E Hënë, 05.20.2024, 05:57am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
NJË PARADOKS BALLKANIK - BEOGRADI, ZOT SHTËPIE I SHKUPIT
Nga PETRIT HALITI

E Hënë, 02.03.2014, 09:18am (GMT+1)


Ballkani është ndoshta rajoni i vetëm në botë, ku komshiu i di brimat e shtëpisë së tjetrit më mirë se i zoti i shtëpisë. Ndoshta pse është kështu, nuk u habitën në Shkup nga deklarata e zëvendëskryeministrit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili i pari njoftoi nga Beogradi në 26 janar për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Maqedoni. Duke argumentuar vendimin për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Serbi, zëvendëskryeministri serb deklaroi: "Sepse në Maqedoni do të ketë zgjedhje të parakohshme në muajin prill. Kjo nuk përbën problem as në Maqedoni dhe as në shumë vende të tjera. Presupozojmë se zoti Gruevski dëshiron të shkojë në zgjedhje për shkaqe të treta dhe jo për shkak të problemeve, që ka në koalicionin qeveritar". Në fakt, shkalla e habisë duhej të ishte shumë më e madhe në qarqet politike dhe diplomatike në Shkup, sepse zëvendëskryeministri i Serbisë ishte i pari, që lëshoi në publik njoftimin e zgjedhjeve të parakohshme, në një kohë që këtë zhvillim të ri nuk e ka njoftuar ende as Kryeministri i Maqedonisë, as Presidenti i Maqedonisë, i cili ka tagrin kushtetues të shpërndajë parlamentin dhe të shpallë zgjedhje të parakohshme parlamentare, as kryetari i parlamentit maqedonas, etj., etj. Gazeta "Nova Makedonija" njoftonte se kishte kërkuar një shpjegim nga zyra e Presidentit të Maqedonisë lidhur me deklaratën e zëvendëskryeministrit serb për këtë çështje, por nuk kishte marrë asnjë përgjigje. Ndoshta nga pozita e vështirë e kabinetit presidencial për të shpjeguar këtë paradoks ballkanik.

Në rastin e komshiut dhe shtëpisë së tjetrit, debati kufizohet tek mentaliteti dhe psikologjia rurale ballkanike. Por në rastin e marrëdhënieve mes shteteve, çështja shkon shumë më thellë dhe nuk është vetëm kurioziteti i sëmurë tipik ballkanik se sa lugë ka komshiu. Në marrëdhëniet mes dy shteteve mund të lindin dilema, që kanë të bëjnë me sovranitetin, me proteksionin, me ekskluzivitetin dhe me integritetin politik të njërit apo të tjetrit shtet. Sepse nuk mund të mos lindë pyetja se përse zëvendëskryeministri i Serbisë duhej të ishte i pari që t'u njoftonte shtetasve të Maqedonisë se do të zhvillohen zgjedhje të parakohshme, në një kohë që kjo çështje i përket një qeverie dhe një shteti tjetër. Kjo mund të vazhdohet duke hulumtuar se përse zëvendëskryeministri i një qeverie dhe i një shteti tjetër e konsideron të drejtë dhe kompetencë të tij, që të jetë i pari që t'i njoftojë një populli tjetër dhe një shteti tjetër, se do të zhvillohen zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe kohën kur do të zhvillohen ato. Njëra anë e medaljes është informacioni i plotë, që ai ka për zhvillimet dhe për planet ende të pashpallura të një qeverie dhe të një kryeministri të shtetit fqinj, dhe ana tjetër është se përse ai e konsideron si çështje, që e gjykon ai për ta shpallur mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në shtetin tjetër fqinj. Gjithë këto dilema nxisin nevojën e një vlerësimi të trendeve dhe prirjeve të marrëdhënieve dypalëshe mes Serbisë dhe Maqedonisë.

