E Martë, 05.21.2024, 10:16pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
GEORGE WASHINGTON - LEGJENDA E PACËNUESHME

E Shtunë, 11.15.2014, 10:47am (GMT+1)


Pronar skllevërish, lojtar bixhozi, strateg mediokër, spekulues fondesh. Aspak tërheqës dhe me kulturë modeste. E megjithatë miti i George Washingtonit, shenjt i qytetërimit amerikan është i pacënueshëm. Komandant i rebelëve gjatë luftës së pavarësisë, që vuri 13 kolonitë britanike të Amerikës kundër tokës mëmë angleze (1775-1783), ai arriti të fitojë më vonë një popullaritet befasues, aq sa me përfundimin e konfliktit, frika se Amerika mund të binte nën udhëheqjen e tij në një diktaturë ushtarake u bë evidente mbi të gjitha në Europë.

Pronar tokash

Po cili ishte në të vërtetë George Washingtoni? I lindur në vitin 1732 në një fabrikë në Westmoreland, në Virginia (shtet ku do të lindnin më vonë tetë presidentë të Shteteve të Bashkuara), nip i kolonëve anglezë dhe bir i një familje pronarësh tokash, George mbeti jetim nga babai kur ishte vetëm 12 vjeç. Pasi trashëgoi pronat e familjes dhe pasi kish punuar si gjeometër në Pennsylvania, arriti të sigurojë lidhjet e duhura dhe të shndërrohej në një prej njerëzve më të rëndësishëm të kolonisë.

Tek mbushte të njëzetat vendosi që të ndjekë karrierën ushtarake, me objektivin poër të zgjeruar sa më shumë zotërimet e tij. Luftoi kundër indianëve dhe mori pjesë, si komandant i trupave të Virginias, në përleshjet anglo-franceze për kontrollin e Amerikës Jugore që i paraprinë Luftës Shtatë vjeçare. Konflikti, që përfundoi në vitin 1763 me disfatën e francezëve nxorri britanikët si fuqia më e madhe koloniale dhe detare e botës. Por për të riun Washignton gjërat nuk kishin shkuar edhe aq mirë: i vënë disa herë me shpatulla pas murit dhe id etyruar të dorëzohet në vitin 1754, ai kërkoi largimin dhe u rikthye në shtëpi.

Ftesë në dasmë

Në vitin 1759, martesa me Martha Dandrige ia ndryshoi krejtësisht jetën. Martha ishte vejusha e Daniel Parke Custis, bir i një prej familjeve të kolonëve më të pasura dhe më me ndikim në të gjithë perandorinë. Eshtë e mundur që ëashington nuk e dashuronte aspak Marthan, dhe siç dëshmon lidhja e tij me Sally Fairfax (me të cilën kishte rënë në dashuri), në shumë raste ishte gati duke e braktisur: por ka qenë pikërisht Sally, sipas historianëve, që e ka bindur që të qëndrojë me të. Martha, pasuria e të cilës ishte e jashtëzakonshme, mendohet të ketë qenë trampolina për Washingtonin, dhe Sally e dinte mirë këtë gjë.

Duke administruar pronat e bashkëshortes, George kuptoi se sa të rënda ishin kufizimet që Britania e Madhe i vendoste ekonomisë koloniale, të ashpërsuara edhe më tej pas konfliktit me francezët. Dhe ashtu si shumë kolonë të tjerë nisi të ndihet gjithnjë e më shumë amerikan dhe gjithnjë e më pak nënshtetas i një vendi të largët, të cilin për më tepër nuk e kishte parë asnjëherë. Ndoshta në atë epokë, askush nuk ushqente ide pavarësie. Por zemërimi kishte filluar të rritej. "Borxhi kombëtar britanik, si rezultat i luftës shtatë vjecare ishte dyfishuar", ka shkruajtur Maldwin Jones, një prej studiuesve më të spikatur të historisë amerikane. "Kostoja e mbrojtjes së perandorisë ishte rritur nga 70 mijë stërlina në 1748, duke shkuar në 350 mijë stërlina në vitin 1763 dhe tani, shqetësimi kryesor i George Greenville, kryeministri perandorak, ishte që të merrte sa më shumë para nga kolonitë".

