E Shtunë, 05.18.2024, 04:35pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
KURRË MË NË TROJË
(Lekë Paridi)
Poezi nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Enjte, 12.12.2013, 01:48pm (GMT+1)



 

Ju betohem si dardan
Në nderin e Lekë Paridit.
Kurrë më nuk do të shkoj në Trojë
Sepse tok me Helenën
Tashmë udhëtoj kudo nëpër botë.
 

Atë ditë, pikërisht atë ditë që unë do të shkoja në Trojë
U mblodh me urgjencë, jashtë sesionit parlamenti trojan të vendoste
Që unë të mos kthehem kurrë më në Trojë
Që mua të më përzënë përfundimisht
Nga Troja

Për këtë kanë votuar njëzëri
Deputetët trojanë
Pikthi dhe Qokthi, Doku dhe Shtogu,
Poli Nord dhe Poli Sud,
Lajthia dhe Kajsia dhe Qershia,
Bjeshka dhe Breshka, Oktapodi dhe Gaforja,
Iriqi, Besniku, Shkrepi dhe Lisi.
Madje edhe vetë Kali i Trojës.
Po atë ditë ata kanë vendosur
T'iu sajojnë helenëve një Helenë tjetër
Me të cilën të ngrysë pleqërinë
Menelau i gjorë.
 

Ndërsa unë isha në Smirnë tok me Helenën
Për t'i rrëfyer Homerit ngjarjen e vërtetë
Mirëpo Homeri parapëlqeu më mirë të gënjejë
Sesa të mos pushojë kurrë sherri
Mes trojanëve dhe grekëve.
 

Që atëherë unë s'kam shkuar më në Trojë
Ndonëse së toku me Helenën
Sipër airbusëve kemi shkuar
Në Smirna, në Kostadinopojë,
Në Atenë, Spartë, Aleksandria,
Në Luksor, Asean, Persi,
Në Moskë, Pekin.

Në botën e re postkolumbiane
Nëpër Sheratonët dhe Hiltonët

Por në Trojë...

Kurrë më s'kam për të shkuar në Trojë,
Sepse atje trojanët me rrasat e muranave nëpër kraharorë
Vazhdojnë të pinë për fitoren me helenët
 

Në Iliri
Në Mesopotami
Në Indi
Në aeroporte kemi parë
Bukuroshet kolkolziane të Lindjes
Që shkonin t'i shkrinin gjakun Perëndimit
Ku sapo kishte mbaruar Lufta e Ftohtë
 

Ndërsa Helena e sajuar prej trojanëve
Edhe në atë botë
Përdhunisht vazhdon të bëjë dashuri
Me Menelaun.
 

Ju betohem për këtë si dardan
Për nderin e Lekë Paridit.
SKËNDER BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (1)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
VILHELME VRANARI HAXHIRAJ PËRFSHIHET NË ANTOLOGJINË ITALIANE TË FITUESVE (12.12.2013)
PËRPIN VALA LOTT E MIPoezi nga AGIM GASHI (12.11.2013)
NUK MUND TË JESH TI, SHPIRTI YT I PATHYER dhe MBI KËTO PASTELE GJETHESHTri tregime poetike nga ADEM ZAPLLUZHA , nga libri “Fjetëm njëqind shekuj” (12.11.2013)
KURTHET E ENDRRES…Në vënd të pasthënies për librin e Hasan Selimit “ ANTOLOGJIA E ENDRRES”Nga LULZIM LOGU (12.10.2013)
BARDHYL DEMIRAJ - E VËRTETA E ARRATISJES SË MARTIN CAMAJT DHE DOKUMENTARI PËR TË (12.09.2013)
FUSTANI I MERILINITTregim nga PËRPARIM HYSI (12.09.2013)
NATË MUAJI MAJ- I vdekuri dhe i gjalli -Tregim nga MITRUSH KUTELI (12.08.2013)
PJESËTUAR NË QINDRA DASHURICikël poetik nga QAZIM SHEHU (12.08.2013)
MARTIN CAMAJ S'ËSHTË SHKRIMTAR MËRGATE, MJAFT E ZHVLEFTËSUATNga MARIAN SHESTANI, studiues (12.07.2013)
ENIGMA IMECikël poetik nga ZEQIR LUSHAJ (12.07.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lart]