Zëvendëskryeministri i Serbisë e di fare mirë se zgjedhjet e parakohshme apo të rregullta parlamentare janë një çështje ekskluzivisht e brendshme e shtetit tjetër dhe deklasifikimi i informacioneve rreth planeve politike dhe elektorale të kryeministrit të shtetit tjetër mund të merret në një farë mënyre si shkelje e sovranitetit politik dhe ligjor të atij shteti, dhe ndoshta si një formë ndërhyrjeje në punët e tij të brendshme. Çështja merr ngjyrime më serioze sidomos për shkak të figurës dhe staturës së zëvendëskryeministrit të tanishëm të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili është ndër politikanët më të rëndësishëm, në mos më i rëndësishmi, sot në Serbi. Është një politikan me kapacitete qeverisëse dhe menaxheriale, që realisht ka drejtuar qeverinë dhe i cili arriti ta zhvendosë dhe ta lërë në hije kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiç, i cili përfaqëson një parti më të vogël të koalicionit qeveritar. Kjo staturë qeveritare e zëvendëskryeministrit e detyroi edhe diplomacinë e Bashkimit Europian, që ta ftojë Aleksandër Vuçiçin të marrë pjesë bashkë me kryeministrin e tij në bisedimet mes Serbisë dhe Kosovës, të zhvilluara në Bruksel me ndërmjetësimin e BE-së. Brukseli kërkonte sigurinë dhe sanksionimin e angazhimit zyrtar dhe të vazhdimësisë së procesit të normalizimit të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës. U ndërmor edhe një shkelje protokolli, duke thirrur në Bruksel edhe kryeministrin, edhe zëvendëskryeministrin e Serbisë, në momentet më kyçe të procesit të negociatave dhe të nënshkrimit të marrëveshjeve. Që Vuçiç po dimensionohet si politikan më i rëndësishëm se kryeministri, e dëshmon ndër të tjera vendimi i Presidentit të Serbisë për të shpallur zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme në Serbi në 16 mars. Duket qartë se vendimi kërkon të legalizojë emërimin e Vuçiçit në postin e kryeministrit të ardhshëm të Serbisë. Sepse Vuçiç nuk pranoi që të marrë postin më të lartë nëpërmjet një rikompozimi të qeverisë, por e kërkoi atë nëpërmjet zgjedhjeve parlamentare, me qëllim që të ketë një mandat dhe një dorë më të fortë në zbatimin e programit të tij politik dhe sidomos në luftën kundër korrupsionit të niveleve të larta, ku ai ka shënuar disa suksese të rëndësishme.

Ndaj edhe meriton vëmendje dhe nuk duket rastësi, që është pikërisht një personalitet i rëndësishëm si Aleksandër Vuçiç, që shpall më përpara se Presidenti i Maqedonisë dhe se qeveria e Maqedonisë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në shtetin fqinj të jugut. Kjo mund të merret si interesim i veçantë i tij për Maqedoninë, interes që pritet të rritet, nëse ai do të vihet në krye të qeverisë së Serbisë pas zgjedhjeve parlamentare serbe.

Në një kod politik e diplomatik, prononcimi i qeverisë së një shteti fqinj për një çështje të brendshme, siç është mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, dhe sidomos njoftimi i tyre për herë të parë nga një zëvendëskryeministër i një shteti fqinj, natyrisht nuk krijon imazh pozitiv mbi ekuilibrat dhe nivelet e raporteve të barazisë mes dy shteteve. Duke njoftuar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në Maqedoni, zëvendëskryeministri i Serbisë shprehu edhe mbështetjen për këtë aksion politik të kryeministrit Nikolla Gruevski. Duket se Kryeministri i Maqedonisë ishte i interesuar të lëshonte një ballon prove për zgjedhjet e parakohshme dhe nuk është e habitshme të ketë dhënë pëlqimin e tij në Beograd. Nuk duhet përjashtuar edhe qëllimi për të demonstruar brenda vendit se gëzon mirëkuptimin e një fqinji të rëndësishëm, dhe për t'u bërë një lloj presioni atyre forcave dhe partive politike maqedonase, të cilat nuk janë të bindura për nevojën e zgjedhjeve të parakohshme. Kryeministri i sotëm i Maqedonisë e ka luajtur shpeshherë në lojërat e brendshme politike kartën serbe, që nga koha kur ka shërbyer si këshilltar i qeverisë së Serbisë para se të bëhej kryeministër dhe më vonë, me vendosjen e statujës së mbretit pushtues serb Car Dushanit në mes të Shkupit, dhe me festimet politike të përbashkëta serbo-maqedonase në Shkup të ditës së shenjtorëve serbë në 26 janar.

