thene: "Pas te gjitha atyre qe mesuam rreth aksidentit, çfare kishte ndodhur me Aleksandrin, ne perseri nuk ishim plotesisht te bindur dhe kishim dyshime se e verteta nuk ishte ajo qe na thuhej ne, dhe ne, nuk duhej t'i besonim te gjitha ato çka po thuheshin. Kjo gje na u perforcua akoma dhe me shume dhe na u konfirmua plotesisht, qe ne te dyshonim per ta quajtur vdekjen e mistershme, kur u kthyem perseri te rruga. Rruga ishte e gjere - rreth 10 metra dhe nuk kishte edhe nje makine per "be", siç i themi ne shqiptaret per te dyshuar. Policia, nuk kishte ndaluar asnjeri, veçse na thane se “ja ku eshte perplasur, pas ketij trungu peme. Dhe ashtu ishte vertet, per te mos spekuluar, makina ishte e shkaterruar pas pemes, por se si erdhi deri aty aksidenti qe i mori jeten, ate nuk e di une? Vetem "Zoti e di" dhe eshte e veshtire ta pershkruaj".

Mirepo, ne vitin 1994, nje deshmitar anonim ne Amerike, thuhet se i ka rrefyer familjes Kondo, ne Tirane, se aksidenti me makine ndaj Aleksander Kondos kishte qene i kurdisur nga dy shqiptare. Ata mendohet t'i kene prishur Sandrit frenat e makines, gjate kohes qe ai po hante buke ne nje restorant ne Nju Jork. Po keshtu, ata te dy i kishin hedhur Sandrit diçka ne ushqim dhe pas mbarimit te drekes i kishin thene atij qe te shkonte me ta nga kisha ortodokse dhe e kishin shoqeruar ate nga pas.
Ata thonin se, Sandri e mbante makinen pa frena dhe se ai tallej shpesh me nipin e tyre, duke e vene ne loje. Per nje deshmi te tille u pyet Ndrec Gjergji, i cili tha se nuk mund ta konfirmonte kete gje, pasi nuk e kishte degjuar vete historine, ose te kete qene deshmitar ne kete ndodhi.

Per te zbardhur sado pak te verteten e vdekjes "aksidentale" te Aleksander Kondos, flet miku me i afert i tij, me te cilin u pa dhe per here te fundit. Dhe për të hapur një pyetje që ende nuk ka marrë përgjigje

Aleksander Kondo u be simbol i peshengritjes shqiptare ne vitet '70- '80.
Ne vitin 1985 emigroi ne token e premtuar, kur pas pak vitesh gjeti vdekjen ne nje aksident automobilistik.


Zoti Gjergji, si e ke njohur peshengritesin Aleksander Kondo?



Se pari, deshiroj te identifikohem. Jam Ndrec Gjergji - Ndreu, emigrant i vjeter politik ne Amerike, nje mbreteror i devotshem.
Aleksander Kondon e njoha qe ne ditet e para kur ai erdhi ne Amerike. Me te shkelur ne kete vend, ai u afrua shume me organizatat dhe grupet anti-komuniste te komunitetit shqiptar. Ndonese, siç na informuan atehere per ate, se ai vinte nga nje familje komuniste. Mirepo, sjellja e tij dhe menyra se si ai kerkonte te luftonte komunizmin, nuk te jepte asnje pershtypje dhe nuk te linte asnje fije dyshimi, se ai mund te kishte ndonje lidhje me komunizmin.

Personalisht, ne mergim, ku kam me se 50 vjet, kam pasur rastin te njoh edhe me pare shume elemente antikomuniste, por nje njeri si Aleksander Kondo, nuk kisha hasur ndonjehere. Per Sandrin (Aleksandrin), komunizmi ishte nje armik i perbetuar, qe duhej luftuar me te gjitha menyrat, deri ne vdekje.

Ai vinte çdo dite pothuajse ne picerine "Dany's Pizza" ne Queens, dyqanin e Ramiz Danit, te cilin e kishte si mik.
Ai kishte dite qe dukej i shqetesuar, por nuk ishte shprehur se perse...? Ate dite para se te ndodhte aksidenti tragjik, qe i mori dhe jeten, dikush erdhi dhe e thirri. Per kete me tregoi Ramizi, i cili i kishte thene Sandrit se duhej te çonin veturen per ne auto-ofiçine. Dhe kishin dale si "rrufeja" kur i thone, tamam sipas shprehjeve profetike "tamam sikur e therriste vdekja!!!".



Ndonese i ri dhe nje njeri i privilegjuar ne Shqiperi, ne ate kohe, Aleksandri zgjodhi çuditerisht rrugen e mergimit. Si mik i afert i tij, mund ta keni diskutuar se cilat ishin arsyet qe e shtyne te linte vendin per te ardhur aq heret drejt Amerikes?



