E Hënë, 05.20.2024, 02:00pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
RAPORTI I DEPARTAMENTIT AMERIKAN TË SHTETIT PËR MAQEDONINË - MARRËDHËNIET MES MAQEDONASVE DHE SHQIPTARËVE JANË TENSIONUAR SHPESH

E Shtunë, 04.20.2013, 08:24am (GMT+1)





Washington, 20 prill - Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) ka publikuar raportin për të drejtat e njeriut për 2012, ku janë nënvizuar një varg kritikash për Maqedoninë.

Raporti shpreh kritika dhe vërejtje gati në të gjitha sferat e funksionimit të shtetit dhe

Sa i përket realitetit ndëretnik, raporti thekson se tensionet midis maqedonasve dhe shqiptarëve akoma paraqesin shqetësim.

 Marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve etnike maqedonase dhe shqiptare janë tensionuar shpesh. Disa incidente ndëretnike që shkaktoi protesta kanë shtuar tensionet ndërmjet dy komuniteteve më të mëdha. Shqiptarët etnikë vazhduan të ankohen për përfaqësimin e pabarabartë në ministritë e qeverisë dhe ndërmarrjet publike, edhe pse ka pasur përmirësim që nga viti 2001.

Sipas raportit vjetor të Avokatit të Popullit, shqiptarët dhe pakicat e tjera kombëtare, me përjashtim të serbëve dhe vllehët, janë nënpërfaqësuar në shërbimin civil dhe institucioneve të tjera shtetërore, duke përfshirë këtu ushtrinë, forcat e policisë, dhe shërbimet e inteligjencës, si edhe gjykatat, banka kombëtare, doganat, dhe ndërmarrjet publike, në dritën e përpjekjeve për të rekrutuar kandidatë të kualifikuar nga këto komunitete. Shqiptarët etnikë përbënin 18 për qind të personelit të ushtrisë, ndërsa komunitetet minoritare si një tërësi përbënin 25 për qind të popullsisë sipas statistikave të siguruara nga qeveria. Megjithatë, ministritë e caktuara nuk pranojnë për të dhënë informacion në lidhje me përbërjen etnike të të punësuarve, transmeton INA.

Gjithashtu shqetësuese nënvizohet edhe diskriminimi i komunitetit rom.

Kritikat shprehen edhe lidhur me procesin e lustrimit, ku siç thuhet Qeveria përdor këtë si mjet për të sulmuar kundërshtarët politik dhe ish-anëtarët e saj jolojal. Maqedonia gjithashtu radhitet në vendet që ka të burgosur politik, dhe se në këtë rast përmendet Lube Boshkovski.

Në pjesën e lirisë së medias, raporti në përgjithësi vlerëson se liria e shprehjes është e kufizuar dhe se Qeveria pengon kritikën.

Kritikat theksohen edhe lidhur me favorizimin e mediave dhe gazetarëve të caktuar nga ana e Qeverisë, përmes fushatave mediale. Një pjesë e gazetarëve kanë raportuar se kanë qenë të detyruar të raportojnë në favor të Qeverisë, sepse në të kundërtën do të humbasnin vendet e punës dhe aplikohet vetëcensurimi.

Burgjet e vendit dhe qendrat e ndalimit nuk kanë përmbushur standardet ndërkombëtare; Problemet kanë të bëjnë me stërngarkimin e burgjeve me të burgosur, dhunë nga stafi i burgut, rrënimi dhe mungesa e kushteve higjienike, mungesa e mundësive arsimore dhe rekreative për të mitur, dhe disa raporte të abuzimit seksual të të burgosurave femra. Kritika shprehen edhe për procesin e paraburgimit ku në shenjëstër është MPB për shkelje ligji.


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
RAPORTI I DEPARTAMENTIT AMERIKAN TË SHTETIT PËR KOSOVËN - ËSHTË RRITUR MOSNDËSHKUESHMËRIA E QEVERITARËVE TË KORRUPTUAR (04.20.2013)
KONGRESMENI ELIOT ENGEL PËRGËZON MARRËVESHJEN - ËSHTË KONFIRMIM TJETËR I KOSOVËS SË PAVARUR, SOVRANE DHE TË LIRË (04.20.2013)
TEKSTI I PLOTË I MARRËVESHJES KOSOVË-SERBI (04.20.2013)
ALBERT ROHAN - KOSOVA KA BËRË KOMPROMIS KUR KA PRANUAR PLANIN AHTISARI (04.19.2013)
Koha ditore - PESËMBËDHJETË PIKAT E PROPOZIM-MARRËVESHJES KOSOVË-SERBI (04.19.2013)
GJERMANIA - KOSOVA DHE SERBIA TË NJOHIN NJËRA TJETRËN DHE TË ANËTARËSOHEN NË BE SI DY SHTETE TË PAVARURAKështu thuhet në deklaratën për opinion të grupit parlamentar CDU/CSU (04.19.2013)
FBI VEÇON DY TË DYSHUAR PËR SHPËRTHIMET E BOSTONIT (04.19.2013)
KUR ISH KAFEXHIU TALLET ME KULTURËNNga GANI MEHMETAJ, Drejtor i Kosovafilmit (04.19.2013)
BELGZIM KAMBERI - LUGINA E PRESHEVËS DO RECIPROCITET TË DREJTASH, JO SHKËMBIM TERRITORESHKamberi: Qeveria e Kosovës nuk ka treguar vullnet politik që çështja e Luginës të trajtohet në dialogun politik që po zhvillohet në Bruksel (04.18.2013)
JONATHAN MOORE - JEMI TË SHQETËSUAR TENSIONIN E SHTUAR POLITIK, JEMI TË SHQETËSUAR PËR PRESIONIN MBI DEPUTETIN ISLAMI DHE FAMILJARËT E TIJ (04.18.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]