E Djelë, 04.28.2024, 07:11pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
SHQIPTARËT NË JUGOSLLAVI DHE GJUHA E UNJËSUAR - DY DIALEKTET KRYESORE DHE PIKËPAMJA JONË
Studim nga TAHIR KOLGJINI

E Djelë, 03.15.2015, 12:09pm (GMT+1)

 

Para disa vjetve, ne Prishtine, qè mârrun njivendim. Simbas ketij vendimi, aty - e prá, prej të gjithë shqiptarëve neJugosllaví - si gjuhe shkrimi do të përdorej gjuha e unjisuar, ecilla, eimponueme prej regjimit komunist, âsht përdorun dhe po përdoret në Shqipní. Kjoshprehje, qi âsht pagzue "gjuhe e unjisuar", paraqet te gjithatiparet e dialektit toskënisht.

Vendimi i marrun si mâ sipër, ndoshta, mund tëjetë ndikue nga ndonji rrethânë. Aj, mund të ketë parapamë, ndoshta, ndonjipërfundim dobípruës, qi unë, ose nuk mund t'a çmoj, ose nuk mund t'a shfaqijpër nji arsye, o për nji tjetër. Hë për hë mund të na vije ndërmend rrafshikulturuer dhe tekstet e botueme ne Shqipní, të cillat, mund t'iu apin njindihmë shqiptarëve jashta kufinit. Jane arsye të forta, qi nuk mund t'iumohohet rândësíja.

Tirana, me anë tekstesh, ndoshta, don me i afrue shqiptarët e Jugosllavís qi të kenë lakmí për sistemin komunist të zbatuem në Shqipní, mbassi ajo, komunizmin Jugosllav po e cillëson revizionistdhe nuk po ia kursen kritikat n'asnji rase. Ndoshta, mund të jetë tërthoras,ndonji kûnj i huej, per t'i largue shqiptarët e atjeshëm nga shprehjet e tyne,tue i lânun as te hapa, as te hipa.

Mirëpo, sido qi të jenë arsyet, mâ para duhette kemi parasysh elementin, qi përbân nji milion e gjymës shqiptarë. Na, edijmë se, shqiptarët në Jugosllaví, e kanë pasun të ndalueme shkollën shqipederi ne vjetin 1941. Jo veç shkollën shqipe; por, si prej perandorís Osmane,ashtu dhe prej imperializmit serb, ata, qi guxojshin me shkrue e me kënduegjuhën e tyne, shqipen, ndeshkoheshin me ndeshkime të rânda si me pasë bâmëndonji krim.

Si e tham, në vendet shqiptare, qi sod ndodhennën sundimin e Jugosllavís, shkolla shqipe, ishte themelue vetem në vjetin1941. Me gjithe këtê, ajo, mbas pak vjetve, qe shtërngue me u përshkue nepërgryka të ngushta e nepër këthesa të vështíra. Me shum mundime mbërrini nëshkallën e sodshëme. Dredhinat e shovenizmit, qenë të tmerëshëme për t'i vûmëndërkambëzën shkollës shqipe. Me dasína, me përçamje, me shkallmimearsimtarësh, me përzânje mësimdhânësash e me llojë torturash morale emateriale, shovenizmi, u përpoq me ia nxjerrun rrânjzët në diell shkollësshqipe. U krijuen pakica të pá qenuna nepër qytete. U themeluen shkolla joshqipe pá asnji kriter dhe pá vullnetin e popullit. Banorë të ndryshëmshqiptarë, u shtërnguen prej veglave të shovenizmit serb qi t'i dergojne femijte tyne në shkollat turke.

Edhe sod, gjendja e elementit shqiptár, qi banon në krahinëne quejtun Makedoní, nuk shfaqet në përshtatje me dëshirin epopullit. Për shembull, disa katunde shqiptare në Rekë, për të vetmen arsye pse janë të besimit orthodoks, shkollat e tyne i kanë sllavisht. Koha, ndoshta, dikuer, do t'a normalizoje gjendjen edhe këtu. Mbi të tilla padrejtësina, paradisá vjetve, pata shkrue nji serí artikujsh, me të cillët âsht lajmue botashqiptare.

* * *

 

Vallë, ky popull, me nji jetë shkollore kaq tëshkurtë e kaq të çale, a mund të jetë brumzue n'atë shkallë sa të jetë nëgjendje me e përvetue dhe me e honepsun edhe toskënishten, ecilla, i âshtimponue me marken "gjuha e unjisuar"?

Nuk më besohet. Ata qi e besojnë, më duket sejanë optimista të tepruem. Sikurse kemi asish prej jugut, qi ene nuk janë nëgjendje me i përngjitun me njana tjetrën katër a pesë fjalë gegenisht, ashtukemi edhe prej veriut, qi e kanë të vështirë me e përvetue toskënishten. Njikatund, qi shifet, udhërrëfyes nuk don!...

