E Hënë, 05.06.2024, 02:57pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
VRASËSIT E TAHIR ZEMAJT ME SIGURI ISHIN SHQIPTAR DHE PA DYSHIM ISHIN DORË E HUAJ
Nga HARRY BAJRAKTARI

E Djelë, 01.04.2015, 12:05pm (GMT+1)



Në foto: Nga e majta në të djathtë Musli Mulsomani, akademik Mark Krasniqi, Harry Bajraktai (autori i shkrimit) dhe Kolonel Tahir Zemaj i njohur për udhëheqjen dhe strategjnë e Betejës së Logjës kundër ushtrisë dhe forcave policore serbe në vitin 1998


Kolonel Tahir Zemaj, i njohur për udhëheqjen dhe strategjnë e Betejës së Logjës kundër ushtrisë dhe forcave policore serbe në vitin 1998, u vra në një prit bashkë me djalin e tij, Enisin dhe kushëririn Hasanin derisa po udhëtonin nga Dukagjini për në Prishtinë. Ishte kjo një vrasje tjetër politike pas atentatit që iu bë në Tiranë udhëheqësit të tij, Ahmet Krasniqit. Eshtë për të ardhur keq që vrasësit nuk kursyen as jetën e djalit të tij të ri, i cili atë ditë ndodhej me babain, kolenelin Zemaj. Kjo ka qenë një vrasje e rëndë, e cila për fat të keq, edhe sot pas shtatë vjetësh, mbetet e pa zbardhur dhe e pa hulumtuar, ashtu siç kanë mbetur edhe vrasje të tjera të kësaj natyre gjatë dhe pas luftës në Kosovë.

Tahir Zemaj lindi në Strellc të Epërm të komunës së Pejës. Ky fshat i njohur për kullat e bukura trikatëshe të Dukagjinit që nga lashtësia ka kultivuar me dinjitet: bujarinë, mikpritjen dhe kulturën tradicionale shqiptare. Zemaj pasi kishte kryer gjimnazin në Pejë, respektoi dëshirën e babait të tij, që njëri nga djemtë të studionte në ndonjë akademi ushtarake. Ai me vullnet nis studimet në akademinë e Zagrebit, vazhdoi në Beograd dhe i përfundoi në Sarajevë. Në Akademi ishte njohur me Ahmet Krasniqin, i cili vinte nga familja patriotike e Zhilivodës së Vushtrrisë. Ishte nip i luftëtarit dhe patriotit Aziz Zhilivoda, i cili deri në vitin 1952 kundërshtoi me armë okupimin e Kosovës nga Serbia në malet e Çicavicës. Zemaj dhe Krasniqi në detyra dhe vende të ndryshme ushtarake në kazermat e Jugosllavisë, kishin mbajtur lidhje të përhershme, si shokë dhe shqiptarë të një profesioni.

Tahir Zemaj duke treguar për punën e tij, pas mbarimit të akdemisë thotë: "Në fillim kam punuar në Kazermën Ushtarake në Pejë. Kam bashkëpunuar me kolonel Ali Muhaxherin, i cili ka qenë një udhëheqës i mrrekullueshëm ushtarak. Ky më ka nxitur të mësoj dhe përvetësoj disa nga dijet speciale ushtarake."

Pretendimet serbe që ta dominojnë tërë Jugosllavinë federative në vitet e 90-at, nxitën shqiptarët, sllovenët dhe kroatët që t'i kundërvëhen kësaj politike ekspansioniste të Beogradit që atëherë udhëheqej nga fashisti dhe krimineli Sllobodan Millosheviq. Në këtë periudhë shumë ushtarë shqiptarë që shërbenin në kazermat ushtarake jugosllave vriteshin misteriozisht. Ata iu ktheheshin familjeve në arkiviole, duke u mveshur motive të dyshimta se, gjoja kanë bërë vetëvrasje. Për këtë ishin të shqetësuar edhe eprorët ushtarakë shqiptarë, që rreth këtyre likuidimeve misterioze kishin informacione më të përafërta për gjendjen në këto kazerma.

