E Martë, 05.21.2024, 08:59pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
DREJTËSIA JONË - KREJT E DORËZUAR
Nga BEN ANDONI

E Shtunë, 03.22.2014, 11:05am (GMT+1)


Nuk kaluan as fare pak orë nga ngjarja e bujshme, ku presidenti i një ekipi të futbollit të superligës shqiptare goditi dhunshëm përfaqësuesin e lartë të Federatës, dhe Drejtësia shqiptare e dha verdiktin e saj. Referuar Federatës, ajo e liroi të akuzuarin, edhe para provave të qarta të dhunës dhe denoncimit (për fat këtë herë s'u tërhoq i prekuri). Ky akt duket disi fare "i parëndësi" në morinë e shqetësimeve me Drejtësinë, që po përjeton Shqipëria.

Pasi, ashtu si e dimë, kanë shkuar në kalenda tanimë çështja e Gërdecit kurse lirimi i parakohshëm i njërit prej të dënuarve kryesorë të saj, ishte fundi i cinizmit të Drejtësisë.

Ajo i dha vulën e identitetit të vërtetë të këtij institucioni, ku Shqipëria po merr vetëm nota ngelëse. Pa harruar çështjen e shumëpërfolur të 21 janarit, që po tregon hapur se edhe autoritetet e reja qeverisëse e kanë të vështirë ta vendosin gishtin në plagë. Me pak fjalë, reforma e përmendur në Drejtësi është një flluskë dhe deri më tani vijon thjesht me rikrijimin e strukturave të ndryshme dhe ndërrimet e personelit. Ndërkaq vazhdojnë pa fund shtyrjet e gjyqeve për kryebashkiakët, firmat e të cilëve u kanë sjellë dëme të mëdha fondeve publike dhe interesit të popullit, ashtu si edhe retorika e disa politikanëve që tani na stërhallen të tregojnë ndershmërinë para foltores së parlamentit.

Por në rastin e fundit në futboll paradoksi është më i madh. Ideja se presidenti nuk e dinte se ishte në ndjekje, pastaj dorëzimi dhe heqja dorë prej presidencës, të bën të mendosh se të gjitha gjërat këtu kalkulohen, që të lirohesh më pas! Dhe, kjo e bën Drejtësinë tonë vërtet të frikshme. Është akoma e freskët situata me ish-deputetin e Peqinit, Dash Sula, që ofendonte dhe shtiu në stadium edhe me armë, por që pastaj u vërtetua se gjuante me armë lodër! Me pak fjalë, disa "të fortë" mund të godasin, mund të dëmtojnë, mund të ndihmojnë qoftë edhe në vrasje dhe të dalin të palagur prej një drejtësie të padrejtë, nëse thjesht paguajnë haraçet ose kanë lidhje me politikën. Shtetit shqiptar po i hiqen tullat e fundme të funksionimit normal, që e bëjnë shumë të largët shpresën e Neo-Rilindjes për një ringjallje të sistemit të Drejtësisë.

Jemi mësuar që në seminare dhe konferenca kombëtare, t'i dëgjojmë njerëzit e drejtësisë teksa shpalosin elokuencën e tyre, ashtu si po përshtatemi tashmë që si publik të bëjmë pjesën e budallait, kur njerëzit e tunikave të zeza na deklarojnë pasurinë që habitshmërisht rritet për çdo vit! Ashtu si jemi mësuar që edhe të durojmë talljen e tyre, me vendimet që marrin dhe që po na bëjnë një nga vendet me parametrat më të ulët sa i përket drejtësisë në gadishull.

Ka kaluar koha tashmë edhe për presidentin Nishani. Primati i shtetit duhet të zgjohet realisht dhe një moment të vetëm të dalë mbi palët. Pasi me pafuqinë e tij për të ndikuar në paanësinë e strukturës së drejtësisë, po dëmton në një shkallë që me sa duket ende s'është i vetëdijshëm. Dhe, më lodhëse në të gjithë këtë, është retorika që nuk pushon e kreut të ri të Drejtësisë në vend, që na flet vetëm për struktura dhe punë, që s'kanë fare duk. Ashtu si fjetja e madhe mbi malin me dosje të kryeprokurorit të vendit, që as nuk po i afrohet dot paraardhëses së tij. Nëse, ai dhe kolegët e vet do të donin të tregonin se punonin, e kishin fare të hapur udhën. Është dosja e madhe e Rrugës së Kombit, që pret të marrë një përgjigje. Është Gërdeci me tragjedinë e vet dhe palët e përfshira. Është 21 janari. Është prishja e rrethrrotullimit. Është fondi i garancisë së "Albpetrol"-it. Është, e çfarë nuk është tjetër!...

Kjo e bën lajmin e lirimit të një presidenti të thjeshtë periferik, shumë fare inekzistent para katrahurës, që po i përcjell Drejtësia, Shqipërisë dhe që na bën edhe më të brishtë kërkesën e statusit, tre muaj para verdiktit. Dhe, ende akoma, që po na bën shumë më pak të besueshëm para partnerëve ndërkombëtarë. Anipse edhe retorika jonë, në këtë rast, është e tepërt, pasi përgjigjja dihet: Dosjet e mëdha po zënë e myken për të pritur peshën e dosjeve të tjera që do vijnë paskëtaj dhe që do mbeten njësoj dhe ato pa përgjigje. Ky është realiteti i Shqipërisë me një strukturë drejtësie që po majmet me fatkeqësinë e shqiptarëve. E nëse për profesionin e tyre nuk duan t'ia dinë, të paktën t'i frikësohen Gjykimit të Fundit, ose më thjesht akoma, brerjes së ndërgjegjes, që në netët e gjata, mbase duhet t'i torturojë edhe ata.
BEN ANDONI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FOTO E DITËS - ZONJA E PARË AMERIKANE MICHELLE OBAMA LUAN PING PONG NË PEKIN NË PRANINË E MIKPRITËSES SË SAJ KINEZE (03.22.2014)
TRIDHJETË E SHTATË MARSE PA DJEMTË E MARSITNga BEDRI BOLLSHMI (03.21.2014)
FUSHËVEPRIM I TRIBUNALIT NDËRKOMBËTAR PËR KOSOVËN DO TË JENË KRIMET E LUFTËS DHE KRIMET POLITIKE TË PASLUFTËS (03.21.2014)
Në 70 vjetorin e permbytjes së Shqipnisë...NJË â€œKUSHT” PËR TITULL AKADEMIK...Nga FRITZ RADOVANI (03.21.2014)
ZONJA E PARË AMERIKANE MICHELLE OBAMA PRITET ME NDERIME TË LARTA NË PEKIN (03.21.2014)
Teksti i plotë i debatit të djeshëm në Kuvendin e ShqipërisëRAMA - TOPALLI, VIAGRA JOTEBERISHA - JE MONA LIZA, S'TË PUNON (03.21.2014)
KUR FLET HASHIMI(Pak përnjime e pak për mahi)Nga AGIM GASHI (03.21.2014)
ANALISTË APO ZËDHËNËS TË KOLERËS KOMUNISTE?Nga VILHELME VRANARI HAXHIRAJ (03.20.2014)
Në kuadrin e polemikës për At Zef Pllumin'KURBETÇIU' DHE LUFTA E KLASAVE NGA A. PLASARINga ALKETA SPAHIU (03.20.2014)
Në kuadrin e polemikës për At Zef PlluminLILIPUTË KAMIKAZË KUNDËR FRANÇESKANIT TË MADHNga AGRON GJEKMARKAJ (03.20.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]