A thue me kët masë a mund të jetë synue ndonjirevolucion gjuhësuër? Malum!... Disá nga shqiptarët t'onë, janë revolucionarëtë mëdhaj. Në kohë disi të kalueme, ishte e modës me i paraqitun njerzt, tue icillësue si revolucionarë: --"Âsht nji revolucionar i madh!...". Aní në kafe Kursal në kërthizë të Tiranës... Ata, qi luejshin pokerin, të gjithëishin revolucionarë (!)...

Simbas mendimit t'em, revolucioni në lâmën egjuhësis, nuk vlen as sá banë miza në fletë. Për mâ tepâr, âsht dhe i dâmshëm;sepse, shkakton kalaveshje e ndërlikime në gjuhë. Ata, qi janë teknikët egjuhës, e dijnë mâ mirë se gjuha, âsht pjella e evolucionit e jo erevolucionit. Çâshtja e gjuhës, nuk iu përgjanë çâshtjeve tjera. Gjuha, lenëprej nevojës. Ajo, me revolucion, përcëllohet; por, nuk piqet.

U lodh bota me revolucione; por, përfundimi,si thotë populli, pesë me hiç. N'ato vende, ku po zbatohet evolucioni, popujt,në çdo shtresë po shkojnë përpara me hapa të shpejtë e të sigurtë, pa irrjedhun ndokuej gjak hundësh. Ndërsá, në vendet revolucionare përparimi, pohecë rrëzou e çou dhe vetëm në sipërfaqe. Shtresat e popullit, po qëndrojnëharû e gjithënji me duer në gjí, tue u zhytun në frikë e në mizerje.

Kur bisedoj mbi revolucione, e kam fjalën nëpërgjithësí. Nuk jam tue e dallue ndonjanin prej tjetrit, simbas ngjyrës, qi paraqesin.

Pa tjetër diktatorit, ose klikës sëdiktaturës, veprat e veta i duken të shkëlqyeshme, për shkak se diktatori vetë,ose klika, e soditë vendin prej s'nalti nga maja e kodrës.

Plasi tue bâmë revolucione Amerika Latine;por, mbolli frymë e korri erë. Eja njâni e mbush e eja tjetri e derdh!... Nukqè e mundun qi të shkonte pendë, jo me Shtetet e Bashkueme t'Amerikës; por, asme Kanada-n.

Njeriu, në çdo punë, mâ para duhet të dojë, tëdashunojë, të ketë zelle, në ketë vullnet dhe, mandej, të veprojë. Po t'imungojne këto, njeriu, vepron si robot. E veprimi si robot, nuk deperton në tëgjitha skutat e mbrendís së njeriut. Nuk i vê' në lëvizje të tana energjinat etija. Roboti, mund të vlejë vetëm në përmbushjen e njij norme lândore, për tëcillën âsht praktikue. Aj, nuk vlen, kur veprimtaríja, ka lidhje me ndiesí e megjykim.

* * *

A na shtërngon ndonji arsye qi t'i imponohetshqiptarit nëJugosllaví, dialekti i Jugut, si «gjuhë e unjisuar»? Për me mundunme iu përgjegjun kësaj pyetjeje, po më duhet me i hÅ·më nji krahasimi sishkeleshko medis dy dialekteve, tue i përmbledhun pikëpamjet e mija këtuposhtë:

 

I - Foljet e paskajueme

 

a) Në gegenishte foljet e paskajueme, prîhen prej njij "me"-je: me ardhun, me shkue, me dorzue e tjera. Këto folje, iu përgjegjen verbave italisht: venire, andare, consegnare.

Toskënishtja, kët forme nuk e ka. Tueperjashtue foljen "me qenë", kët formë t'infinitivit nuk e përdorë. Në vend të formave, qi përdoren në gegënishte, toskënishtja, përdorë: T'ardhur,të shkuar dhe të dorëzuar.

Format, qi përdoren në toskënishte, mjaftojnësá për me u shprehun me 'to; por, nuk i përgjegjen shprehjes së pasungjuhësore. Gjithashtu, nuk e kanë aq vleftën e ushtrimeve në gjuhë tjera, nëgjuhë të përparueme. Për shembull, kur thomi:

- «Ã‚sht ma mirë me vdekun me nderë se me jetueme turp», tregojmë nji idé pa e lidhun me me ndonji person dhe me ndonji kohë.Kët idé, pikë për pikë, nuk mund t'a shprehim me format e toskënishtes. Do tëthojshim: «Ështe më mirë të vdesish me nderë se të jetojsh me turp», ose «Ështmë mirë të vdekurt me nderë se të jetuart me turp».

Si shifet, format e infinitivit të përdorunanë toskënishte, nuk e kanë nuancën e formave të gegënishtes. Ndryshepërkëthehet në nji gjuhë të huej fraza e sipërme gegënisht; ndryshe përkëthehet ajo toskënisht.