Zgjedhjet e parakohshme janë bërë një modë politike në Maqedoni. Nikolla Gruevski është kryeministri, që e ka sanksionuar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme si një praktikë e drejtimit politik të vendit, dhe do të ishte e treta herë, që organizon zgjedhje të parakohshme, nëse realizon atë që njoftoi Vuçiçi. Nëse do të zhvillohen zgjedhje të parakohshme parlamentare, kjo nuk do të ndodhë nga presioni i situatës së rënduar ekonomike dhe financiare, nuk do të ndodhë as nga presioni i opozitës, e cila dëshiron ribërje të hartës politike të parlamentit dhe të vendit. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë taktika e zgjatjes së qeverisjes së partisë në fuqi. Gjithmonë pa kaluar dy vjet nga zgjedhjet e rregullta, kryeministri Gruevski ka zhvilluar zgjedhje të parakohshme, të cilat e kanë zgjatur mandatin e tij kryeministror.

Organizimi i zgjedhjeve të parakohshme është përdorur nga Gruevski edhe si një artifis për të mbajtur lart retorikën dhe intransigjencën nacionaliste në raportet me Greqinë, ashtu dhe me fqinjët e tjerë të Maqedonisë. Përjashtim bëjnë vetëm raportet me Serbinë, nga specifika e marrëdhënieve me të cilën mendojmë se ka lindur edhe ky paradoks ballkanik.

PETRIT HALITI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
EDI PALOKA - SKANDALI I QEVERISË, USHTARI I ZANI ÇAUSHIT NË KRYE TË ANTIDROGËS (02.02.2014)
Thënia e ditës, JOHN KERRY - ASPIRATAT E QYTETARËVE TË KËTYRE VENDEVE PO SHTYPEN NËN BARRËN E KORRUPSIONIT, INTERESAVE OLIGARKE QË PËRDORIN PARANË PËR TË SHTYPUR KUNDËRSHTARËT POLITIKË, PËR TË BLERË POLITIKANËT DHE GRUPET MEDIATIKE... (02.02.2014)
ARTUR ZHEJI E ARTAN HOXHA - JA E VËRTETA E SMSve NË EMISIONIN E FEVZIUT (02.02.2014)
TRE “ELEFANTËT“ E POLITIKËS SË SOTME SHQIPTARE (II)Nga RAMIZ LUSHAJ (02.02.2014)
I TALENTUARI I KËNGËS DHE ARTEVE TË MUZIKËS - RILIND DIBRANI, NJË STUDENT I VYESHËMFotoreportazh nga XHAFER LECI (02.02.2014)
NË GRUP EDHE NJË KILLER I DYTË SI JULIAN SINANAJ (02.01.2014)
NANO DHE BERISHAT - SMS ANALISTËVE PËRBALLË MINISTRIT TË BRENDSHËM NË STUDION E TV KLAN (02.01.2014)
DEKLARATAT E DY UDBASHËVE TË SERBISË NË EMISIONIN RUBIKON - SPEKULIM HIPOKRIT APO DEVIJIM I SHQIPTARËVE?!Nga ASLLAN DIBRANI (02.01.2014)
TRE 'ELEFANTËT' E POLITIKËS SË SOTME SHQIPTARE (I)Nga RAMIZ LUSHAJ (01.31.2014)
EVROPA E BASHKUAR DHE SHQIPTARËT (I)Studim nga BRAHIM AVDYLI (01.31.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]