E Premte, 05.03.2024, 12:37pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
PUNOJ PARALELISHT ME REALITETIN DHE IMAGJINATËN, DUKE U PËRPJEKUR QË PRODUKTI TË JETË REAL
-thotë e reja tropojane Elona Zhana
Nga SOKOL DEMAKU

E Martë, 03.26.2013, 09:24am (GMT+1)



Aktualisht në Shqipëri ka një prirje për të trajtuar si të dalë mode vlerën e atdhedashurisë. Shqiptarët mendojnë se ashtu janë më "trendy" dhe më të "shitshëm" në tregun e vlerave evropiane. Duhet që dikush të marrë përipër dhe t'u tregojë që nuk është ashtu! Së pari sepse atdhedashuria është një prirje biologjike e njeriut. Identiteti i njeriut strukturohet duke u nisur nga mjedisi intim i tij në kah të universit, pra nga vetvetja, nëna, familja, lagjia, shkolla, qyteti, shteti, kontineti ; nëse japim një skemë të thjeshtuar. Dhe të duash atdheun, pra tërësinë e atyre elementeve të afert që na strukturojnë identitin, nuk do thotë gjë tjetër veçse të duash vetveten. E qënia njerëzore, përveç rasteve të prekura nga sëmundje psikologjike, e don më së shumti vetveten!

Po ashtu, sido që të jenë paraqitja e jashtme e politikave globale, edhe në 2013 bota flet për popuj, kombe e shtete dhe sicila politikë perparëson kombin, popullin e shtetin e vet në fillim apo vetëm e vetëm popullin, kombin e shtetin e vet! Kjo prirje e shqiptareve për të përçmuar atdhedashurinë më duket vetvrasëse.

E lindur dhe rritur në Tropojë. Çfarë mundë të na thoni për këtë kohë të femijerise suaj?
Tropoja më ka dhuruar një fëmijëri të lumtur, mundësinë e rritjes në një familje intelektuale që e respektonte edukimin dhe investonte shumë në të.
Tropoja më ka dhuruar mundësinë e të jetuarit në nje mjedis mahnitës, me bukuri natyrore përrallore dhe me njerëz bujarë, të bukur e guximtarë.
Asaj periudhe të jetës time i dedikoj edhe dëshirën për tu marrë me letërsi.

Çka ju shtyri të migroni nga Shqipëria?
Eshtë një pyejte të cilës nuk kam arritur ende ti përgjigjem. Kur kërkoj në subkonshiencën time, në ato gjëra që ndoshta edhe nuk i kam thënë vetes, e vetmja përgjigje e vlefshme që marr është joshja nga liria në format e ndryshme të shfaqjes së saj.
Ndoshta, dhe kjo sigurisht gabimisht, mendoja dhe unë si një pjesë e madhe e shqiptarëve që kisha ezauruar mundësitë në Shqipëri.

Çfarë njohurish kishit për Belgjikën ju ne atë kohë?
Realisht projekti i largimit tim nga Shqipëria nuk ishte i studjuar aspak seriozisht. Mendoj që kjo është një karakteristikë negative e një pjesë të madhe shqiptarësh që më shumë ndermarrin rrugën e largimit, jo për tu instaluar në një vend të dhënë por thjesht për tu larguar. Dhe kur rastis që të jesh individ që kë nevoje për strukturë për tu ndjerë mirë, atëherë e humbet tërësisht ekulibrin. Kjo ndodhi me mua. Kisha dëshirë të beja studime , por nuk kisha asnjë njohuri në lidhje me mundësitë konkrete që më ofronte ky vend. Aq më tepër nuk flisja asnjë nga dy gjuhët zyrtare që fliten në Belgjikë, ndaj dhe projekti im i studimeve mori 3 vjet për tu vënë në rrugë. Por këto tre vite nuk kanë qënë vite të shkuara dëm pasi perveçse u njoha me Belgjikën dhe ato ç'farë mund ti ofronim ne njëra-tjetrës, ndodhën ndryshime kapitale edhe në jetën time private. Ishtë një kohë e vështirë, ku jetoja disi në mjegull e në pasiguri dhe pozitiviteti më i konsiderueshem lidhet me zbulimet e të panjohurës dhe energjinë që këto zbulime sjellin.

