NË NJU JORK PROMOVOHET MONOGRAFIA '30 VJET NË SHËRBIM TË KOMBIT'
E Martë, 02.24.2015, 07:13pm (GMT+1)
Nën patronatin e Shoqatës Kosova Lindore (Eastern Kosovo Association) dhe kryetarit të saj Shaban Mehemti, si dhe dhe Federatës Panshqiptare të Amerikës «Vatra», e me mbështetjen e veprimtarëve të dalluar të çështjes kombëtare, Shoqata Humanitare «Medvegja», me seli në Fully të Zvicrës, e promovon monografinë mbi veprimtarinë e saj, «30 vjet në shërbim të kombit». Kryesia e shoqatës dhe legata e saj për Amerikë, në përbërje Zenel Neziri, kryetar; Fadil Selmani, sekretar; Zenulla Namani, Ismet Selmani dhe Jonuz Fetahu ju ftojnë ta nderoni promovimin me pjesëmarrjen e juaj. Të pranishëm edhe autorët e monografisë, Llukman Halili dhe Dashnim Hebibi. Promovimi mbahet më 1.03.2015, duke filluar nga ora 15:00 deri në orën 17:00, në adresën Monroe College King Hall 2501 Jerome Avenue Bronx, NY 10468 Për info: Shaban Mehmeti, kryetar i shoqatës Kosova Lindore - 001 570 604 6403.
www.voal-online.ch
|