E Enjte, 05.02.2024, 12:56am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
KOLINDA GRABAR KITAROVIC PRESIDENTJA E ARDHME E KROACISË? Ajo është e para grua Asistente e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s

E Djelë, 01.04.2015, 02:18pm (GMT+1)



Kolinda Grabar-Kitarović (29 Prill 1968) është kandidate për presidente e Kroacisë.

Ajo është një grua sharmante, me një formim brilant dhe me një karierë të shkëlqyer, bashkëshorte dhe nënë e mrekullushme e dy fëmijëve, që thuhet se në prejardhjen e saj shfaqen edhe rrënjët shqiptare.

Kolinda Grabar ka lindur në Rjekë të Kroacisë. Ajo jetoi fëmijërinë dhe rininë në SHBA ku frekuentoi gjimazin në Los Alamos High School në Los Alamos të shtetit të New Mexico.

Më vonë ajo vijoi studimet në Fakultetin e Shkencave Sociale në Zagreb, ku u diplomua me një Bachelor of Arts në anglisht dhe spanjisht në vitin 1992.

Prej 1995-1996 ajo diplomoi në Akademinë Diplomatike të Vjenës në Harvard University.

Në vitin 2000 ajo mori master në të drejtën ndërkombëtare në Fakultetin e Shkencave Politike në Universitetin e Zagrebit.

Nga 2003-2004 ajo ndoqi studimet në George Washington University me një bursë Fulbright.

Më pas vazhdoi Kennedy School Government në Harvard  dhe po ashtu ajo ndoqi studimet në John Hopkins University.

Kariera

Në 1992, Grabar-Kitarović bëhet këshilltare në departamentin për bashkëpunimin ndërkombëtar në Ministrinë e shkencës dhe teknologjisë të Kroacisë.

Në 1993 u transferua si këshilltare në ministrinë e jashtëme.

Në 1995 drejton departamentin e Amerikës të Veriut dhe qendron në këtë pozitë deri më 1997.

1997 e gjen në Kanada si këshilltare në Ambasadën e Kroacisë, ku do të kalojë si këshilltare-ministre po në këtë ambasadë deri në vitin 2000.

Kolinda Grabar-Kitarović bëhet këshilltare e ministrit më Ministrinë e Jashtme deri në nëntorin e vitit 2003 ku ajo zgjidhet në parlament si përfaqësuese e popullit nga partia e Unionit Demokratik të Krocisë (HDZ).

Në qeverinë e krijuar në dhjetor 2003, ajo emërohet Ministre e Integrimit Europian, dhe menjëherë prej 1994 ajo drejton nisjen e negociatave të Kroacisë me Bashkimin Europian.

Në shkurt 2005 Grabar-Kitarović emërohet Ministre e Punëve të Jashtme e Kroacisë. Detyra e saj themelore ishte anëtarësimi i Kroacisë në NATO dhe BE.

Ajo qendroi në këtë detyrë deri në janarin e vitit 2008.

Ndërsa prej 2008 deri më 2011 është është Ambasadore e Kroacisë në SHBA.

Prej 2011 deri më 2014 ajo shërbeu si Ndihmëse për Diplomacinë Publike e Sekretarit të Përgjithëm të NATO-s.

Ajo është gruaja e parë që është emëruar në këtë detyrë si Asisistente e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s.

Kandidatja për Presidente

Që në shtatorin e 2012, gazeta e përditëshme kroate Jutarnji List përmendëte faktin se  Grabar-Kitarović duhej të konsiderohej si një kandidate e mundëshme në zgjedhjet presidenciale të 2015, si kandadate nga partia e Unionit Democrat të Krocisë (HDZ). Paralajmërimi i gazetës u vërtetua kur ajo u shpall zyrtarisht në 2014 nga HDZ si kandidate për presidente në garë me presidentin Ivo Josipovic që garon për një mandatin e dytë.

Në ditën e zgjedhjeve në dhjetor 2014, Grabar-Kitarovic fitoi 37.22%, duke dalë e dyta me një diferencë tepër të ngushtë pas Josipović që mori 38.46%. Një diferencë kjo shumë e vogël, fare e pakonsiderushme.  Grabar-Kitarović  dhe Josipović  do të ndeshen në raundin e dytë të zgjedhjeve që mbahen më 11 janar 2015.

Ne si shqiptarë do të votonim për këtë zonjë brilante e cila është edhe mike e madhe e shqiptarëve, megjithëse padyshim Kroacia në përgjithësi është aleate e shqiptarëve. /Përgatiti Elida Buçpapaj

 

 

 


Përgatiti Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
VRASËSIT E TAHIR ZEMAJT ME SIGURI ISHIN SHQIPTAR DHE PA DYSHIM ISHIN DORË E HUAJNga HARRY BAJRAKTARI (01.04.2015)
VITI I RI - KATËR FAMILJE KOSOVARE STREHOHEN NË KISHËN E CHÂTEAUROUX (01.04.2015)
PESË PREDIKATARËT MA TË MËDHEJ TË KLERIT KATOLIK SHQIPTAR NË SHEKULLIN XX1945 – 1950 Pushkatohen dhe zhduken 5 kolosët e mendimit Atdhetar, Fetar...Nga FRITZ RADOVANI (01.04.2015)
'COSA NOSTRA'!Është fjala për mafian kosovare të fundshekullit 20-të dhe fillimit të këtij shekulli Nga FLORIM ZEQA (01.03.2015)
HUMANIZËM DHE BAMIRËSINga ADRIANA ASHIKU, New York (01.03.2015)
SHQIPTARËT NËPËR DEKADA - ÇFARË KEMI KALUAR NË VITET 1914, 1924, 1934... DHE 2014Nga AGRON SHALA (01.03.2015)
SI TA DISH, KOLONEL TAHIR ZEMAJ, SE KU KA RËNË LDK-ja DHE KOSOVA?Nga SKËNDER MULLIQI (01.02.2015)
RUGOVIZMI SI NJË KONCEPT I NJË FILOZOFIE POLITIKENga SAIM TAHIRAJ (01.02.2015)
Në 115-vjetorin e lindjes të Skënder Luarasit (1900-1982)DITA KUR LINDANga SKËNDER LUARASI (01.02.2015)
NDRYSHIMI FILLON ME JU ZOTI KRYEMINISTËR!Nga FLORIM ZEQA (01.02.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]