E Djelë, 05.19.2024, 07:18am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Si po shkatërrohet Shqipëria
CILAT JANË MONUMENTET E NATYRËS TË RREZIKUARA NË SHQIPËR (II)
Nga ing. AFAT SERJANI

E Enjte, 09.26.2013, 06:43am (GMT+1)



 
Kakomeja

II. Keto jane vetem disa nga shqetesimet e paraqitura kohet e fundit ne shtyp e media. Shqetesimi ka qene dhe mbetet i madh, pasojat, ne disa raste jane te pa riparueshme. Shteti duhet te mbroje trashegimine kultorore e natyrore ne perputhje me ligjet qe ka miratuar parlamenti e vete qeverite e vendit. E theksoj kete sepse si do te paraqese me poshte jane demtuar edhe shume gjeoparqe e gjeomonumente te inkluduara ne ligje e vendime per tu mbrojtur.

Cilat jane disa nga ligjet per mbrojtjen e natyres?:

-Me i rendesishem ishte pikerisht Dekreti Nr. 4874 (23.091971), dhe ligji Nr. 4927, (24.02. 1971): "Mbrojtja e trashegimise kulturore dhe natyrore ne Shqiperi".

-Ligji Nr. 7796, (17.02. 1994): "Ligji Minerar i Shqiperise", i rinovuar.

-Vendimi Keshillit Ministrave Nr. 413 (22. 08. 1994): "Per shpalljen e lagunes se Karavastase dhe parkut pyjor te Divjakes si ekosistem natyror"

-Ligji Nr. 7875 (23. 11. 1994): "Per mbrojtjen e faunes dhe gjuetise "

-Ligji Nr. 7623, (13. 10. 1992) dhe Nr. 7838 (30. 06. 1994): "Per pyjet dhe politiken pyjore"

-VKM Nr. 473 (03. 10. 1994): "Mbi parqet natyrore"

-Ligji Nr. 7722 (15. 06. 1993): "Per mbrojtjen e fondit te bimeve medicinale dhe eterovajore".

-Ligji Nr.8906, date 06.06.2002 mbi "Siperfaqet e mbrojtura".

-VKM. Nr. 676 (20.12. 2002): "Per shpalljen e siperfaqeve te mbrojtura si monumente te natyres Shqiptare".

VKM Nr. 676, date 20.12.2002, eshte akti me i rendesishem per mbrojtjen e natyres se vendit.

Ne kete vendim jane inkluduar 669 siperfaqe te mbrojtura si monumente natyrore. Ministria e Mjedisit eshte institucioni shtetror pergjegjes kryesor per zbatimin e VKM Nr. 676.

Ne kete Vendim nuk jane inkluduar shume gjeomonumente te rendesishme te natyres Shqiptare. Ato gjenden ne Inventarin e pare dhe ne Harten e gjeomonumenteve te Shqiperise dhe ne shume studime te realizuara nga ProGEO (The European Association for the Geological Heritage Conservation) dhe Sherbimi Gjeologjik Shqiptar, me mbeshtetjen financiare te ketij te fundit. Tentativat per te inkluduar te gjitha gjeomonumentet dhe gjeoparqet ne listen e shesheve ne mbrojtje dhe per te formuluar nje inventar te unifikuar kane vazhduar, por nga ana e Ministrise se Mjedisit nuk tregohet interes per kete.

Sikunder e permenda me larte, shqetesimi per shkaterrimin e kanionit te Lengarices, me beri te rishikoj listen e monumenteve te natyres ne mbrojtje dhe te radhit ato, te cilat une i konsideroj te demtuar apo edhe te zhdukura:

