E Shtunë, 05.04.2024, 04:03pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Shfletim i historisë - Në 22 vjetorin e sulmit të forcave serbe mbi fshatin Bokshiq
REZISTENCA E BOKSHIQIT APO REZISTENCA E  KAÇANIKUT TË VOGËL NË VITIN 1993
Nga FLORIM ZEQA

E Hënë, 02.23.2015, 02:54pm (GMT+1)


Ishte koha, kur pushteti okupues i Serbisë kishte përshkallëzuar dhunën e terrorin mbi fshatrat shqiptare të Kosovës. Aksioni per grumbullimin e armëve ishte njëra ndër format më të cilat ushtrohej dhuna sistematike ndaj popullatës shqiptare.

Në kundërvënje të ketij aksioni famëkeq të Serbisë, kudo në Kosovë kishin nisur vetorganizimet e popullatës në forma të ndryshme, duke filluar nga rojet e natës e deri të grupet e armatosura për mbrojtjen e pragut të shtëpisë.

Fshati Bokshiq i komunës së Klinës, në vitet e '90-ta, ishte halë në sy për pushtuesit serb. Ky fshat ishte bërë bastion i LDK-së, i rezistencës e qendresës për të gjithë klinasit. Në ketë vend u mbajtën të gjitha organizimet politike e atdhetare të asaj kohe të nivelit komunal e më gjerë.

Më krenari atë kohë qytetarët e Klinës, Bokshiqin e quanin "Kaqaniku i vogël", ndërsa shtëpinë ku mbaheshin kuvendet e quanin "shtëpia e kuvendeve te rezistencës".

Në ketë shtëpi u mbajtën kuvendet themeluese të degëve: Lidhjes Demokratike të Kosovës,dega në Klinë (9 qershor 1990), Kuvendi Komunal i Klinës i shkëputur nga Serbia (korrik 1990), Sindikata e pavarur e Policisë (shtator 1990), Forumi i Rinisë i LDK-së (1990, 20 shtator 1991), Forumi i Gruas i LDK-së (1990), Forumi i Intelektualëve Shqiptar "Luigj Gurakuqi" (nëntor 1990). Nga vitet 1990-1998 janë mbajtur kuvende, tribuna, promovime, përkujtime dhe tubime tjera të shumta politike e apolitike të komunës së Klinës të asaj kohe.

Për kontributin e dhënë në ato vite, në vitin 2005 kuvendi komunal i Klinës nderon më mirënjohje aktivin e LDK-së, së këtij fshati.

Andaj aksioni i policisë serbe për grumbullimin e armëve në ketë fshat, ishte vetem një pretekst, për të ushtruar dhunë në familjet shqiptare qe kishin strehuar kuvendarët e Klinës.

Këtij aksioni i paraprinë ftesat për dorëzimin e armëve, ku në stacionin e policisë në Klinë, ishin rrahur e maltretuar disa herë më parë Halil Zeqa e Haxhi Fazliu, të cilët edhe pse të shtyrë në moshë nuk u gjunjëzuan asnjëherë nga torturat fizike e maltretimet e gjata psiqike të policisë serbe.

Më qëndresën e tyre burrërore, Halili e Haxhia u shëndrruan në simbole të rezistencës ndaj armikut për bashkëfshatarët e tyre.

Më qëllim të parandalimit, që aksioni i policisë serbe të mos vazhdoi tutje, fshatarët vendosën të organizohën në mbrojtje të qënjes së tyre fizike.

Në tubimin që u organizua në fshat, u muar vendimi për pengimin e hyrjës së policisë serbe në fshat. Për t'u realizuar kjo, u bë edhe plani operativ i kësaj rezistence i përbër prej dy grupeve:
 
1) grupit të parë ju dha detyra që në mënyrë paqësore ta pengoj hyrjën e patrullës së policisë në fshat.
2) grupi i dytë, ishte grupi i armatosur, në rast se policët serbë nuk i bindën grupit të parë, atëhere më forcën e armëve ti kthejnë ose të vritën të gjithë.

