VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - ISUF LUZAJ, FILOZOFI ME FAMË BOTËRORE, SHKRIMTARI, LINGUISTII paharruari Prof.Dr. Isuf Luzaj vlerësohet me titullin " Nder i Klubit ‘Petro Marko"Nga VILHELME VRANARI HAXHIRAJ

                                                                                      

E Enjte, 05.02.2024, 08:52pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 

ISUF LUZAJ, FILOZOFI ME FAMË BOTËRORE, SHKRIMTARI, LINGUISTI

I paharruari Prof.Dr. Isuf Luzaj vlerësohet me titullin " Nder i Klubit ‘Petro Marko"

Nga VILHELME VRANARI HAXHIRAJ


E Enjte, 07.14.2011, 07:44am (GMT+1)

"Dje qeshë dikushi që erdha nga boshësia,

nesër do të jem askushi në vendin tim...."

                    Isuf Luzaj

Këto fjalë të mençura, tejet domethënëse që na ngacmojnë vazhdimisht, duket sikur s'na lenë të qetë e na thonë:"unë jam ditëlinduri nga asgjëja dhe do të ngelem i panjohur në vendin tim..." A nuk shërbejnë si një kujtesë për të sotmen dhe të nesërmen, për t'u shkundur pluhurin e harresës si kohës së mbrapshtë edhe mendjeve të ndryshkura prej mentalitetit?!

Natyrisht që kanë shkruar për Prof.Dr.Isuf Luzaj, për vlerat e tij letrare apo filozofike mjaft personalitete dhe individë, por lind pyetja:

*A u bë i njohur ky potencial intelektual në rrethet e kulturës sonë, apo arsimit të mesëm dhe të lartë në Shqipëri me këto shkrime?

*A luajtën këto vlerësime rolin e duhur që Isufi të zinte vendin që i takon në kolanën e letërsisë dhe filozofisë shqipe?

* A u rehabilitua figura e përlyer e Isuf Luzaj, i dënuar si antikomunist personalisht nga Stalini dhe Enveri?

* Por çudia qëndron se Isuf Luzaj, i pari antifashist u dënua edhe nga fashizmi. Qysh herët ai ngriti tezën e Shqipërisë etnike, ku brenda trojeve kombëtare duhej të ishte Kosova. A u vlerësua për këto akte atdhetarizmi dhe nacionalizmi?

Përgjigja dihet. Ende njerëzit pyesin të habitur: "Kush është ky? Çfarë ka bërë?Pse... e paskan rehabilituar atë?! "

Ato që e bëjnë të njohur një personalitet të dënuar dhe të mohuar nga pushteti diktaturë , janë shoqatat, pushteti vendor dhe ai qëndror. Pra me këtë figurë duhet të merren direkt institucionet shtetërore dhe në mënyrë të veçantë Ministria e Kulturës dhe e Arsimit. Duke u nisur nga një sërë pengesash që kanë dalë në kohë dhe vazhdojnë të jenë prezente për rehabilitimin dhe vlerësimn e këtij filozofi me përmasa botërore, por i panjohur dhe i pavlerësuar në Shqipëri, duhej vendosmëri për të thyer akullin që kishte ngrirë mendimin e mirë dhe bujarinë për të thënë të vërtetën si drita e diellit.

Të nderuar lexues! Është muaji i dhjetë që personalisht si bijë e Kaninës, si Kr/redaktre e gazetës "Kanina, si adhuruese e veçantë e Isuf Luzajt, kam bërë kërkesën drejtuar Shoqatës Atdhetare Kulturore "Kanina" për të vlerësuar këtë figurë poliedrike të kulturës sonë kombëtare. Kryesia e aprovoi dhe ia kaloi për shqyrtim Këshillit të Komunës Qendër (Vlorë). Aty ka ngecur e mbyllur në një kasafortë hermetike. Nuk di përse?

Atëherë i bëra një kërkesë Klubit të Shkrimtarëve "Petro Marko" .

