E Premte, 05.03.2024, 06:26am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
TESTAMENTI I NJË SHKRIMTARI FANTASTIKO-SHKENCOR
Nga NATASHA LAKO

E Hënë, 08.11.2014, 08:25am (GMT+1)



Një roman për lirinë njerëzore. Botohet postmortum, nga shtëpia botuese OMSCA-1, romani fantastiko shkencor i Kostandin M. Lekës "Rrezatimi zhbllokues i ndërgjegjes"


Shtëpia Botuese OMSCA-1 ka hedhur në treg romanin fantastiko-shekncor "Rrezatimi zhbllokues i ndërgjegjes", me autor Kostandin M. Leka. Doreshkrimi u gjet në kompjuterin e Kostandin M. Lekës nga familja, pas shuarjes se tij një vit më parë. Gjithashtu kopertina e këtij romani është krijuar nga Dorina Leka, mbesa e autorit, në sondin e një prej pikturave dixhitale të krijuara nga vetë Kostandin M. Leka.

Konflikti me të pamundurën dhe kapërximin e saj duket se do të mbajë gjithnjë të ri edhe romanin "Rrezatimi zhbllokues i ndërgjegjes". Autori i tij Kostandin Leka e shkroi plot zhdërvjelltësi në fund të jetës së tij në trajtën hokatare të kujtesës dhe lojës së bukur letrare, thua të ishte për një kohë të papërcaktuar xhongler i ideve, që të nguliten në mendje. Ai na thotë me këtë libër, se konflikti më i thellë i njeriut është ai me këto të pamundshme, që jetojnë të thyera në copëza të vogla. Në këtë lojë dramatike ai le pas të pamundshmen në dashuri, të pamundshmen për të jetuar jetën sipas dëshirës, të pamundshmen për të fituar ujin e pijshëm në shkretëtirë, ose edhe më të pamundurën e kapërximit të vdekjes, të trajtuar aq shumë në letërsi. Ai zgjedh llogoren e vet dhe flet përtej limiteve reale, për çmontimin e ndërgjegjes nga shtrëngesat. Dhe përvoja e tij e çon në kohën kur çdo liri vetjake ishte e pamundur. Në këtë mozaik të madh shfaqet përsëri e pamundshmja, që mund letërsia fantastikoshkencore, e krijuar kësaj here brenda lumit të mbresave dhe kujtimeve reale. Libri mund të quhet ndryshe libri i ëndërrës dhe manovrimit të hapave drejt lirisë, me dëshirën për të zbuluar thellësitë e pashfaqura të koshiencës dhe subkoshiencës njerëzore, si i vetmi çlirim njerëzor. Në një atmosferë të tillë pengimesh të pafundme dhe të shkallëzuara, që nga tentakulat e shtetit deri te karakteret njerëzore, rrjedh historia e një njeriu me emrin Lirian, të cilin e kemi njohur edhe në romanin e parë të Kostandin Lekës, "Si u bëra i padukshëm". Ndodhemi kështu përpara një romani ciklik, ku fantashkenca jep mundësitë më të mëdha ndaj të pamundshmes.

Hero apo antihero, kësaj here Liriani i Kostandin Lekës, në shenjë shpagimi të ligësisë, shërbesës, ambicjeve dhe diktatit të njerëzve, që ka rreth e rrotull, merr përsipër të zhbllokojë ndërgjegjen e tyre të shtypur. Kostandin Leka hyn kështu në një lojë të këndshme për të zbuluar një realitet njerëzor, ku ndërgjegja zgjohet gjithandej dhe sjell situata dhe ndërlikime, të cilat na ofrojnë jo vetëm buzëqeshje, na kujtojnë jo vetëm realitetin e një diktati të shfrenuar, por na zgjojnë në çdo çast edhe thellësitë e vehtes. Me gojën e një personazhi të tillë autori na thotë, se po vepron nën shëmbullin e samurajëve, që kërkojnë të vendosin personalisht drejtësira, apo nxitet nën shëmbullin e filmave të ngulitur në zemër, ku individi lufton të shpëtojë inoçencën dhe drejtësinë e vetes me rengje nga më të bukurat. Hyjmë kështu në botën e aventurës pa cak. Themi, se është antihero, pasi loja dhe shpagimi vazhdojnë pa fund, në formën e sarkazmës dhe provokimit të ndërlikuar, i cili e bën lexuesin të bëhet mik jo vetëm me personazhin, por edhe me shkrimtarin, i cili ka marrë përsipër të trajtojë një nga tabutë e shoqërisë njerëzore. Pengesat e njeriut për të shpallur vehten. Ky përqendrim në një kohë të caktuar dhe në një përvojë të caktuar, brenda një kabineti shkencor universitar, i jep dritë të veçantë të gjithë ngjarjeve dhe situatave, ku është Liriani, që ve në lëvizje një mori personazhesh, me ndodhi dhe situata, që arrijnë gjithashtu ta kapërxejnë edhe një etapë të vetme. Pasi beteja për të njohur ndërgjegjen njerëzore dhe për ta zhbllokuar nga pengesat nuk është shteruar kurrë.