Me Aleksandrin jam takuar per here te pare te piceria e Ramiz Danit, ne Queens, nje vend i njohur, ku mblidheshin shpeshhere te arratisurit e asaj kohe. Dhe me takimin e pare ai u prezantua ne menyre te habitshme, duke treguar biografine e tij dhe te familjes deri ne imtesi. Ashtu siç edhe flisnin bashkatdhetaret, te cilet ose e njihnin me pare, ose kishin degjuar diçka rreth tij, ai ishte nje njeri shume i respektuar. Por, edhe ai kishte nje respekt te veçante per legalistet dhe, veçanerisht, per patriotin dhe mbretenorin e oreve te para, Ramiz Danin.

Ne kete kontekst, Aleksandri i fitoi zemrat e te gjitheve ne mergaten shqiptare, dhe shume shpejt i beri per vete pothuajse te gjithe atdhetaret, patriotet dhe demokratet shqiptare ne mergim. Aleksandri, per kete brez mergimtaresh, nuk konsiderohej me si ndonje i "derguar" i sigurimit te shtetit, ose si ndonjeri qe u arratis se i moren lopen, dhe e bene pa deshire kooperative, por si nje shqiptar, atdhetar i papajtur me regjimin dhe i pakenaqur me regjimin enverian, te cilin e urrente shume.



Ju thate se e urrente shume ate regjim, mund te na thoni se cilat ishin arsyet?



Ne ate periudhe qe Aleksandri erdhi ne Amerike, levizja antikomuniste ishte bere shume e forte. Atehere ziente levizja antikomuniste, demonstratat me flamurin pa yll, sloganet dhe thirrjet kundra qeverise komuniste, te cilat e dritheruan Tiranen, dhe veglat e tyre ne mergim. Nje njeri, i cili ishte i gatshem per te sakrifikuar dhe nxitur te tjeret, te ishin kundra Qeverise komuniste, ishte vetwm Aleksander Kondo.

Edhe dy a tri dite, para se te vdiste, nuk jam shume i sakte me datat, ai mori pjese ne krye te nje demonstrate qe organizuam ne antikomunistet, para zyrave te Misionit shqiptar prane selise se Kombeve te Bashkuara, ne Nju Jork. Aleksandri, aty u vu ne krye te turmes dhe hodhi parulla anti-komuniste, demaskoi dhe beri thirrje per permbysjen e atij pushteti. Mirepo, vendosmeria e tij dhe vullneti per te sakrifikuar, duke demonstruar rrugeve te Amerikes, nuk ishte drejtuar vetem kundra Qeverise komuniste ne Tirane.

Ato nuk mund te anashkaloheshin pa rene ne sy, ne vemendjen e Tiranes, Beogradit e Athines. Gjithashtu, Aleksandri protestonte, deri atje sa vinte veten ne rrezik, kunder regjimit serb, dilte hapur kundra grekeve ne vendet ku ata banonin si emigrante ne Queens - Astoria. Me keto veprime, Aleksandri deshmoi pa asnje dyshim se ai ishte nje antikomunist, nje atdhetar mjaft i zjarrte.



Ç'mund te na thoni per dyshimet qe kane lindur, se ne vdekjen e Aleksandrit ka dore sigurimi i shtetit dhe veglat e tyre ne mergim?



Nuk e di se si mund ta quaj nje pyetje te tille, dhe se si mund te tingellonte kjo pyetje, pas te gjithe atyre gjerave qe thashe me lart? Ambasada shqiptare ne Nju Jork, Aleksandrin e kishte vendosur ne shenjester. Di te them se ai ndiqej ne çdo levizje dhe kontrollohej nga njerezit e sigurimit, per çdo veprim qe mund te bente. Keshtu qe jam i ndergjegjshem, te them se nuk kam ndonje te dhene te sigurte, se ne vrasjen e tij “ka dore sigurimi, apo vertet eshte dora e sigurimit te shtetit ne Amerike. Po mund te them me ndergjegje se vdekja ka shume dyshime te mistershme.....

Ajo qe ngjall dyshime eshte me se e vertete. Ne ne vdekjen e tij menduam dhe thirrem njeri-tjetrin, qe te behet ç'shte e mundur, qe kufoma me trupin e Aleksander Kondos te dergohej prane familjes. Meqenese tani ai vdiq dhe nuk kishte asnjeri ne kete vend, pra, s'kishte kush t'ja qante hallet, i themi ne shqiptaret e vjeter, t'i thoshte nja dy fjale.

Si shqiptare qe jemi, e kemi ne tradite qofte edhe hasem, kur vdes tjetri shkojme e i hedhim nje dore dhe.

Mirepo, ne derguam dy veta per te hyre ne bisedime me ambasaden dhe, konkretisht, me ambasadorin e asaj kohe, Bashkim Pitarken, i cili, siç na thane, kur u kthyen nga Manhattan, te pezmatuar, u kishte thene: "Te vdekur mbajeni ju Aleksander Kondon, sepse, une ate e doja te gjalle, e pastaj e shihnit ju se si e dergoja ne Tirane".



Si e moret vesh lajmin dhe rrethanat e vdekjes se Aleksandrit?

