VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - SE SI KRYETARI I BLERTË MËNGJESI, KUJDESEJ PËR  BLUTËPërktheu: FASLLI HALITI         

                                                                                      

E Premte, 05.17.2024, 04:37am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
SE SI KRYETARI I BLERTË MËNGJESI, KUJDESEJ PËR  BLUTË
Përktheu: FASLLI HALITI         

E Enjte, 10.09.2014, 01:00pm (GMT+1)

                                   
                                    ( JUG / PIMA )


Një ditë, shumë kohë më parë, gratë dhe vajzat e  Shtëpisë së Madhe ishin duke luajtur me një lojë të vjetër që quhej Toka, dikur shumë në modë në Shtëpinë e Madhe, por tani jo më nga Pima. Ndërsa po luhej loja, u pa një hardhucë "‹"‹me bisht të bruztë, blu që zbriste në tokë diku në një vend, ku gurët ishin të gjelbër.

Fakti qe kaq i çuditshëm sa ia bënë të ditur edhe Mëngjesit të Gjelbër i cili urdhëroi menjëherë të nisnin gërmimet. Në fund u gjetën shumë nga blutë, ndër të tjera, iu bë një mbulesë mozaiku për një karrige që qëndronte në njërën nga dhomat e Shtëpisë së Madhe. Kjo karrige u dërgua larg, shumë vite më parë dhe, u varros atje, ku askush nuk e di.

Mëngjesi i Blertë, shpërndau, pastaj, aq  shumë blu, midis  popullit të tij, sa fama e këtyre gurëve të çmuar, arriti në veshët e Diellit në Lindje. Dielli dërgoi zogun me pupla të shndritshme për t'i pasur ai ata gurë të çmuar. Kur Papagalli arriti në një largësi të afërt me Shtëpinë e Madhe, u takua me një nga bijat e kryetarit e cila u kthye në fshat dhe vuri në dijeni babanë për ardhjen e një vizitori të dërguar nga Dielli.
Babai tha: " Merre këtë shkop magjik dhe kur Papagalli ta vërë në gojë, sille tek unë . "
Por Papagallin nuk e zuri magjia e shkopit, ai s'pranoi ta mbante në gojë dhe vajza i tregoi dështimin e saj.

Kryetari u përgjigj: " Mbase zogu i çuditshëm do që të hajë fara kungulli " dhe e porositi të bijën që  t'i jepte ca fara. Ajo e provoi, por pa sukses dhe në kthim i tha babait se zogu nuk i hëngri farat e kungullit. Babai i tha pastaj: «Pa vendosi farat në një mbulesë dhe shpërndaji përpara zogut, atëherë, mbase, do ta zësh». Por Papagalli s'i hëngri që s'i hëngri farat.

Në vend të farave të kungullit, babai, i tha që t'i jepte fara shalqiri. Por Papagalli s'u mundua fare të hante as farat e karpuzit as farat e akacies dhe as s'e zuri fare magjia e qymyrdrurit. Kreu i Shtëpisë së Madhe i tha atëherë së bijës që ta ndillte Papagallin  me misër të pjekur mirë e të fryrë me ujë, t'ia jepte pastaj, në një tas të ri për ushqim. Papagalli  ishte i paepur dhe nuk i hëngri kokrrat e misrit, por , duke vënë re një  rruazë të bruztë - blu, e gëlltiti; kur dy vajzat e kryetarit e panë këtë i dhanë shumë zaje blu të cilët zogu i hëngri me grykësi. Pastaj vajzat sollën rruaza të bruzta me vlerë të cilat gjithashtu Papagalli i hëngri dh pastaj fluturoi tutje, larg . Vajzat u munduan ta kapnin, por pa sukses. Ai e mori rrugën drejt shtëpisë së Diellit në Lindje, ku piu një ilaç për të vjellë dhe i volli rruazat blu të cilat Dielli zot, ua shpërndau atyre  që banojnë afër shtëpisë nga e cila ai lind mbi malet lindor. Kjo është dhe arsyeja që thuhet, se këta popuj kanë qëndisma të shumta të bëra me rruaza të tilla.

Por, kur kryetari i Shtëpisë së Madhe dëgjoi që  papagall ishte dërguar për të vjedhur rruazat e tij të bruzta, blu, u nervozua pa masë dhe provokoi një shi të dhunshëm që shoi gjithë zjarret e Lindjes. Forca e tij magjike ishte kaq e madhe sa  pothuaj ishte në gjendje të  shuante dritën e Diellit duke e ftohur shumë atë. Pastaj priftërinjtë pleq u mblodhën në këshill dhe diskutuan se ç'duhej bërë. Njeriu Dhelpër u dërgua së pari në Lindje që të merrte zjarrin, por s'ia doli dot; atëherë Vrapuesi -i- Rrugës u ngarkua të vizitonte Bubullimën, e vetmja që zotëronte zjarrin dhe, t'i  vidhte asaj pishtarin e ndezur. Por kur Bubullima e pa që Vrapuesi vraponte tej larg duke mbajtur në duar pishtarin, e qëlloi vjedhësin me shigjetë shkëndijat  dhe, zjarri u përhap rretheqark duke djegur çdo pemë, shkurre dhe gjithçka tjetër që mund të digjej. Ja pse çdo gjë ka zjarr brenda vetes.

Përktheu: FASLLI HALITI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Portrete krijuesishMUZA NË KRAHARORIN E POETIT NEXHAT REXHANga RRUSTEM GECI (10.09.2014)
ASNJË HORIZONT NUK MË FTON MËNga QAZIM D. SHEHU (10.08.2014)
MID’HAT FRASHËRI – BIBLIOGRAFI MË I PËRKUSHTUAR SHQIPTARNga NAUM PRIFTI (10.08.2014)
DREJT QYTETITPoezi nga ADAM ZAGANJEWSKIPërktheu: FASLLI HALITI (10.07.2014)
POETIKA E DRITËRO AGOLLITNga KOLEC TRABOINI (10.07.2014)
KURTHI I MËNDAFSHTË I DASHURISËTregim nga PËRPARIM HYSI (10.07.2014)
SHKËPUTJE NGA LIBRI 'RRNO VETËM PËR ME TREGUE' TË AT ZEF PLLUMIT (10.06.2014)
Poezi shqipe nga ItaliaMALET E FËMIJËRISË SIMECikël poetik nga ZEF MULAJ (10.05.2014)
IDENTITETI SHQIPTAR I ARBËRESHITdhe 13 poezi e një poemë nga libri 'Heroika' i RRUSTEM GECIT (10.05.2014)
Një legjendë e bukur e indianëve të AmerikësSI LINDI YLBERI... LEGJENDA E LËKURËKUQVEPërktheu: FASLLI HALITI (10.05.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]