E Djelë, 05.19.2024, 07:18am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
SHKËLZEN DOLI, VIOLINISTI YNË I PËRMASAVE BOTËRORE, SHKËLQEN NË FILARMONINË E VJENËS
Ekzekutimi i këngës shumë të njohur shqiptare “Hapi sytë” kushtuar Çamërisë është përcjellë me kërcim të balerinëve të njohur

E Enjte, 01.01.2015, 04:16pm (GMT+1)


Violinisti ynë tashmë me përmasa botërore Shkëlzen Doli, sot ka performuar në Koncertin e Vitit të Ri (2015) të Filarmonisë së Vjenës.

Ekzekutimi i këngës shumë të njohur shqiptare "Hapi sytë" kushtuar Çamërisë e në skenë është përcjellë me kërcim të balerinëve të njohur.

Shkëlzen Doli është lindur më 9 gusht 1971 në Elbasan. Ai më pas ka jetuar në Gjakovë.

Interpretimi tij i shkëlqyer mahniti ndjekësit e Koncertit tashmë tradicional të Vjenës i cili çdo vit mbahet më 1 janar me ekzekutime të veprave klasike filluar nga Bachu e Beethoveni e të tjerë.

AUSTRI- Ora 11:15 minuta...1 janar 2015! Është kjo magjia që përcjell në çdo kënd të botës, koncerti tradicional i Filharmonisë së Vjenës, këtë vit nën drejtimin e mjeshtrit të madh Zubin Mehta.

Për Shqipërinë, ky koncert nuk mund të mos qe veçmas emocional...për të parën herë, një mozaik me motivet më të bukura shqiptare u ndoq prej cilitdo që ishte përpara ekranit duke ndjekur këtë koncert të madh. Ishte "˜Philharmonic Ensemble Vienna', formacioni i violinistit shqiptar nga Gjakova, Shkëlzen Doli...i Filharmonisë së Vjenës që përcolli këto motive dalluese të Shqipërisë...e gjithçka nisi me Kabanë e interpretuar prej tij në violinë.

Mëse 4 minuta muzikë shqiptare u ndoq në të gjithë botën, interpretuar ky ansambël me anëtarë të Filarmonisë së Vjenës! Ishte kjo surpriza e madhe për të gjithë shqiptarët në nisje të këtij viti të ri...!

"˜Albanian soul' apo "˜shpirti shqiptar' ushtoi kështu nga zemra e Vjenës në çdo kënd të botës ku ndiqet më kërshëri ky koncert...një mendim i vyer ky i shqiptarit nga Gjakova të Filharmonisë së Vienës, violinistit Shkëlzen Doli.

The Vienna Philharmonic New Year's Concert, këtë vit u drejtua nga dirigjenti Zubin Mehta, i cili bashkëpunon me këtë orkestër prej dekadash dhe është hera e pestë që Maestro Mehta drejton koncertin e Vitit të Ri të Filarmonisë.

Në programin e këtij viti u interpretuan pjesë të kompozitorëve më të zëshëm të botës, ku mbizotëronin të gjitha gjeneratat e kompozitorëve Strauss. Koncerti i këtij viti, u ndoq direkt në 90 shtete të botës prej mëse 50 milionë shikuesish.


ANISA YMERI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
2014 - NË VITIN E GAFAVE TË POLITIKËS INSTITUCIONET E KOSOVËS ISHIN NË KONVALESHENCË (01.01.2015)
KAMELEONI I VITIT 2014 - ISA MUSTAFA (01.01.2015)
DIBRA SHPRESON POR PETICIONI VAZHDONNga Dr. GËZIM ALPION, Angli (12.31.2014)
QËLLIMI I POLITIKËS KRIMINALENga Dr. ZEF MULAJ, Itali (12.31.2014)
LEKSIONET POLITIKE I KEMI MËSUAR...Vështrim nga SKËNDER MULLIQI (12.31.2014)
GËZUAR 2015 NGA RADIO EVROPA E LIRË â€œE ardhmja u takon atyre që besojnë në bukurinë e ëndrrave”, -- Eleanor Roosevelt. (12.31.2014)
FAMILJARËT E TË ZHDUKURVE TË LUFTËS PROTESTOJNË PARA QEVERISË (12.31.2014)
NJË URIM JO VETËM PËR ORTODOKSIT SHQIPTARËNga PETRO LUARASI (12.31.2014)
SHUMICA E FËMIJËVE NUK MUND TË GËZOHEN PËR VITIN E RI - NË NJË SHTET TË BANKROTUAR EKONOMIKISHTNga SKËNDER MULLIQI (12.30.2014)
2014 - VIT I MBRAPSHTË DHE I SHËMTUAR POLITIK!Nga FLORIM ZEQA (12.30.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]