Të gjitha këto thuhen në roman me një thjeshtësi sublime, të cilën e përmban jeta e përditëshme, ku askush nuk sforcohet dhe askush nuk ngrys dot vetulla për të gjetur kuptimet.

Në çdo çast lexuesit i krijohet ndjesia sikur Kostandin Leka gjendet në një dhomë prej të cilës po ia hedh faqet një pas një për t'i lexuar. Distanca me atë, që merr fletët në duar është shkurtuar së tepërmi. Kështu edhe njëherë i shkruar me dorën e Kostandin Lekës, lexuesi zbulon po aq shkujdeshëm, si çdo gjë e kohës së internetit, një libër që shpalos gati jetën e tij, megjithë zbritjet në kohë.

Ka shkrimtarë që e dërgojnë veprën e tyre te lexuesi, nga distanca të cilën herë e shkakton koha dhe herë mjeshtëria, e cila e kthen gjuhën në stalakdid dhe stalagtmit të ngurtësuar për të gdhendur në sipërfaqe shpirtin njerëzor.

Kostandin Leka nuk e quajti asnjëherë vehten një mjeshtër të tillë. Para se të jetë shkrimtar, ai pranoi të jetë qytetar i vendit të tij dhe i kësaj bote. Me librin që kemi përpara edhe njëherë ai e sjell letërsinë pranë nesh, njësoj si të të hedhë krahun në sup. Letërsia, subjekti i përzgjedhur është vetë trupi i tij. Dhe misteri i sekretit të tij është, se ai di të tregojë rreth nesh, rreth të vërtetave tona, ndonëse thërret në ndihmë fantazinë më të skajshme, të cilën mësohemi të besojmë.

Liria e fantashkencës krijon në këtë roman metafora të mëdha. Lexuesi që ndjek shtjellimin e ngjarjeve, ndjek më së shumti rrëfimin e një miku të afërt, që jep të gjalla dëshira dhe karaktere. Fantazia dhe imagjinata e një njeriu si Kostandin Leka, krijojnë në mënyrë të plotë një mekanizëm lirie. Dhe ky mekanizëm ka të bëje me çlirimin e vullnetit njerëzor. Zona e fantashkencës i jep për këtë qëllim mjete të mëdha. Ajo e çliron gjithëcilin edhe nga realiteti dhe mundësitë e tij të kufizuara.