Format, si mâ sipër, të toskënishtes, janë edhe në gegënishte: T'ardhun, të shkuem, të dorëzuem. Por, kuptimi i këtyne,ndryshon nga aj i infinitivit. Janë emna foljorë. Kur thomi: «Të dorëzuemt ematerialit» âsht tjetër; kur thomi: «Me dorëzue materialin» asht tjeter.

b) Toskënishja, INFINITIV-in dhe EMNIN FOLJORi përmbledh në nji formë të vetme. Kjo, âsht nji mungesë për 'tê. Kur i kemi nëforma të veçanta, përse të mos i përdorim? A do t'ishte e udhës me bojkotue,ose mâ mirë të thomi, me leçitun nji pjesë të shqipes? Në kët mënyrë, gjuha, nëvend qi të zgjanohet, tue lëshue dega, rrêma e ngállore, vjen e kufizohet nënji rreth të ngushtë.

c) Në gegënishte kemi foljet pusore (pësore)si: Me u shkrue, me u kujtue, me u shpalue e tjera. Këto, i gjegjen, të thomi,italishtes: Scriversi, ricordarsi, e spiegarsi. Në çdo gjuhë tjetër janë këtoforma. Toskënishtja, këto nuk i ka fare.

Kët formë toskënishtja, nuk e ka.

Si shifet, zanoret në fund të këtyne fjalëve,janë të gjata. Janë të gjata, sepse, janë - në të vërtetë - dy zanore.Përnjimend, kur thomi «hangërté dreqi» duem me thanun «e hangërtë dreqi».Mandej, «e»-ja, qi tregon nji përemën vehtor e qi âsht kundrinë, kur vjen nëfund, merr formen «hangërtee». Tash, ndeshemi përpara dy zanoreve. Prandej,hjekim zanoren e parë dhe të dytës i vêmë nji theks të gjatë. Dhe kështu,mbërrimë në formën «hangërté».

Me sá shpaluem deri këtu, merret vesht se,ata, qi merren me gjuhësí, e pranojnë kêt bâmë. Prandej, nuk do t'ishte edrejtë me ngulmue përpara këtij fakti, qi duket lakuriq.

II - Disá folje ndihmëtore

a) Gegënishtja, ka formën e verbit: Desh urrëzova, desh u ngatrrova, desh e mbyti, desh e pata vramë, desh e kishe thyem,desh e kishte zemrue e tjera. Âsht nji formë, qi nuk po e dij, në se âsht përfshime në gramatikat t'ona; por, toskënishtja, nuk e ka.

Kësaj forme kishim me i thânun «forma afrimore». Në gjuhët orientale quhet «fiil-i takribi». Kjo formë, për kohën ekalueme, tregon nji vepër, e cilla ka mbetun pa u kryem, d.m.th. pa u përmbarue, për arsye të pavaruna nga vullneti i auktorit.

Toskënishtja, kuptimin e kësaj forme e shprehë: Gati u rrëzova, gati u n gatrrova e tjera. Këto forma i ka dhe ipërdorë edhe gegënishtja; por, si e tham, ajo, për mâ tepër, ka dhe format esaja të sipërshenueme. Prandej, âsht me nji përmbajtje mâ të gjânë e mâ tëpasun.

b) Gegënishtja, ka formën e verbit: Kesh t'adij, kesh t'a dijshë, kesh t'a dije, kesh t'a dijmë, kesh t'a dijni, kesh t'a dijnë; kesh t'a kem dijtun, kesh t'a kishem dijtun, kesh t'a kishem pasë dijtun e tjera.

Kjo formë meriton nji studim t'imtë prej kompetentave. Unë, kët formë kishem me e quejtun «formë urimore». Në gjuhëtorientale quhet «fiil-i temenni». Âsht nji formë e veçantë e dëshrores.Toskënishtja, në mënyrë të përshkrueme, kët formë nuk e ka. Fishta, në Lahutene vet , të dyja i ka përdorun.

c) Folja dëshrore në gegënishte, ka edhe njiformë tjetër të posaçme: Hangerté dreqi, gjofti rrufeja, vrafti ora, mârrtélumi e tjera. Vërtetë janë përdorime të rralla; por, janë. Dhe mund të shtohenme përpunimin e gjuhës.

III - Përdorimi i foljeve ndihmëtore në Kosovë

 

Shprehja e Kosovës, në përdorimin e foljevendihmëtore, ka nji epërsí, jo veç mbi toskënishten; por, edhe mbi shprehjet egegënishtes së përdorun në disa vende. Në fakt, Kosova, në përshtatje me gjuhët tjera motra, përdorë: Jam ardhun, jam shkue e tjera. Ndërsa, pjesa tjetër e Shqipnís, përdorë: Kam ardhun, kam shkue e tjera.

 

IV- Format e ndryshëme mbiemnore

 

a) Gegënishtja, i ka të plota formatmbiemnore, qi, në vetëvehte, tregojnë nji kuptim merite, ose nji kuptimmundësije. Fjala vjen: i parapelqyeshem, i pershkrueshem, i lakueshem, ipagueshem e tjera. Këto, iu përgjegjen italishtes: Preferibile, descrivibile,inclinabile, pagabile e tjera. Në strukturen e vet, toskënishtes, mbiemnat ekësaj kategorije, i mungojne. Në se sod përdoren, ky përdorim, âsht ndikue prejgegënishtes. Ky përdorim buron nga dëshiri për të zgjânue sheshin e shprehjes.Do t'ishte sá mâ mirë qi t'ishte synue dhe armonizimi i gjuhës.

b) Toskënishtes i mungojnë mbiemnat, qimbarojnë me «ëm» dhe me «un» e qi dallohen nga pikëpamja e gjinís, tue mârrunnji e- në fund. F.v.: Libër i shkruem, letër e shkrueme, djal i fejuem, vajzë efejueme, i kuptueshëm, e kuptueshëme dhe xhaqet i qepun, këmishë e qepune,premtim i dhânun, fjalë e dhânunë.

