E Martë, 05.14.2024, 02:55am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
KRYETARI I SHOQATËS SË KONSUMATORËVE ISLAM CANI FLET PËR VARFËRINË - 30% E FAMILJEVE SHQIPTARE USHQEHEN ME LISTË
Intervistoi ERMELINDA HOXHA

E Djelë, 05.19.2013, 02:41pm (GMT+1)



Çdokujt prej nesh këta 10-18 muajit e fundit i ka rastisur të dëgjojë për miq apo familjarë, ose e ka provuar në lëkurën e vet të marrë lekë borxh për t'i bërë ballë një halli apo për të mbuluar shpenzimet e muajit. Shifrat e dala nga studimi i Shoqatës së Konsumatorit për varfërinë e familjeve shqiptare tregojnë se 60% e familjeve shqiptare kanë forma të ndryshme borxhi, ndërsa 30% e familjeve mbijetojnë duke marrë ushqime me listë. Në vendin tonë, veç ushqimeve, kohët e fundit lista e famshme është futur edhe në farmaci, pasi shumë familje e kanë të pamundur t'i blejnë ilaçet me para në dorë. Kryetari i Shoqatës së Konsumatorit, Islam Cani ka treguar për gazetën disa detaje të këtij studimi, i cili hedh dritë mbi varfërinë e thellë, shpesh dhe të tejskajshme, e cila është ulur këmbëkryq në vatrat e shumë familjeve shqiptare. Sipas statistikave, 53% e shqiptarëve jetojnë në varfëri, ndërsa 10% në varfëri ekstreme.

Doktor Cani, organizata juaj është një ndër më të mëdhatë që nga 1990-ta dhe, duke qenë se jeni në kontakte të vazhdueshme me konsumatorët, por keni realizuar edhe një studim mbi varfërinë, si paraqitet shkalla e varfërisë në vend?
Bazuar në informacionet e ardhura në shoqatë nga individë e koordinatorët tanë në gjithë vendin, nga ankesat e konsumatorëve, nga testimet që ne kemi bërë, kemi arritur në përfundime se rreth 53% e familjeve në Shqipëri jetojnë nën nivelin e varfërisë absolute dhe rreth 10% në nivelin e varfërisë ekstreme. Çdo familje ka nevojë për produktet bazë të jetës, që fillojnë me ushqimin, bukën, bulmetin, vezët, perimet, sheqerin, kripën, vajin etj. Mënyra e sigurimet të jetës ka mbetur lista e borxheve për shumicën e popullsisë, për të mbijetuar. Janë të shumta ankesat e konsumatorëve për mungesën e punës, mungesën e produkteve bazë të jetës. Ata thonë se "ne po rrojmë falë tregtarëve zemërgjerë që na japin borxhe për të mbajtur familjen gjallë."

Si do ta vlerësonit gjendjen aktuale të borxheve të qytetarëve, bazuar në studimin e specialistëve të SHKSH-së?
Janë mbi 60% e familjeve tona me emra në listën e borxheve, qoftë pranë dyqaneve, pikave të shërbimeve, të furnizimeve, deri te huatë e marrjes në persona të afërt, ndërmjet njëri-tjetrit, e deri në banka të vogla kredidhënëse.
Sipas studimit, rezulton se 15- 30% e qytetarëve shqiptarë marrin ushqime me listë. Këtu bëjnë pjesë ato familje me prindër të papunë, ato familje që janë me asistencë sociale ose pensionistë, por dhe ato familje me fëmijë të vegjël dhe pa prindër. Kryesisht këta kanë borxhe që mbeten 6 - 12 muaj të pashlyera. Borxhe 2-3 mujore kanë 80% -90% e familjeve, sidomos tek kompanitë private të shërbimeve, si të energjisë, ujit dhe pak të telefonisë, ndërtimit, strehimit etj. Borxhet tek tregtarët mbi 3 vjet i kanë gati 2% e shqiptarëve (në raste dasmash, fatkeqësish apo kur furnizohen me miell për periudha të gjata kohore, kjo për dimër etj). Zakonisht janë familjet pa punë, familjet me pensionistë me pension shumë të ulët apo pa ndihmë sociale, por dhe familjarë të vetmuar. Familjet e ardhura nga zona të tjera, pa banesë, pa punë, pa tokë, që nuk gëzojnë të drejtën e përkrahjes sociale etj.
Nga shifrat duket qartazi se shqiptarët janë të zhytur në borxhe, por a keni një ndarje se për çfarë familjet marrin më tepër borxhe?
Pjesën më të madhe të borxheve në listat e dyqaneve e zënë borxhet për konsum për ushqimet dhe bukën e përditshme; për veshjet dhe pajisjet elektro-shtëpiake; pagesat e energjisë elektrike dhe ujit, borxhe për transportin urban, strehimin, si dhe borxhe për impute bujqësore, plehra e pesticide. Duhet thënë se ka familje që për shërbime shëndetësore, si operacione, lindje etj., kanë marrë borxh tek të afërmit për të shpëtuar jetën e fëmijës apo të prindit.