Greenville i mohoi një pagë klerit anglikan të Virginias, rriti taksat, vendosi kufizime të reja, ndaloi kontrabandën dhe e bëri praktikisht të pamundur tregtinë e sheqerit. Rezultatet ishin të dëmshëm: Greenville nuk kishte llogaritur që, pasi kishin mposhtur francezët, kolonët nuk do të ndienin më nevojën që të mbroheshin nga britanikët, dhe që idetë e reja libertariane europiane do të kishin zënë vend edhe në Amerikë.

Biznese

Në vitin 1765, Parlamenti anglez miratoi Stamp Act, një ligj që vendoste tek kolonitë një vulë të shtetit mbi gazetat, manifestet, faturat tregtare, dokumentat detarë, liçensat, aktet martesorë etj. Një mjet që i goditi të gjithë, pa dallim. Lulëzuan menjëherë organizatat e fshehta për koordinimin e opozitës: për disa vite përleshjet, pavarësisht se raportet mes dy anëve të oqeanit u acaruan jo pak, u mbajtën nën kontroll. Por ligji mbi çajin (1773) bëri që të prishen ekuilibrat e brishtë. Vitin pasardhës George Washingtoni, i emëruar anëtar i kongresit të parë kontinental (një lloj shoqate mes kolonive) mori pozicion kundër anglezëve dhe në favor të pavarësisë. Kongresi miratoi një dokument që u jepte kolonive pushtetin absolut për të përgatitur legjislacionin për punët e tyreë, duke pezulluar marrëdhëniet tregtare me tokën mëmë: ishte një deklaratë lufte.
Washingtonit iu ngarkuan komanda e ushtrisë dhe misioni thuajse i pamundur për të mposhtur forcat angleze. "Washigntoni u zgjodh sepse ishte pjesë e një ansambleje komunare, një element jo dytësor për atë epokë, si dhe për faktin që njihej si një njeri besnik dhe i nderuar", shpjegon Marco Sioli, docent i historisë së Amerikës së Veriut në Universitetin shtetëror të Milanos. "Për më tepër, ishte martuar me Martha Dandrige, një tjetër faktor që nuk duhej injoruar".

Fazat e para të revolucionit ishin shkatërrimtare. Në shpërthimin e luftës ishin tre qytetarë britanikë për cdo amerikan: kolonët nuk kishin një marinë të tyren apo as edhe një qeveri tët yren, dhe në territor nuk kishte as institucione dhe as infrastrukturë. Por gjithësesi, ata shkuan përpara. Trupat koloniale arritën të sigurojnë sasi të pamjaftueshme baruti si dhe disa mijëra pushkë: Washingtoni u gjend duke komanduar një grup prej 20 mijë burrash të çoirganizuar, të padisiplinuar dhe me mungesë armësh. Dhe mbi të gjitha, shumë të lidhur me fushat e tyre dhe shumë pak të prirur për të dhënë jetën.

"George e kuptoi menjëherë se do të duhej të bënte një mrekulli", vazhdon Sioli. "Në atë kohë, në Amerikë nuk kishte as tregtarë dhe as prodhues armësh. Situata ishte e dëshpëruar, aq sa shkencëtari nga Bostoni Benjamin Franklin sugjeroi që të luftohej, si indianët, me harqe dhe shigjeta", thotë eksperti.

Sensi i detyrës

Për Washingtonin, sipas fjalëve të tij, lufta dhe angazhimi civil nuk "ishin një privilegj, por një detyrë". E megjithatë ai thoshte se, me kënaqësi do të kish hequr dorë nga roli i tij për t'u tërhequr dhe jetuar në fshat. E vështirë t'i besosh. "Washingtoni po ngjitej në shkallën sociale amerikane, po pasurohej, ishte martuar me Marthan. E gjithë kjo nuk po ndodhte rastësisht. Ishte pikërisht ajo që ai dëshironte", thotë Sioli. "Filloi të prezantohej tek trupat me uniformë të lartë, që nuk e hiqte thuajse asnjëherë. Dhe kërkonte disiplinë maksimale, duke vendosur ndëshkime shumë të ashpër për dezertorët".