Keni mbaruar universitetin merreni me shkrime, perkthime dhe jeni botuese gazete çfare mundë të na thoni?
Realisht, pas mbërritjes në Belgjikë dhe konfrontimit me realitetin jam vënë në pikëpyetje.
Çdo ditë i përsërisja vetes në mëngjes përpara pasqyrës: " Vajzë, ti ke lënë Shqipërinë më gjithëshka tjetër atje, për të qënë më mirë. Ti duhet të jesh më mirë sesa do të ishe atje!!!" si puna e moralit që i bën një trajner një boksieri përpara se të hyj në duel.
Dhe problemi ishte se po të kisha qëndruar në Shqipëri, unë me kapacitetin që kisha përpunuar nga studimet e mesme, duhet të isha një mjeke kirurge e sukseshme. Pra duhej bërë më mire se kaq! Sa për studimet në mjekësi planet kaluan tek endërrat në sirtar sepse isha bërë nënë dhe duhej të bëja studime që të kishin një rentabilitet të menjeherëshëm në mënyrë që vajzës që ishte dhe është prioriteti im të mos i mungonte konforti. Kështu i riorientova studimet e mia nga dega "Mardhenieve me Publikun" që u plotësuan më pas nga një master.
Sa për përkthimet ishte një punë që e bëja mes shumë të tjerash në kohën e studimeve por që më ka tërhequr gjithnjë për nga shumëllojshmëria e kontaktit që ofron. Duhet thënë që kam pasur edhe shans në këte punë së pari sepse jam një njohëse e mirë e gjuhës dhe së dyti pasi jam e apasjonuar pas komunikimit. Si pasojë e rrejtit shoqëror të familjes time, kam përdorur gjithmonë gjuhën standarte shqipe edhe pse në Tropojë si në çdo reth të Shqipërisë fliten dialektet e posaçme. Por duke e njohur dialektin e veriut kam qënë edhe shumë e suksesshme me shqipfolësit që vinin nga Kosova, Maqedonia apo Mali i Zi etj që përbëjnë edhe shumicën në tregun e përkthimit. Po ashtu nga ana belge studimet polivalente dhe kultura ime gjenerale më kanë favorizuar . Me përkthimet, më shumë se 2/3 e kërkesës e kam refuzuar gjithmonë nga mungea e kohës.
Ndërsa puna me gazetën ka filluar si një kërkese për kontakt social me publikun shqiptar, por ngaqe kam një prirje për tu investuar shumë seriozisht në gjithëshka që bej, përfundoi në një aktivitet profesional.

Nga e merrni frymëzimin, çfarë është tema apo subjekti në veprat tuaja?
Punoj paralelisht me realitetin dhe imagjinatën, duke u përpjekur që produkti të jetë real. Nuk më pëlqejnë as lustrat, as ngakesat figurative, as "shitja e artit" por as banaliteti intelektual. Per mua duhet të ketë një " të mesme të duhur".
Sa për temat ato janë nga më të larmishmet, që nga dashuria, lumturia, plotpërmbushja, kërkimi, të jetuarit,sfida, konflikti, falja, toleranca... Eshtë një paletë ngjyrash që shpaloset diku shumë me ndrojtje e diku me imponim. Por gjithëshka është e menduar në detaj, asgjë nuk i lihet forcës së rastit në artin tim dhe për një lexues të kualifikuar ka një kod pune unikal që zbërthen gjithëshka.

Çfarë keni botuar deri me tani?
Kam botuar katër libra, dy përmbledhje me poezi e prozë poetike, një novelë dhe një roman. Për lexuesit titujt janë:
Përtej unit, Sarkofaga e hënës cigane, Gjurmë dhe E huaja.

