E Premte, 04.26.2024, 04:10am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
BËMAT E SHIK-ut
I DËNUARI ME VDEKJE MBRON PERSEKUTORIN
Nga IDRIZ ZEQIRAJ

E Hënë, 03.23.2015, 09:24am (GMT+1)



Kuadro dhe veprimtarë të LDK-së të ekzekutuar nga SHIK-u


Thonë se çdo e keqe ka edhe një të mirë dhe anasjelltas. Kjo u provua në rastin e arrestimit të Blerim Kuqit. Në vendimin e tij për ta varrosur të vërtetën, që, padyshim, është rast ekstrem i të keqes, duke u nisur nga profili i tij, si i parë i një komune, ngushëllon një e mirë: Shpërfaqet qartë "lufta" dhe "parimet" e asaj "UÇK-je" që identifikohet me bandën e LPK-së dhe SHIK-un e saj famëkeq.

Blerim Kuqi ishte oficer institucional, pra, ushtar i Ibrahim Rugovës dhe drejtonte formacionin e koduar "Kitrat". I ndjekur këmba-këmbës nga banda "ushtarake" e komunistëve stalinistë-enveristë të LPK-së, kapet rob, arrestohet dhe përplaset në burgun rural në Kleçkë të Lypjanit. Akuza e gatshme, ashtu si për të gjithë ushtarët, oficerët apo edhe simpatizantët civilë të institucioneve paralele të Presidentit Rugova: "dezërtor, armik, spiun në shërbim të pushtuesit serb!" Edhe dënimi ishte i gatshëm: "Dënim me vdekje - ekzekutim, pra, metoda ekzekutive - pushkatim!"

Dhe, nga ky rit i përgjakshëm e fatal për oficerin Kuqi e shpëtoi vetëm sulmi blic e brutal i policisë pushtuese. Dhe, nga e keqja e madhe sulmuese pushtuese, befason e mira: lirohen e mbijetojnë ata që prisnin radhën e poshtërimit, torturimit, kurbanizimit, ekzekutimit, pushkatimit, pra, Blerim Kuqi me shokë, të rënë në fatkeqësi, të rënë në kthetrat e bandës komuniste lëpëkeiste, e cila zbatonte projektin e hartuar në Tiranë nga banda amë, kallëse e Shqipërisë më 1997, e kryesuar nga Rexhep Mejdani, Skënder Gjinushi, Paskal Milo e Fatos Klosi me shokë dhe e lidhur me njëmijë e një fije me pushtuesin serbo-sllav.

Projektin sabotues të luftës të Kosovës, të bërë nga Tirana zyrtare, e aprovoi edhe LPK-ja

Zbatimin në praktikë në Kosovë të këtij projekti monstruoz e sabotues të luftës, thellësisht armiqësor, një shërbim i madh për pushtuesin, Serbinë, e kishin marrë përsipër krerët aktual të pushtetit në Kosovë, me ideolog akademik Rexhep Qosjen dhe Jakup Krasniqin, i emëruar si "zëdhënës" nga banda e Tiranës zyrtare dhe i shfrytëzuar nga kjo bandë, për të legalizuar e ligjësuar vrasjet e luftëtarëve institucionalë, nga banda e LPK-së, në emër të "UÇK-së" në Kosovë, nëpërmjet Radiotelevizionit komunist shqiptar, me bandën e kryesuar nga Hajrije spikerica, alias Besa Çeku - Buçinca dhe kolegët e saj kodoshë, si përçues të përçarjes të madhe politike e ushtarake, të projektuar nga kryebanda komuniste shqiptare, impulsonte krimin brenda shqiptar, jo vetëm duke harruar pushtuesin, por, indirekt, duke e ndihmuar atë.

