KONFIRMOHET - RITA ORA DO TË PËRFORMOJË NË ÇMIMET OSCAR 2015 Ndërkohë Rita është kandiduar për çmimin Oscar për këngën "Grateful", kolonë zanore e filmit "Beyond the light"
E Enjte, 01.29.2015, 09:09am (GMT+1)
Sapo është konfirmuar pjesëmarrja e këngëtares Rita Ora, e cila do të performojë në edicionin e 87-të të çmimeve Oscar. Debutimi i yllit të muzikës pop në një skenë gjigande dhe me vizibilitet nga miliona shikues në të gjithë botën, vjen paralelisht me nominimin që Rita Ora, mori për këngën "Grateful", kolonë zanore e filmit "Beyond the light". "Zëri i saj i mrekullueshëm dhe paraqitja 'glamour', pritet që t'i shkojnë përshtat, atmosferës madhështore të këtij viti të çmimeve të kinematografisë"- thanë producentët e shfaqjes Zadan dhe Meron.
www.voal-online.ch
|