Si realizohet marrja e huave nga konsumatorët, sipas studimit të shoqatës suaj?
Sipas studimeve të shumta që ka bërë organizata jonë me specialistët e saj, rreth buxhetit të familjeve, kemi arritur në një përfundim të tillë: Borxhet janë ndaj konsumatorit dhe tregtarit; ndërmjet vetë konsumatorëve (të afërt) në formë të huave me ose pa afat; borxhe ndërmjet fermerëve dhe tregut të mekanikës e farmacive bujqësore; borxhe ndërmjet tregtarëve të vegjël dhe të mëdhenj; borxhe në banka. Janë të shumtë personat që nuk i kthejnë dot borxhet. Këto borxhe, siç e pranojnë dhe vetë institucionet, si p.sh. bankat, ku shprehen se luhaten në masën 40-60% e borxheve nuk kthehen, ndërsa 30-40% të vonuara, që zvarriten pa fund.

Në studimet tuaja për varfërinë, a zë një vend dhe buxheti familjar praktik, ose më mirë të themi, sa shpenzon një individ/konsumator në muaj?
Ne bëjmë anketime, testime e studime, me tema të ndryshme e problematika sipas ankesave të konsumatorëve. Po ju paraqes një recetë, po e quaj, se sa të ardhura i duhen një konsumatori për një muaj në kufirin e ngushtë për të jetuar (paraqitet në tabelë). Pra minimalisht vetëm një personi i duhen 150 USD në muaj për të mbijetuar, duke hequr dorë edhe nga shumë produkte të rëndësishme ushqimore, mishi, frutat apo bulmeti. Ndërkohë që në vendin tonë ka familje me 4-5 anëtarë apo dhe me më shumë, që duhet të mbijetojnë me 6 mijë lekë në muaj. Ky është realiteti i konsumatorëve shqiptarë, të cilët çdo ditë janë në një luftë mbijetese. Për të mos llogaritur pastaj të blesh gazetë për t'u informuar, apo të sëmuresh e të marrësh ilaçe. Ndërsa pjesa më e madhe e konsumatorëve, sipas studimit, që të vishet e të mbathet, mund të shkojë vetëm deri tek firma "Gabi". Shumë prej të anketuarve shprehen se prania në tavolinë e frutave të stinës nuk imagjinohet dhe se e kanë të pamundur që një herë në muaj të hanë pak mish ose peshk.

Duke parë këto të dhëna, a mund të flasim për minimum jetik në këtë masë varfërie të popullsisë?
Minimumi jetik bëhet sipas vendeve dhe ekonomisë, por për fat të keq ne nuk e kemi këtë normë. Në vendin tonë akoma nuk ka një minimum jetik të përcaktuar me ligj. Normë kjo që tregon madhësinë se sa duhet të jenë të ardhurat në para që duhet të disponojë një njeri/konsumator që të mbijetojë. Të gjithë ata persona të cilët disponojnë më pak të ardhura se kjo madhësi (që shpesh quhet dhe kufiri i varfërisë), konsiderohen të varfër. Varfërinë tashmë e përkufizojmë si mungesë të ardhurash të mjaftueshme për të plotësuar nevojat minimale (jetësore) për konsum, sikurse janë ushqimet, banesa, veshjet, dhe shërbime të tjera të domosdoshme. Ndërsa kufiri absolut i varfërisë në Shqipëri është përcaktuar në masën 4,891 Lekë për person në muaj (rreth 47 USD). Bazuar në këtë masë, një e katërta e popullsisë shqiptare, ose afërsisht 880,000 vetë, ndodhen nën kufirin e varfërisë. Varfëria ekstreme shkon deri në rreth 150,000 persona, ose në 5 për qind të popullsisë, të cilët nuk janë në gjendje të plotësojnë as nevojat bazë për ushqim.


Intervistoi ERMELINDA HOXHA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
VEPRIMTARIA ZONALE E SHOQATËS "DARDANIA"- JUBILEU I PAVARËSISË NË MANNHEIMFotoreportazh nga IDRIZ ZEQIRAJ (05.19.2013)
ËSHTË DANIMARKA NË KRYE TË FITUESVE TË FESTIVALIT EVROPIAN TË KËNGËS - EUROSONG (05.19.2013)
KRISTO KIRKA, PATRIOT I DY SHQIPËRIVE!Nga Prof. SAMI REPISHTI (05.19.2013)
SPAÇ 21-23 MAJ 1973, 40 VJETORI I NGRITJES SË FLAMURIT PA YLLNga BEDRI BLLOSHMI (05.19.2013)
PAPA FRANÇESKU - 'DEZINFORMACIONI, DENIGRIMI DHE SHPIFJA JANË MËKAT' Papa - 'I krishteri duhet të fitojë ndaj tundimit për t'u përzier në jetën e të tjerëve' (05.19.2013)
NEXHMIJE PAGARUSHA MERR DEKORATË NË NDERIM TË KARRIERËS NGA UNIVERSITETI AABNë shënimin e 80-vjetorit të lindjes së saj (05.18.2013)
QEVERIA DO TË KËRKOJË SQARIME NGA AMBASADA AMERIKANE PËR TREPÇËNMimoza Kusari - Lila nuk e di mirë nëse fati i “Trepçës” është diskutuar në Bruksel. (05.18.2013)
'MAQEDONIA E MADHE' - PËRFSHIHEN EDHE TERRITORE TË KOSOVËS DHE SHQIPËRISË (05.18.2013)
MATI NË HONIN E HARRESËSNga FITIM SULA (05.18.2013)
DITA E JETIMËVE… “20 MAJI”Nga FRITZ RADOVANI (05.17.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]