Kur e lexon këtë libër ndjen gjithashtu, se nuk po të tregon një shkrimtar, por një mik. Aq të befta, por njëkohësisht brenda vehtes dhe psiqikës njerëzore janë ngjarjet, aq të njohura, por njëkohësisht aq të reja, aq të kumbueshëm dhe pjestarë të jetës së secilit janë personazhet, sa është e pamundur të mos ndjesh realitetin ku merr frymë. Liria e fantazisë në veprën e Kostandin Lekës, ze vend në një shtrat të thjeshtë dhe të përditshëm, me situata që autori i ndjell dhe ia paraqet secilit me zhdërvjelltësi të madhe. Rrallë mund të gjesh në letërsinë e ditëve tona një shtjellje kaq spontane dhe pa pretendime të sforcuara të rrjedhës së një jete ku fitilat e furnelës së vajgurit janë a s'janë i vetmi monument. Mos u mërzisni, që pranë këtyre furnelave do të gjeni edhe celularët e mileniumit të ri. Jemi përsëri dhe përsëri në fantashkencë, ku kërkimi i një ëndërre njerëzore, përzjehet me realitetin. Etapa e zgjedhur dhe e përjetuar prej Lekës vetëm sa e ushqen dhe e furnizon edhe më tepër këtë ëndërr. Autori e bën lexuesin të ndërgjegjshëm se po udhëton nga bota e diktatit në botën e empatisë. Ajo që beson se ka marrë fund, fillon të shfaqet përsëri. Liriani nuk e ka të lehtë të shpëtojë nga Ideali dhe Qendra eMbikqyrjes. Kështu Kostandin Leka, mbetet konseguent i zhbllokimit të ndërgjegjes njerëzore. Hakmarrja ndaj së keqes, që i shfaqet përpara, me botën e çimkave dhe të përgjuesve dhe kontrolluesve të gjithçkaje, kthehet në një katapulkt artistik brenda një bote, ku diktati ishte mbizotërues, deri në masën e fantashkencës, ku ka qenë pothuaj fantashkencë dhe e pabesueshme vetë koha e diktatit të madh, ku kanë jetuar shqiptarët. Ne nuk e kuptojmë mirë nëse është Liriani apo vetë Kostandin Leka, që kërkon të hakmerret me botën "e çimkave" ose të përgjimit. Por, ne e ndjejmë, se ata së bashku janë gati të zhbllokojnë ndërgjegjen, që njeriu fsheh nga të tjerët. Për një shoqëri a një rend, ose rregulli të caktuar, ky mund të jetë skandali më i madh njerëzor. Por, ja që qytetari Kostandin e ka marrë përsipër në mënyrë aventuroze së bashku me Lirianin e vet. Jo më kot pranë nesh ndjejmë autorin qytetar, që në këtë shtjellë veprimi dhe kundërveprimi njerëzor pranë Shemshedimit e lirisë së shfrenuar të erotizmit përfshin edhe tipa si Sigmundi, që të kujtojnë rregullat dhe statuset hitleriane.

Liriani i fantazisë njerëzore, në lojën e tij të hakmarrjes dhe sarkazmës pasi zbulon kristalin, që i bën njerëzit të thonë atë që ndjejnë dhe mendojnë, ka përballë prapë së prapë kundërshtarët simpatikë, të skalitur nga autori, njerëz që komplikojnë njëri tjetrin në një kompaktësi artistike, përfshi këtu edhe rolet erotike kundërvepruese të vajzës së ish gjeneralit të Qendrës sëMbikqyrjes së Shtetit apo një nëndrejtoreshe bibliotelke, që na duket sikur e kemi hasur edhe në jetën tonë reale. Dhe kjo kompaktësi rrjedhëse i bën të kapërxejnë të gjithë bashkarisht nga periudha e diktatit drejt kohës së empatisë. Autori ngulmon te një Lirian, që nuk dorëzohet, duke e shoqëruar gjithnjë atë me një buzëqeshje njerëzore. Nëpërmjet tij lexuesi mund të kuptojë lehtë se si nuk është dorëzuar gjatë punës dhe krijimtarisë së tij edhe vetë Kostandin Leka. Rrallë mund të gjesh në letërsinë tonë të re, një unison midis shprehjes dhe krijimit artistik dhe purgatorit të sfiduar real të vetë autorit. Është vetë Kostandin Leka që di të hakmerret në mënyrë kaq fine, kaq njerëzore me një realitet, që i ka marrë shpirtin gjithë jetës. Lexuesi ka mundësi ta ndjejë praninë e frymëmarrjes së tij në çdo faqe të këtij libri kaq të freskët. Autori e bën krijimin kaq të gjallë dhe të besueshëm, kaq të kuptueshëm.
Po, e kuptojmë shpirtin tënd të shqetësuar, mënyrën se si ti ke ditur dhe di t'i përballosh jetën dhe gjërat, qoftë me këtë fantazi të zhdërvjellë.