Si shqiptare ne mërgim si e ndjeni veten?
Nuk e ndjej veten më në mërgim. Kam investuar shumë kohë, energji e dëshirë në Bruksel dhe nuk e ndjej veten të huaj. Realisht nuk e ndjej veten keq askund.
Mund të them që jam një qytetare e Botës.

Çfare e lidhë Elonen me Bruxelin sot?
Momentalisht gjithçka më lidh me Brukselin.
Brukseli është qyteti që ka krijuar finesen dhe elegancën e personalitetit tim. Eshte një qytet që do të më mungonte shumë nëse një ditë do të vendosja ta lë.

Krenoheni me prejardhjen shqiptare dhe synoni ngritjen e vlerave shqiptare kudo në botë. Çfarë nënkupton prejardhja juaj shqiptare dhe vlerësimi ndaj punës tuaj në mërgatën shqiptare?
Atëherë, nuk është çeshtja se jam vetëm krenare që jam shqiptare. Sepse përfundimisht nuk kam asnjë meritë për këtë, kjo është një trashëgimi. Por jam shumë krenare që ndjehem mirë si shqiptare, për këtë po!
Mendoj që nga gjithë ajo trashëgimi kulturore që kam marrë nga Shqipëria nuk ka asgjë për tu hedhur apo për tu ndjerë inferiore. Nuk jam po ashtu as ndonjë militante e patriotizmit qorr. Mendoj që në shqiptarët kemi një gjuhë të "bekuar". Lehtësia me të cilën shqiptarët mësojnë gjuhët e huaja vjen dosmosdoshmërisht nga pasuaria e gjuhës tonë e konkretisht përshembull nëse flasim në anën fonetike, pothuajse të gjithë tingujt e gjuhëve të mbarë botës i gjen në alfabetin tonë.
Ne kemi një kulturë të mrekullueshme që ka në shtyllë të saj vlera shumë humaniste si toleranca e mikpritja për shembull.
Ne shqiptarët kemi edhe një histori të paqme, kurre skëmi pushtuar ndonjë popull.
Aktualisht në Shqipëri ka një prirje për të trajtuar si të dalë mode vlerën e atdhedashurisë. Shqiptarët mendojnë se ashtu janë me "trendy" dhe më të "shitshëm" në tregun e vlerave evropjane. Duhet që dikush të marrë përipër dhe tu tregojë që nuk është ashtu! Së pari sepse atdhedashuria është një prije biologjike e njeriut. Identiteti i njeriut strukturohet duke u nisur nga mjedisi intim i tij në kah të universit, pra nga vetvetja, nëna, familja, lagjia, shkolla, qyteti, shteti, kontineti ; nëse japim një skemë të thjeshtuar. Dhe të duash atdheun, pra tërësinë e atyre elementeve të afert që na strukturojnë identitin, nuk do thotë gjë tjetër veçse të duash vetveten. E qënia njerëzore, përveç rasteve të prekura nga sëmundje psikologjike, e don më së shumti vetveten!
Po ashtu, sido që të jenë paraqitja e jashtme e politikave globale, edhe në 2013 bota flet për popuj, kombe e shtete dhe sicila politikë perparëson kombin, popullin e shtetin e vet në fillim apo vetëm e vetëm popullin, kombin e shtetin e vet! Kjo prirje e shqiptareve për të përçmuar atdhedashurinë më duket vetvrasëse.
Puna ime me shqipfolësit e Belgjikës zhvillohet kryesisht rreth vektorit të kulturës pasi është, gjithmonë sipas mendimit tim ,një mjet i mrekullueshëm dhe gjithpërfshirës.

