E Mërkurë, 05.15.2024, 04:08pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
ÇOKE BE, ÇOKE QEBAPI…
Rreth rolit të intelektualit në qeverisje dhe në shoqëri
Nga AJET NURO

E Premte, 07.18.2014, 07:20am (GMT+1)


Kam kohë që nuk jam marr me shkrime apo opinione politike për atë çka ngjet në Shqipëri, Kosovë apo në treva të tjera ku jetojnë shqiptarë. Jam mjaftuar me të lexuar e publikuar atë se çfarë shkruajnë të tjerët. Dhe, ndoshta asnjë gjë nuk do më bënte të zgjohesha nga ky gjumë letargjik apo nga kjo tërheqje në aktivitetet e mia personale (apo private siç i quajnë ca të tjerë...) nëse një ditë një miku im pasi më qortoi pse nuk shkruaj më tha pak a shumë se në parlament (atë të Tiranës...) punët nuk shkojnë siç duhet, se ata (deputetët...) po hahen si qenët, se ka plasur grushti, se s'e merr vesh i pari të dytin etj etj. (Se mos në Prishtinë shkojnë më mirë ...) Kjo në fakt më frymëzoi të jap versionin tim, gjë që e mendoj prej kohësh... rreth rolit të intelektualëve apo siç do të doja t'i quaja unë, të urtëve në qeverisje dhe, kur themi qeverisje kam parasysh atë të çdo niveli si dhe në shoqeri apo siç i themi rëndom, në shoqerinë civile.

Qysh prej kohëve të lashta, le të themi që nga mesjeta, shqiptarët kanë krijuar tradita qeverisëse që kanë kompletuar aspektin ligjor që ka qeverisur vendin në shkallë kombëtare (principata) apo edhe lokale. Është për t'u theksuar se vendi ynë ka qenë qeverisur nga rregulla apo kanune që kishin si qëllim një jetë normale në shkallë njësish administrative të tilla si fshati që gjer vonë ka qenë baza administrative e shoqërisë shqiptare. Rregullat dhe ligjet njiheshin prej të gjithëve por në raste konfliktesh, kur pushteti i zgjedhur, kryeplaku për shembull nuk mundej t'a zgjidhte, çështja i kalonte një të urti apo edhe një këshilli pleqësh. Zotësia e këtyre të fundit qëndronte jo vetëm në njohjen e rregullave të shkruara apo të pashkruara por edhe në njohjen e mentalitetit të të gjithë palëve. Suksesi i të urtëve qëndronte tek ruajtja me fanatizëm e emrit të tyre, tek qëndrimi i tyre i paanshëm dhe mbi të gjitha tek zgjidhjet paqësore e të pranishme prej të gjithëve. Dhe gjëra të tilla nuk janë të lehta. Por, po kaq i rëndësishëm për të urtët ka qenë edhe krijimi i kushteve që ata të kishin sukses siç është besimi dhe një farë imuniteti i bazuar në respektin për punën e tyre. Pika që i dha goditjen kësaj praktike në shoqërinë shqiptare ishte Lufta e Dytë Botërore dhe pas saj pushteti i popullit i bazuar në zgjedhjen e pazgjedhur, në caktime politike dhe nën ndikimin e frikës.

Për të treguar se çfarë ndodh kur i urti nuk ka kushtet të zhvilloj aktivitetin e tij, po u sjellë një histori që ma ka treguar xhaxhai im, Qaniu, që ka qenë për mua një nga rrëfyesit më të mirë që kam njohur.

Gjatë kohës së luftës, kur në Shqipëri kishin hyrë gjermanët, në një fshat, ata po mundoheshin të krijonin pushtetin lokal. Por, në kushtet e luftës, kur i pari i fshatit duhet të shërbente si pike lidhje edhe me të huajt, askush nga të urtët e fshatit nuk guxonte t'i hynte asaj pune. Pasi vran mendjen, fshatarët vendosën që të bënin kryeplak Çoken, budallain e fshatit. Çokja, ishte ai që ishte por me t'u bërë kryeplak, ai ishte dhe ndihej si i pari i fshatit. Kështu që, Çokja, filloi të urdhëronte një nga një të urtit e fshatit. Njëri prej tyre, një ditë i vajti aty sa nuk e mbajti dot mllefin dhe i drejtohet Çokes me këtë bejte (n'a falni për fjalët vulgare):

Çoke be(u), Çoke qebapi
Të erdhi në dorë fshati
Po, kur erdhi në dorën tënde
Në daç pirdhe, në daç fënde...