Burgjet adaptuese rurale të lëpëkeistëve kuqaloshë në Kosovë, ishin një fotokopje e atyre të kohës të Luftës Dytë Botërore në Shqipëri, kur banda e Ushtrisë "Nacional-Çlirimtare", siç u proklamua rrejshëm në historinë e falsifikuar dhe të sakatosur për këtë "luftë", për gjysmë shekulli me radhë. Komunistët antishqiptarë të Enver Hoxhës i vrisnin në pusira e prapa shpine jo vetëm kundërshtarët politikë, por edhe brenda radhëve të tyre, duke ua faturuar këto vrasje pushtuesëve italianë dhe gjermanë.
Rasti i vrasjes prapa shpine të Ethem Gjinishit, njëri nga nënshkruesit e Marrëveshjes të Mukjes, marrëveshje kjo pajtuese për luftë të përbashkët, me synimin e bërjes të Shqipërisë Etnike, të cilën e prishi Enver Hoxha, me urdhër të Milladin Popoviçit. Gjinishi rinor ishte shoqërues i babait të tij në shpalljen e Pavarësisë në Vlorë më 1912. Ishte luftëtar në luftën e 1920-ës në Vlorë; delegat në Kongresin e Lushnjes më 1920; kuadër në LDB. Dhe, Marrëveshja e Mukjes, për bashkimin e shqiptarëve të kudondodhur, ia hëngri kokën, sepse filosllavi Enver Hoxha nuk donte ta cënonte miqësinë me "vëllezërit jugosllavë"!

Edhe prishja e Marrëveshjes të Osllos është kopje e asaj të Mukjes, si në përmbajtje, ashtu edhe në rrjedhojat fatale, jo vetëm për popullin, por, për të gjithë Kombin. Kjo metodë është huazuar nga OZNA jugosllave, të cilët e kishin kopjuar nga sigurimi rus i Stalinit. E para, tradhtoi idealet e luftës për liri dhe inicoi luftën civile në Shqipëri; e dyta, harroi pushtuesin serbosllav dhe u sul, si egërsirë, në derdhjen e gjakut shqiptar në Kosovë, madje jo vetëm gjatë luftës, por edhe pas saj, duke synuar pushtetin dhunshëm. Këto dy marrëveshje, të shkelura me këmbë nga komunistët e djeshëm dhe të sotëm, edhe sot e gjithë ditën kullojnë gjak.

Nëse komandantët institucionalë të luftës do t`u përgjigjeshin provokimeve deri në vrasje të lëpëkeistëve, vegla qorre të bandës pushtetare në Shqipëri, edhe në Kosovë do të degjeneronte lufta për liri, në luftë civile, siç ndodhi më 1943 - 1944 në Shqipëri. E ilustrojmë me provokimin e rëndë që halabakët e LPK-së i bënë kolonel Tahir Zemajt, Hero i Kosovës, në Prapaçan. Kolonel Zemaj i kishte forcat dhe mundësitë për t`i goditur dhe asgjësuar horrat provokatorë. Por, duke u gjegjur me logjikën e kombëtarit, shmangu vëllavrasjen: "Nuk dua të derdh gjak shqiptarësh". Dhe, u tërhoq.

Sokol Dobruna - gjykatës i SHIK-ut dje, provokator sot

Provokimi, deri në rrugaçëri, i servilit shikist Sokol Dobruna ndaj Heroit të Kosovës, kolonel Tahir Zemaj, fituesit madhor të Betejës të Loxhës, se gjoja dezërtoi nga lufta, dëshmon për hiçsinë e sojit komunist. Stalinistit Dobruna i ka ngelur merak pse nuk arriti ta dënonte me vdekje Atë, siç bëri me kuadrot tjerë institucionalë. Kolonel Zemaj kishte një Komandë eprore dhe ai vepronte nën urdhërat e saj. "Ne mund ta marrim edhe Pejën, por nuk kemi mundësi ta mbajmë", - thoshte strategu Zemaj. Ai nuk ishte aventurier si ata që i premtonin pashaporta të Kosovës popullatës të Malishevës të "çliruar" dhe në vend të pashaportave, u sakatosen nga plumbat vrasës të pushtuesit, ndërkohë që premtuesit mrizonin dhe intrigonin në Tiranë.

Ata që nuk përfillin Komandën, janë bashibuzukë e banditë, të cilët nuk njohin as rregullat dhe as ligjet e luftës. Prandaj edhe përbaltën dhe përballën me rrjedhojat pas luftës. Kolonel Zemaj, në bashkëpunim me Komandantin e UÇK-së për Rugovën, Smajl Hajdaraj, shquhen për mbrojtjen e popullatës të Dukagjinit. Të luftosh, duke pasur popullatën e pambrojtur në mes, do të thotë të aprovosh vrasjen e kësaj popullate. Kolonel Tahir Zemaj ishte i rrallë në strategji, zgjuarësi dhe trimëri, por edhe në përgjegjësi. Prandaj është edhe Hero i Kosovës.