Në 17 qershor 1775 amerikanët sulmuan britanikët në Boston: rebelët u sprapsën, por humbjet mes anglezëve ishin më shumë se një mijë ushtarë (më shumë se dyfishi i atyre amerikane). Pak muaj më vonë qyteti kapitulloi. Suksese dhe humbje u alternuan që nga Kanadaja deri në zonat më jugore të kontinentit. Mes kolonëve, të terrorizuar nga kërcënimet e anglezëve, u la të kuptohet dëshira për riafrimin me Kurorën. Por kur Mbreti George III dhe qeveria britanike zbuluan qëllimet e tyre, dashuria për tokën mëmë u zbeh shumë: urdhëri i Londrës ishte që të vriteshin rebelët, dhe për ta bërë këtë ishin rekrutuar madje 30 mijë mercenarë gjermanë.

Përjashtimi

Washingtoni ishte një burrë inteligjent, por nuk ishte një gjeneral: njerëzve të tij u duhej të hiqnin fatkeqësi të çdo lloji. Mes humbjeve dhe dezertimeve, ushtria koloniale mund të mbështetej mesatarisht në 5-10 mijë ushtarë, dhe ndonjëherë tek më pak se dy mijë. Në fushë të hapur amerikanët nuk kishin asnjë shpresë. "Si kompensim, Washingtoni kishte një rrjet shumë të mirë spiunazhi", thotë historiani ushtarak Andrea Ferdiani. Dhe dijet e tij topografike, familjariteti me territorin dhe kontaktet që kishte me indianët e bënin atë një ekspert të luftës guerilase". Fati, në një moment të caktuar i erdhi në krah: një seri gabimesh të gjeneralit anglez John Burgoyne dëmtoi shumë forcat britanike që u dorëzuan në Saratoga në 1777. Episodi shtroi rrugën për një aleancë mes rebelëve dhe francezëve, të cilëve nuk u kish humbur kujtimi i humbjes që kishin pësuar gjatë luftës 7-vjeçare. Ndërkohë, në 4 korrik 1776, Thomas Jefferson, Benjamin Franklin dhe John Adams, president i dytë i SHBA kishin hartuar Deklaratën e Pavarësisë, e cila do të sanksiononte lindjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Washingtoni nuk kishte marrë pjesë në hartimin e saj: çuarja përpara e një projekti politik kaq të gjerë, vëren Spioli, nuk ishte për të.

Deklarata, sipas Maldwyin Jones nuk ishte aq shumë një projekt institucional, se sa një "justifikim moral për rebelimin si dhe një renditje e gjatë e padrejtësive kundër kolonëve, për të cilat fajësohej George III, i akuzuar se ishte përjekur që të vendosje një tirani absolute në Amerikë".

Ndihma nga jashtë

Kapitullimi i Saratogës bindi Europën që britanikët ishin në pikën e lëshimit. Që prej kohësh Parisi furnizonte në fshehtësi kolonët me armë dhe me barut. Në vitin 1778, qeveria franceze i shpalli luftë Anglisë. Në 1779 i erdhi radha Spanjës dhe më pas Holandës.

Lëvizja antibritanike, në të vërtetë nuk është se e kish me shumë sy të mirë SHBA (e konsideronte një kërcënim potencial), por e kapi në ajër rastin për të dobësuar fuqinë përtej kanalit, duke kontribuar në mënyrë indirekte për fitoren e SHBA. Një fitore që në fushëbetejë nuk dukej aspak e sigurtë: muajt e fundit të luftës kishin qenë plot me përplasje. Trupat kontinentale ishin të plagosura, të uritura, të depresionuara dhe Washingtoni e dinte që nuk kish më hapësirë për të ngritur moralin.

Diktator?

Presidenti i ardhshëm mendohet të ketë qenë edhe objekt i një komploti nga njerëz të afërt të tij, i cili dështoi. Shumëkush kish nisur të vinte në dyshim aftësitë e tij ushtarake (kish humbur më shumë beteja nga sa kish fituar) dhe Adamsi e quajti qasjen popullore ndaj tij një "nderim supersticioz", që do të kish çuar SHBA drejt një totalitarizmi. Si të mos mjaftonte, zakoni i tij për të marrë të drejtat mbi tokat me të cilat shpërbleheshin ushtarët jepte përshtypjen që Washingtoni kujdesej më shumë për interesat e tij, se sa ato të kombit.

