E Martë, 08.20.2019, 12:20pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
SHPALOSJE DHIMBJE E DASHURIE ….
(Rabije Bytyqi:”Rrugë jete”,poezi,2014 SHB.”Era” Prishtinë)
Nga TAHIR BEZHANI

E Shtunë, 04.25.2015, 10:31am (GMT+1)



Libri me poezi”Rrugët e jetës”është libri  i parë i autores  Rabije Bytyqi,në të cilin dëshmohet përkushtimi dhe serioziteti i përpjekjeve të autores për ta paraqitur botën e brendshme poetike dhe karakteristikat e saja mbresëlënëse. Që në fillim vlen të ceket se autorja, Rabije Bytyqi, ka dëshmuar se talenti i saj prej poete, mbërthehet vrullshëm e plot frymëzim skutave  të jetës, gjithandej ku fërkohet e mira me te keqen,dashur ia përzier me dhimbjen,për të spikatur ngjyrat e  jetës  si pjesë përbërëse e njeriu. Në këto dy “lufta” mendimesh e frymëzimesh të poetes, triumfuese vijnë mendimet pozitive për të luftuar të keqen,përmes dashurisë dhe fisnikërisë së përhershme,duke mos anashkaluar sakrificat e pa pritua që shtrohen gjatë rrugëtimit jetësorë,aty ku “poezia bëhet Manifest i vetës”.
Gjatë rrugëtimit të mundimshëm të një krijuesi,posaqërisht në hapat e parë të krijimtarisë,në përpjekje për ta gjetur rrugën e mënyrën e pëlcitjës në vargje,përmes të cilave  tregohet universi  botës së brendëshme,natyrisht se paraqiten  edhe oscilacione poetik. Por,te autorja në fjalë,duke u bazuar në volumin e poezive,vërejmë një rrugëtim përcaktues të qartë,e ky rrugëtim është mishërimi me plagët e Kosovës,liria,dashuria,tema të cilave nuk mund t’u iket .

Dhimbja dhe krenaria vargëzim shpirti

Dëshmorëve të luftës së fundit në Kosovë, akoma nuk iu është tharë gjaku ,kujtimet janë të freskëta, kalvari i saj valëvitet shumë kohë zemrave tona,akoma lotojnë sytë. Në fillim të librit poetja Rabije Bytryqi, vargëzon për dëshmorët, atyre që dhanë jetën për liri të kësaj toke. Kjo poete, u drejtohet me përkushtim e ndjenjë shpirtërore trimave që bënë historinë fushëbetejave për liri të Kosovës. Ja një poezi kushtuar trimave të luftës në Koshare:

“Gjaku si lumi rrodhi
Në Koshare valëvitet flamuri
Luftojnë trimat si shqiponja
S’ka kush i ndanë më trojet tona”…

Pra, i këndohet një beteje historike,atyre që sakrifikuan,dhanë jetën , për bashkimin e trojeve shqiptare.
Poetja, Rabije Bytyqi, me mjeshtri din të ngritë në piedestal dhimbjen e madhe të rënies në fushën e nderit për lirinë e kësaj toke. Ajo në poezinë “Qajnë malet”,në strofën dytë shprehë dhimbjen shpirtërore të sajë kur shkruan:

 

“Shqiponja lart ngre kokën
Nga një lot e lëshon
Edhe malet gjëmojnë
Dhe bjeshkët po rënkojnë”

Rabije Bytyqi ka shkruar një mori poezish të kësaj natyre, me përkushtim e ndjenjë  njerëzore, me dhimbje e lot, por edhe me krenari. Kjo e thënë dëshmohet më së miri me poezinë “100 Vjet Robëri”, ku ideja krahasuese e shumëvuajtur e Kosovës për liri,ishte një rrugëtim i gjatë, i dhimbshëm, por gjithsesi një kurorëzim  me fitore.

