E Hënë, 05.06.2024, 12:54am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
AMBASADORI HILL - IU HODHËN NË PËRQAFIME RUGOVËS, I RANË NË GJUNJ SI TË ISHTE PAPË
Pashë se Ibrahim Rugova ishte forcë që duhej bërë hesap – ndoshta arsyeja pse UÇK-ja dhe të tjerë ishin aq të ashpër me të

E Hënë, 12.15.2014, 04:00pm (GMT+1)


Prishtinë, 10 dhjetor - Emisari amerikan për Kosovën në vitin 1998, ambasadori Christopher R. Hill, në librin e sapobotur të kujtimeve për karrierën e tij si diplomat, "Outpost: Life on the Frontlines of American Diplomacy" (Pararojë: Jeta në vijat e para të frontit të diplomacisë amerikane) shkruan ndër të tjera për luftën në Kosovë dhe rreth Kosovës.

Duke përshkruar një vizitë që kishte bërë bashkë me Presidentin Ibrahim Rugova në fshatra të Malishevës të kapluara nga lufta në nëntor të atij viti, ambasadori Hill shkruan:

E mora (Rugovën) në makinën time më 3 nëntor (1998) dhe shkuam së pari në fshatin e vogël pitoresk, në Banjë të Malishevës. Minareja e xhamisë së fshatit ishte rrëzuar nga një predhë shumë precize nga tanku, dhe kërma të kafshëve të banorëve të fshatit ende po prisheshin në fushë që prej një muaji, kur serbët i kishin përdorur si ushtrim për marrje në shenjë. Vazhduam pastaj për në fshatin e vogël Ostrozub, ku poashtu dolëm jashtë në rrugën kryesore, që gëlonte me banorë të kthyer që bartnin dhe tërhiqnin zvarrë plaçkat e veta personale teksa ktheheshin nga mali ku qenë fshehur me javë të tëra në pyll. Reagimi i tyre kur e panë Rugovën ishte i jashtëzakonshëm. Njerëzit fillimisht ngurruan kur e panë prijësin e vet prej më shumë se një dekade, pastaj iu afruan dhe iu hodhën me krahë rreth qafe, duke e puthur në faqe. Disa iu hodhën në përqafim dhe i ranë në gjunjë, duke ia puthur dorën, si të ishte Papë.

U ndala për të kapur pamjen në tërësinë e saj. Për ata që kishin thënë se e ka pasur puna e tij, do të doja ta shihnin tani. Se çka i bën disa politikanë karizmatikë dhe çka jo ka qenë koncept përherë i pakapshëm për mua, por në këtë ditë e pashë se Ibrahim Rugova ishte forcë që duhej bërë hesap ndoshta arsyeja pse UÇK-ja dhe të tjerë ishin aq të ashpër me të. (Christopher R. Hill, "Outpost", Simon & Schuster, New York, 2014, fq. 143-144).

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MAJLINDA KELMENDIT I DORËZOHET ÇMIMI XHUDISTJA MË E MIRË E BOTËS PËR VITIN 2014 (12.15.2014)
RITA ORA DORË PËR DORE ME BARACK E MICHELE OBAMAN (12.15.2014)
PROJEKTI I NJË BLLOKU RUSI-SERBI-MAQEDONINga PETRIT HALITI (12.15.2014)
ULIKSI RREFEN HISTORINE E TE ATIT, BEKIM FEHMIUTI biri i Bekim Fehmiut: Historia e sagës që lindi intelektualë e patriot (12.14.2014)
TAKIMI IM ME POETIN ESENIN -BIRINga ROZI THEOHARI—Boston (12.14.2014)
Le Monde - FUNDI I EPOKËS SË HASHIM THAÇIT TË GJITHËPUSHTETSHËM (12.13.2014)
MJESHTRI I LETRAVE, PENG I FATIT TË KEQ - MOS E LINI VETËM SKËNDER DRININShkrimtari 79-vjeçar ka rreth 2 javë që është në koma në Repartin e Reanimacionit (12.13.2014)
Leksion publik i Dr Gëzim Alpion në Londër'INTELEKTUALI DHE MALLKIMI I VEGJETIMIT - HARRESA E IMPONUAR NË VEPRËN LETRARE TË FATMIR TERZIUT' (12.13.2014)
NË TIRANË KËTO DITË MASIELA LUSHA, ARTISTJA QË LINDI NË SHQIPËRI DHE U RRIT NË HOLLIVUD (12.13.2014)
DRONI I QIELLIT TONËNga AHMET SHQARRI (12.12.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]