E Shtunë, 05.18.2024, 10:26am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
LA STAMPA MERR NË MBROJTJE VISAR ZHITIN, NDËRSA NISHANIN E QUAN NJË ISH-KAPTER TË REGJIMIT QË I KA FRIKË INTELEKTUALËT

E Shtunë, 02.21.2015, 09:09am (GMT+1)



Gazeta italiane La Stampa i ka kushtuar një artikull të gjatë Visar Zhitit dhe historisë së tij si poet i përndjekur dhe dënuar nga komunizmi dhe luftës ndaj tij në demokraci si diplomat.

"Kjo histori, shkruan La Stampa, ka ngecur në një trekëndësh të pabesë, mes politikës, fesë dhe poezisë, sepse Visar Zhiti është një nga poetët më të rëndësishëm shqiptarë".

Tani, vazhdon gazeta italiane, dikush nuk do që Visar Zhiti të jetë ambasador në Vatikan.

Në artikullin e gjatë citohet jeta e poetit Zhiti, që nga vitet e burgut, meritat në demokraci e deri tek dhimbja e tij për humbjen e të birit, i cili studionte në Universitetin Katolik të Milanos.

Në fund La Stampa i referohet gjatë armiqësisë se Presidentit Nishani, për të cilin shkruan: "Nishani, në fakt, në kohën e regjimit komunist ishte një zyrtar i ushtrisë dhe ndoshta është e kaluara e tij që nuk e lë të miratojë emrin e Zhitit, një intelektual, i cili nuk është i gatshëm të zbatojë dëshirat e më të fortit, kushdo qoftë ai. Hija e regjimit komunist duket se e ndjek ende Visar Zhitin", përfundon gazeta italiane.

Visari ndoqi gjurmët e të atit, të cilat, në 1979-tën, e çuan në të njëjtin destinacion: një qeli 2x3 metra, e pas saj, puna e detyruar në minierë. Dënimi me 10 vjet heqje lirie u mor pas të njëjtit proces-farsë me akuzën qesharake se shkruante vargje tepër hermetike, të trishta e kundërthënëse me normat e realizmit socialist.

Megjithatë, pati më shumë fat se i ati: rrëzimi i regjimit të Hoxhës i hapi pas 7 vitesh portat e burgut, e madje edhe ato të Perëndimit të shumëlakmuar, parajsës së lirisë dhe begatisë. Lirinë e shijoi shumë shpejt, sepse poezitë e tij u botuan në Shqipëri e në mjaft vende europiane dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Por poezia, kur ndesh rrugët me politikën e fenë, befas gjendet e detyruar të ndalojë. Çdo gjë ndodh brenda dy javësh, thotë "La Stampa". Kryeministri shqiptar Edi Rama propozon caktimin e tij si ambasador në Selinë e Shenjtë; ministri i Jashtëm Ditmir Bushati nis procedurën komplekse me Vatikanin, kur papritur mbërrin një pengesë vërtet e habitshme.

Sekretari i Përgjithshëm i Konferencës Ipeshkvnore, George Frendo, në një intervistë për një media shqiptare, shprehet kundër kësaj kandidature me argumentin se Visari ishte mysliman, e jo katolik. Duke injoruar faktin që Zhiti, gjatë viteve të burgosjes, ishte konvertuar fshehurazi në fenë katolike.

Tani, nuk dihet nëse e injoron, apo thjesht bën sikur e harron, edhe mesazhin e lëshuar nga Papa Françesku shtatorin e vitit 2014 në Tiranë, kur i bëri një homazh shembullit të jashtëzakonshëm të bashkëjetesës së paqtë fetare, të ofruar nga ky vend, si dhe rezistencës heroike të komunitetit katolik gjatë diktaturës komuniste, që në Kushtetutë impononte ateizmin si moto të shtetit.

Intervista e Frendos mund të konsiderohet gafë, vazhdon gazeta italiane, por nga armiqtë e padukshëm të Visarit përthithet menjëherë si pretekst për të bllokuar emërimin e tij në Selinë e Shenjtë.

Vetë Presidenti Bujar Nishani është në krye të grupit, që kërkon t'ia ndalojnë kthimin në Romë. Variantet e kësaj armiqësie, sigurisht, vijnë në forma të ndryshme. Nishani shpreh zhgënjimin që është anashkaluar nga kryeministri, në caktimin e kandidaturës, dhe ky është versioni më miqësor.

Variant tjetër, mbase edhe më i besueshmi, zbulon prapaskena që nuk e justifikojnë kundërshtinë presidenciale thjesht me lëndimin e sedrës hierarkike, por dëshmojnë një paragjykim negativ antik kundrejt një poeti rebel, apo me saktë ish-rebel.

Nishani në epokën e regjimit Hoxha, kujton "La Stampa", ka qenë zyrtar ushtrie, e ndoshta e shkuara ia frenon entuziazmin ndaj një detyre që do të shpërblente një intelektual, i cili nuk është i gatshëm t'i bindet qorrazi dëshirave të pushtetit.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
HEROI SHABAN POLLUZHA KUJTOHET NË 70 VJETORIN E VDEKJES (02.21.2015)
PROBLEMET E BRENDSHME SIKUR NA KANË QITË NË PERIFERI TË EVROPËSKoment nga SKËNDER MULLIQI (02.21.2015)
Reagim me shkasLËRENI TË QETË ENGJULLIN RUGOVË NË PARAJSËN E TIJNga FLORIM ZEQA (02.21.2015)
ASTRIT HATELLARI, NJERIU QË RRËZOI SHTATOREN E DIKTATORIT - DO T'IA KTHEJ PRESIDENTIT NISHANI MEDALJEN 'PISHTARI I DEMOKRACISË' (02.20.2015)
U LARGUAN MË 2 KORRIK 1990 - PIKTORËT AVNI DELVINA DHE NIKO DHALES KTHEHEN ME NJË EKSPOZITË BEFASUESE (02.20.2015)
E FITUAM SHTETIN NË LUFTË, PO E RREZIKOJMË TA HUMBIM NË PAQËNga SKËNDER MULLIQI (02.20.2015)
ÁT ANTON HARAPI O.F.M. (5 Janar 1888 – 20 Shkurt 1946)NDERIM  PËR  BINDJET  E  TË  TJERËVE Nga FRITZ RADOVANI (02.20.2015)
26 VJET MË PARË FILLOI GREVA E MINATORËVE TË TREPÇËS (02.20.2015)
NGRIN UJVARA E NIAGARËS (Fotogaleri) (02.20.2015)
TRASHËGIMIA E MIQËSISË SË MILAN SHUFLAIT MES KROATËVE DHE SHQIPTARËVENga JELICA KRISTO (02.19.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]