" Me të drejtat e anëtares së klubit, të N/kryetares dhe me moralin e qytetares, kërkoj :

Të vlerësohet Prof.Dr. Isuf Luzaj pas vdekjes me titullin,

"Nderi Klubit "˜Petro Marko » me motivacionin :

*Poet i shquar, autor i 120 veprave letrare dhe filozofike

*Linguisti që zotëronte mbi 8(tetë) gjuhë:Persisht, greqisht, latinisht etje...

*Profesor i gjuhës frënge e spanjolle në Universitetet(Argjentinë e ShBA)

*Njëri nga 7 (shtatë)filozofët më të mëdhenj të botës në shek.XX-të",- kërkesë që u miratua fillimisht nga Kryetari klubit, z. Myrteza Mara dhe pastaj nga Kryesia.

Me imazhin e krijuar në 67 vite, sidomos në 46 vjetët e diktaturës, ku u hodh mjaft baltë mbi këtë figurë të ndritur, mbi këtë intelektual mendjehollë, si dhe me mosnjohjen mjaftueshëm të potencialit të tij, përgatita një fletëpalosje dinjitoze dhe ftesën,ku flliste mendja dhe shpirti i Isuf Luzajt, si më poshtë:

Foto e Isuf Luzajt

Prof.Dr.Isuf Luzaj 1913-2000

Nder i Klubit "Petro Marko"

Isuf Luzaj, poeti

që vendlindjen përshëndeti:

"Mirëmëngjes trishtim!"

Filozofi që hidhur...

Atdheut lamtumirën ia la,

duke thënë:

"Natën e mirë trishtim"

Linguisti që prehjen...

në tokën mëmë

e priti me fjalët bujare:

"Mirëseardhe vdekje:

Pa trishtim!"

Prof.Dr Isuf Luzaj, filozofi me përmasa botërore, një nga shtatë më të mëdhenjtë e shek. XX si dhe Linguisti i shquar që zotëronte mbi 8 gjuhë

*Isuf Luzaj lindi në Kaninë më 21-2-1913.

*Arsimin fillor e kreu në shkollën e parë shqipe "28 Nëntori"Vlorë

*Në 5 (pesë) vite kreu Gjimnazin në Shkodër, që ishte 6 vjet.

*Më 1931 nis studimet në liceun"Louis Le Grand"në Francë

*Më 1933 u diplomua në letërsi dhe mori licensën për mësimdhënie.

*Më 1935 diplomohet Master Edukimi në filozofi

*Më 1937 laurohet me Doktoraturë në Filozofi në Universitetin e Sorbonës.

*Më 1938 diplomohet Doktor në Letërsi spanjole dhe frënge, po në Sorbon.

* I riu Isuf Luzaj përvetësoi greqishten, latinishten dhe persishten. Kështu lexoi dhe studioi sociologët botërorë, duke u bërë më kërkues ndaj vetes.

Ushtrimi i profesionit dhe vlerësimet për potencialin intelektual të I. Luzit

*Profesor i Letërsisë frënge i Unversitetit në Buenos Aires (Argjentinë)

*Dekoruar me Medalje Ari nga Parlamenti i Argjentinës.

*Në vitin 1954 u dekorua si: "Luchator por la Paz " ose "Luftëtar për paqe"

*Më 1956 u dekorua me medaljen "Paqe"

*Viti 1964 Amerika i uron mirseardhjen profesorit e filozofit shqiptar.

*Në vitin 1984 merr medaljen "Profesor i Amerikës" nga vetë Presidenti Regan, i cili tek sa i jep çmimin, e falenderon për gjithëçka ka mësuar prej tij.Ai burrë i mençur i përgjigjet pa ngurim: "Zoti President, vetëm atë nuk e dimë. Më duket se kam mësuar më shumë unë nga ju Shkëlqesi, se sa ju nga unë..."

*Profesor i Filozofisë në Universitetin e New Hampshire.

*Profesor i letërsisë spanjolle, frënge dhe Estetikës në Departamentin e gjuhëve moderne në Universitetet: Bert (Barat), Leik Forest, (Lake Forest) dhe Iliona (Illinois) të Sh.B.A.