Toskënishtja, në kët kategorí mbiemnash,gjinín nuk e dallon. Ajo, shprehet: Libër i shkruar, letër e shkruar, djal ifejuar, vajzë e fejuar, xhaqet i qepur, këmishë e qepur. Te njejtën formë përtë dy palët...

Dikush, mund te thote se, gjiníja, kuptohetnga i-ja ose e-ja, qi vjen para mbiemnit. P.sh.: ... i shkruar, ... e shkruar...

 

Përgjegjemi: - «Shkronja i- ose e-, qi vjenpara mbiemnit, nuk ka ndonji funkcion me femnue, ose me mashkullue mbiemnin.Këto, janë lidhësa, d.m.th., lidhin dy fjalët, qi përbajnë plotsorin. Këtê eçmojnë ata, qi mêrren me pjesën teknike të gjuhës.

V- Emna me kuptime foljore

Në gegënishte kanë nji përdorim të gjanëformat: Lakueshëmeni, përshkrueshëmeni, pagueshëmeni, thyeshëmeni e tjera.Këto, i përgjegjen italishtes: Inclinabilità, descrittività, pagabilità,frazionabilità e tjera. Këto forma, nuk gjinden në toskënishte. Vërtetë,përdoren: Lakueshëmëri, përshkruashëmëri, paguashëmëri, thyeshëmëri e tjera;por, janë forma t'uhajtuna prej gegënishtes.

Ky popull, ishte aj, qi, dikuër, pat formueperandorína, si ajo e Illërís Illiris - dhe e Makedonís. Ky, edhe kur uzgjidh, pat fërkue brînat me forca imperiale n'epokat e ndryshëme. Për trimní epër heroizmë, mos e kërko mâ të mirë në ftyrë të totës. Bile, edhe sod, megjithë qi regjimi i terrorit, po ban çmos për t'a shfisnue, aj, po e provon se,po ruen me kujdes e me fanatizmë cillësínat e lavdishëme të trashigueme prej tëparëve të vet. Nuk ka ramë shpirtënisht. Nuk âsht shkllahun.

Prá, na, jemi - dhe duhet te jemi - krénare sipinjoj të këtij populli.

Âsht nji fakt sihariques se, populli shqiptár,sod, pá dallim féje dhe pá dallim krahine, âsht bashkue; âsht njitrupzue. Çdo shqiptari i rrehë nji zemër e përbashkëte. Pra, do të vijë nji kohë - dheshpejt - qi shqiptarët, do të kenë të përbashkët dhe gjuhën; por, pá imponime epá dhunime.

 

VI - Mjeshtrija në kuvend

 

Gegëníja në përgjithësí e, sidomos, pjesa malsore, në bisedimet figurative, mban nji vend të veçantë prej krahinave tjeratë Shqipnís. Banorët e maleve dhe të Kosovës, janë mjeshtër përkah tregimi dhetë hollë përkah përshkrimi. Ka mbetun si fjalí e klishueme: - «Gjuhën e maleve të Dibrës e marrin vesht zogjt e maleve të Shkodrës».

S'ka dyshim se, gegënishtja, ka nji thesár fjalësh e shprehjesh shum të pasun. Këto fjalë, ene nuk kanë zanun vend, si duhet, në gjuhën e shkrueme, për arsye se, deri sod, nuk janë bamë kërkime e hulumtime kudo. Për t'i mbledhun këto fjalë, âsht nevoja me ardhun nëmârrëdhânje me popull dhe me jetue, për të gjatë mot, në gjinín e 'tij. Edhepër toskënishten nuk po thom se, fjalët e saja, jane notue të tâna. Jo. Fjalët e dy dialekteve, ka për t'i mbledhun e për t'i grumbullue koha e ardhëshëme. Unë, thom se, gegënishtja, edhe për sa i përket vokabolarit, âsht mâ e pasun se toskënishtja.

Unë, për llogarín t'eme, nuk mund t'i daj. Ato dhe këto, janë pasuní e përbashkëtë e shqipes. Në çdo skaj qi të jetë, kur t'a gjejme nji fjalë, duhet t'a perdorim, tue e vumë në vendin e përshtatshëm.

Âsht për t'u mburrun, kur mendojmë se, si popullii ynë, qi ka qenë me shpirtë ndër dhâmbë gjatë mija vjetve, ka mund me eruejtun gjuhën e vet. Me armë në dorë e me zjarm në gji!... Për kët popullduhet me u flijue. Aní, pse ndokush, pá hymë me i peshue vlerat e tija moraledhe pá hymë me i shoshitun rrethanat e ndryshëme historike, tregon pesimizmëpër 'të.

