E Premte, 04.26.2024, 06:55am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
GJERGJ KASTRIOTIT SKËNDERBE
Poemë nga LLEMADEO

E Martë, 02.17.2015, 04:42pm (GMT+1)


Autori: LLemadeo

Kur në motet e liga Europa dhe Azia,
nga e njëjta kolerë gjëmojshin tuj lëngue...
kurse të Ilirisë të ndritshmet epoka
nëpër thellësitë e tokës shkojshin tuj u mbulue.
*
Ndërsa qiellit, nxinte e errta shtërngatë osmane,
që Kalatë Mesdheut po ja shëmbte çdo ditë,
njajo bishë e çartun, që bishtin e kish në Turkmenistane...
ndërsa kryet për nan Dhe në Kostandinopol e kishte qitë...!
*
Bash në njat shekull kur bota dridhej Friket,
E mbretnitë e Europës e rrethojshin vedin me mure të nalta,
ndërsa nën tokë i hapshin Katakombet me e fsheh kryet,
pse kthetrat osmane po shtriheshin aq të gjata.
*
Atëherë kur qiejtë e Mesdheut nxinin nëpër shekuj,
Prej zjarreve që digjnin kombe e qytete
Tuj u djeg nën dhunë të njasajë barbarie
Që deri foshnjat ua theri nanave ndër djepe...!
*
Bash në njatë kohë të fali ty Zoti,
O i ma i madhi i të gjitha kohnave
O Gjergji ma i mirë i gjithësisë,
O Yll, që në ty e njohu vedin deri edhe bota,
në çdo vlerë e Ligjë të Zotit që rrëfente Udhën e Lirisë !
*
Në ty e njohu vedin çdo Trim e trimëneshë Arbënore
Në çdo virtyt njerzor, Bese e Burrërie,
O ti Fatos i kohrave që në këmbe e ngrite
Çdo njeri shpres humbur që kërkonte lirinë !
*
Në këmbë e ngrite kombin drejt ringjalljes,
duke ja rikthye nderin e lavdinë,
siç gjyshat e patën pasun në kohët Pellazgjike,
e deri në mbretnit e nalta, në tempujt e Ilirisë,
kohë nëpër të cilat erdhi e jotja kohë, ma e Arta,
që do të ja ngrente në qiell kombit Krenarinë !
*
O Trim, ti Kalorës i lirisë botnore...
Që hovet e kulçedrës antiplanetare...
I ndalove me shpatën tande në krye të trimave,
Kur ti luftën e mbajte të ndezur me Arbërorë,
Atëherë kur ti në ndihmë Europën e thirre
dhe mbretnive të sajë trimnitë ua mësove,
kur u the se; lufta per lirinë nuk bëhet vetëm në oborr...!
*
Por ndër male të larta, u the, ndër fusha e vënde Aleate...
kur armiku është i madh e shkatrrimtarë,
kur kërkon të shuajë gjuhë, kultura e kombe,
u the; 'Që të gjithë duhet të bashkohemi
e botën ta shpëtojmë nga çdo sulm barbar... !'
*
O Vigan, që Ora e kombit ty të lindi e të rriti !
O burrë, që mençuria jote ndriti Dheun,
E cila deri dhe armiqtë tu i habiti;
sa kurrë nuk e mohuan dot vlersimin për ty,
për ma të madhin, ma të fortin ushtarak që kishin,
të birin e rrëmbyer, të voglin e Gjonit të Kastriotve,
Ty, që kurrë nuk e harrove Atdheun !
*
Deri edhe ata nuk e mohuan kurrë emrin,
që vetë ty, si vlersim ta dhanë,
ma të famshmin luftëtarë të kohrave qe e tundi Dhene,
Legjendarin e botës, shëmbullin e trimërive,
Heroin e Arbërisë, të Europës mbarë,
Gjergjin e Kastriotve, Skënderbenë !
*
O ti Atlet i shekujve, që qiejve shkëlqen si një Yllë i ri,
O ti që dhe botës ia ndriçove aq bukur lirinë...
Sa deri dhe gjuhët e kombeve, ti i bane me shkëlqye
Kur gjuhës së barbarve, në malet e Ilirisë ia ndalove turrin...!
*
O ti që çdo njeriu, ia mëson gjithmonë vlerat ma të mira;
Besnikërinë ndaj Atdhuet, Burrërinë, Trimërinë !
Ti i pavdekshëm je o dritë hyjnore e Atdheut,
Që në kujtim të kohrave shkon tuj flakërue
Nëpër udhët e qiejve të tokëve të Abërisë,
Gjithnjë në krah me Zana e Kreshnikë, bashkë tuj i begatue
Punët e shekujve të ardhëm, kah e mira për Atdheun
Ecën në krahët e Rinisë !
*



(Tablo nga Spiro Xega kushtuar Skenderbeut)

LLEMADEO


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHPRESA E LONDRËS(Shënime për romanin “Shpresa e Londrës” të Ruzhdi dhe Greta Jatës) Nga REXHEP SHAHU (02.16.2015)
LAMTUMIRË TRISHTIM!VILHELME VRANA HAXHIRAJ, fragment VIII nga romani 'Loja e mëkatit' (02.16.2015)
KUKULLA QË LINDI NJË GJENI...!Nga NADIRE BUZO (02.16.2015)
EKLIPS HËNEKushtuar babaitPoezi nga SKËNDER BUÇPAPAJ (02.15.2015)
LETRAT E FLOBERIT - NJË DASHURI E PAMUNDUR PËR TË JETUAR! (02.15.2015)
I MUNDURI NGA LIRIAPoezi nga RRUSTEM GECI (02.15.2015)
SHËN VALENTINI NË VARGJET E MIACikël me poezi nga PËRPARIM HYSI (02.14.2015)
MAGJIA E NJË ZËRITregim nga ALBANA M. LIFSCHIN (02.14.2015)
SHPIRT I MOHUAREsé nga VILHELME VRANA HAXHIRAJ (02.14.2015)
NJI LULE VJESHTETPoezi nga AT GJERGJ FISHTAPërgatitur për botim nga FRITZ RADOVANI (02.13.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lart]