Këto hije, të paktën pjesërisht janë fryt i një vizioni të paplotë. "Washingtoni", thotë Sioli, "kishte hijen e babait të shtëpisë dhe për shkak të mësimeve të tij, për më tepër informale, shprehej shpesh herë me aforizma që përmbanin parime morale apo të sjelljes. Për këtë arsye pëlqehej". Dhe nëse një ushtri, apo dicka e ngjashme, arriti që të shkojë deri në fund të luftës, kjo erdhi për shkak të aftësisë së tij për të përballuar humbjet e vazhdueshme: disa u kthyen në krahun e anglezëve, të tjerë u tërhoqën. Edhe një patriot si presidenti i ardhshëm James Monroe u largua për të studiuar. "Më shumë se drejt diktaturës, rreziku ishte që të shkohej drejt anarkisë", vazhdon historiani.

Mbërritën francezët

Në ndihmë të rebelëve erdhën anije, burime dhe mjete që dërgoheshin nga Europa. Por vendimtare ishte mbërritja e francezëve. Në vitin 1781, ushtria e Washingtonit dhe ajo franceze iu qepën pas gjeneralit anglez Charles Cornwallis, i cili në 19 tetor dorëzoi armët. "Cornwallis iku dhe shpatën Washingtonit ia dorëzoi një vartës i tij", thotë Sioli. Një shenjë përçmimi ndaj autoritetit të ri, që thoshte më shumë se një mijë fjalë. Në po atë vit, për të larguar frikërat për një diktaturë, Washington hoqi uniformën dhe u kthye në fushat e tij të preferuara. "Një ushtri thirret për t'i shërbyer një vendi dhe jo një qeverie", tha ai.

Pasi kish marrë pjesë në miratimin e kushtetutës, ai u zgjodh president në 1789 dhe u rikonfirmua në 1792. Në vitin 1797 refuzoi mandatin e tretë. Ndërroi jetë në Mount Vernon, në Virginian e tij në 14 dhjetor 1799./bota.al

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FOTO E DITËS - RAMA SHËTIT SI QYTETAR I THJESHTË NË STOKHOLMNdryshe nga Beogradi ku delegacioni shqiptar u desh të shoqërohej nga mijëra policë (11.15.2014)
NË TURQI JETOJNË 700 MIJË ÇAMË (11.14.2014)
HUMBJA E DYTË E DIPLOMACISË SERBE NË BEOGRADVështrim nga SKËNDER MULLIQI (11.14.2014)
KOSOVA - BETEJA PËR NJOHJE* Botuar për herë të parë në Conflict Studies (Londër), nr. 137/138 (1982), f. 23-43.Marrë nga libri 'Shqipëria dhe shqiptarët në rrugën e rimëkëmbjes' i ELEZ BIBERAJT (11.14.2014)
MUÇI FEZGA - GJITHÇKA QË MUND TË BËJMË, TË JETË PËR TË MIRËN E BREZAVE QË NA PASOJNËIntervistoi: KUJTIM MATELI (11.13.2014)
Në 70 vjetorin e përmbytjes së Shqipnisë...PKSH E DREJTUEME NGA TERRORISTI ENVER HOXHA ISHTE NË SHERBIM TË KASAPËVE SHOVENISTË SERBË...Nga FRITZ RADOVANI (11.13.2014)
TAKIMI RAMA-VUÇIÇ, ZOR SE MUND TË JESH ENTUZIASTNga FATOS LUBONJA (11.13.2014)
Një ditë në PrishtinëSHIKIM I VARUR NË DEGË LISIReportazh nga AGIM GASHI (11.13.2014)
EVROPA E BASHKUAR DHE SHQIPTARËT - SHPALIME PËR EVROPËN E BASHKUAR DHE SHQIPTARËT, PREJ GJENEZËS E DERI SOT (Pjesa XI)Nga BRAHIM AVDYLI (11.13.2014)
POETI VISAR ZHITI PUBLIKOI 'LAJMËTARËT E EVROPËS' (11.13.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]