Prindër,
psikologë dhe terapistë nga Qëndra Rajonale për Autizmin bëhen pjesë
aktive e fushatës ndërgjegjësuese në të gjitha ekranet dhe faqet e
shtypit shqiptar. Histori dhe dëshmi njerëzore nga komuniteti autik
sfidojnë stigmën dhe paragjykimet duke çuar peshë shpirtin e
ndërgjegjies publike.
2 Prilli, dita ndërkombëtare për Autizmin preku në Shqipëri një
ndjeshmëri të lartë si asnjëherë më parë. Pas 4 vjetësh punë intensive
nga Fondacioni për Fëmijët Shqiptarë, për herë të parë fushata
ndërgjegjësuese për Autizmin pati si aleatin e saj më të fuqishëm
median, e cila në mënyrë unanime ju bashkua sensibilizimit të mesazheve
të kësaj dite.
Duke filluar që nga shtypi i ditës e deri tek formatet e ndryshme të
emisioneve televizive e kronikave të edicioneve informative, prindër të
fëmijëve autikë psikologë dhe terapistë, u bënë pjesë e kësaj fushate,
duke sfiduar stigmën dhe paragjykimet, që deri më tani ishin pjesë e
jetës së tyre familjare.
Nga një sondazh i kryer nga Fondacioni Fëmijët Shqiptar, mbi
13 ekrane televizive i kanë kushtuar çështjes së Autizmit rreth 80
minuta transmetim në formate dhe kohë të ndryshme duke u bërë kështu
zëri i vetëm publik i asaj dite.
Televizionet kombëtare si Klan Tv, Top Chanell,TVSH, Vizion Plus, si
dhe Ora Neës, Neës 24, Albanian Screen, ABC Neës, UFO Tv, Scan Tv, Top
Neës , Channel 1, u përfshinë në një maratonë transmetimesh direkte që
në orët e para të mëngjesit, me dëshmi nga prindër të fëmijëve me
autizëm dhe me vlerësime nga psikologët më të mirë të fushës.
Fondacioni Fëmijët Shqiptarë shpërndan për mjekët dhe qytetarët informacion mbi Autizmin.
Krahas partneritetit me median, grupe të rinjsh të aktivizuar nga
Fondacioni për Fëmijët Shqiptarë, për disa ditë me rradhë, shpërndanë
nëpër qendra shëndetësore, qendra tregtare të mëdha dhe ambjente
publike të frekuentuara , fletëpalosje me informacion të pasur për
Autizmin, me qëllim ndërgjegjësimin e nënave të reja për kapjen sa më
shpejt të shenjave të këtij çrregullimi dhe orientimin e tyre për rrugët
që duhet të ndjekin për ti ardhur në ndihmë fëmijëve të tyre.
Fushata : NDRIÇO KREJT BLU !
Dita ndërkombëtare e Autizmit u finalizua në mbrëmje me fushatën
"Ndriço krejt Blu"! Aktiviteti i organizuar solli për herë të parë në
Shqipëri nismën tre vjeçare globale të Autism Speaks në Neë York, për të
ndriçuar blu ndërtesat simbolike në vende të ndryshme të botës me
qëllim rritjen e ndërgjegjësimit mbi autizmin dhe pasojat e tij tek
individët, familjet dhe e gjithë shoqëria.Fondacioni Fëmijët Shqiptarë
në prani të kryeministrit të Shqipërisë z.Sali Berisha, misionit të
trupit diplomatik të akredituar në vendin tonë, komunitetit të
prindërve, specialistëve dhe mediave, e ndihmuar nga dora e Nikolës së
vogël 8 vjeçare, ndezi në blu të gjithë Qëndrën Rajonale për Autizmin
në Farkë.
Nisma globale unike e iniciuar nga Organizata Autism Speaks "Ndriço
krejt blu", bëri të mundur këtë vit që mbi 1000 godina me simbolikë të
veçantë në mbarë botën të ndriçohen blu më 2 Prill, në shenjë
solidariteti për rritjen e ndërgjegjësimit ndaj çrregullimit të spektrit
Autik, që vetëm këtë dekadë, sipas kësaj organizate është rritur me përmasa epidemike: 78% në krahasim me dekadën e kaluar.
Mbi DITËN BOTËRORE TË NDËRGJEGJËSIMIT MBI AUTIZMIN
Në 2007, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara deklaroi 2
Prill si Dita Botërore e Ndërgjegjësimit mbi Autizmin, me qëllimin e
tërheqjes te vëmëndjes botërore drejt autizmit, një çrregullim depërtues
që prek dhjetëra milionë njerëz.
Dita Botërore e Ndërgjegjësimit mbi
Autizmin hedh dritë mbi autizmin si një shqetësim shëndetësor global në
rritje. Aktivitetet e 2 Prillit ndihmojnë në rritjen dhe zhvillimin e
njohurive botërore për krizën e autizmit dhe për të dhënë e shpërndarë
informacion mbi rëndësinë e diagnostikimit të hershëm dhe trajtimit të
hershëm. Gjithashtu, ne kete dite festohen talenti dhe aftësitë e
veçanta te njerëzve me autizëm dhe thekson aktivitetet e komuniteteve
përreth botës ku individët me autizëm dhe familjet e tyre mikëpriten
ngrohtë.
Mbi AUTIZMIN
Autizmi është një term i përgjithshëm i përdorur për të përshkruar
një grup kompleks crregullimesh në zhvillimin e trurit çrregullime të
spektrit autik (ÇSA) shkaktuar nga një kombinim i ndikimeve gjenetike
dhe të ambjentit. Këto çrregullime karakterizohen, në shkallë të
ndryshme, nga mospranime sociale a të sjelljes, sikurse nga sjellje
përsëritëse. Statistika te diteve te fundit vertetojne se përafërsisht 1
në 88 fëmijë në SHBA janë në spektrin autik dhe studimet tregojne që
shifrat duhet të jenë thuajse të ngjashme në të gjithë botën. Një rritje
1000 për qind në 40 vitet që shkuan shpjegohet pjesërisht me
përmirësimin e diagnostikimit.