VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Solana: Uashingtoni dhe Brukseli ia dhanë një tronditje elektrike Bosnjes

                                                                                      

E Premte, 05.03.2024, 08:46am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
Solana: Uashingtoni dhe Brukseli ia dhanë një tronditje elektrike Bosnjes
E Mërkurë, 05.20.2009, 04:23pm (GMT+1)

Kryediplomati i BE-së, Javier Solana e cilësoi sot si "tronditje elektrike" mesazhin që u transmetoi zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden liderëve boshnjakë për t'i nxitur të zhbllokonin reformat dhe të hiqnin dorë nga retorika nacionaliste. 
     "Duke folur për vizitën e djeshme, do ta cilësoja ... një lloj  tronditjeje elektrike", i deklaroi Solana shtypit në Sarajevë, një ditë pas vizitës së Biden në Bosnjë, në etapën e parë të një turneu treditor në Ballkan. Solana u bashkua me Biden gjatë vizitës së tij në Sarajevë. 
     "Ne transmetuam një mesazh shumë të qartë lidhur me çfarë duhet bërë për të çuar vendin përpara në drejtim të Bashkimit Evropian", shtoi Solana. 
     "Besoj se së bashku me drejtuesit e këtij vendi (...), ne do të jemi në gjendje të ecim përparea dhe të dalim nga ky bllokim", deklaroi ai. 
     Duke marrë fjalën përpara parlamentit boshnjak, Biden denoncoi retorikën nacionaliste të liderëve të komuniteteve kryesore, mysliman, serb dhe kroat dhe i ftoi të zgjidhnin rrugën e integrimit në BE dhe NATO, duke u vënë në dukje tmerret e luftës ndërkomunitare 1992-95.
     Biden dhe Solana u takuan gjithashtu me liderët e tre komuniteteve. /ATSH-AFP/
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Washington Post: Garë vullnetesh në Lindjen e Mesme (05.19.2009)
Lituania fitoi gruan e parë presidente (05.18.2009)
Presidentët e Iranit, Pakistanit dhe Afganistanit mblidhen në takim të lartë rajonal (05.16.2009)
Shënim: Mesazhe të fuqishme në fundin e pelegrinazhit të Papë Benediktit XVI në Tokën e Shenjtë (05.15.2009)
Gazetarja Roksana Saberi largohet nga Irani (05.15.2009)
Aeroplani i Gruevskit bën ulje të detyruar (05.14.2009)
U hap Festivali i Kanës, Sharls Aznavur mjeshtër i ceremonive (05.14.2009)
Eurovizioni provokon ekscentrizëm në Moskë (05.14.2009)
Papa e cilëson murin e Izraelit simbol të një rruge pa krye (05.13.2009)
Rusia mund të përballet me konflikte për burime të energjisë përgjatë kufijve të saj (05.13.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]