Veçanisht, duhet t'iu jemi mirënjoftësamaleve, të cillat, tue e pasë thurun vendin t'onë rreth e rrotull, kanë formuenji pritë, qi nuk ka mund anmiku me e kapërcyem pá vûmë në rrezik rradaken e vet.

 

VII - Shka i pat mungue shqipes së Kosovës?

 

Po. Na duhet të pyetim: - «Shka i mungonshqipes së Kosovarit, qi i âsht imponue dialekti i Jugut si gjuhë e unjisuar? Kosova, në kuadrin e perandorís Illiriane, me emnin «Dardania» ka përfaqsue nji pjesë të saj, tue qenë në kërthizën e Illërís. Pra, si e tillë, âsht djepi ishqiptarís. Kanget e Mujës dhe të Halilit, qi frymzojnë popullin për t'u pajueme cillësína burrënore, me vetmohim e me vetmbrojtje, vallë, a nuk janëprodhimi i popullit Kosovár?

A nuk jehon në këto vende kânga e gjatë - 12pash! - e Dem Ahmetit, ecilla, arsen shqiptarin se si duhet me e pranuevdekjen, për të ruejtun nderin dhe paprekëshëmenin e familjes shqiptare, kurkjo, dhunohet?!

A nuk gurgullojnë në Kosovë, si nji lum i páshterrëshëm, rapsodinat, kângët e pá njehuna të trimnís së popullit, qi nakëshillojnë me e bâmë vdekjen si me lemë, âsht fjala për mbrojtjen e atdheut?

«Ju lash Plave, Ju lash Gusí

Me m'i ndejt' Knazit karshí

Dath'e deshë në borë e n'shí

Bukën thatë krypën përmbí...

Kët Shqipní Ju, me m'a pruejtun,

I Madhi Zot për me m'a ruejtun.»

 

* * *

 

«Krisi pushka n'at zabel,

Thuej Mahmutit: - A s'po del?

Nuk dal Mahmuti i gjalle!

Kam nisë luftë me pashallarë...»

 

* * *

 

«Smajl Arifi, fjalë ka çue,

Shaqir Agës kush ia thue:

A s'po vjen sod me m'ndihmue?

- Kam Selimin me t'a çue...»

* * *

«Xhavit Pasha, fjalë ka çue:

Thuej Islamit: - Me m'përgjue,

Dhetë tabore t'kam drejtue,

Me e djege Lumën, m'e farue!...»

 

* * *

 

«Falmi, Zot, krahët si pllumbi,

Krah't si pllumbi me flutrue,

Prej Hallaçit sod me p'shtue.»

 

Janë të pá numerueshëme, të tilla kângë trimnije. Këto i ka thurun poeti populluer, qi nuk ka qenë i shkolluem aspak. Ika thurun per mrekullí me gjuhën e vet të pastër, me shqipen, qi e ka ruejtungjatë shekujve, porsi dritat e syve.

Këto vargje, janë, qi na i kanë ruejtun, na ikanë ushqyem e na i kanë këndellun ndiesinat kombtare. Po këto vargje, janë, qie kanë hjedhun kët popull kundra anmikut dhunimtar, porsi luaj të përdhosun(t'azdisun).

Në se Fishta, mundi me përpilue nji epopé tëpa shoqe në letërsín shqiptare, kjo, nuk ka burue vetëm nga talenti poetik itij. Aj, po prej këtij populli ka qenë i ndikuem. Prandej, në qoftë se na jemimirënjoftësa të Fishtës me admirim në lâmen letrare, edhe Aj, pá dyshim, kaqenë mirënjoftës i këtij populli.

Po të mos ishin shprehjet e gjalla heroike tëkëtij populli, si kishin me shkrepun në fantazín e Poetit, ato përshkrime tëmrekulluesheme trimnije e burrënije?

Po të mos kishte shkrimë, Oso Kuka, vehten nëkullë të barutit dhe po të mos e kishte kângëtue populli kët gjestsipërtrimnuer me qiteli, si do t'ishin përftue vargjet:

 

«Se s'ke paa shqiptár me sy,

Qi djeg vehten edhe ty!...»

 

dhe

 

«Te del dielli e prendon hâna

Oso Kukë, maâ, nuk bân nâna!...»

 

Asimja, sall ajo vetëm, kishte me mjaftue dheme teprue, për të simbolizue nderëshëmenín dhe trimnín e grues shqiptare.Meriton nji përmendore:

 

«Prit me mot e prit me vjet,

Pushka e Lilit, s'po kërset!»

 

 

Ndodhinë historike e gjatë në Kosovë...

 

Asaj, i kishin dhunue nderin. Priti qi ishoqi, si burrë, t'ishte hjedhun për me ia çue nderin ne vend. Kur paa se aj, ikishte shtimë veshët në lesh e nuk interesohej për kët çështje, atëherë, ipërvol krahët vetë dhe i zbardhi faqet e veta, tue ia mbushun barkun me plumbadhunimtarit shtazarak.

Poeti populluer, Asimes i dha të drejtën emeritueshëme, tue e naltsue në kupë të qiellës. Edhe të shoqin, Lil Begracën ekrodhi në shtatë palë tokë thellë për sjelljen e tij të poshtër.

