VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - EKLIPS HËNEKushtuar babaitPoezi nga SKËNDER BUÇPAPAJ

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 07:22am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
EKLIPS HËNE
Kushtuar babait
Poezi nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Djelë, 02.15.2015, 12:39pm (GMT+1)

 

Katër erërat

Te Ujvara e Madhe

Çirreshin

Grindeshin vajtueshëm

Si gjëmëtarët

Se kush do t'i prijë

Rreshtit të gjëmës.

 

Hëna e eklipsit

Mbushte tej e tej qiellin.

Në magjen e hapësirës

Ishte një hënë

E ardhur mbrume.

Nga çdo por i fytyrës

Gati

T'i pëlciste gjaku.

 

Babai im

Pas përkryerjes së tejskajshme të rrudhave

Pas përkryerjes së tejskajshme të thinjave

Shkonte të pikëtakohej

Me tejskajin tjetër të bukurisë

Me vdekjen.

 

Ishte 16 shkurt

Si sot

Dhe askush në botë s'e kuptonte

Pse hënës

Skaj më skaj qiellit

S'kishte re që t'i ndalte

Hemoragjinë.

 

Ndërkohë që

Të katër erërat

Te Ujëvara e Madhe

Çirreshin

Kush të zinte vend e para

Në rreshtin e gjëmës.

SKËNDER BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
LETRAT E FLOBERIT - NJË DASHURI E PAMUNDUR PËR TË JETUAR! (02.15.2015)
I MUNDURI NGA LIRIAPoezi nga RRUSTEM GECI (02.15.2015)
SHËN VALENTINI NË VARGJET E MIACikël me poezi nga PËRPARIM HYSI (02.14.2015)
MAGJIA E NJË ZËRITregim nga ALBANA M. LIFSCHIN (02.14.2015)
SHPIRT I MOHUAREsé nga VILHELME VRANA HAXHIRAJ (02.14.2015)
NJI LULE VJESHTETPoezi nga AT GJERGJ FISHTAPërgatitur për botim nga FRITZ RADOVANI (02.13.2015)
GRUAJA, BURRI DHE SHËN DASHURIAEsé nga DRITA LUSHI (02.13.2015)
VDEKJA E ANTONJITO  EL KAMBORIOSPoemë nga FEDERICO GARCIA LORCAPërktheu: FASLLI HALITI (02.12.2015)
FEMRACikël poetik nga QAZIM SHEHU (02.12.2015)
LE TË JETË PËRJETË DASHURIA NJË FATA MORGANËPoezi nga SKËNDER BUÇPAPAJ (02.12.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]