E Martë, 05.21.2024, 09:14pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
CURRAJ I EPËRM - SEKRETI I FUNDIT I SHQIPËRISË

E Enjte, 10.09.2014, 09:44am (GMT+1)



Pak njerëz në ditët e sotme mund të kenë dëgjuar për fshatin Curraj i Epërm, e edhe më pak prej tyre kanë arritur ta vizitojnë këtë fshat. Por, ata që tashmë e kanë vizituar, e kanë kuptuar dhe janë bindur se nëse dikund ekziston parajsa hyjnore, atëherë ajo tokësore ndodhet pikërisht në këtë fshat.

Shtëpitë, kulla prej guri, bjeshkët e larta në të dyja anët dhe lumi i pastër si loti që përshkon mes për mes fshatin e gjelbëruar, e bën Currajn e Epërm ta fitojë epitetin e fshatit më të bukur jo vetëm në Shqipëri por edhe më tej. Mbiemrat më të njohur në Curraj të Epërm janë: Perpepaj, Nikbibaj, Prebibaj, Mrishaj, Çokaj, Malndreaj, Gecaj dhe Ndrevataj.

 Lugina e fshatit Curraj i Eperm

I ndodhur në një luginë magjepëse, që ndanë Nikajn dhe Merturin në rrethin e Tropojës, në veri të Shqipërisë, fshati Curraj i Epërm, apo Curraj i Eper siç e quajn vendasit, llogaritet si njëri ndër fshatrat më të izoluar të rajonit. Ndikim të madh në këtë fakt, ka mungesa e një rrugë automobilistike, mungesë e cila gjithashtu ka ndikuar edhe në braktisjen pothuajse të plotë të fshatit.

Shtepi karakterisitike e fshatit Curraj i Eperm

Dikur kishte mbi 150 shtëpi, ndërsa këtë fillim tetori në fshat nuk mund të gjesh më shumë se 10 banorë, të shpërndarë në jo më shumë se 4 apo 5 shtëpi. "Mungesa e rrugës së makinës ka bërë që gati të gjithë banorët ta braktisin fshatin dhe të shkojnë kryesisht në Tiranë dhe në Shkodër, por ka edhe shumë të atillë që sot jetojnë edhe jashtë shtetit.

Ka familje që kanë ikur para 20 vjetësh dhe kurrë nuk janë kthyer më në fshat. Sot shtëpitë e tyre janë dëmtuar e shumë të tjera edhe janë rrënuar tërësisht", tregon Tonini, njëri ndër të paktet banorë që gjetem në fshat.

Fshati popullohet kryesisht gjatë muajve të verës, ndërsa zbrazet në tërësi periudhën tjetër të vitit, por as ky popullim nuk është i përafërt me numrin e dikurshëm të banorëve.

Shtëpitë e rrënuara, dëshmi i shpërnguljes masive nga fshati

"Vijnë në verë por jo më shumë se 10 apo 15 shtëpi. Ashtu ja bëj edhe unë. Familjen e kam në Shkodër, ndërsa unë kam ardhur gjatë verës në fshat edhe për të mbjellur ndonjë gjë por edhe për ta mirëmbajtur shtëpinë nga rrënimi. Tash kur koha fillon të prishet i mbledh të gjitha ato që kam mbjellur dhe shkoj në Shkodër tek familja", vazhdon me rrëfimin për fshatin dhe banorët e tij bashkëbiseduesi ynë Tonini.

E për ta bërë këtë udhëtim, Tonini si mjet të vetëm të transportit mund ta përdorë mushkën. Me të, i duhen minimalisht 4 orë e gjysëm për të mbërritur tek rruga e makinës në fshatin Curraj i poshtëm, aq sa i duhet edhe për tu ngjitur në Curraj të Epërm, por kësaj rradhe nga ana tjetër, nga fshati Vranë.

