E Hënë, 04.29.2024, 10:02am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
FP: "PREMTIMET BOSHE TE EVROPES"
E Enjte, 02.25.2010, 06:38pm (GMT+1)

 

25.02.2010


Hezitimi për veprime ushtarake nga ana e forcave evropiane ka rritur dyshimet tek amerikanët.

Sipas sekretarit amerikan të mbrojtjes, Robert Gejts, ky pakësim krijon vështirësi në arritjen e sigurisë dhe të një paqeje të qëndrueshme në shekullin 21, thuhet në "Foreign Policy".

Por, udhëheqësit evropianë, kundrejt kësaj frike, japin argumentin se duhet kontributi i ekspertëve civilë në sfidat e sigurisë dhe të luftës.

Sipas Gejtsit, rritja e numrit të specialistëve në ndihmë të çështjeve të qeverisjes apo trajnimit të policëve, mund të jetë më e lehtë për evropianët, sesa rritja e numrit të trupave ushtarake.

Ndihma e punonjësve civilë është e njohur kudo në botë, për sa u përket çështjeve të sigurisë apo krijimit të shtetit në një vend të sapodalë nga lufta, ku kaosi është i pranishëm. Dhe, evropianët duken më se të përshtatshëm për ta bërë këtë lloj pune.

Por, fatkeqësisht, Bashkimi Evropian është i dështuar në potencialin e tij, thuhet në "Foreign Policy".

Në vitin e parë të ekzistencës, BE-ja dërgoi ekspertë civilë në 13 vende të shkatërruara nga lufta.

Por, sipas "Foreign Policy", pjesa më e madhe e këtyre misioneve kishte më pak se 80 veta në staf dhe nuk e zgjatën më shumë se një vit. Madje, disa kishin pak ose aspak ndikim në terren.

Forcat policore janë kritikuesit kryesorë të operacioneve civile.

Në teori, shtetet evropiane kanë angazhuar 6 mijë policë me mision në zonat e konfliktit. Ndërsa, në realitet më pak se 1,800 janë tashmë të vendosur dhe BE-ja po këmbëngul të reduktojë në 400 stafin për trajnimin e policëve në Afganistan, një dështim ky i njohur masivisht.

BE-ja ende duhet t'i marrë përsipër më me ambicie detyrat e veta dhe të jetë më skrupuloze në kryerjen e angazhimeve të saj.

Duhet të fillohet me krijimin e një grupi ekspertësh civilë si një trup i vetëm, të cilët duhet të qëndrojnë së bashku në bazat e përhershme.

Në një kohë afatshkurtër, Evropa duhet t'i shpërndajë më mirë kontraktorët e saj, me qëllim shmangien e problemeve në Afganistan.

Suksesi i misioneve evropiane në Kosovë jep një rreze shprese rreth potencialit të misioneve civile evropiane dhe ndikimit të saj në Afganistan dhe vendet e tjera.

Me 1,700 forca të vendosura atje, ky mision ka arritur të menaxhojë me efektivitet vendosjen e ligjit dhe funksionimin e administratës atje.

Por, fuqizimi i strukturave civile evropiane nuk duhet të zëvendësojë angazhimin evropian ushtarak, që do të ndihmonte miliona njerëz për t'u rimëkëmbur nga kaosi i luftës.

Vetëm kështu, ëndrra e vjetër për Evropën si forcë civile do të bëhej realitet, konkludon "Foreign Policy". (A.Ç.)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NË DYVJETORIN E PAVARËSISË AMBASADA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS NË UASHINGTON DHA NJË PRITJENga WASHINGTON D.C. BEQIR SINA (02.21.2010)
VDEKJA E HESHTUR E GJUHËVEnga Radio Evropa e Lirë (02.21.2010)
VDIQ ALEXANDER HAIG, ISH SHEFI I STAFIT TË NIKSONIT (02.20.2010)
BILL CLINTON: STRESI I HAITIT MA PËRSHPEJTOI PROBLEMIN E ZEMRËS (02.18.2010)
TIMES: RAPORTET AMERIKANO-KINEZE NË PIKËPYETJE (02.18.2010)
KRIZA E ATHINËS RISKICON BASHKIMIN EVROPIANNga TOMASO PADOA-SCIOPPA, Corriere della Sera (02.16.2010)
Gjeniu, Ikona dhe "Huligani i Modës të Lartë" Stilisti i famshëm Alexander McQueen është gjetur sot i vdekur (02.11.2010)
Psikiatri i akuzuar mbajti një seancë për Anna Nicole Smith (02.10.2010)
Julia nuk ia njeh fitoren kundërshtarit (02.09.2010)
Sarah Palin në krye të lëvizjes Tea Party (02.08.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]