E Premte, 04.26.2024, 11:59pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
KUR NË KRYE TË SHQIPTARËVE GJENDEN ELITAT JOVIGJILENTE POLITIKE
Vështrim nga SKËNDER MULLIQI

E Djelë, 09.14.2014, 06:47pm (GMT+1)


   Kriza globale sigurisht se po theksohet  më shumë në mini shtetet që dolen  më rastin e shpërberjes së ish-Jugosllavisë. Veqmas krizë e madhe politike dhe ekonomike  po mbretëron në Ballkanin Perëndimor. Dhe sa po kalon koha ne mediat elektronike dhe mediat  e shkruara ka filluar të përmendet e dhëna së ka mudësi që kjo krizë ekonomike të eskalon në dhunë .Paknaqësitë e qytetarëve me gjëndjen e krijuar gjithnjë e më shumë pa rriten.Krahas kësaj rritet edhe rreziku për shpërthime më shumë  të natyrës etnike  në Bosnje dhe Maqedoni. Para disa kohësh incidentet që ndodhen në këto dy shtete  , shumë lehtë kan mundur të eskalojnë në  konflike të armatosura  me përmasa shumë të rrezikshme për paqën në Ballkan.Kjo gjendje e krizës ende nuk ka kaluar, kur dihet së në këto shtete kan mbetur shumë probleme  politike të pazgjidhura , dhe kur kësaj i shtohen edhe problemet e mëdha të natyrës ekonomike ,  edhe situata mund të  eskalojë në çdo kohë  në konflikt të armatosur.Dihet se elitat politike janë ato qe bartin fajin për gjendjën jo të mire.Edhe kriminaliteti dhe korrupcioni gjithnjë në rritje janë indikator të tjerë që këtë pjesë të Evropës e bënë të pa stabilizuar dhe shpërthyese.
  
Edhe Kosova nuk bën përjashtim në këtë drejtim edhe pse ne rrethana të tjera politike. E gjithë elita politike e mbas luftës nuk u tregua e suksesshme ne rrugëtimin e fazës së tranzicionit.Kjo fazë po kalon  me turbulenca të ndryshme , që situatën politike ka nisur të qetë nga binaret normal të saj. Natyrisht së kësaj gjendje jo të mirë ekonomike dhe jo te mirë politike po i kontribojnë edhe armiqët serbosllavë më të cilët jemi të rrethuar, e veqmas Serbia është duke ndikuar shumë që Kosovën ta mbajë të destabilizuar. Ajo bashkë me minoritetin serb shumë të rebeluar gjatë këtyre viteve, të cilët bënë edhe shumë marifete të keqija në dëm të ardhmës së Kosovës. Dhe, tash së fundi mirë janë duke e përdorur krizën politike pas zgjedhjeve nacionale të radhës. A ka gjë më keq kur minoriteti serb bëhët faktor duke e shtyrë datën e mbajtjës së tubimit të deputetve për konstituimin e organeve shteterore nga data 12  për në daten 18 shtator. Kjo është diq e pa presedan që një minoritet të bëhët faktor e shumicës shqiptare në shtetin e tyre.


Kush është fajtor këtu? Elita jonë politike e cila ka filluar lojra tashmë shumë të rrezikshme për fatin e vendit dhe kombit përgjithësisht.Qendrimi i tyre opurtunist karshi kësaj mund të na kushtoj shumë .Serbët kurrën e kurrës nuk do të kishin lejuar tu ndodhë diq në shtetin e tyre.Mos uniteti shqiptarëve në trojet etnike shumë e ka luhatur të ardhmen e tyre .Serbia më çdo kusht është duke provuar që edhe mbrenda territorit të Kosovës  të formon një Republika Serpska . Asociacioni i Komunave Serbe shumë lehtë ka mundësi të merre ingerenca të gjëra  vendimarrëse që do të ishte fatale për Kosovën dhe të ardhmen e saj. Serbia është duke bërë përpjekje të mëdha që ti kthen proceset politike mbrapa, duke u shërbye me metoda  artificiale. Janë duke e instaluar logjikën në mesin e minoritetit serb në Kosovë  së edhe ata nuk kan alternativë tjetër  . Beogradi zyrtar është duke punuar më serbet e RS që të shkëputën nga BH-ja dhe në anën tjetër po punojnë që edhe në veri të vendit të formojnë një tjetër RS.Kështu vjen puna kur faktori politik shqiptarë nuk janë aspak unik dhe hiq serioz kur është në pyetje e ardhmja e  Kosovës dhe kombit.Tash haptazi po vrapojnë pas pushtetit, duke harruar se armiqët tanë e shfrytëzojnë çdo orë dhe ditë për ti realizuar objektivat e veta per zgjerim territoresh. Kësaj i thonë diletantizëm  dhe pa përgjegjësi e madhe politike.