Burgjet e LPK-së - kopje e burgjeve të Enver Hoxhës gjatë LDB

Burgjet rurale në Llapashticë (Llap), Kleçkë (Lypjan), Likovc, Llapushnik (Drenicë), Jabllanicë (Gjakovë), Cahan (Kukës) dhe dhjetra të tjera më pak të njohura ose të panjohura, janë dëshmi se njëshi i qëllimit të LPK-së ishte neutralizimi, frikësimi e, pse jo, edhe eliminimi fizik i luftëtarëve institucionalë. Përkundër Tiranës zyrtare të kohës, e cila mjaftohej vetëm me autonominë e 1974-ës, rrjedhimisht, për këtë duhej të ishin pajtuar edhe krerët e LPK-së, përndryshe, prishja e Marrëveshjes të Osllos, kundërshtimi i unifikimit të faktorit politik dhe ushtarak të Kosovës nga ata, ishte edhe interesi dhe kërkesa direkte e Serbisë. Ndërkohë që krahu institucional pavarësinë e quante kompromis, në të kundërtën bashkimi i Kosovës me Shqipërinë ishte në agjendë. Kjo prerje ishte e qartë dhe çdo përçapje për montime dhe arnime të tjera, është manipulative e dështake.

Nuk është rastësi që prokurorët ndërkombëtarë pikëtojnë, përveç Kosovës, edhe Shqipërinë, si mjedise të krimeve të luftës. Sepse, realisht, krimi për luftën e Kosovës ka pikënisjen në Tiranë, ndonëse qëllimi i Tiranës zyrtare ishte ndërrimi i kahjes të luftës: nga luftë çlirimtare, në luftë ideologjike e pushtetare, që nënkupton luftë civile. Pra, në të gjitha kalkulimet e pasluftës, Kosova duhej të ishte e kuqe, e lidhur me njëmijë e një fije me Serbinë, ashtu siç mbeti pas Luftës të Dytë Botërore, sepse kjo forconte boshtin komunist në Ballkan, njëkohësisht, pushtetin komunist në Shqipëri. "Verba volant, skripta manent" (Fjalët fluturojnë, e shkruara mbetet) - thonin latinët e vjetër. Dhe, kjo e vërtetë ka mbetur e shkruar nga kasta - bandë e Tiranës, gjë që kursen komentet e mëtejme.

IDRIZ ZEQIRAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
16 VJET MË PARË - DEKLARATA E BILL CLINTONIT QË SHËNONTE FILLIMIN E FUSHATËS 78 DITORE TË BOMBARDIMEVE NGA AJRI (03.23.2015)
DEBATI PËR MJEDISIN - NË KOSOVË MBI 200 MILIONË TONË MBETURINA INDUSTRIALE (03.23.2015)
ITALI - DY TË RINJ SHQIPTARË I JAPIN FUND JETËS DUKE U HEDHUR NGA LARTËSIA (03.23.2015)
NJERIUT IU KA ZGJATUR JETA NË ASPEKTIN E KOHËS, POR MVARËSIA ËSHTË BËRË E MADHE DHE E PADURUESHMEAnalizë nga SKËNDER MULLIQI (03.22.2015)
DOKUMENT - 'RILINDJA DEMOKRATIKE' HARRON VITIN E RRËZIMIT TË DIKTATURËS (03.22.2015)
Në 80 vjetorin e vdekjesZËRI I ALEKSANDËR MOISIUT - SIPAS NJË DËSHMIE ORIGJINALENga Dr. SADIK ELSHANI, Filadelfia-SHBA (03.22.2015)
STIPE MESIÇ - JA HISTORIA E MIQËSISË SIME ME SHQIPTARËT (03.22.2015)
JA SI E NDOQI NDESHJEN JUNIKU - VENDLINDJA E HAXHI KRASNIQIT (Fotogaleri) (03.22.2015)
KOSOVA E VITIT 1912 NË NJË UDHËPËRSHKRIM TË BRANISLAV NUSHIQIT (03.21.2015)
FOTO E DITËS - SHKREPJA MË E BUKUR E EKLIPSIT TË DJESHËM DIELLOR (03.21.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]