Një shkrimtar, një publicist, një përkthyes kërkon te jetë pothuajse për gjithçka i informuar. Kjo ka të bëjë kryesisht me natyrën e personit. Thjesht doja një përgjigje të shkurtër si është Elona nga natyra?
Nje ish pedagoge imja që më pas më është bërë mike më thotë : "nuk kam parë kurrë një individ si ti që mund të jetë aq kurioz dhe indiferent njëherazi". Dhe bëhet fjalë për ish pedagogen time të psikologjisë. (qesh)
Dua të them më këtë që jam gjithmonë e mirëinformuar për ato gjera që më interesojnë, por vetëm për ato që realisht me interesojnë.

Çka mendoni mbi gjendjen politike shqiptare në përgjithësi, parë në prizmin Shqipëri-Kosovë dhe trojet e tjera shqiptare?
Si shqiptare mendoj që për Shqipërinë është një shans i madh të rethohet nga shtete e popull shqiptar nëse pyetja juaj konsiton në idenë e Shqipërisë së Madhe.
Sa për gjendjen politike brenda trojeve tona, frika ime më e madhe është shndërrimi i konceptit "bërje politike"" në industri biznesi. Do të ishte nja fatkeqësi për popullin tonë pasi është një popull relativisht i vogël për të ndërtuar një industri të tillë.

Planet e Elonës për të ardhmen, çfare lexuesit presin nga ju?
Për lexuesit e mi duhen të jenë të sigurtë që do jem gjithmonë e pranishme pranë tyre me gjëra të reja. Por më duhet tu them që duhet pritur edhe ca vite për të patur një best seller nga unë. Realisht e konsideroj veten ende shumë të re për të ju dhënë vetëm letërsisë.

Çfarë konsideroni si suksesin tuaj më të madh?
Keto vitet e fundit të jetës time më kanë vënë në situata që ndoshta as nuk i kam ëndërruar më parë. Kam realizuar apo bërë pjesë në projekte të lakmueshme, kam krijuar kontakte e miqesira me njerër të klasave të larta, kam provuar nga adrenalina e suksesit, nga konforti i luksit ...Por suksesi im më i madh kam deshirë të mendoj që është ende rrugës.

Çka ju bën të lumtur më së shumti në jetë?
Ajo që më bën më së shumti të lumtur, është aftësia për të gjetur kohën për tu kënaqur më gjëra të thjeshta.


SOKOL DEMAKU


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ZANA E VJOLLCAVE ME RREZE DIELLICikël poetik nga FRAN UKCAMA (03.25.2013)
NJË VEPËR KULMORE ME RËNDËSI LETRARE E SHKENCORE PËR BREZAT QË VIJNËNga DELI SMAKA (03.25.2013)
ADEM DEMAÇI - ËSHTË KOHA TË BASHKOHET KOMBI SHQIPTARDemaçi - "Ka ardhur koha që të bashkohet kombi shqiptar i ndarë në 6 shtete, por pa pranuar asnjë kompromis në kurriz të lirisë” (03.24.2013)
BUSULLA IME NË OQEANIN E LIBRAVEEsé nga JOSIF BRODSKI (1940-1996) (03.24.2013)
Në Ditën Botërore të PoezisëDIKUR, DIKUR, DIKUR.....Poezi nga VEHBI SKËNDERI (03.21.2013)
Në Ditën Botërore të PoezisëT.S.ELIOTI, POETI I AJRIT, TOKËS, UJIT, ZJARRITEse nga ELIDA BUÇPAPAJ dhe BURN NORTON nga poema KATËR KUARTETET (03.21.2013)
MAKBULE FRASHËRI - BISEDAT NË QELI ME MUSINE KOKALARIN E DRITA KOSTURIN PËR ENVERIN E QEMALIN (03.18.2013)
IMI/IMJA/IMINga CHARLES BERNSTEIN (03.18.2013)
NGA LIBRI 'FLUTURIMET E KORBAVE NË NETËT PA HËNË'Nga ADEM ZAPLLUZHA (03.18.2013)
PAÇKA SE BOTA BORXH NA KA, NE BORXHIN S'IA DUAM ASNJËHERËCikël poetik nga QAZIM SHEHU (03.17.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lart]