E Shtunë, 05.18.2024, 07:21am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
SERBËVE IU DUKEN SHUMË SHQIPTARËT NË LUGINË - KËRKOJNË REGJISTRIM URGJENT TË POPULLSISË NË KOMUNAT E PRESHEVËS, MEDVEGJËS E BUJANOCIT

E Premte, 07.12.2013, 03:56pm (GMT+1)




Preshevë, 12 korrik - Një regjistrim urgjent i popullsisë në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës - është kërkesa e shumë shoqatave të Serbëve që jetojnë në Luginë të Preshevës, të cilët kërkojnë nga shteti që më shumë se një decenie të dihet numri i saktë  i shqiptarëve që jetojnë në jug të Serbisë, shkruan portali Presheva.

Ata presin që shteti ti rregulloj listat zgjedhore, që siç thonë ata, ka plot falsifikime të emrave dhe personave që nuk ekzistojnë fare, raporton INA. Serbët e Bujanocit thonë se me lojën e numrit të banorëve po bëhet një politikë diskriminuese, pasi , sipas tyre, ata në shtetin e tyre amë janë bërë qytetar të rendit të dytë.

Përfaqësuesit e shoqatave serbe që tubohen në Bujanoc kundërshtojnë rreptësisht që numri i banorëve në jug të Serbisë të bëhet në bazë të vlerësimeve , siç është bërë në të kaluarën.  Ata thonë se numri i banorëve shqiptarë që jeton në Serbi është shumë më i vogël se sa paraqitet në publik.

"Informacionet tona flasin se në komunën e Bujanicit jetojnë më pak se 12.000 shqiptar, çka është dy herë më pak se numri i vitit 2002" ka thënë Aleksandar Popoviq, nënkryetar i Këshillit kombëtar serb në Bujanoc.

"Të dhënat të cilat i merr shteti si zyrtare janë të falsifikuara dhe nuk paraqesin gjendjen reale. Ekzistojnë disa dhjetëra fshatra shqiptare të cilat vlerësohen se kanë nga 3500 banorë, të cilat sot - ato janë pothuaj se boshe" ka thënë ai.

Popoviq ka thënë se momentalisht askush në Bujanoc nuk e di saktë se sa qytetarë kanë të drejt vote në këtë komunë. Keqpërdorimi me trupin votues kanë bërë që pushteti lokal të jetë në duart e shqiptarëve.

Hapi i dytë pas regjistrimit të popullsisë është që të rishikohet lista zgjedhore me gjendjen në terren. Në lista ka mbi 2000 emra shqiptar që nuk kanë numër personal, as nuk jetojnë në Serbi. Ndër votuesit, më shumë se dhjetëra kanë më shumë se 100 vjet. Këta emra janë shkruar në vitin 2001 dhe 2002.

Serbët janë nervoz me shtetin pasi e gjithë vëmendja i kushtohet shqiptarëve, dhe i mbyll syt para problemeve të tyre.

"Po thuaj se e tërë qeverisja në Bujanoc dhe Preshevë është në duart e shqiptarëve", ka thënë kryetari i këshillit për të drejtat e njeriut në Bujanoc Svetislav Veliçkoviq.

"Në listat zgjedhore nuk punon asnjë serb. Shumica e investimeve dhe ndihmave shtetërore përfundon në fshatrat shqiptare, dhe vetëm shqiptarët punësohen në vetëqeverisje lokale dhe ndërmarrjet publike. Andaj edhe ne frikësohemi se mund të ndodhë shpërngulja masive e banorëve serbë".

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
RUSMALI FLET PËR DUSHKUN 2013 TË BERISHËS - PD UA DHUROI 6 MANDATE ALEATËVE , ATA NA NDIHMUAN ME 1 MANDAT NË KUKËS (07.12.2013)
KUJT I SHËRBEN LIGJI PËR AMNISTI?!Opinion nga XHAFER LECI (07.12.2013)
Deutsche Welle - KORRUPSIONI I LARTË DHE PASTRIMI I PARAVE MBAJNË PENG ZHVILLIMIN E BALLKANIT PERËNDIMOR111,6 miliardë dollarë kanë dalë jashtë Evropës Juglindore nga aktivitetet kriminale dhe evasioni fiskal (07.12.2013)
SOT MBUSHEN 18 VJET NGA GJENOCIDI NË SREBRENICË (07.11.2013)
HISTORIA E FAMILJES ÇOKU- DASHURI NE VEND TE URREJTJES!Nga DALIP GRECA (07.11.2013)
Fjalimi i Ambasadorit të SHBA Alexander A. Arvizu për Pritjen e Përvjetorit të 237-të të Katër KorrikutARVIZU - DO TË JETË NDER PËR MUA TË NDJEK PERSONALISHT MBLEDHJEN E KUVENDIT TË RI KUR TË THIRRET NË FILLIM TË SHTATORIT (07.11.2013)
PRISHTINË - SOT NË ORËN  11 PROTESTË E QYTETARËVE KUNDËR LIGJIT PËR AMNISTI (07.11.2013)
DEPUTETË TË LDK-së, MOS SHKELNI MBI ESHTRAT E TË VRARËVE DUKE AMNISTUAR KRIMINMOS IA BËNI ARGATIN DREQIT ME AMNISTI QË E DUAN BANDAT NË KOSOVËOpinion nga XHEVAT REXHAJ (07.11.2013)
ANA TJETËR E LUFTËS PARTIZANEI.- KONTRIBUTE NË RIPUSHTIMIN JUGOSLLAV TË KOSOVËSStudim nga RAMIZ LUSHAJ (07.11.2013)
MICHAEL POLT - SERBISË T'I BËHET E QARTË SE NUK MUND TË VENDOSË VETO MBI TË ARDHMEN EVROPIANE TË KOSOVËS (07.10.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]