Revista satirike franceze Charlie Hebdo, që u sulmua nga terroristët islamikë, në 1999 mbështeti Kosovën dhe sensibilizoi opinionin frankofon për genocidin.
Revista satirike franceze Charlie Hebdo, që u sulmua nga terroristët islamikë, në vitin 1999 mbështeti Kosovën dhe sensibilizoi opinionin frankofon për genocidin që po ushtrohej nga ushtria serbe në Kosovë.
Ajo i ka kushtuar një hapësirë të madhe Kosovës në disa numra të saj gjatë vitit 1999-2000.
Dy persona të armatosur sulmuan dje paradite redaksinë e kësaj reviste, duke lënë të vdekur 12 persona dhe plagosur rëndë 10 tjetër.
Revista njihet për qëndrimin e saj kritik dhe shpesh satirik ndaj liderëve islamikë radikalë.