VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - KARZAI KËRKON TËRHEQJEN E TRUPAVE NGA AFGANISTANI

                                                                                      

E Martë, 05.21.2024, 09:46pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
KARZAI KËRKON TËRHEQJEN E TRUPAVE NGA AFGANISTANI
E Martë, 11.16.2010, 01:44pm (GMT+1)

SHBA do të tërhiqet hap pas hap nga Afganistani. Për presidentin afgan Karzai tërheqja bëhet shumë ngadalë. Presidenti amerikan Obama saktësoi në prag të samitit të Natos në Lisbonë (19-20. 11) strategjinë e Uashingtonit.

Rrallë herë më parë komandanti për Afganistanin, gjenerali Petraeus, ka qenë kaq i zemëruar me presidentin afgan. Kjo për shkak se presidenti Karzai në një intervistë dhënë në fundjavë gazetës Washington-Post jo vetëm që ka kërkuar tërheqjen e shpejtë të mundësisht shumë ushtarëve amerikan, por ka kritikuar ashpër edhe thelbin e taktikës së Petraeusit: sulmet e natës të njësive speciale amerikane ndaj qendrave komanduese të dyshuara të talebanëve.

Sulmet e natës ndaj shtëpive afgane janë një problem i përhershëm. Dhe ato duhet të ndalen më në fund, ishte apeli i Karzait drejtuar përmes Washington-Postit qeverisë amerikane dhe gjeneralit Petraeus.

Petraeus i zhgënjyer nga Karsai

Gjenerali amerikan është habitur dhe zhgënjyer nga kërkesa e Karzait, njofton kanali televiziv amerikan CNN. Karzai me kritikën e tij e dobëson tërë misionin e NATO-s në Afganistan, theksoi ushtaraku më i rëndësishëm i Obamës në Hundikush. Përveç kësaj operacionet speciale, të kryera natën kundër depove të eksplozivit dhe strehimoreve të komandantëve talebanë, janë treguar shumë efektive, deri tani është gjashtëfishuar numri i të vrarëve, apo të arrestuarve nga radhët e udhëheqësve të kryengritësve, tha Petraeus.

Dhe sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton shtoi në adresë të Karzait se: "Kjo ishte padyshim një luftë e vështirë e trupave amerikane. Por po ashtu një luftë shumë e suksesshme. Kjo për faktin se operacionet speciale të natës kanë pasur ndikime të rëndësishme ndaj udhëheqësve talebanë."

"Nga ana tjetër të gjitha operacionet e njësive speciale amerikane janë dakorduar me qeverinë e Afganistanit", theksoi Clinton.

"Këtu nuk mund të flitet për veprime arbitrare amerikane, në të gjitha operacionet kanë qenë pjesëmarrës ushtarët afganë. Edhe pse Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndajnë shqetësimet me Karzain për shkak të civilëve të vrarë, prapëseprapë nuk mund të hiqet dorë nga këto operacione speciale", u shpreh sekretarja amerikane e shtetit, Clinton.

"Këto operacione në bazë të informatave të sakta të shërbimeve të fshehta janë arma jonë më e rëndësishme kundër udhëheqësve të talebanëve."

Në vitin 2014 duhet të përfundojë misioni luftarak i NATO-s në Afganistan

Sidoqoftë në një pikë Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të një mendjeje me Karzain: për përfundimin e misionit në vitin 2014. Qysh vitin e ardhshëm provincat, që kërcënohen më së paku nga talebanët, do të kalojnë në komandën e ushtrisë afgane.

Dhe pikërisht në vitin e zgjedhjeve presidenciale amerikane më 2012 ushtarët amerikanë duhet të tërhiqen edhe nga vijat e frontit në provincat e rrezikshme në jug dhe lindje të Afganistanit. Por gjithnjë me një kusht: që talebanët do të jenë dobësuar dukshëm deri atëherë dhe trupat afgane do të jenë me të vërtetë të gatshme për marrjen përsipër të gjendjes së sigurisë.

"Ushtria afgane, qeveria qendrore dhe qeveritë në provinca duhet të forcohen", është kërkesa e presidentit Obama për samitin e ardhshëm të Natos në Lizbonë. Dhe aq shumë, sa ato të mund të marrin përsipër përgjegjësi reale për të ardhmen e Afganistanit.

Se a do të arrihet kjo deri në vitin 2014 sipas mendimit të ekspertëve për Afganstanin në Pentagon është shumë e diskutueshme. Sipas vlerësimit të tyre trupat amerikane në Afganistan do të jenë të domosdoshme edhe pas katër viteve. Dhe më tej si të ashtuquajtura njësi trajnuese edhe atëherë, kur të gjithë aleatët e Natos do të jenë larguar nga Hindukushi.

(http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
HOLBROOKE: TAKIMI I NATO-s NË LISBONË NJË "PIKË KTHESE" PËR AFGANISTANIN (11.16.2010)
DISA SHTETE HEZITOJNË TË SHKOJNË NË CEREMONINË E NOBELIT (11.16.2010)
"Financial Times": SHFAQJA SERBE PËR BRAMERZIN (11.15.2010)
KINA KRYESON ME KOMPJUTERIN MË TË SHPEJTË (11.15.2010)
PËRFUNDOI TAKIMI I FORUMIT EKONOMIK TË AZI-PAQËSORIT (11.15.2010)
BERLUSCONI NËN PRESION PREJ TË GJITHA PALËVE (11.14.2010)
LIRIMI I AUNG SU KISË U JEP SHKAS FESTIMEVE POR EDHE PARALAJMËRIMEVE (11.14.2010)
SAN KJI KËRKON UNITET, OBAMA E QUAN HEROINË (11.13.2010)
MIANMAR: LIROHET AKTIVISTJA SAN SU KJI (11.13.2010)
RRËMBEHET ANIJA KINEZE ME 29 MARINARË (11.13.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]