E Hënë, 04.29.2024, 02:27pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
TIMES: RAPORTET AMERIKANO-KINEZE NË PIKËPYETJE
E Enjte, 02.18.2010, 01:03pm (GMT+1)

 

Dy fitues të çmimit Nobel për Paqe takohen të enjten në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar një çështje që mund t'u kushtojë Shteteve të Bashkuara me shumë se dy luftërat e marra së bashku. Bëhet fjalë për marrëdhëniet e Tibetit me Kinën.

Në një takim të organizuar me kujdes, presidenti Obama dhe Dalai Lama, do të lënë pas krahëve protestat e Kinës dhe do të ringjallin traditën e gjatë të mbështetjes amerikane për Tibetin, në përpjekjet e tij për autonomi më të gjerë nga Pekini.

Derisa presidenti Obama do të zhvillojë takimin e parë me udhëheqësin shpirtëror në mërgim të tibetianëve, aktivistët i bënë thirrje baroneshës Ashton t'i bëjë një ftesë të ngjashme Dalai Lamës, "në përputhje me vlerat evropiane të dialogut dhe të pajtimit".

Takimi me një nga ikonat e lëvizjes për të drejtat e njeriut nuk besohet se do të shoqërohet me paraqitje publike.

Edhe në këto kushte, takimi do të thellojë mosbesimin që ekziston në raportet e trazuara amerikano-kineze dhe ka fuqinë që t'i dëmtojë interesat amerikane në një mori çështjesh nga Irani, e deri te vlera e dollarit.

Shtëpia e Bardhë është kujdesur të theksojë se Dalai Lama do të pritet si udhëheqës shpirtëror, e jo si udhëheqës politik. Megjithatë, konteksti politik i takimit nuk mund të anashkalohet.

Takimi ishte shtyrë deri pas vizitës së parë të presidentit Obama në Kinë, me shpresën se do të mund të fitonte bashkëpunimin e Kinës në politikat e ndryshimeve klimatike dhe sanksionet kundër Iranit.

Që nga dështimi i kësaj strategjie, zoti Obama ka miratuar marrëveshje në vlerë prej 6.4 miliardë dollarësh në shitjen e armëve Tajvanit, kurse Kina ka lejuar rënien e bonove të thesarit të Shteteve të Bashkuara në tregun botëror.

Kina, gjithashtu, nuk ka pranuar të tërhiqet nga mosmarrëveshjet e krijuara me gjigantin amerikan të internetit, Google.

Në këto kushte, sigurimi i ftesës nga presidenti Obama dhe një takim tjetër me Sekretaren e Shtetit, Hillari Klinton, shihet si fitore e madhe nga tibetanët.

Robert Gibs, zëdhënësi i shtypit i presidentit Obama, tha se "presidenti thjesht do të inkurajojë Pekinin dhe Dalai Lamën të vazhdojnë bisedimet".

Nëntë vitet e takimeve sporadike nuk kanë shënuar ndonjë përparim, sa i përket lirisë fetare për tibetianët budistë dhe për trajtimin që Pekini u bën disidentëve tibetianë.

Megjithatë, ajo që paraqet shqetësim në afat të gjatë për Shtetet e Bashkuara është fundi i dashurisë kineze me borxhin amerikan.

Në dhjetor Kina hoqi qafe bono-thesarin amerikan në vlerë prej 34.2 miliardë dollarë. Nëse një gjë e tillë vazhdon, vizita e klerikëve budistë është shqetësimi i fundit i zotit Obama. (http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KRIZA E ATHINËS RISKICON BASHKIMIN EVROPIANNga TOMASO PADOA-SCIOPPA, Corriere della Sera (02.16.2010)
Gjeniu, Ikona dhe "Huligani i Modës të Lartë" Stilisti i famshëm Alexander McQueen është gjetur sot i vdekur (02.11.2010)
Psikiatri i akuzuar mbajti një seancë për Anna Nicole Smith (02.10.2010)
Julia nuk ia njeh fitoren kundërshtarit (02.09.2010)
Sarah Palin në krye të lëvizjes Tea Party (02.08.2010)
Kate Moss: Çanta me stil (02.07.2010)
Fotografi të papara të Marilyn Monroes nxirren në shitje (02.05.2010)
Oscar: Avatar dhe The Hurt Locker mbizotërojnë kandidimet (02.02.2010)
Beyoncé triumfon në Grammy Awards (02.01.2010)
Në Sundance Festivali fitojnë 'Restrepo' e 'Winter's Bone' (01.31.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]