Lufta në Kroaci dhe Bosnjë nuk arriti ta unifikojë asnjëherë faktorin e atëhershëm ndërkombëtar që gjakderdhje të ketë më pak. Më në fund u organizua Konferenca e Daytonit që t' i jipej fund konfliktit më të egër në Ballkan. Mirëpo, ky për Kosovën nuk solli asgjë, ishte një deshtim . Shpresat e shqiptarëve të Kosovës për një zgjidhje paqësore morën fund. E vetmja alternativë për Kosovën mbet lufta e armatosur. Në këtë kohë filluan të dalin formacionet e UÇK-së. Po ashtu presidenti Rugova, formoi Ministrinë e Mbrojtjes dhe në krye të saj vendos një ushtarak të karjeres, kolonel Ahmet Krasniqin. Ky formoi tri brigada të elitës dhe në krye të tyre emëroi komandant Tahir Zemajn, një ushtarak me përvojë. Këto brigada u përqëndruan në zonën e Dukagjinit. Ato zhvilluan luftime për gjashtë muaj. Janë të njohura beteja e Logjës dhe e Llukës nën udhëheqjen e tij.

Tahir Zemajn, edhepse ishte stërnip i families sonë, nuk e njihja deri kur filloi lufta në Kosovë, në vitin 1997-1998. Edhe gjatë kësaj kohe me të kisha kontakte vetëm nëpërmjet bisedave telefonike. Kur u zhvillua beteja e Loxhës e thirra nga New York-u dhe bëmë një bisedë të gjatë përkitazi me rrethanat e luftës në rajonin e Pejës. Ushtria serbe pas kësaj beteje ndërmori aksione të ashpra kundër popullatës së Dukagjinit, sidmos kundër disa fshatrave të rrethit të Pejës dhe Lugut të Baranit. Popullata civile shqiptare pas sulmeve të një pas njëshme, filloi të grumbullohet në fshatin Isniq.
Kolonel Zemaj lidhur me tërheqjen e tij me forcat ushtarake nga Rrafshi i Dukagjinit thotë: "Forcat serbe morën sinjalin jeshil. Do të thotë atyre u lejohej pastrimi i territorit të Kosovës nga të gjitha njësitë e amateur të UÇK-së. Serbët angazhuan trupat e korparmatës 52 të Armatës së Parë dhe të Dytë, në bashkëpunim me aviacionin, artilerinë e rëndë dhe batalionin e blinduar. Avionet ushtarakë bombardues të tipit " Jastrabac" dhe "Ori" kanë sulmuar për herë të parë fshatin Loxhë. Civilët shqiptarë e shihnin shpëtimin e tyre vetëm në mbrojtjen e brigadave tona. Ata s' kishin kujt tjetër t'i kërkonin ndihmë".

Një herë tjetër më telefonoi dhe më tha se gjendja është rënduar, ka shumë civilë të vrarë dhe fshtatra të rrethuara. Të gjitha këto informacione më shqetësonin mua dhe shqiptaro-amerikanët në SHBA. Unë për situatën atje informoja vazhdimisht miqtë e mi amerikanë, si Eliot Engel, Richard Holbrooke e të tjerë. Nga terrori serb popullata shqiptare filloi të përqëndrohet në një vend. Zemaj, duke treguar për gjendjen e atëhershme, pas përfundimit të luftës thotë: "Pas rivlerësimit të situatës në të cilën ndodhesha, kam vendosur të informoj të gjitha instancat e eprorëve të mi ushtarakë dhe civilë, dhe kam kërkuar ndërhyrjen e presidentit Dr. Ibrahim Rugova që ky me lidhjet e tij ndërkombëtare, të ushtrojë presion që të paktën serbët të ndalin aviacionin. Nga ana tjetër kam telefonuar edhe në New York. Kam biseduar me Harry Bajraktarin, që është një shiqiptaro-amerikan me origjinë nga Lugu i Baranit, me një aktivitet të shquar kombëtar në SHBA."

Pasi kolonel Zemaj më telefonoi nga një vend në afërsi të Isniqit, m' u lut që brenda mundësive të mia të ndërrmirrja diçka për të ndalur vrasjen e civilëve shqiptarë nga ushtria dhe policia serbe. Unë menjëherë thirra ambasadorin Richard Holbrooke dhe Kristopher Hill, të cilëve ua bëra me dije se një popullatë shumë e madhe e mbledhur në një vend në Dukagjin, ndodhet para një masakre, ngjashëm me atë të Srebrenicës.

U thashë se kërkohet një ndërhyrje e shpejtë, dersa të mos jetë shumë vonë. Informacionin tim këta dy miq e morën shumë seriozisht dhe më premtuan që do të bëjnë çdo gjë që është e mundshme në shpëtimin e tyre.

Vetëm pak kohë më vonë, Zemaj ka marrë kontakt me shefin e atasheve ushtarake të vendeve të OSBE-së, Wolfgangt Kaufmann, i cili ka dhënë garanci se nëse do të tërhiqeshin forcat ushtarake shqiptare, mbi popullsinë civile nuk do të ndodhte ndonjë masakër.