Ashtu siq pritej, në mëngjesin e 23 shkurtit të vitit 1993, rrethë orës 08 e 45 minuta, automjeti (NIVA) më katër polic serb ja mësyjnë Bokshiqit.

Në hyrje të fshatit, pasi ndalohen dhe çarmatosen nga grupi i parë,fillon biseda më ta, më qëllim t'i bindin policët pushtues; së nuk jemi të interesuar të eskaloj dhuna, por të gjindet një zgjidhje që të ndalen ftesat për armë, të ndalen arrestimet,...pas premtimit të policëve serb së nuk do t'i shofin më në fshat, antarët e grupit ua kthejnë armët (automatikët). Mirëpo edhe në ketë rast u vertetua së më shka s'ka besë as dialog.
Pas kthimit nënshtrues të policëve serb në stacionin e policisë në Klinë, alarmohën të gjitha stacionet policore dhe njësitë ushtarake serbe në Kosovë e në shtetin e Serbisë.
Pas kthimit prapa të policëve serbë, në mesin e banorëve të fshatit, krahas ndjenjës së krenarisë, ishte shqetësimi së çfarë do të sjellin orët në vazhdim.

Gadishmërisë së bokshiqasve për vazhdimin e rezistencës së armatosur ju bashkangjitën edhe fshatrat për rrethë si; Grabanica, Dollova, Këpuzi, Qeskova, etj. Por falë intervenimit të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre ndërkombëtare, ndodhi evitimi i një masakre të madhe të planifikuar nga pushtuesit serb.

Të njëjtën ditë, rrethë orës 16 e 30 minuta, ndodhi sulmi më i madhë i policisë serbe, i njohur deri atëhere në komunën e Klinës e mbase edhe në Kosovë.

Ishin 32 policë më armatim luftarak, e 7 automjete policore që hyjnë dhunshëm në fshat, duke demoluar, thyer dyer e dritare të shtëpive që ishin cak i tyre, siq ishte shtëpia e kuvendeve te rezistencës në qendër të fshatit. Për të vazhduar më rrahjen e grave; Hate Zeqa (80), Gjylshahe e Servete Zeqa,...pastaj më rrahjen e të moshuarve; Ali Zeqa (65), Halil Zeqa (63), Avdyl Fazliu (70), Ramadan Uka (54), Binak Uka e kështu më radhë...deri të Gezim Gashi (mysafir i rastit).

Policia serbe në mungesë të organizatorëve të kësaj rezistence dhe të rinjëve që kërkoi, arrestoi të gjithë burrat e fshatit që i gjeti nëpër shtëpitë e tyre, duke i rrahur e fyer fillimisht në prezencën e familjarëve te tyre; Ali, Halil e Avdyl Zeqa, Haxhi, Avdyl e Daut Fazliu, Dedë e Martin Hamza, Ukë Musa (kryetar i aktivit të LDK-së), Ramadan Uka e Rasim Binaku...për ti dërguar të gjithë së bashku në stacionin policor të Klinës, ku i rrahin në mënyrën më ç'njerzore deri në orët e mëngjesit të 24 shkurtit 1993.

Ashtu të dërmuar nga torturat, të përgjakur, më plagë të rënda trupore, pasi ua hapin derën, më shkelma e grushta, kondak pushkesh i hudhin në rrugën e mbuluar më borë e akull!

Edhe pse shumicën prej tyre më nuk i mbanin këmbët, filluan rrugën drejtë shtëpive të tyre,...falë gazetarit Maxhun Smajli që i barti më makinën e tij, arritën të mbërrijnë gjallë në shtëpitë e tyre.

Vlenë të theksohet së Maxhun Smajli e kishte inskenuar sëmundjën e vajzës së tij Egzonës, për të qendruar në shtëpinë e shendetit në Klinë, derisa janë liruar të gjithë të arrestuarit.