 

VIII - Po për dashnorë e dashnore?

Të jemi krejt të sigurtë se, edhe në kët pjesëtë jetës,përgjithësisht shqiptarët, qi ndodhen ndën sundimin e Jugosllavís, nukkanë shka marrin uhá prej krahinave tjera të Shqipnís. Të gjitha ato, qi duhen,i zotnojnë vetë. Shqiptarët në Jugosllaví, të bâshëm e të páshëm për shtat, tëbukur për ftyrë e gjymtyrë, të rritun në klimë të mirë e të pastër, tëzhvilluem në begatí ushqimi dhe të shëndoshë sá me iu pasun lakmí, nuk kanëasnji fije nevojë për udhëzimin e tjerëve në lâmën e "amore"-s...

Ky popull, âsht aj, qi ka vargja zitun:

 

 

«Zek Ajdini nji zog sokoli,

Pak pá vdekë nji fjal'e foli:

- Amanet mori komshi,

Bajnma vorrin n'at çeli,

Të vijë Rrushja, të m'qajë përmbi.

 

Qaj mori Rrushe, qaj me mend,

Emnin t'em mos m'a përmend,

Kah jem kanë çoban me dhen,

Kah jem' kanë e kem' kërkue,

Hije n'hije, krue n'krue...»

 

 

 

* * *

 

 

 

«Shkurta e Hokrrit sýn e zi,

Lidh medisin me shami,

Plasua zemrën djelve t'ri...»

 

Le të më ndiejnë lexuesat e dashtunë. Nuk podue me hymë ndepër lluga në kët moshë të kohnueme. Mund të mbetem mbrenda... Sáka fund dashunija, aq kanë mbarim kângët e buta. Le t'i grahin ata, qi janë mâtë rij e ma të ngéshëm... Unë, mundem me thânun se, përshkrimet e dashunís nëpopullin shqiptar, qi ndodhen mbrenda kufijve të Jugosllavís, janë si deti i páfund.

 

* * *

 

 

Në përpjestim me ndiesinat e tyne trimnore edashunore, vijnë vallet mahnitëse të burrave e të grave, kângët darsmore,vajtimet e përmortëshëme dhe zotsíja e ligjërimit në kuvend.

 

Na duhet me e pohue se, kjo pjesë eshqiptarëve, âsht mâ e pasuna në zakone, në tradita, në folkloristikë dhe nëçdo lâmë të vlerave kombtare. Kosova, lodron në kalë të shalës mâ tepër se çdovend tjeter ne Shqipní. Kosovari, zê vendin mâ të dalluem për bujarí, sibukëdhâne e mikpritës. Âsht mâ sedrari në veshje, në mbathje e në mbajtjen earmës. Përmbi pushkën e tij, nuk âsht kollaj qi të vehet ndonji pushkë tjetër.Aj, din me përgëdhelun e din edhe me u acarue. Gjithashtu, simbas nevojës, dinedhe me lavdue e me çupue.

 

Në se Kosova - kur thom Kosova, kam për qellimtë gjitha vendet e banueme prej shqiptarësh -, ka mbetun jashta kufijve tëShqipníse, kjo, nuk ka rrjedhun për fajin, ose për të mêtën e Kosovarëve. Kjo,ka ndodhun nga padrejtësíja e shteteve të mëdhaja imperialiste, qi, n'ate kohë,tue mos zbatue parimet e vetvendosjes, i krijuen botës nji flakada, ku mâ vonëedhe vetë, u zharritën në 'tê mbrenda.

 

Në qoftë se disá prej nesh, nuk e njofinKosovën, si duhet, nuk âsht as faji i ynë, as i Kosovarëve. Nuk po i ngucimkëto dregëza të kohës së kalueme. Kemi asish, qi kërkimin e Kosovës e kanëquejtun shovenizmë dhe Kosovën nuk e kanë pamë fare. S'kanë denjue qi të vénë et'a shofin kët vend të bukur e të begatshëm, qi na e lanë kastërgjyshat t'onë.S'kanë denjue qi të vénë e t'i shofin vëllazënt e tyne në gjuhë, në gjak, nëkostume e qi zbritshin prej njij trungu të përbashkëtë.

Edhe prej nacionalistave kemi asish, qi, sod,kanë monopolizue të drejtën me dirigjue Shqipnín. Kurse dje, e kishin në dorëme e njoftun s'afërmi Kosovën dhe Kosovarin. Nuk u treguen kureshtarë për të njoftun se ç'ishte ky vend dhe ç'ishin banorët e tijë. Nuk ia panë turinin as Kosovës, as Kosovarit.

 

Kushdo qoftë, le te qendroje krye për krye mepërgjegjësín e vet morale e materiale. Krye për krye me ndërgjegjen e vet tëlëngueme.Tekembramja, edhe këta, janë bashkue, tash, me opinionin epërgjithëshëm shqiptár, për sa i përket kësaj çâshtjeje. Mâ mirë vonë sekurr!...