Në romanin tënd të parë "Si u bëra i padukshëm", ti u përpoqe të krijosh një Lirian, që zbulon se si mund të bëhet i padukshëm, në një shoqëri, ku vrojtohesh nga të gjitha anët, pra merresh me egistencën dhe shfaqjen apo zhdukjen e saj si vizion. Në romanin tënd të dytë, po shohim se si ti merresh me të thënën, me fjalën dhe me dëgjimin, ëndërrën e njerëzimit dhe agjensive të kontrolleve të specializuara, pse jo, për të zbërthyer deri në fund atë që fsheh edhe ndërgjegja më e fshehtë. Dhe të gjitha këto t'i japësh aq thjesht, pa pretendime të mëdha, për ta zbritur letërsinë me këmbë në tokë edhe kur fluturon me fantashkencën, e trajtuar ndonjëherë edhe nga shkrimtarë si Gor Vidal, për të mos folur për Zhyl Vern. E kuptojmë se si interesohesh ti, o Liriani ynë Kostandin, për lirinë njerëzore. Pasi ti ke qenë organizëm, njeri, shpirt, ëndërr e kësaj lirie.

Kur me një tekst letrar fillon një bisedë e tillë, më në fund e kupton, se ky libër është i gjallë. Dhe kur e kupton, se je përpara një libri që jeton dhe merr frymë, e kupton, se libri është shpikur si pjesë e gjallë e jetës.

Për këtë duhet ta falenderojmë Kostandinin tonë dhe librin "Rrezatimi zhbllokues i ndërgjegjes", që ka lënë si testament.

Për të përshëndetur librin "Rrezatimi zhbllokues i ndërgjegjes", le të shtoj edhe disa fjalë të Hanif Kureishit, për mjeshtërinë e të shkruarit: "Në pjesën më të madhe të saj, puna e të shkruarit, është metoda, që gjen rrugëtimin e fjalëve."

Në rastin e librit "Rrezatimi zhbllokues i ndërgjegjes" fjalët bëhen peshëlehta, të përdorshme, zhbiruese dhe udhëtuese, që nga fletët deri në mendjet tona, për të na dhënë një jetë pothuajse të prekshme deri në pamundësitë e saj. Brenda letërsisë sonë të sotme ky mund të quhet thjesht një konfort i ri.

Të dhëna teknike:
Titulli: Rrezatimi zhbllokues i ndërgjegjes
Autori: Kostandin M. Leka
Redaktore: Zhuliana G. Jorganxhi
Shtëpia Botuese: OMSCA-1
Faqe: 192
Çmimi: 600 lekë

NATASHA LAKO


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
”SHTËPIA PA DYER” E VALBONA HAKLAJNga SOKOL DEMAKU (08.10.2014)
DHIMBJA QË DEL NGA SHPIRTIVështrim për librin: ” Gurë të ngulun në Nokshiq” Autor: Shaban Bali NokshiqiNga TAHIR BEZHANI (08.10.2014)
DASHURIA SHQIPTARE E GERD MYLERITEsé nga ALEKO LIKAJ (08.08.2014)
TË LUTEM, FALËM!Tregim nga PËRPARIM HYSI (08.08.2014)
'MUZGU I PERËNDIVE TË STEPËS', PASQYRIM I NJË KULTURE TË PARANOJËS DHE DYSHIMITNga ALAN TAYLOR, shkrimtar, HERALDSCOTLAND, e shtunë 2 gusht 2014 (08.07.2014)
Në nderim të veprës së madhe të Esad Mekulit me rastin e 21 vjetorit të vdekjesPOPULLI TIMPoezi nga ESAD MEKULI (08.07.2014)
Bisedë:MIMOZA EREBARA: KUR SHKRUAJ, DUA T’I SHPREH TË GJITHA MENDIMET E NDJENJAT…Nga Prof MURAT GECAJ, publicist e studiues Tiranë (08.06.2014)
Ç’DO MË TEPËR NGA UNËPoezi nga LAURETA PETOSHATI (08.05.2014)
EDHE MERMERI I ZËRIT TIM ËSHTË I THYERPoezi të zgjedhura nga FREDERIK RESHPJA (08.05.2014)
Pas 50 vjetësh...NË SHTËPINË E POETIT FREDERIK RESHPJANga XHAHID BUSHATI (08.04.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lart]