- Profesor i letërsisë franceze në Universitetin Jozef në Indiana.

- Merr çmimin "Akademik i Shquar për Përgatitje të Përkryer në Harward dhe për Bibliografinë" e pasur nga Presidenti Bill Klinton.

-"Profesor i Merituar" i përmasave botërore nga presidenti Klinton më 1996.

-Shef i Katedrës së Filozofisë në Universitetin në Ilions, ku drejton 74 profesorë.

*Shkroi 122 vepra letrare, në historio-grafi dhe sidomos në Filozofi.

*Njihet si njëri prej 7 filozofëve më të mëdhenjë të shek XX-të.

Vepra të botuara në Shqipëri

-Rrëfimet - poezi- 1937

-Gloria e çmendjes

-Lumenjtë zbresin të kuq, spanjisht

-Ekzistenca dhe boshësia

-Rindërtimi i fuqive shpirtërore

-Lamtumira e yjeve

-Përtej së mirës dhe së ligës

-Sëmundja e shekullit tonë

-Topografi labçe

-Filozofia e bukurisë***

"...dëmet që u sjell popujve komunizmi, nuk janë vetëm krimet, terrori, genocidi, verbimi nga deklaratat ateiste, tradhtia ndaj historisë së imponuar nga të huajt, por shkatërrimi që sjell komunizmi, është demoralizimi, degjenerimi, pluhurizmi dhe çoroditja në tru dhe në nerva të individit dhe gjithë shoqërisë, duke sjellë një seri brezash me vlera morale të vdekura... Komunizmi nuk është filozofi, por ideologji anti-natyrale, kundër ligjeve të natyrës, e destinuar të falimentojë sepse mbartet prej imagjinatës së sëmurë..."

I.Luzaj

"Çfarë krahë shpendi duhet të marrë,

Të fluturojë intuita mbi detrat e largët,

Për të gjetur të vërtetën e hidhur

Që asnjë ekuacion deri sot s'e pat zgjidhur?"

Isuf Luzaj

Ps: Pas fletëpalosjes u stampuan kopertinat e librave të botuara në shqip.

*Theksoj se stimujt vlerësues, medaljen dhe diplomën i financoi Kryetari i Klubit të Shkrimtarëve "Petro Marko", z. Myrteza Mara, të cilit i jam mirënjohëse.

Të nderuar lexues, së paku me këto të dhënat e mësipëme për njeriun e ditur, gojët e këqija që vjellin vetëm vrerë, do të kyçeshin, kurse në mendjet e sëmura e të çoroditura do të nguroseshin mendimet e mykura.

Ceremonia e dhënies së çmimit

Në Universitetin jopublik "Pavarësia" -Vlorë, më datë 8-7-2011 Klubi i Shkrimtarëve "Petro Marko" organizoi një takim për të vlerësuar figurën madhore të birit të Kaninës, Vlorës , Shqipërisë e të të gjithë Botës, Prof. Dr.Isuf Luzaj. Lindi në Kaninë, ku mori mësimet e para të arsimit. Kurse në Sorbonë u formua si intelektual, gjuhëtarë dhe filozof , shërbeu si mësues i gjuhës frënge dhe spanjolle apo si filozof në Argjentinë dhe ShBA, pra në emigrim, ku e dha frymën e fundit. Duke u ndarë nga kjo jetë ai la një amanet :

"....Heshti dietari...

Jo,

nuk rreh më...

zemra e tij e bërë copë-copë,

tehu i mprehtë i gjuhës shpatë,

përse paska ndalur sot?!

.....

Bijtë e mi,

një amanet kam:

"Në Kaninë t'ma bëni varr!

E dua Shashicën pranë,

kodrat, ullinjtë dhe kalanë,

Karshi të kem... det,

Triport e Protonovë,

Karaburun dhe Sazan...

Gjallë nuk më lanë t'i shoh,

i vdekur...

ndoshta nxjerr mall..."