Permet


1. Shpella e Pellumbave

2. Kanioni i Lengarices

3. Guri i Petranit

4. Ujrat Termale te Benjes

Elbasan

1. Pylli aluvial i Shushices

Librazhd

1. Sofra e Skenderbeut

Fier

1. Dunat e Semanit

2. Pishat e zeza ne bregdetin e Poros

3. Rrepet e rruges Fier Vlore, jane prere.

Mallakaster


1. Mosperputhje kendore e Greshices po demtohet nga karriera.

Lushnje


1. Pisha e Eger ne oazin e Divjakes

2. Godulla e Pishes (Divjake)

3. Ishulli i Pelikanit

4. Ishulli i Kularit

5. Kordoni litoral i lagunes se re te Divjakes

6. Dunat e Oazit te Divjakes

7. Selvite e manastirit Ardenice

Vlore

1. Dunat e Nartes

2 Rrepet e Drashovices

3 Pylli i Zvernecit

Delvine

1. Syri i Kalter po demtohet nga lokalet e shumta, ndersa rruga dhe ambjenti perreth po shkaterrohet plotesisht.

Sarande

1. Gjiri i Kakomese

2. Pylli i Butrintit

3. Ishujt e Ksamilit

Korçe

1. Burim uji dhe gazi te djegshem ne thyerjen tektonike te Polenes

2. Pylli i Bozdovecit katerruar vitin e kaluar.

3. Prespa bimesia po demtohet nga shfrutezimi.

Gjirokaster

1. Burimi mineral i Glines

2. Rrapi i Mashkullores, prere plotesisht

3. Rrapi i Çerçizit Gjirokaster, prere.

Kurbin

1. Kordoni litoral i Bregut te Ri

2. Selvite e Shenmerise

3. Shen Anoi, demtuar nga germimet dhe ndertimet e shumta perreth.

Bulqize

1. Tre çesmat e Zerqanit. Shkaterruar plotesisht nga firma qe rikonstruktoi rrugen.

Shkodres

1. Shpella e Jubanit

Durresi

1. Kepi dhe Faleza e Rodonit

2. Shkëmbi i Kavajës, Rrethuar me ndertime te larta.

Tirane

1. Shkalla e Tujanit, demtuar nga rruga e Arbrit.

Kavaje

1.Plazhi i Gjeneralit

Monumentet e natyres te listuara me siper ose jane zhdukur krejtesisht dhe duhen hequar nga lista e rrethit perkates, ose jane shkaterruar, ose po demtohen nga aktiviteti human, sikunder eshte edhe rasti i Kanioneve te Lengarices./Tema

Lengarica

(VIJON)
Ing. AFAT SERJANI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Zëri i Amerikës - FOTOGALERI (09.26.2013)
SOLIDARIZIM ME GAZETËN “ZHURNAL PLUS”Nga Prof. Dr. MURAT GECAJ, studiues e publicist i njohur, sekretar i Pergjithshem i Shoqates së Arsimtareve të Shqipërisë (09.26.2013)
PIANODROM, LINDJA E NJË FESTIVALINga ERIONA RUSHITI, kompozitore, pedagoge në Universitetin e Arteve (09.25.2013)
AVNI DELVINA 2013 - GRAFIKË NGA CIKLI 'KOT U NGATËRRUAM...' (09.25.2013)
Portret për veprën e Dibran Fyllit; regjisor, artist filmi, shkrimtar, aktor teatri, skenarist, dhe fotografGJAKU I LIRISËNga RRUSTEM GECI (09.25.2013)
SHOW-POLITIKË APO REAL-POLITIKË?Nga ALFRED ÇAKO (09.25.2013)
Reflektim - SI PO SHKATËRROHET SHQIPËRIANga ing. AFAT SERJANI (09.25.2013)
Riviera shqiptare në sytë e një amerikaniSHQIPËRIA? VIZITOJENI SA MË SHPEJT...Reportazh nga DAVID A. ANDELMAN, USA TODAY (09.25.2013)
FOTO DHE LAJM - DJALI QË KA HARTËN E KOSOVËS NË SY (09.25.2013)
PJERIN LOGORECI KUJTON 'MAMËN' MARIE LOGORECI - E MBAJ MEND KUR USHQENTE PËLLUMBAT QË I ULESHIN MBI SUPE (09.24.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]