 

Mbassi i ka ardhun shteku, këtu, do të lejohemme shenue nji çashtje me rândësí historike, të cillën mâ shpaloi njipersonalitet shqiptár, qi mêrret ngushtas me historí. Aj më tha:

 

- «Disá, qi mêrren me historí, pretendojne se,shqiptarët,janë vendosun në Kosovë, mbas pushtimit të saj dhe të Shqipnís prejperandorís Osmane. Janë dunun, thonë ata, nga malsinat dhe kanë ramë në fushatë gjâna e pjellore. Pikëpamja e tyne, âsht krejt gabim. Nuk e kanë studjueçâshtjen rrânjësisht. Unë, n'arkivën e kryeministrís turke në Stamboll, kamgjetun nji defter të madh (Defter-i Kebir) të hartuem në kohën e Fatihut, tëMehmetit të II-të. Fatihu, paska pasë urdhnue dhe në Kosovë qenka bâmëregjistrimi i përgjithëshëm i popullsís. Në kët defter ka plot emna sllavësh,si Jovan, Stanko e tjerë. Dhe në rubrikën e posaçme të vrejtjes, janë vûmëshenime «arbanas, arbanas». Kjo, tregon se popullsíja e Kosovës, edhe para setë merrej Kosova prej Osmanllive, ka qenë e origjinës shqiptare. Por, kanë pasëpranue fén ortodhokse pravosllave dhe si përfundim, kanë përvetue emnatsllavisht. Edhe sod, shumica dërmuese e banorëve të Kosovës dhe të Shqipnís -po flas për elementin mysliman -, emnat i kanë arabisht. Me gjithë ketë, na,nuk kemi asnji farefisní me kombin arap.»

 

E hapëm lâmen e bisedimit tékëz. Kërkojndiesë.

 

Prá, tue iu hullun (afrue) themës, do tëngulmoj:

 

Shqiptarëve në Jugosllaví nuk iu mungon kurrgjâ, për sá i përket shqipes.

 

IX - Ç'mund të ndodhë për shqiptarët nëJugosllaví me gjuhën e unjisuar?

 

- ... me gjuhën e unjisuar a?

- Mund të ndodhin shum gjâna!

Si dihet, gjuha, mâ para mësohet në shtëpí,tue e ndigjue fëmija prej prindve e prej rrethit familjár. Mbasandej, mësohet,tue ardhun në mârrëdhânje me shokét, me banorët e lagjes e me banorët ekatundit. Shtrihemi, mandej, në rreth e në qark. Kështu, vjen e skaliset në trûtë fëmijve, shprehja e vendit të vet në kuptim të gjânë.

Prâ, njeriu, mâ para, mëson shprehjet e vendittë vet. Shkolla, vjen në shkallën e dytë.

Kur të mbërrije fëmija me cillësue, me përshkrue, me përpilue dhe me paraqitun nji gjâ, ose nji send, ndodhet përpara ndikimeve t'atyne shprehjeve, qi i ka mësue në rrethin e vet. Me këto do tëhidhet në sheshin e shfaqjeve. Nuk mund të pretendohet e kundërta.

Tash, prá, nji i rí, ose e ré, kur të dojë meparaqitun dishka, ose duhet me ia fillue me shprehjet e veta, me të cillat âshtstërvitun qysh në lirek, pá e përziem toskënishten; ose duhet me përdorëtoskënishten, tue lânun mbas dore shprehjet e veta.

Tash, na vjen ndërmend nji pyetje tjetër:

- Shqiptari i Kosovës, vallë, a mund t'i ketë tretun deri tash, si duhet, shprehjet e vendit të vet?

- Nuk më besohet.

Nuk e besoj, për shkak se, shkolla shqipe atje, si moshë, âsht krejt e ré.

Atëherë, prá, pyesim:

- Shqiptari në Jugosllaví, kurse nuk e katretun, si duhet, shprehjen e vet, si ka për t'a honepsun dialektin e Jugut, tëcillin përpiqet me e mësue vetëm me sy - nga libri -, pá ndihmën e veshëve?

Âsht nji ândërr, kjo.

Po kuej do t'i drejtohet toskënisht intelektuali Kosovár me fletore, me revista, me romana e, përgjithësisht, meshkrimet e veta?

Popullit shqiptar në Jugosllaví! Apo jo? Sigurisht, aj, sod për sod, nuk i drejtohet Shqipnís së Jugut!...

Po përse intelektuali shqiptár në Jugosllaví,të mos i drejtohet popullit të vet me gjuhën e vet, qi âsht nji shqipe ekullueme e atij populli? Për ç'farë arsyeje aj, detyrohet me iu drejtuepopullit të vet me nji shprehje, qi ky, nuk e din dhe nuk e kupton?

Përfundimi llogjik, na del prosup!... Shifet nji gabim i madh në llogarín, qi âsht bâmë.

Shqiptari në Jugosllaví, nuk ndodhet ishtërnguem me përdorun format «është», «verë», «vrësht», «që» e tjera.

Aj ka format e veta mâ të mira:

«Ã¢sht», formë të cillën e ka përpunue, tue e këthyem dhe në trajtën «Ã¢», kur don me i ramë për s'shkurti, ose kur ia këshillonmasa dhe rima, simbas nevojës.