Vivra (Fragmente nga poema"Vdiq poeti Filozof" lexuar më 2-12-2000)

Në atë tubim të mrekullueshëm organizuar nga Klubi i Shkrimtarëve "Petro Marko" merrnin pjesë familja Luzaj, të afërm të tyre, qytetarë që e duan kulturën dhe e vlerësojnë këtë personalitet botëror, Shoqatat "P.Marko", "Ali Asllani", "Kosova","Çamëria", "Dukati", "Lepenica" dhe bashkëqytetarë nga Kanina.

Takimin e nderonin me praninë e tyre: Ministrja e Kulturës Suzana Turku, Ish Ministri i Kulturës dhe ish deputeti Bujar Leskaj; Akademiku- poeti Xhevahir Spahiu; Shkrimtari dhe studjuesi i veprave të Isuf Luzajt Xhevat Beqaraj, studiuesi Gjergj Sinani, studiuesi Izet Shehu Rektorja e Universitetit "Pavarësia", Arta Musaraj; Pedagogë të katedrave të Filozofisë dhe Letërsisë, President i Nisatel- Sadrit Danaj njëkohësh anëtar i Kësh.Bashkiak,; President i Shkollës jopublike "Perla", Petrit Golemi (anëtar i Kësh. Bashkiak) , miq nga Tirana dhe Fieri etje...Për fat të mirë i pranishëm ishte edhe djali i madh i Prof. Dr. Luzaj, Muhamet Luzaj, me familjen e tij ardhur nga ShBA. Të pranishme ishin edhe medjat visive, si Tv Apollon, Tv Klan, Tv ABC, Tv Fokus, Tv Vlora 6+1, Tv Joni si dhe gazetarë të medias së shkruar.

Mirëseardhjen në këtë homazh për Isuf Luzaj e uroi moderatori i tubimit, z.Fitim Haxhiraj duke folur për vlerat e mëdha të Isuf Luzit dhe mohimin e gjatë që iu bë figurës së tij. Duke cituar vargjet e mrekullueshme të Ernest Koliqit kushtuar Kaninës, ai i tregoi auditorit se Kanina e lashtësisë dhe e historisë, veç bukurisë që i ka falur Zoti, ka edhe një Zot të dytë, i cili i ka dhuruar asaj kështjelle edhe burra të mençur njëri prej të cilëve është i madhi Isuf Luzaj.

Pas Himnit të Flamurit, moderatori Haxhiraj citoi vargjet e poezisë "Kushtrimi" të Prof.Luzajt . Pastaj ia dha fjalën Kryetarit të Klubit të Shkrimtarëve "Petro Marko" Z.Myrteza Mara, i cili u përqëndrua në jetën plot dallgë, si dhe në arsimimin e Isuf Luzajt. E quajti nder të të gjithë anëtarëve se fati e solli që Klubi ynë të nderojë një personalitet të tillë me përmasa ndërkombëtare, si Prof.Dr.Isuf Luzaj.

Duke e krahasuar me një xixëllonjë që kërkon të njohë Diellin (I.Luzaj) deri në embrion të çdo qelize, z. Fitim Haxhiraj ftoi krijuesen Vilhelme Vranari Haxhiraj, e cila mbajti kumtesën me temë "Filozofia e Prof.Dr Luzajt në shërbim të çështjes kombëtare", që u botua në datën 9-7 në disa media.