Koloneli lidhur me këtë rast në librin e tij "Kështu foli Tahir Zemaj" shkruan se: "Pas këtyre shkëmbimesh, Ministria e Mbrojtjes për herë të tretë më ka urdhëruar të përgatisë tërheqjen e trupave të mia. Nuk kisha municion për të rezistuar as për katër ditë". Ky ka qenë qëndrimi i përbashkët i institucioneve të Republikës së atëhershme të Kosovës dhe ndërkombëtarëve.

Me qëllim që të shpëtohej një masë e madhe e popullatës kolonel Zemaj fillon tërheqjen e forcave të veta në drejtim të Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Në një rast kur forcat e FARK-ut dhe ato të UÇK-së kishin mosmarrëveshje në koordinimin e përbashkët të strategjisë së luftë, Tahir Zemaj pat deklaruar: "Unë nuk kam plumba për shqiptarë".

Pas tërheqjes së Zemajt, në Dukagjin mbetet Ramush Haradinaj, rreth të cilit u grumbulluan luftëtarë të UÇK-së nga kjo zonë dhe shumë të tjerë që iu mveshën këtij duke ardhur nga diaspora në luftë për liri.

Pas lirisë së fituar në Kosovë, me zotin Zemaj jam takuar dy herë. Kam biseduar për shumë momente dhe në një rast më pat thënë se unë si ushtarak kam zbatuar urdhërin e institucioneve, në këtë plan, të Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovësë. Më akuzojnë, por unë kam kryer punën time si ushtarak dhe si përgjegjës. Kam luftuar me dinjitet për lirinë e Kosovës dhe këtë do ta tregojë historia.

Tash pas kaq vjetësh të atentatit mbi të dhe mbi djalin e tij, është koha që të gjenden vrasësit, që me siguri ishin shqiptarë dhe pa dyshim ishin dorë e huaj. Për fat të keq deri sot nuk u zbardh as rasti i vrasjes së Ahmet Krasniqit në Tiranë, as i Enver Malokut dhe i Xhemail Mustafës në Prishtinë dhe të disa veprimtarëve të tjerë që u vranë gjatë luftës dhe pas saj.

Jam i bindur se me zbardhjen e këtyre rasteve shteti i ri i Kosovës do të fitonte shumë në aspektin ligjor dhe të sigurisë kur aktorët e vrasjeve do të vëheshin para organeve të drejtësisë dhe do të merrnin dënimin e merituar. Ky është obligim ligjor, politik e moral që Kosova duhet ta kryej.

(Ky shkrim është botuar me rastin e 7 vjetorit të vrasjes të Tahir Zemajt)
-
* Autori është veprimtar dhe biznesmen i njohur i komunitetit shqiptaro-amerikan

HARRY BAJRAKTARI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
VITI I RI - KATËR FAMILJE KOSOVARE STREHOHEN NË KISHËN E CHÂTEAUROUX (01.04.2015)
PESË PREDIKATARËT MA TË MËDHEJ TË KLERIT KATOLIK SHQIPTAR NË SHEKULLIN XX1945 – 1950 Pushkatohen dhe zhduken 5 kolosët e mendimit Atdhetar, Fetar...Nga FRITZ RADOVANI (01.04.2015)
'COSA NOSTRA'!Është fjala për mafian kosovare të fundshekullit 20-të dhe fillimit të këtij shekulli Nga FLORIM ZEQA (01.03.2015)
HUMANIZËM DHE BAMIRËSINga ADRIANA ASHIKU, New York (01.03.2015)
SHQIPTARËT NËPËR DEKADA - ÇFARË KEMI KALUAR NË VITET 1914, 1924, 1934... DHE 2014Nga AGRON SHALA (01.03.2015)
SI TA DISH, KOLONEL TAHIR ZEMAJ, SE KU KA RËNË LDK-ja DHE KOSOVA?Nga SKËNDER MULLIQI (01.02.2015)
RUGOVIZMI SI NJË KONCEPT I NJË FILOZOFIE POLITIKENga SAIM TAHIRAJ (01.02.2015)
Në 115-vjetorin e lindjes të Skënder Luarasit (1900-1982)DITA KUR LINDANga SKËNDER LUARASI (01.02.2015)
NDRYSHIMI FILLON ME JU ZOTI KRYEMINISTËR!Nga FLORIM ZEQA (01.02.2015)
SHKËLZEN DOLI, VIOLINISTI YNË I PËRMASAVE BOTËRORE, SHKËLQEN NË FILARMONINË E VJENËSEkzekutimi i këngës shumë të njohur shqiptare “Hapi sytë” kushtuar Çamërisë është përcjellë me kërcim të balerinëve të njohur (01.01.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]