E Djelë, 04.28.2024, 11:23pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
GJYKATA SPECIALE - ANTIKUSHTETUESE DHE ANTIKOMBËTARE!
Nga FLORIM ZEQA

E Martë, 03.10.2015, 06:34pm (GMT+1)


Ka kohë që jam duke përcjellur me vëmendje zhvillimet politike në vend, e në veqanti këto të fundit rrethë themelimit të Gjykatës Speciale për krimet e supozuara të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Efektet e kësaj gjykate do të jenë afatgjata; Kosovën do ta mbajnë së paku edhe për nja 10 vite nën tension dhe presion psikologjik, me akuza dhe kundërakuza, të përcjellur me vrasje dhe hakmarrje të shqiptarëve në mes veti.

Dukuri këto që do ta mbajnë Kosovën të "grilat" e ndërkombëtarëve edhe për një kohë të pacaktuar. Efekti "Domino" i Gjykatës Speciale me ndëshkimin e shumicës shqiptare, do të favorizojë pakicën serbe (ardhacakët në këtë vend), të cilët do t'i bekoj si "engjuj" të kësaj toke, ndërsa shqiptarët autokton do t'i gjykojë për gjysëm lirinë e arritur në luftën e fundit me Serbinë.

"Shpresat" që ka mbjellë themelimi i Gjykatës Speciale për krimet e luftes, tek një pjesë e popullatës se gjoja do të zbardhen edhe disa nga vrasjet politike të pasluftës janë një iluzion i radhës, një utopi,...ngase kjo gjykatë fare nuk do të merret me krimet politike dhe ekonomike të pasluftës.

Përvoja e deritanishme me ndërkombëtarët (UNMIK, EULEX) ka dhënë mësimin e duhur se këta nuk janë duke qendruar në Kosovë për mbrojtjen dhe avancimin e interesave të shqiptarëve, as për zhvillimin ekonomik të vendit tonë, por avancimin dhe shtrirjen gjeopolitike të serbëve në Kosovë.

Mbase të gjithëve ju kujtohen deklaratat e ish shefit të EULEX-it për "peshqit e mëdhenjë",...iku dhe jo vetëm që nuk e zuri asnjë nga peshqit e mëdhenjë,...ata sot ndodhen në majat e pushtetit dhe të politikbërjes në Kosovë!

Eshtë momenti i fundit që klasa politike e vendit të ndërgjegjësohet, t'i lënë menjëanë interesat partiake, grupore dhe personale,....të bëhen bashk për të mirën e vendit.
Të gjithë jemi të vetëdijëshëm se Kushtetuta e vendit ka nevojë për t'u ndryshuar, ngase është bërë pëngesë për zhvillimin e proceseve demokratike dhe zhvillimore të vendit,...por jo të ndryshohet për realizimin e interesave dhe kënaqjen e orekseve serbe në Kosovë.

Të kërkohet ndryshimi i kushtetutës në ato pika dhe ato nene që forcojnë integritetin teritorial të vendit, që e qojnë vendin kah integrimet kombëtare,...të futet Referendumi popullor në kushtetutën e Republikës së Kosovës, si akti më i lartë demokratik i një vendi sovran,...pastaj ndryshimet aq shumë të nevojshme ligjore sa i përket sistemit zgjedhor në vend,...etj.

Në asnjë rrëthanë deputetët, të zgjedhurit e popullit nuk guxojnë të votojnë ndryshimet kushtetuese që mundësojnë themelimin e një gjykate të tillë. Eshtë rasti i mirë t'ju tregohet edhe "miqëve" ndërkombëtar vendosmëria në mbrojtjen e integritetit juridik dhe politik të vendit.

Qëllimi i ideatorëve të kësaj gjykate (serb dhe ndërkombëtar) është nivelizimi i krimeve të supozuara individuale të shqiptarëve me krimin dhe gjenocidin e organizuar shtetëror të Serbisë në Kosovë.

