E Martë, 05.14.2024, 01:06pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
TREPÇA ËSHTË E KOSOVËS
Nga HARRY BAJRAKTARI

E Enjte, 01.22.2015, 09:52am (GMT+1)



Çështja e zhvillimit ekonomik, pas lirisë dhe shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ka qenë një preokupim i përhershëm i imi, ndonëse s' jetoj atje. Për këtë qëllim edhe kam investuar për të kontribuar sado pak në mkëmbjen ekonomike pas përfundimit të luftës.

Ngritja ekonomike ka qenë dhe mbetet problemi kryesor i Kosovës. Tani është aktualizuar çështja e "Trepçës", që konsiderohet promotori i zhvillimit të vendit tonë. Dje në parlament u miratua projektligji për ndërmarrjet publike, por u shtye miratimi i projekligjit për "Trepën"! Miratimi i këtij ligji do të nxjerrë "Trepçën" nga duart e Serbisë dhe shuan ëndrrën e vjetër të Beogradit për këtë gjigant metalurgjik, ndër më të mëdhenjët në Ballkan. Qeveria dhe Parlamenti i Kosovës nuk duhet të humbasin më kohë, madje asnjë ditë për përgatitjen dhe miratimin e këtij ligji aq të rëndsishme, për perspektivën dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës. Është momenti i fundit kur Kosova duhet të reagojë si shtet ndaj pretendimeve dhe kërcënimeve serbe.

Tingëllon tepër bizare se si një shtet tjetër, pa kurrfarë të drejte dhe përkundër të gjitha normave ndërkombëtare insiston që asetet e "Trepçës" që i përkasin një shteti tjetër të ndahen apo të përvetësohen! Zvaritja e miratimit të këtij ligji mendoj se nuk është përgegjësi vetëm e kësaj qeverie, por edhe e qeverive të kaluara dhe për tërë spektrin politik në Kosovë. Për çështje të mëdha duhet të veprojmë bashkërisht, pozitë dhe opozitë, bashkë me shoqëritë civile dhe mbarë popullin.

Konsideroj se dje në parlamentin e Kosovës u lëshua rasti historik, pa marrë parasysh se kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, premtoi përshpejtimin e një ligji të veçantë për ˇTrepçën". Të gjithë e dimë se gjiganti kosovar "Trepça" është lokomotiva që tërheq gjithë segmentet tjerë të zhvillimit ekonomik dhe krijon qëndrushmëri dhe stabilitet politik në Kosovë, prandaj nuk shoh ndonjë arsye që pozita s' ishte në anën e opozitës, e cila insistoi që të miratohej ky projektligj, së bashku me projektligjin për ndërmarrjet tjera publike.

"Trepçën" sot duhet ta mbrojmë të gjithë pa përjashtim, se ajo hap perspektivë për të gjithë, se ajo afirmon vendin tonë në tregun ndërkombëtar dhe në të ardhmen ajo do të jetë burim i zhvillimit dhe i punësimit për popullatën e Kosovës. Nëse kujtojmë pak historinë e këtij gjiganti metalurgjik dhe pretendimet serbe tash dhe në të kaluarën, del se angazhimi i Qeverisë së Kosovës nuk ka qenë në përputhshmëri me peshën që ka "Trepça" për Kosovën. Në fakt, kjo u la në mëshirën e Agjensisë për Privatizim, dhe e kemi këtë gjendje kështu si e kemi. Është humbur shumë kohë dhe koha më s' pret.

"Trepça" ishte exportuesi më i madh i plumbit dhe zingut në ish-jugosllavi, por Kosova ishte pjesa më e pazhvilluar e asaj Jugosllavie. Serbia historikisht çështjen e Kosovës e ka lidhur me resurset e "˜Trepçës". Edhe tash Veriun e Mitrovicës e lidh drejpërdrejt me të. Çdo tentativë e Serbisë për ta shtyrë çështjen e Trepçëns në bisedime në mes dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Beogradit, është e papranueshme për Kosovën dhe paraqet rrezik për destabilizim. Pronësia e shtetit është e patjetërsueshme dhe e pa diskutueshme.
HARRY BAJRAKTARI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NEVOJITET NJË RIZGJIM KOMBËTAR, SEPSE LOJËRA TË RREZIKSHME KANË FILLUAR KARSHI KOSOVËSVështrim nga SKËNDER MULLIQI (01.22.2015)
IBRAHIM RUGOVA - NJË LIS I MADH NË MES TË NJË MALI TË VOGËLNë shenjë mirënjohje, përkujtojmë 9 vjetorin e vdekjes së dr.I.RugovaNga XHAFER LECI (01.22.2015)
Nëntë vite pa Presidentin Rugova!PRESIDENTI RUGOVA ISHTE, ESHTE DHE DO TE MBETET ARKITEKTI I PAVARESISENga AGIM GASHI (01.21.2015)
Në nëntë vjetorin e shkuarjës në amshim të shpëtimtarit të qënjes sonë kombëtareFALEMINDERIT, PRESIDENTNga FLORIM ZEQA (01.21.2015)
Me rastin e 9 vjetorit të shkuarjes së Ibrahim Rugovës në AmshimPROFITERËT E RUGOVËS DUHET TË LARGOHEN Nga ELIDA BUÇPAPAJ (01.21.2015)
TEUTA RUGOVA - LDK NË KOHËN E PRESIDENTIT RUGOVA ISHTE PARTI ME IDEALE KOMBËTARE, VRASJET POLITIKE E TRONDITNIN THELLË FAMILJEN TONË, E MËRZITNIN SHUMË BABAIN (01.21.2015)
FETAH RUDI RRËFEN - ATENTATIN E KAM NGA SHQIPTARËT, DREJTËSIA I DI EMRAT E TYRE (01.21.2015)
FOTO E DITËS - PA U BËRË DREJTËSI PËR 29 TË VRARËT NË ATENTATE POLITIKE, KOSOVA NUK DO TË KETË DREJTËSI (01.20.2015)
VARFËRIA NË VERI TË SHQIPËRISË - ISH KAMPI I INTERNIMIT TOROVEC KTHEHET NË STREHË BANIMIReportazh dhe fotogaleri nga Reuters (01.20.2015)
NË KOSOVË TROKET NEOMILLOSHEVIÇIZMIOpinion nga JAKUP KRASNIQI (01.20.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]