VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Izrael: Manovër e paparë alarmi në të gjithë vendin

                                                                                      

E Premte, 05.03.2024, 03:33pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
Izrael: Manovër e paparë alarmi në të gjithë vendin
E Mërkurë, 05.27.2009, 02:04pm (GMT+1)

Izraeli do të organizojë duke filluar nga e diela një manovër alarmi në të gjithë territorin, me një shtrirje të paprecedent, duke simuluar sulme me raketa, bombardime ajrore masive dhe katastrofa natyrore.
     Manovra, që do të vazhdojë për pesë ditë, pritet të testojë kapacitetet e vendit për t'iu përgjigjur sulmeve të mundshme me raketa nga Libani dhe Rripi i Gazës dhe raketave të hedhura nga Irani apo Siria, i deklaroi AFP-së zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Shlomo Dror.
     Këto sulme, të tipit konvencional, kimik apo bakteriologjik, do të kishin në objektiv qendra të mëdha urbane.
    Manovra do ta arrijë kulmin të martën e ardhshme kur sirenat do të bien në të gjithë vendin për të njoftuar për një sulm të afërt ajror, duke i bërë thirrje popullsisë të hyjë në vendstrehime në një kohë rekord, që nuk duhet t'i kalojë tre minutat.
     Kjo manovër, e koduar "Turning point 3", do të bëjë të mundur gjithashtu të vihet në provë gadishmëria e shërbimeve të sigurisë në raste tërmetesh dhe epidemish.
     Qeveria izraelite do të simulojë mbledhje të kabinetit gjatë të cilave ministrat duhet të marrin vendime përballë skenarëve të tillë.
     "Do të simulojmë një skenar katastrofik sulmesh kundër Izraelit në të gjiha frontet dhe me mjete të ndryshme", shtoi Dror. Megjithatë, ai theksoi se një "skenar i tillë është mjaft i mundshëm".//ATSH-AFP/

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Maqedonia në krye të vendeve të Ballkanit për liberalizimin e vizave në BE (05.26.2009)
Në Teheran samit kundër drogës dhe ekstremizmit (05.24.2009)
India: Kina një rrezik ushtarak më i madh se Pakistani (05.24.2009)
Histori suksesi (05.24.2009)
Horst Köhler rizgjidhet president i Gjermanisë (05.23.2009)
Siria: Oferta e Izraelit për bisedime nuk ka vlerë pa tërheqjen nga Lartësitë Golan (05.23.2009)
Bajden: Bosnja nuk ka nevojë për një marrëveshje tjetër paqeje (05.22.2009)
Solana: Uashingtoni dhe Brukseli ia dhanë një tronditje elektrike Bosnjes (05.20.2009)
Washington Post: Garë vullnetesh në Lindjen e Mesme (05.19.2009)
Lituania fitoi gruan e parë presidente (05.18.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]