Mirëpo nga lendimet e rënda trupore, një muaj më pas, në spitalin e Pejës ndërron jetë Ali Zeqa, 65 vjeqar. Ishte ky dëshmori i orëve të para të lirisë sonë.

Nga rënja e këtij dëshmori politika shqiptare e asaj kohe ka përfituar poena politik në qarqet ndërkombëtare, derisa sot, ky dëshmor anashkalohet qëllimisht nga politika aktuale, ngase asnjë fjalë nuk u tha e nuk u shkrua për këtë martir të lirisë sonë.

I anashkaluar nga pushtetarët komunal ka mbetë edhe promotori i të gjitha aktiviteteve, ish kryetari i Kuvendit Komunal të Klinës i viteve të '90-ta apo siq e quanin klinasit me admirim në atë kohë "Gjurgjeala i Klinës", veprimtari i orëve të para dhe antar i kryesisë së LDK-së në komunën e Klinës, zoti Zenun Zeqa, i larguar nga puna nga pushtetarët aktual të komunës për shkak të bindjeve politike.

Mirëpo kujtimi për të dhe për rezistencën e Bokshiqit ruhet në artikuj të të gazetave të asaj kohe, si dhe në kujtesën e qytetarëve të Klinës.

Për ngjarjën e 23 shkurtit të vitit 1993, të aksionit policor mbi ketë fshat, ishte shkruar shumë nga mediat vendore e ndërkombëtare.

Ishte ky rasti i parë i rezistencës në komunën e Klinës, i cili pati jehonë të madhe në qarqet ndërkombëtare, ku fshatin Bokshiq e vizituan; OSBE-ja, këshilli për liritë dhe të drejtat e njeriut me seli në Helsinki dhe gazetar e reporter të mediave ndërkombëtare.


P.S.
Këto janë disa nga copëzat e gazetave të asaj kohe ,i kisha të fshehura në murin e shtëpisë sime, të cilat u dogjën bashkë më shtepinë,...janë e vetmja gjë që i ka shpëtuar granatimeve e zjarrit të barbarëve serb gjatë luftës në qershorin e '98-së.

FLORIM ZEQA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
I RIU SHQIPTAR FLET NË EMISIONIN E ARD - 'DO TË VRISJA VETEN PO TË KTHEHESHA NË KOSOVË' (02.23.2015)
NJU JORK - KRYETARI I PARTISË LËVIZJA E LEGALITETIT SULEJMAN GJANA NË NJË VIZË MBRESËLËNËSE TEK FEDERATA PANSHQIPTARE VATRA (02.23.2015)
Në Treviso të Italisë u festua 17 Shkurti, me moton: Të festojmë së bashku:SHTATË VJET PËR KOSOVËN SHTET!Nga BEQIR M. CIKAQI, Treviso (02.23.2015)
Dr. MANFRED KÖPPEL NJERIU QË DHURON JETËFotoreportazh nga AGIM GASHI (02.23.2015)
FAHREDIN SPAHIJA PO MERR PJESË NË KONKURSIN E MADH TË LENS KULTURË (02.22.2015)
KUR AKTORI BEKIM FEHMIU VIZITONTE SHPELLËN NË HIMARË - KU U NDESH ODISEU ME CIKLOPIN (02.22.2015)
MUSTAFA KRUJA - SI DOLI ENVER HOXHA NË KRYE TË REGJIMIT KOMUNIST (02.22.2015)
LUMI QAN NË VETMIPoezi nga ZEF MULAJ (02.22.2015)
LA STAMPA - IL POETA ALBANESE IN LOTTA CON LO SPETTRO DI HOXHAVisar Zhiti dal carcere del regime alla diplomazia per il Paese democratico. Ora qualcuno non lo vuole ambasciatore in Vaticano (02.21.2015)
LA STAMPA MERR NË MBROJTJE VISAR ZHITIN, NDËRSA NISHANIN E QUAN NJË ISH-KAPTER TË REGJIMIT QË I KA FRIKË INTELEKTUALËT (02.21.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]