26 VJET MË PARË FILLOI GREVA E MINATORËVE TË TREPÇËS
E Premte, 02.20.2015, 08:17am (GMT+1)
Para njëzet e gjashtë vjetësh mbi 1 mijë e 300 minatorë të Trepçës filluan grevën e urisë për të mbrojtur ekzistencën e Kosovës së kërcënuar nga apetitet e regjimit të Milosheviqit.
Greva shënoi fillimin zhbërjes së Jugosllavisë.
Hapi sakrifikues i minatorëve tetë ditë mbajti në këmbë opinionin e brendshëm e botëror, ua mësuan të tjerëve rrugën e rezistencës.
Ndonëse ranë në kurthin e mashtrimeve të politikës së gatuar në Beograd, kërkesat e tyre politike mbijetuan, për të triumfuar më luftën e fundshekullit.
Në kujtim të fillimit të kësaj greve, tradicionalisht nis Java e Minatorëve, manifestimi qendror do të mbahet sot në Stan Tërg.
www.voal-online.ch
|