Sapo mberrita ne pune, dikush me telefonoi. Menjehere u nisa drejt vendngjarjes, pasi ndodhesha ne momentet e fillimit te punes, vetem tri a kater ore pas aksidentit.

Ne rruge, kur mberrita te vendngjarja, pashe vetem policine dhe hetuesit qe po benin hetimet e çastit, dhe disa fotografime.
U largova sapo mesova se e kishin çuar drejt spitalit, me shprese se do ta gjeja te gjalle. Atje pashe qe ishin grumbulluar shume shoke dhe miq te tij, nje pjese te tyre i shihja per here te pare, nga qe nuk i njihja. Ne ato momente, Aleksandri ndodhej ne sallen e reanimacionit. Hyra ne salle dhe me shperthyen lotet, kur e pashe ne ate gjendje, i demtuar jashte mase dhe ne "gjumin" e vdekjes. I thashe si pa ditur lamtumire Sandri, lamtumire or bir, po pse keshtuuu.... dhe dikush me terhoqi duke me dhene pak kurajo. Ishte nje moment nga me te hidhurit ne jeten time. S'do ta besoj me kurre ate çka ka ndodhur ate dite.

Vdekja e tij ishte nje humbje e madhe per mergimtaret tane, atdhetaret dhe patriotet.

Ajo u prit me hidherim te thelle, duke ngjallur shume dyshime. Dyshime, te cilat, edhe sot e kesaj dite jane mistere, qe per mendimin tim mund t'i pergjigjet vetem ish-ambasadori i Tiranes ne Nju Jork, i atyre viteve, Bashkim Pitarka, i cili qendron diku i fshehur ne saje te lidhjeve qe ka pasur ne ate kohe dhe te ndonje statusi, qe ndoshta e ka fituar ne SHBA.
Per keto qe po them nuk ka asnje lloj spekulimi.



Çfare ndodhi pas ketyre qe po na tregoni, a e mbani mend?



Njelloj sikur gjithçka te kete ndodhur sot. Rreth 200 a 300 mergimtare, legaliste, balliste, antikomunistet, jemi mbledhur vetetimthi dhe ne menyre spontane kemi krijuar nje fushate per te organizuar ceremonine mortore dhe varrimin, duke e konsideruar Aleksandrin, si nje njeri te respektuar e te dashur per te gjithe ne.
Nje njeri qe nuk e meritonte ne asnje menyre vdekjen tragjike, por meritonte respektin dhe nderimin e te gjitheve. Ne arkivolin e tij u vendosen kurora me lule, ne emer te Organizates Kombetare Levizja e Legalitetit, dhe te disa partive te tjera politike, qe vepronin ne mergim. Ai eshte varrosur ne varrezat publike ne Queens - "Cyprus Cementery Hills".

Intervista është bërë më 21 Dhjetor 2004 në Queens - New York


BEQIR SINA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PLURI-PAR-TITIZMI POLITIK DHE RICOPËTIMI I TROJEVE SHQIPTARE TË KOSOVËS HISTORIKENga ISUF BAJRAMI (03.20.2013)
Intervistë me gazetaren e RadioTorino International Gerarta Zhej BalloNGA E MADHJA NËNË TEREZA MËSOVA SE NË PRAKTIKËN E JETËS SË PËRDITSHME, DUHET TË TREGOSH BESIMIN ME VEPRA, JO THJESHTË ME FJALËNga SOKOL DERMAKU (03.20.2013)
PAJTIMI DO TË NISTE ME KËRKIM FALJEN E SERBISË (03.19.2013)
FOTO E DITËS: SOT FLAMURI SHQIPTAR NË SAN PJETËR NË KRAH TË PAPA FRENCESKUT I (03.19.2013)
VLORA PO IA HEQ VIZAT KOSOVËS ME HY NË EUROPË (03.19.2013)
GËZIM ALPION - POLITIZIMI I DIPLOMACISË SHQIPTARE NË KURRIZ TË SHQIPTARËVE QË JETOJNË JASHTË VENDITAlpion - Bashkëpunimi që duhet ndërmjet Qeverisë dhe Opozitës për promovimin dinjitoz të Shqipërisë (03.19.2013)
PAPA FRANÇESKU SOT ZYRTARISHT NË KRYE TË KATOLIKËVE TË BOTËS: "LE TË ECIM SË BASHKU" (Updated) (03.19.2013)
Intervista, flet Sekretari i Përgjithshëm i Unionit të të dënuarve politikë BESIM NDREGJONISOT PO HESHTET NDAJ KRIMEVE TË KOMUNIZMIT - TË PËRNDJEKURIT NUK DUHEN VLERËSUAR VETËM ME NJË DËMSHPËRBLIM (03.19.2013)
KOSOVË - NIS EVIDENTIMI I PASOJAVE TË LUFTËS (03.18.2013)
DËNIMI I PEDOFILIT ME GJOBË NË VITIN 2008 - NIS HETIMI NDAJ GJYKATËSES SHEFKIJE DEMIRI (03.18.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]