VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Klinton: Kina të analizojë hapur ngjarjet e 1989s në Tien An Men

                                                                                      

E Martë, 04.30.2024, 05:14am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
Klinton: Kina të analizojë hapur ngjarjet e 1989s në Tien An Men
E Enjte, 06.04.2009, 08:35am (GMT+1)

 

 

 

Shtetet e Bashkuara i bënë thirrje Kinës të analizojë hapur shtypjen e demonstratave të vitit 1989 në Pekin dhe të publikojë numrin e saktë të të vrarëve, të zhdukurve apo të arrestuarve gjatë operacionit ushtarak.

Në një deklaratë me rastin e 20 vjetorit të ngjarjeve në Sheshin Tiananmen, Sekretarja e Shtetit, Hillari Klinton tha se Pekini duhet t'i japë të njëjtën përparësi të drejtave të njeriut siç i jep edhe reformave ekonomike në vend. 

Zonja Klinton bëri thirrje për përkujtim dhe reflektim "në lidhje me humbjen tragjike të jetëve të qindra njerëzve të pafajshëm". 

Ajo i bëri thirrje Kinës t'i japë fund keqtrajtimit të ish pjesëmarrësve në protesta, të lirojë disidentët që mbahen ende të burgosur në lidhje me to si dhe të hapë rrugët e dialogut me të afërmit e të vrarëve. 

Më 4 qershor 1989, tanket kineze hynë në shesh për të shtypur studentët dhe punëtorët të cilët kishin javë që protestonin duke vrarë qindra vetë.  Autoritetet kineze kanë vendosur masa të rrepta sigurie në sheshin Tien An Men. ZA
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Avioni i rrëzuar nuk ka shenja terrorizmi, thonë zyrtarët (06.04.2009)
Le Monde: Airbus A330 ka shpërthyer në fluturim (06.03.2009)
Janë parë në oqean relikte të aeroplanit të zhdukur (06.02.2009)
Mbi 16 milionë euro për ndërtimin e kishës në Shkup (06.02.2009)
Çmimi Gibran për nxitjen e mirëkuptimit mes kulturave (05.31.2009)
Amerika, Arabia Saudite dhe roli i saj në Lindjen e Mesme (05.31.2009)
Historia dhe politika në kufirin Indi-Pakistan (05.30.2009)
Koreja e Veriut lëshon një raketë me rreze të shkurtër veprimi (05.29.2009)
Koreja e Veriut kërcënon me "vetëmbrojtje" në rast sanksionesh (05.29.2009)
Berluskoni mohon marrëdhënien me supermodelen (05.28.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]