Ndryshimet demokratike të afro një çerek shekulli më parë duhet të kishin krijuar kushtet që pikërisht të urtit të kishin sa më shumë hapsirë e të kishin sa më pak "Çoke". Dhe, demokracia ka në bazë të saj konkurrencën e ndershme dhe krijimin e kushteve që më i zoti dhe më i mirë të jetë në krye të detyrës në të gjitha nivelet. Nuk mund të përgjithësojmë dhe të themi se të gjithë të zgjedhurit apo të emëruarit tanë janë të gjithë Çoke. Përkundrazi, unë kam njohur shumë prej tyre, sa nga e majta sa nga e djathta por edhe nga shoqëria civile. Nga ana tjetër, le të mos fshehim faktin se të urtit, të mençurit, intelektualët e vërtetë, janë large të qenit të përfshirë në jetën politico-sociale të vendit. Edhe kur ata përfshihen, sapo e shohin se nuk I përkasin "asaj klase" klasës ku sundojnë të gjithë llojet e "Çokeve" ata tërhiqen. Për ata emri dhe reputacioni I tyre është tejet I rëndësishëm dhe nuk duan që t'a pësojnë. Dhe, ndërtimi I një emri të mire merr vite e ndonjëherë gjithë jetën. Për t'a prishur këtë emër apo imazhin e mire mjaftojnë disa caste. Një i urtë, një i mençur apo një intelektual, pasurinë që ka është pikërisht urtia e tij, ndershmëria, mençuria e lindur dhe e kultivuar, ndaj ai nuk do që të gaboj sepse këto gjëra nuk gjenden në pazar. Ata që kanë krijuar pasuri përrallore, munt të n'a shiten për të mençur dhe ata kanë aq pasuri sa nuk e kanë problem të blejnë tituj shkencor. Duke ardhur tek kjo pikë, nuk u duket se ka shumë DR. PROF. në qarkullim? Të them të drejtën kam njohur shumë që në shqip nuk janë në gjendje të thurin dy fraza ashtu siç e do kjo gjuhë perëndish, por çuditërisht para emrit të tyre sheh atë për të cilin ata janë krenar (ose edhe nuk e dinë se ç'do të thotë Prof. e Dr....) për titujt që vendosin para emrit të tyre. Ndonë me vehte kam gjetur edhe shpjegimin, shumë prej tyre pretendojnë se kanë studiuar në gjihë të huaj dhe ... ah kjo shqipja që n'a i ngatërron ...

Dikur, pas marrjes së pushtetit nga komunistët, këta të fundit, përndoqën, vranë e persekutuan të gjithë intelektualët që kishin studiuar në Perëndim. Ata ishin elita e urtisë shqiptare. Ata që ngelën, u shokuan aq keq saqë ka prej tyre që edhe sot e kësaj dite nuk u ka dal frika. E sheh këtë tek qëndrimi i tyre ndaj murtajës komuniste dhe vet diktatorit. Sot, pas një çerek shekulli, Shqipëria ka një klasë politike në formë klubi ku jo të gjithë mund të hyjnë në të. Çuditërisht, edhe disa kokrra që kanë studiuar në botën e jashtëme dhe që mund të bënin ndryshimin mes të mençurve dhe Çokeve, edha ata nga luan janë shndërruar në pula e më keq akoma në masha të politikanëve provincialist, që përdorin për qëllimet e tyre për të marr pushtetin. Nëse ka një gjë që i mungon klubit politik shqiptar, janë pikërisht të urtët, ata që kanë vizion, ata që kanë ndershmëri ata për të cilët fjala korrupsion është vdekjeprurëse. Demokracia në formën që e njohin shqiptarët, lë për të dëshiruar, e më keq, krijon kushtet për krjimin e nostalgjisë për pushtetin e urryer shtypës e tiran të Hoxhës.

Jam duke qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe sa herë që udhëtoj në këtë pjesë të rruzullit, nuk e di pse më shkon mendja tek procesi përzgjedhës që ka ky vend, qoftë brenda partive politike, qoftë në nivele të tjera. Nuk mjafton kaq por ata janë gati të ndihmojnë këdo që ka talent në një fushë të caktuar. Ata janë gati t'a blejnë trurin (të urtin...) me parà...

Ndërsa tek ne... Nejse, krahasimin bëjeni vetë ... Por, nëse shikoni se një institucion apo një organizëm i shkojnë punët mbroth, dijeni se ai ka një drejtues të urtë ose procesi i përzgjedhjes ka qenë i hapur dhe i drejtë. Ndryshe, kemi të bëjmë me ÇOKE...Gjer kur?


Atlantic City, Shtetet Bashkuara, 16 korrik 2014

AJET NURO


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
EMËRTIMET POLITIKE - IDEOLOGJIKE JANË NEVERITËSEBëri përshtypje të keqe emërtimi 'Arbër Xhaferri' i rrugës më të reOpinion nga IDRIZ ZEQIRAJ (07.18.2014)
NJE MINISTRE NDRYSHE…Nga LULZIM LOGU (07.17.2014)
SHKRIMI I PANJOHUR I KADARESË - Ç’MË NDODHI MË 29 PRILL 1994 (07.17.2014)
Portret në 60 vjetorin e kancelaresANGELA MERKEL - E FAMSHME NË BOTË, E ADHURUAR NË GJERMANI (07.17.2014)
BASHKIMI EVROPIAN IA UROI DITËLINDJEN ANGELA MERKELIT - GJERMANIA FESTON 60 VJETORIN E KANCELARES (Tekst dhe fotogaleri) (07.17.2014)
Investigimi 14 Jul 14RRETHI I NGUSHTË I BERISHËS FITOI MILIONA NGA PAZARET E DYSHIMTA ME TOKATNga LINDITA ÇELA dhe LAWRENCE MARZOUK, BIRNTirana, London (07.16.2014)
Investigimi 15 Jul 14SIPËRMARRJA E FAZLLIÇ DHE LAZAREVIÇ PËR GAZIN ARGJILORNga LINDITA ÇELA dhe LAWRENCE MARZOUK, BIRN Tirana (07.16.2014)
INVESTIGIMI 16 Jul 14VAJZA E ISH KRYEMINISTRIT TË SHQIPËRISË NDJEK RRUGËN 'LIGJORE' DREJT PASURISËNga BESAR LIKMETA, BIRN Tiranë (07.16.2014)
VANDALIZËM NË FERIZAJ - DIGJET PUBLIKISHT LIBRI 'KËMBËT E GJARPRIT' (07.16.2014)
KIM MEHMETI - NË FILMIN 'SHQIPTARËT KUNDËR SHQIPTARËVE' ROLET KRYESORË I LUAJNË DISA 'ÇLIRIMTARË'BDI për hir të privilegjeve i ka dhënë besën VMRO-sëVetëdije kombëtare e rrudhur në xhepin e dyshes VMRO-BDI (07.16.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]