Por, jo gjithmonë ky fshat ka qenë i braktisur dhe i destinuar të shkatërrohet në mungesë të mbikqyrjes nga banorët e vet. Në të kaluarën, para se në Shqipëri të instalohej sistemi demokratik i qeverisjes, ky fshat kishte jetë dhe gjallëri. Fshatarët kishin shkollë, ambulancë me dy infermiere, kishë e madje edhe hidrocentral të vetin.

Mushka, i vetmi mjet transporti në Curraj të Epërm

Por, të gjitha këto u shkatërruan pas viteve të 90-ta, kur në mungesë të infrastrukturës, banorët vendosën të kërkojnë një jetë më të mirë. Sot, edhe ata pak banorë që një pjesë të kohës e kalojnë në fshat, jetojnë pa energji elektrike, pa përkujdesje shëndetsore dhe të izoluar tërësisht nga pjesa tjetër e botës. "Është vështirë të jetohet në këto kushte, por nëse nuk vijmë të paktën gjatë verës shtëpitë tona do të rrënohen tërësisht", thotë Tonini, kur pyetet për vështirësitë e të jetuarit në kushte pothuajse mesjetare.

E megjithë braktisjen e vendit nga ata që tashmë janë larguar dhe me jetën e vështirë për ata që vazhdojnë të jetojnë në fshat, banorët e Currajt vazhdojnë ta duan dhe të ëndërrojnë për ditë më të mira për vendlindjen e tyre. Në këtë kontest, ajo që befason për të mire është një "besatim" i hershëm i vendasve që asnjëherë, as tash e as në të ardhmen, ashtu siç nuk ka ndodhur asnjëherë më parë, të mos i shesin shtëpitë apo tokat e tyre në fshat.

Tonini, njëri nga banorët e paktë të fshatit

"Banorët e fshatit kurrë nuk kanë shitur shtëpi apo tokë për të huajt. Ky është një vendim shumë i vjetër i cili zbatohet me vendosmëri të madhe edhe sot", tregon Tonini, i cili ndonëse në moshën 26 vjeqare, megjithatë nuk e di me saktësi të plotë zanafillën e këtij besatimi. Megjithatë, ai di të tregojë një histori të ndodhur një vit më parë, kur një shtetas gjerman i pasionuar me pamjen e fshatit Curraj, kishte tentuar të blinte pronë në fshat, por i tërë tentimi i tij kishte qenë i kotë, edhe pse në duar mbante qindra mijra euro, mjaft të nevojshme për fshatarët e varfër.

Në Curraj të Epërm ende ruhet tradita dhe mikpritja shqiptare

Traditë e pa shkruar. Askush nuk duhet ta gëzojë fshatin, përveç banorëve të fshatit.

E nëse dikur, ideja për të mos shitur shtëpi bëhej ndoshta për ta ruajtur tërsinë e fiseve apo vëllazërive brenda fshatit, në ditët e sotme kjo po ndodhë për shkak se banorët kanë filluar ta kuptojnë mundësinë e përfitimit nga turizmi. "Njerëzit kanë filluar që viteve të fundit të vijnë dhe të investojnë në rregullimin e shtëpive të veta.

Turistët nga Gjakova duke e shijuar mengjesin në Curraj

Nuk janë shumë por ky numër do të rritet në të ardhmen. Ky është një vend i mrekullueshëm. Të gjithë thonë se këtu është më bukur se në Theth e se në Valbonë. Këtu nevoitet vetëm rruga e makinës dhe ky vend mund të lulëzojë nga turizmi", insiston Tonini.

E këtë mendim të tij e përforcojnë edhe Lekë Sina e Nëntor Oseku, dy të rinjë gjakovarë, të cilët për të dytin vit rradhazi po e vizitojnë fshatin Curraj, e të ciëlt mund të quhet edhe kosovarët e parë që po e vizitojnë këtë vend. Ata thonë se fshati Curraj është shumë më ndryshe se vendet tjera të turizmit malor në Shqipëri dhe kjo i garanton këtij fshati një të ardhme të mirë turistike.