Jeta pa dashur është e pa kuptim

E tillë është jeta për secilin njeri. Si mund të jetohet pa dashuri, kur ajo ka kuptimin e jetës. Poetët përherë i kanë vjershëruar dashurisë,sepse ata e ndjejnë thellësisht trokitjet erotike falë subtilitetit shpirtërorë që kanë. Posaçërisht, poetët në fillim të karrierës, me vargjet e tyre, kalojnë valëve  dallgëzuese, sprovave me ëndrra jete, ku rrapëllon shpirti mundimshëm ne shpërthimin e zjarrit poetik. Në këtë start krijimtarie,edhe krijuesja, Rabije Bytyqi, me zjarrin e saj të brendshëm, din bukur t’i këndoi jetës me puhizën e saj erotike. Se dashuria din të burgosë,të dënoi, të arrestoi qelive të zemrës, më së miri lexojmë në poezinë “Këtu jemi”:

“Ndal je i arrestuar
Akuzohesh për grabitje
Keni grabitur zemrën e pafajshme
Dënoheni me njëmijë  përqafime në ditë
E njëqind puthje në orë
Me burgim të përjetshëm
Në qelinë e zemrës sime…”

Mendoj se kjo poezi, nga zhanri erotik,jo vetëm se ka bukuri  funksionale artistike,por edhe antologjike.  Te ngjashme janë edhe një mori poezish të tilla, të cilat kanë një brumëzim të thurur specifikave të jetës njerëzore, të cilat me gjetjet e figuracioneve artistike, e bëjnë poezinë inspiruese, fuqi shpirti. Të tilla janë poezitë ”Përkëdhelje”, ”Me ty në pavdekshmëri”, ”Zogu”.”Kur..”“Jetë” etj. Poetja, Rabije Bytyqi, edhe në këtë shpërthim të zjarrtë poetik, din bukur të veçojë peshën e dhimbjes, sepse dashuri pa vuajtje s’ka. Në poezinë “Jetë” ajo shprehë:

“Ti ike,ike,ike
Me shikimin drejt horizontit
Pa ia fshirë syrit rrokullisjen e lotit
As më vonë
As tani nuk di
As fjalët e erës t’i  dëgjoj nuk dua”

Recensenti i librit, z. Namik Selmani, ka dhënë një mendim të thukët, të matur e të baraspeshuar me peshën e poezive në këtë libër, i cili qëndron i përhershëm ndaj vlerave poetike te autores në këtë përmbledhje me poezi.
Ani se  libri e parë poetik nga Rabije Bytryqi, ajo dëshmohet para lexuesit si krijuese me talent dhe potencial krijues. Lexuesi me të drejtë pret poezi e libra të rinj nga kjo krijuese e talentuar, e cila na mbushë me shpresë se  do jetë e kërkuar për lexim nëpër bibliotekat e qyteteve e vitrinave tona. Mbes me shpresën se Rabija do e lëvron akoma më thellë rrugëtimin e saj poetik  për të hyrë në çudirat e artit poetik e shumë magjeps…..

TAHIR BEZHANI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
POEZI NGA NIKOLAJ STEPANOVIÇ GUMILOV DHE ADRIANO ÇELENTANOPërktheu: FASLLI HALITI (04.25.2015)
NË PARIS NJË ÇMIM PËR LETËRSINË SHQIPENga ALEKO LIKAJ (04.25.2015)
ZEMËR E FJALËSEse për vepren e poetit Xhemajl RudiNga RRUSTEM GECI (04.25.2015)
DY POEZI NGA VLADIMIR MAJAKOVSKIPërktheu: FASLLI HALITI (04.23.2015)
DHOMA E POETITCikël poetik nga QAZIM SHEHU (04.23.2015)
DANE 'AVROPA'Tregim nga PËRPARIM HYSI (04.23.2015)
NOBELISTJA SHQIPTARENga EGLANTINA MENDIA (04.23.2015)
POEZI NGA IGOR' SEVERJANIN DHE SANDRO PENNAPërktheu: FASLLI HALITI (04.22.2015)
 EDHE GJYSHËRIT E VDEKURPesë poezi nga ADEM ZAPLLUZHA (04.22.2015)
PETRAQ KOLEVICA - NJË ERUDIT I HESHTURNga GURI SHYTI (04.15.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Gusht 2019  
D H M M E P S
        1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
 

 
VOAL
[Shko lart]