Kumtesën mbi "Veprat e Isuf Luzajt dhe vlera e tyre në kolanën e letërsisë shqiptare" e mbajti z.Xhevat Beqaraj- shkrimtar dhe njeriu me zemër të madhe që ka përgatitur disa nga veprat e tij për botim. Tani ka në dorë 5 vepra të Isuf Luzajt gati për botim. Më mirë se e njeh z. Xhevat veprën e Isuf Luzit, sepse e kalon në dorë disa herë, nuk e njeh askush. Ai tregoi mjaft kuriozitete të panjohura nga pjesëmarrësit. Ajo që na çuditi ishte se me mijëra faqe dorëshkrimesh të lëna nga Isuf Luzi, janë shkruar me dorë, me një kaligrafi të bukur që në faqet e para, gjë që të mahnit e të mrekullon. Pastaj si duket autorin e rrëmben rrjedha e ngjarjeve, shpirti i tij poetik,malli për atdheun e mërguar, hynë në vorbullën e filozofisë dhe sociologjisë, apo edukimit të brezit të ri dhe shkrimi kalon në plan të dytë. "Të deshifrosh veprën madhore të Isufit, duhet të kesh dhe të hapësh gjithë fjalorët e të gjitha gjuhëve që fliten në botë."- citoi lektori Xhevat Beqaraj, i cili insistoi për të tërhequr bibliotekën e Isuf Luzajt që të vihet në shërbim të studentëve tanë universitarë. Ministria e Arsimit dhe Kulturës duhet të interesohen për për botimin e veprës së Isuf Luzajt, sepse është një pasuri kombëtare e pazëvendësueshme dhe e domosdoshme për shkollat e mesme dhe të larta në vendin tonë.

Temën "Rruga e mundimshme e Isuf Luzit për të arritur majat si një prej elitave botërore" mbajti, z.Bujar Leskaj, Ish Ministër i Kulturës dhe ish deputet. Ai mori në analizë librin "Rindërtimi i fuqive shpirtërore" dhe disa koncepte nga "Gloria e çmendjes". Me një punë seroioze ai analizoi gjatë veprën e tij. Madje kërkoi ndjesë që nuk është bërë gjë për këtë personalitet universal.

Në përshëndetjet e tubimit e mori fjalën, znj. Suzana Turku, Ministre e Kulturës në detyrë.Ajo foli mbi befasinë dhe mosnjohjen e këtij personaliteti, e cila e habitur citoi disa vargje për drejtësinë, që sapo i lexoi që i kishin bërë ozicionpërshtypje. "Gjithë vepra e Prof Luzit, çdo rresht është një filozofi më vete"- tha ajo. Në pozicionin e saj mbajti përgjegjësitë për botimin e veprës në të ardhmen, kurse 5 botimet që janë gati do të financohen nga Ministria e Kulturës. Premtoi se do të bëj të pamundurën për vlerësimin në shkallë kombëtare të Prof.Dr.Isuf Luzaj.

Ish student i tij në Tregtaren e Vlorës, z. Shaban Xhyheri, ish i burgosur politik, i prekur nga ky vlerësim që iu bë Profesorit të tij, falenderoi Klubin "Petro Marko" për nderimin që i bëri Isuf Luzajt që e meritonte qysh kur." Kështu e solli koha. Profesori u nderua me emrin e ish nxënësit , të cilët u burgosën dhe u internuan në Ventotene si antifashist. Prej Profesorit mësova unë dhe gjithë nxënësit se si të bëhemi njerëz. Studimi, kultura dhe besimi në atë që bën secili ishin porosit e Profesorit Luzaj. Ndoshta vonë por ai me veprën e tij nisi të rrugëtojë dhe të jetë i pranishëm te çdo individ, në çdo familje dhe s'do jetë larg kur ai do të studiohet në çdo institucion arsimi dhe kulture," -ishin fjalët e z. Shaban Xhyheri që sot në moshën 90 vjeçare u përlot për këtë vlerë kombëtare i njohur në botë, por i mohuar në atdhe.

Z.Fitim Haxhiraj solli përshëndetjet për vlerësimn e këtij potenciali intelektual:

" Këtij tubimi i kanë ardhur shumë përshëndetje nga Anglia, z. Fatmir Terziu dhe" Fjala e Lirë", nga Prishtina, ShBA, Kanada ,Rumani, nga Arbëreshët e Italisë dhe nga individë si shkrimtari Agim Shehu nga Gjeneva, i cili kishte pasur letërkëmbim me Prof Luzaj. Përshëndetën takimin Eleonora Gjoka dhe Kozeta Zylo nga New Yorku; si dhe shkrimtari Përparim Hysi, me banim në Florida, i cili mes të tjerash, shprehet shumë bukur:" Sikur të isha në Shqipëri, edhe me këmbë do ta merrja rrugën për të nderuar një mit, jo mit i legjendave por një atdhetar të madh, një filozof, një poet, një estet dhe një mësues" , ose Janaq Pani nga Toronto e Kanadasë, i cili shprehu kënaqësinë për vlerësimin dhe keqardhjen për mosnjohjen e këtij filozofi dhe intelektuali të madh shqiptar .Këto dhe shumë përshëndetje të tjera u shoqëruan me një duartrokitje të madhe të pjesëmarrësve që e kishin mbushur sallën plot e përplot si kurrë ndonjëherë.

Studiuesi Gjergj Sinani i ftuar për të pëshëndetur tubimin, si njohës, studiues dhe analizues i veprës së Isuf Luzaj , mbajti një kumtesë rreth veprës së tij filozofike.

-E nisëm për një takim vlerësimi, por siç e shihni, tubimi ynë mori karakterin e një sesioni shkencor sepse u mbajtën 4 kumtesa të rëndësishme. Për Profesorin ka shumë për të folur, por do t'ia lëmë kohës të flasë për të. Na ka ardhur një pëprshëndetje e veçantë nga ShBA. Në emër të Shoqatës së shkrimatrëve shqipatro-amerikan, përshëndet kryetari i saj, djali i Prof. Luzit, Dalan Luzaj. Me kërkesën e tij , ftojmë znj. Laureta Petoshati ta lexojë përshëndetjen,- theksoi moderatori Fitim Haxhiraj.

Z. Mytrteza Mara, kryetar i Klubit pasi lexoi motivacionin, i dorëzoi Muhamet Luzit medaljen dhe diplomën.

Takimi u mbyll me përshëndetjen dhe falenderimin e Muhamet Luzajt për nderin që iu bë të atit si dhe së fundmi pëshëndeti nipi i Profesorit, djali i motrës së tij Rahile,( të cilën moderatori Haxhiraj e përshëndeti në munges), Z.Bernard Caushi . Duke qenë me detyrën e Drejtorit të Rendit në Qarkun e Korçës ai solli përshëndetjet e qytetit të Korçës , ku Isuf Luzaj kishte qenë mësues i Liceut

Pamje nga takimi

 

Muhamet Luzaj (djali i I.Luzajt) dhe nipi i tij Bernard Caushi

 

VILHELME VRANARI HAXHIRAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NGA TUNDJA E AJRIT KINDAT E MBRËMJES U VARËN NË KRYQ HARRESECikël poetik nga DUKAGJIN HATA (07.13.2011)
MËRGIMTAR MËKATAR, MIJËRA VARRE BOSH KE LËNË TICikël me poezi nga FLORI BRUQI (07.12.2011)
SONATAT E NJË SHTEGTARIPoezi nga FREDERICK TURNER, kandidat për çmimin Nobel në letërsi (07.08.2011)
PO MË E KEQJA ERDHI KUR JU SHPIFËT PËR MUA SE UNË QENKAM PËRBINDËSH ME NJË SY (07.05.2011)
CAM ALCANITregim nga ZIJA ÇELA (07.03.2011)
PO TË ISHA RREZE, DO T'I PËRKËDHELJA FËMIJËT JETIMË, ZOGJTË, LULET, YLBERINPoezi nga LIMAN ZOGAJ (06.27.2011)
SHPIRTI I POETITPoemë kushtuar poetit rebel Vehbi SkënderiNga BEDRI MYFTARI (06.25.2011)
NATËN NËPËR KALVARIN E KANALIT TË OTRANTOS NJERËZIT I MBANIN SYTË VETËM DREJT QIELLITPjesë nga romani "IMAZH" i ZEF MULAJT (06.24.2011)
GRUMBULLI I ESHTRAVEPoezi nga VISAR ZHITI (06.12.2011)
TESTAMENTI PËR FËMIJËT: DUAJENI VENDIN DHE GJUHËN DERI NË VUAJTJENga MITRUSH KUTELI (06.07.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]