"Përveç faktit se është njëri prej fshatrave më të bukur, Curraj i epërm e ka edhe një përparësi tjetër karshi vendeve tjera turistike si Thethi e Valbona. Banorët e Currajt vazhdojnë ta ruajn traditën origjinale të mikpritjes dhe ende nuk janë komercializuar siç mund të vërejmë raste në Theth e Valbonë", thotë Nëntor Oseku.      

Kisha që i mbijetoi komunizmit

Ndryshe, përpos bukurisë dhe magjepsjes që ofron sot, Curraj njihet edhe për një të kaluar të lavdishme, e kaluar e cila zë vend të rëndësishëm në historinë e popullit shqiptar. Banorët e këtij fsahti shumë të vjetër, mijra vjeqar, gjithmonë janë njohur për kompaktësinë dhe unitetin e e tyre. Kjo ka bërë që ata tradicionalisht të dalin triumfues, në të gjitha luftrat qe ka kaluar Shqipëria.

Është e njohur vendosmëria e banorëve të fshatit Curraj në luftë kundër pushtimit turk, pushtim i cili në fakt kurrë nuk ndodhi në këtë fshat. Currjanët e dalluan edhe gjatë vitit 1944 në luftë për mbrojtjen e Plavës dhe Gucisë, kundër forcave serbo malazeze. Ata nuk u dorëzuan as përballë dikaturës komuniste të Enver Hoxhës, sistem i cili megjithatë bëri shumë dëme në këtë fshat. Është e njohur vendosmëria e burrave të fshatit të cilët në vitin 1967 nuk e lejuan rrënimin e kishës së fshatit, për të bërë kështu fshatin e tyre ndër të paktët fshatra me kishë gjatë diktaturës komuniste.  

Të lindur e të rritur në rrymën e dashurisë për vendlindjen e tyre, burrat e fshatit Curraj i Epërm edhe sot e kësaj dite nuk e harrojnë këtë ndjenjë, ndonëse shumë prej tyre të detyruar që të jetojnë largë këtij fshati. Me dëshirën që Curraj të mos shuhet kurrë dhe çdo ditë e më tepër të përtërihet, dy vjet më parë, në vitin 2013, banorët që jetojnë në Tiranë, Shkodër e gjetiu kanë vendosur që një herë në vit, në të shtunen e dytë të muajit gusht, të mblidhen në fshat dhe bashkarisht ta organizojnë një festë të madhe, të quajtur "Dita e Currajve të Epërm".

Ky veprim, është shembull dhe dëshmi se fsahti Curraj i Epërm nuk do të shuhet kurrë por çdo ditë e më tepër do të rritet e zhvillohet e do të bëhet një vend atraktiv i vizituar nga turistë anë e kënd botës. /Zëri/






www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
QYTETARËT E KANË HUMBUR BESIMIN NË KËTË KASTË POLITIKENga SKËNDER MULLIQI (10.08.2014)
BBC - DJALI NGA KOSOVA I CILI U RRIT PËR T'U SHNDËRRUAR NË NJË SULMUES VETËVRASËS (10.08.2014)
HARTA FETARE E BOTËS (10.08.2014)
TURQIA - KY ALEAT I VYERNga DRITAN HILA (10.08.2014)
TIRANA SOT, FIKS SI 80 VITE MË PARËKrahasimi mes Tiranës së viteve ’40 dhe Tiranës sot. Përveç ndërtesave shumëkatëshe asgjë nuk ka ndryshuarNga DORJANA BEZAT (10.08.2014)
LIBËR I RI PËR ATDHETARIN E SHQUAR ALI IBËR NEZAJ(Përgatitur: Ganimete Thaçi)Nga Prof. MURAT GECAJ (10.08.2014)
NOTOJ ME ATA QË FUNDOSENNga AUREL DASARETI, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au) (10.07.2014)
VETËVENDOSJA E BËN KALË ENVER HASANIN (10.07.2014)
NË LURË PËRUROHET KISHA E SHËN MËRISË (10.07.2014)
PËRGJOHEN TELEFONAT E MINISTRAVE TAHIRI DHE VELIAJ - AMERIKANËT PRO ED SELAMIT PËR KRYETAR BASHKIE (10.07.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]