E Hënë, 05.20.2024, 06:22pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
KOSOVË-SHQIPËRI-MAL I ZI PROMOVOJNË BASHKËRISHT TURIZMIN NË BJESHKËT E TREKËNDËSHIT KUFITAR

E Martë, 06.25.2013, 06:12am (GMT+1)




Qeveritë e tri shteteve, Kosovë-Shqipëri-Mal i Zi, si dhe komunat ndërkufitare dhe rrjeti i OJQ-ve po bashkëpunojnë për zhvillimin e turizmit ndërrajonal duke shfrytëzuar resurset e pasura të trikëndëshiht kufitar.

Bukuritë e rralla natyrore dhe kulturore, e bëjnë trikëndëshin kufitar Kosovë-Shqipëri-Mal i Zi një atraksion të rëndësishëm për zhvillimin e turizmit rajonal. Në kë hapësirë të brezit kufitar Peja, komunë perëndimore e Kosovës, kryeson në zhvillimin dhe e promovimin e turizmit të Kosovës si në rajon ashtu edhe më gjerë në botë, thotë për DW kryetari i komunës së Pejës, Ali Berisha.

"Parku i Paqes në Ballkan", "Majat e Ballkanit", projekti "Slow Food",  i cili pritet të fillojë, janë projektet ndërkufitare, të cilat e kanë zgjedhur Pejën si destinacion të rëndësishëm për zhvillimin e turizmit rajonal. Projektet, për të cilat kemi apikuar në fondet e IPA-s(Instrumenti për Parananëtarësim në BE) do t´i japin një shtytje të mëtejshme zhvillimit të bashkëpunimit ndërkufitar dhe sektorit të turizmit, sepse rajoni i Rugovës me resurset e veta ka shanset më të mira për zhvillimin e një turizmi të qëndrueshëm",thotë kryetari Berisha.

Kryetari i komunës së Pejës, Ali Berisha Ali Berisha

Rajoni i Rugovës - Destinacion turistik

Komuna e Pejës me projektin ndërkufitar "Majat e Ballkanit", në mesin e 46 shteteve konkuruese të gjashtë kontinenteve nga Organizata Botërore e Turizmit "World Travel and Tourism Council" në prill të këtij viti mori çmimin e parë si destinacion turistik. Ky projekt i financuar nga qeveria gjermane nëpërmjet GIZ-së u përqafua nga qeveria e Republikës së Kosovës, Republikës së Shqipërisë dhe ajo e Malit të Zi, me qëllim të zhvillimit të  turizmit ndërkufitar; krijimin e frymës së bashkëpunimit ndërmjet të tria vendeve; krijimin e parakushteve për zhvillimin e turizmit; krijimin e paketave turistike rajonale; , etj. Porjekti për turizmin e së nesërmes në realizimin e të cilit bashkëpunuan ministritë e të tria shteteve, komunat dhe OJQ-të, ka shlyer nga harta vijat kufitare në mes tri vendeve fqinje, thotë Arta Istrefi, këshilltare politike për media në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë të Republikës së Kosovës:"Turistët mund ta shfrytëzojnë shtegun e gjatë 192 kilometra, i cili ngjitet nga Gryka e Rugovës nga Kosova, shtrihet deri në Plavë të Malit të Zi në njërën anë dhe në Theth si dhe Valbonë në Shqipëri, nga ana tjetër.  Këtë projekt të filluar në vitin 2010 dhe të financuar nga qeveria gjermane, ministritë tona synojnë ta përtërinë. Ndërsa, bartëse të projektit do të jenë sërish komuna e Pejës, e Plavës dhe e Shkodrës, të cilat kanë themeluar grupin drejtues për zhvillimin e mëtutjeshëm të këtij projekti", shpjegon Istrefi.

Rrjeti i OJQ-ve nxitje për turizmin ndërkufitar


Një rol të rëndësishëm për zhvillimin e turizmit ndërkufitar kanë organizatat joqeveritare dhe rrjetëzimi i tyre, thotë Fatos Lajci, drejtor i ERA Group, e cila funksionon me këtë strategji dhe është nënshkruese e memorandumeve të shumta ndërrajonale. Lajci beson se: "Bukuritë natyrore dhe kulturore, flora dhe fauna, mikpritja dhe bujaria me të cilën shquhen banorët e brezit kufitar, janë potencialet më të rëndësishme që garantojnë suksesin. Rrjeti i OJQ-ve të të tria shteteve ka arritur t"˜i bashkojë kryetarët e komunave ndërkufitare dhe qeveritë e të tria shteteve në qëllimin e përbashkët të zhvillimit të këtyre zonave.Por, shfrytëzimi i këtyre resurseve lë për dëshiruar,  meqënse duhet përkushtimi që nga qytetari deri në hartimin e një strategjie shtetërore  për ruajtjen e ambientit  së pari, në mënyrë që t"˜i joshim vizitorët me krijimin e kushteve më elementare ", thote Lajci, regjisor filmi dhe ambientalist, i cili një dekadë të jetës ka kalaur në hulumtimin dhe promovimin e resurseve të bjeshkëve të këtij rajoni ndërkufitar.

Ura e Gjeçajt-Theth

Programi  Seenet 2 , është një rrjet ndërkufitar bashkëpunimi ndërmjet Italisë dhe Evropës Juglindore, i cili punon në programin trevjecar ndërrajonal për decentralizimin e bashkëpunimit, me qëllim të fuqizimit të aftësive menaxhuese si dhe poromovimin e zhvillimit të qëndrueshëm lokal në Pejë, Shkodër, Nikshiq, Kraljevë dhe Nish. Financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Italisë, provincës autonome të Trentos dhe komunës së Pejës,  projekti Zhvillimi i Turizmit Rural në rajonin e Rugovës, është finalizuar me pesë shtëpi akomoduese në katër fshatra, me tabela orientuese, shtigje për këmbësorët si dhe muzeun nga jeta dhe tradita e këtyre trevave.


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KADARE KËRKON FALJE - RUGOVA KISHTE TË DREJTË (06.24.2013)
VLORA ÇITAKU - ME SERBINË VETËM FQINJËSI TË MIRË (06.24.2013)
Financial Times - KOALICIONI I DREJTUAR NGA RAMA PRITET TË MARRË PUSHTETIN NË SHQIPËRI (06.24.2013)
PËRKEQËSOHET GJENDJA SHËNDETËSORE E NELSON MANDELËS (06.24.2013)
Corriere della Sera - LIGJIN ME VOTËN E SHKEL MINISTRI, KJO NDODHI NË SHQIPËRI! (06.24.2013)
ARD - PARADOKSET SHQIPTARE, VOTAT BLIHEN ME FRIGORIFERË DHE LOPË (06.24.2013)
LONDËR - PRESIDENTJA JAHJAGA TAKON WILLIAM HAGUE (06.23.2013)
EDUART KUKAN - DHUNA NË ZGJEDHJE ËSHTË E PAPRANUESHME, KËRKON PËRGJIGJE TË SIGURTË E TË VENDOSUR (06.23.2013)
U SHFAQ MONODRAMA 'UNË JAM ADEM JASHARI' NË NEW YORKNga KEZE KOZETA ZYLO (06.23.2013)
ARVIZU MESAZH, 'ACT NOW' - VOTO TË ZGJEDHËSH UDHËHEQËSIT E ARDHSHËM (06.22.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]