«verë»-n aj, e kupton nji prej katër stinavetë motit, d.m.th. Qershorin, Korrikun dhe Gushtin. Asaj, qi pimë i thotë «venë», sikurse âsht me n- në të gjitha gjuhët motra, të cillat, janë dega dhe rrema të sanskritishtes. Nuk e kupton as «bahar»-in persisht. Këtij i thotë«pranverë».

«qi» si fjalëz lidhore, ose shpaluese, ose sifjalës, qi në disá rasa, zavendoson përemnat vehtorë, po në kët formë përdoretnë persishte edhe në turkishte.

«Ankes ki nedaned ve nedaned ki nedaned,»

«Der cehl-i murekkeb ebedüddehri bimaned.»

 

dhe

 

«Onlar ki verir aleme laflarla nizamat,»

«Bin türlü teseyyüb bulunur hanelerinde.»

 

Prá, nji popull, qi përban 3/4 e shqiptarëve,përse të shtërngohet me e lânun të veten dhe me përdorun formën «që»? Përsepërdoret në Jugë, apo?

Pata ndigjue prej Shpend Bardhit, dritë pastë,se formen «qi» e paskanë pasë kritikue studentët e shkollës së Kristo Dakos: Sákritikë e bukur (!). Sigurisht leçitun kryekëput, nuk do t'a kenë. Por, pohabitem se ato kanë kalue në heshtje nji plotsim tjetër: «Mish i dhirtë», qi në të njejtën kohë, përdoret edhe për meze!

Mâ shkurt, ata, qi duen me shkrue drejt e mâdrejt, format «vreshtë» dhe «vrësht» për «vëneshtë» nuk i pranojnë. Nuk ipranojnë sepse janë të pa justifikueshëme.

* * *

Këto, janë arsyet, qi na disá, format arbitrare nuk mund t'i quejmë «gjuhë e unjisuar». Ata, qi e imponojnë dhe ata,qi e pranojnë, ndoshta, nuk e kanë shprehjen popullore: -«Shit qen e blejklysh».

Shqiptarët në Jugosllaví, qoftë në prozë,qoftë në poezí, le t'i grahin me gegënishten e tyne të pastër e të pasun, tuezgjedhun format, qi vlejnë për armonizimin e dy dialekteve. Kur t'a kenëpërbluejtun mâ s'miri shprehjen gegënisht, atëherë, vetiu iu hapet rruga për tëkapërcyem mâ përtej e për të përdorun edhe toskënishten, simbas zellit ezotsís.

Nji njerí, qi gëzon talent poetik në Mitrovicë, nuk mund të jetë i penguem për klishénat e Ali Asllanit, ose të ndonji poeti tjetër prej Jugut. Aj, gufon, grafllon dhe merr flakë me landën e vendit të vet. Përse t'i thotë «HANKO HALLA» në vend qi me i thanun «HANKA HALLA»?

Më ka ramë me lexue shkrime shqiptarësh nëJugosllaví, qi kanë imitue toskënishten. Prap, me shprehjen proverbiale tëKosovës do t'i cillësoj këto shkrime: - «Prish shpi e ndreq kolibe».

«Shêjzat», 1974 (XVIII), n. 1-10, fq. 56-67.

TAHIR KOLGJINI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ENVER HOXHA ISHTE TEPËR I SHQETËSUAR SE MOS STALINI LEJONTE QË SHQIPËRINË TA MERRNIN ANGLEZËTLibri historik “Sundimi pa pushtim. Shqipëria 1945-1948” i Luan Dodës (03.15.2015)
LETRA E HASAN PRISHTINËS DHE ISË BOLETINIT DËRGUAR FUQIVE TË MËDHA MË 1911 (03.15.2015)
STUDIUESI QË SHQIPËROI SHEKUJTLidhur me veprën "16 shekuj" të Ramadan SokolitNga ILIR SECI (03.15.2015)
ALBUMI I PIKTORIT - 'UNË NUHAS PRANVERËN', PEIZAZHE NGA HELIDON HALITI (03.14.2015)
NJË DITË TE VARRI I NOLIT ME PRESIDENTIN RUGOVANga HARRY BAJRAKTARI (03.14.2015)
SHEMBULL IDEAL I ANTIKOMUNISTIT DHE DEMOKRATIT TË PAKORRUPTUESHËM - ERNEST PERDODA DHA DORËHEQJEN EDHE SI ANËTAR I PD-sëNga ANTON ÇEFA (03.14.2015)
ME FAT DITA E VERËS - FESTA MË E LASHTË ILIRE DHE SHQIPTARE (03.14.2015)
AGK - DËNOJMË KËRCËNIMIN E KRYEREDAKTORIT TË 'BOTA SOT' IDRIZ MORINA (03.14.2015)
DRINI ËSHTË ZHVILLIM - JO VETËM PËRMBYTJEShkodër, takimi II i programit CRESSIDA me pjesëmarrjen e vendeve të RajonitNga ELTJANA SHKRELI, planifikuese urbane (03.13.2015)
ELTON SKËNDAJ - KRIJIMI I KOSOVËS (03.13.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]