VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Janë parë në oqean relikte të aeroplanit të zhdukur

                                                                                      

E Martë, 04.30.2024, 01:11am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
Janë parë në oqean relikte të aeroplanit të zhdukur
E Martë, 06.02.2009, 11:59am (GMT+1)

 

 

 

Voal-online Kanë vazhduar gjatë natës dhe prapë sot pa rezultat kërkimet e avionit të Air France rënë në Atlantik me 228 veta në bord. Ndërkohë qeveria e Senegalit ka bërë të ditur se në ujërat territoriale të këtij vendi është parë një relikt i një avioni që mund të jetë ai që është zhdukur dje. Shtetet e Bashkuara kanë ofruar gjithë ndihmën e nevojshme për të përcaktuar shkaqet e rrëzimit të A330 të Air France zhdukur nga radarët gjatë fluturimit nga Rio de Janeiro për në Paris, ka siguruar presidenti amerikan Barack Obama në televizionin francez, i-TV. Lideri amerikan iu ka shprehur solidaritet familjarëve të udhëtarëve. Ekipet braziliane të shpëtimit "punojnë me mendimin e ekzistencës së të mbijetuarve," ka thënë mbrëmë presidenti Luiz Inacio Lula da Silva. Ndërkohë që kërkimet vazhdojnë për ta gjetur avionin, disa pilotë të linjës Paris-brazil të kompanisë braziliane Tam kanë njoftuar se kanë parë "drita të portokallta" mbi Atlantik nja 40 minuta pas kontaktit të fundit me radio të bërë nga avioni i Air France zhdukur pastaj në Oqean. Këtë ia ka bërë të ditur shtypit nënpresidenti brazilian Josè Alencar, pasi kishte takuar në aeroportin ndërkombëtar të Rio de Janeiro disa familjarë të udhëtarëve në bordin e avionit të zhduluar. Alencar ka thënë se pilotët, të cilët po fluturonin në drejtim të kundërt me avionin e Air France, "kanë parë në fakt diçka që po digjej në ajër mbi Atlantik".

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Mbi 16 milionë euro për ndërtimin e kishës në Shkup (06.02.2009)
Çmimi Gibran për nxitjen e mirëkuptimit mes kulturave (05.31.2009)
Amerika, Arabia Saudite dhe roli i saj në Lindjen e Mesme (05.31.2009)
Historia dhe politika në kufirin Indi-Pakistan (05.30.2009)
Koreja e Veriut lëshon një raketë me rreze të shkurtër veprimi (05.29.2009)
Koreja e Veriut kërcënon me "vetëmbrojtje" në rast sanksionesh (05.29.2009)
Berluskoni mohon marrëdhënien me supermodelen (05.28.2009)
Koreja e Veriut dhe arsyet e mundshme të provës bërthamore (05.28.2009)
Rusia shprehet kundër ndëshkimit të Koresë së Veriut (05.27.2009)
Izrael: Manovër e paparë alarmi në të gjithë vendin (05.27.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]