Themelimi i Gjykatës Speciale përbën paradoksin më të madhë të drejtësisë ndërkombëtare, përderisa deklarimet e disa mjeranëve politik shqiptar (lider shtetëror) se gjoja kjo gjykatë e "pastron UÇK-në nga krimet e luftës", jo vetëm se është paradoksale, është tendencioze dhe me pasoja afatgjata për vendin.

Më mirë se çdo avokat dhe më mirë se askush tjetër, UÇK-në dhe luftën çlirimtare në Gjykatën e Hagës e mbrojti hyjnori Rugovë në përballje me satrapin e ballkanit; "UÇK-ja nuk është organizatë terroriste,...asnjë shtet nuk e ka shpallur të tillë,...ajo ka lindur nga populli, nga njerëzit, atëherë kur kanë filluar sulmet ushtarake serbe mbi Kosovë,...nga patriotët dhe ka luftuar për lirinë e Kosovës,...." (citat i nxjerrur nga videoinçizimi i dëshmisë së Rugovës në Hagë).

Pse të pranohet një gjykatë tjetër "speciale", kur është Gjykata ndërkombëtare e themeluar për hetimin e të gjitha krimeve të luftërave në ish Jugosllavi, nëpër të cilën kaluan edhe disa nga pjestarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Ndërkombëtarët nëse kanë dyshime të tjera (të bazuara), mund t'i dërgojnë para asaj gjykate (në Hagë) secilin nga pjestarët e UÇK-së...por jo edhe të formojnë gjykatë tjetër kur ekziston ajo e Hagës për të njëjtat qëllime.

Ndërkombëtarët themelimin e Gjykatës Speciale mbase edhe do ta bëjnë, por kjo nuk guxon të ndodhë me "bekimin" e deputetëve shqiptar në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ngase përveq pasojave politike do të ketë edhe konseguenca buxhetore, që do ta rëndojnë akoma më shumë jetën e qytetarëve.

Liderët shtetëror dhe ligjvënësit (deputetët) kosovar në vend të Gjykatës Speciale, të kërkojnë ndihmë në forcimin e sistemit të drejtësisë, pavarësimin e gjykatave tona nga politka, siguri për gjykatësit dhe prokurorët vendor,....të cilët më mirë se asnjë gjykatë ndërkombëtare do të gjykonte krimet e të gjitha llojeve në vendin tonë.

FLORIM ZEQA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FOTOGALERI - LULESHITËSIT NË PRISHTINË (03.10.2015)
HISTORIA E 40 KLERIKËVE QË U VRANË NGA KOMUNIZMI NGA FRITZ RADOVANI (03.10.2015)
ELENA GJIKA DHE VAJZAT SHKODRANENga vajzat shkodrane, një dhuratë simbolike për Princeshen Elena Gjika (Dora d’Istria )Nga PERTEFE LEKA (03.10.2015)
“PARA PUSHKATIMIT...” HAPNI DOSJET!Nga FRITZ RADOVANI (Pjesa V) (03.10.2015)
UNAZA E RRESHTERIT BRITANIK TOMSON DHE BESA SHQIPTARE (03.09.2015)
SAN FRANCISKO - ËSHTË DITA E APPLE WATCH (03.09.2015)
ME KRIJUES SHQIPTARË - NGA SUEDIA, NË LAÇ-KURBIN…(Përurohet vepra “Thesar Kombëtar”-3)Fotoreportazh nga MURAT GECAJ (03.09.2015)
Portret i një mërgimtareje të suksesshme në GjermaniAGNESA, SHQIPJA QË KËRKON KTHIMIN NË FOLENË E TË PARËVE TË SAJNga FLORIM ZEQA (03.09.2015)
BIBLA  - HISTORIA E NJERËZVE ME PLISStudim nga FATBARDHA DEMI (03.09.2015)
KJO KARIKATURË MIQËSORE E BUJAR KAPEXHIUT U CENSURUA NGA GAZETAT E TIRANËS, PRANDAJ KAPËRCEU ATLANTIKUN (03.08.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]