KOSOVË - AGK E DËNON FUQISHËM VRASJEN E GAZETARËVE NË PARIS
E Enjte, 01.08.2015, 08:17am (GMT+1)
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës shpreh indinjatën e thellë ndaj vrasjes makabre të gazetarëve francezë, të revistës satirike "Charlie Hebdo", në Paris.
Lajmi për vrasjen e 12 personave dhe plagosjen e 20 të tjerëve, e ka tronditur komunitetin e gazetarëve kosovarë dhe mbarë opinionin në Kosovë, duke dhënë alarmin për përmasat globale të rrezikut nga terrorizmi, thuhet në kumtesën e AGK-së.
AGK konsideron se sulmi terrorist ndaj gazetarëve, përveç si akt i shëmuar, është edhe një përpjekje qyqare dhe e dështuar, për ta cenuar lirinë e shprehjes dhe të drejtës për të qenë i informuar.
Në këto momente pikëllimi, AGK thotë se ndanë dhimbjen me familjarët e viktimave.
www.voal-online.ch
|