Dikush besa ka mundesi të bjen shumë lehtë  edhe në pozitat e tradhtisë kombëtare.Mos unitetin e elitave politike janë duke e shfrytëzuar më mjeshtri edhe shovenistët  maqedon, duke mos pushue se inskenuari  incidente të ndryshme  shpesh tragjike  karshi shqiptarve të përqarë  edhe në këtë republikë . Shqiptaret nuk po angazhohen ose fare pak për ti mbrojtur interesat  e tyre në rajon , sepse këtyre elitave politike si  në Kosovë, Maqedoni por edhe në Shqiperi iu kan errësuar syte dhe mendja për karrierizem primitiv siq na ka ndodhe shpesh gjatë historisë. Shqipëria si shtet amë  e udhëhequr nga  Edi Kristaq Rama,  është shumë e "zënë" sepse është duke i qeruar hesapet me kundershtaret politik pa asnjë shkas, duke iu kthyer në menyrë tipike metodës staliniste e cila metodë jo vëtem që po i kthen në Shqipëri proceset politike mbrapa, por  sllavokomunistëve shumë po ua lehtëson punën  për ta vazhduar hegjemonin  e tyre  në dëm të interesave të shqiptarëve në trojet etnike...  

SKËNDER MULLIQI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KOSOVË - REHABLITIMI I VIKTIMAVE TË TRAFIKIMIT ËSHTË NJË SFIDËNë dekadën e fundit në Kosovë, është rritur trafikimi me qenie njerëzore dhe në shumicën e rasteve viktimat janë të mitura (09.14.2014)
POLITIKA PA PARIME DHE INATI POLITIKNga HAMZË MORINA (09.13.2014)
BRIGJEVE TË VALBONËS BUKUROSHE...Fotoreportazh nga ZEQIR LUSHAJ (09.13.2014)
16 vjetori i rënies së heroit Azem HajdariKRONIKA E NJË VRASJE TË PARALAJMËRUARNga ILIR SECI (09.12.2014)
TRE AKUARELE LIRIKE TË AKUARELISTIT HELIDON HALITI PËR ÇIFTIN POETIK SKËNDER DHE ELIDA BUÇPAPAJNga FASLLI e NIRVANA HALITI (09.12.2014)
PËRTEJ SHKËLQIMIT TË QËNDRESËS (Si parathënie për librin “Dëbimi i shqiptarëve prej Kosove në vitin 99” të Sulejman Didës)Nga REXHEP SHAHU (09.12.2014)
ALBUMI I PIKTORIT - AKUAREL 6, NGA CIKLI 'KODRAT E HIMARËS' I HELIDON HALITIT (09.12.2014)
TË MBRETËROJË ARSYEJA DHE MENÇURIA POLITIKE DUKE MOS DHËNË SHEMBULL TË KEQKoment nga SKËNDER MULLIQI (09.12.2014)
1919-1920BURRAT QË SHPËTUAN SHQIPNINË NGA COPTIMINga FRITZ RADOVANI (09.12.2014)
CEREMONI PËRKUJTIMORE NË 13 VJETORIN E SULMEVE TERRORISTE (09.11.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]