VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Honduras: Presidenti i përmbysur Zelaya do të kthehet në atdhe

                                                                                      

E Martë, 05.21.2024, 06:13am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
Honduras: Presidenti i përmbysur Zelaya do të kthehet në atdhe
E Martë, 06.30.2009, 07:17am (GMT+1)

 

 

 

Presidenti i rrëzuar nga posti i Hondurasit, Manuel Zelaya tha se ai do të kthehet në vendin e tij gjatë kësaj jave.

Z. Zelaya e njoftoi planin e tij dje në mbrëmje gjatë një takimi të udhëheqësve të Amerikës Latine në Nikaragua.

Presidenti i Hondurasit tha se ai ka në plan të ndërrmarë udhëtimin të enjten së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të Oraganizatës së Shteteve Amerikane Jose Miguel Insulza.

Më herët gjatë ditës së djeshme, forcat e sigurisë përdorën gazin lotsjellës për të zmbrapsur turmën e protestuesve përpara pallatit Presidencial në kryeqytetin e Hondurasit, Tegucigalpa.

 

Më shumë se 1 mijë demonstrues, të zemëruar nga dëbimi i presidentit Zelya, u përplasën me forcat e sigurisë ditën e djeshme.

Dëshmitarë dhe zyrtarë bënë të ditur se më shumë se 20 protesutes u arrestuan. Ka njoftime për të plagosur.

Zoti Zelaya u arrestua të dielën nga ushtarët e Hondurasit dhe u dëbua në Kosta Rika .

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama tha se largimi i zotit Zelaya ishte i paligjshëm dhe vendos një precedent të rrezikshëm për rajonin. Gazetarja e Zërit të Amerikës, Paula Wolfson njofton se zoti Obama foli mbas një takimi në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin e Kolumbisë Alvaro Uribe.

 

Presidenti Obama tha se rrëzimi nga detyra i Presidentit Zelaya nga ushtria e Hondurasit duhet të kthehet mbrapsht.

"Ne besojmë se grushti i shtetit ishte jo i ligjshëm dhe se Presidenti Zelaya mbetet presidenti i Hondurasit -  presidenti i zgjedhur në mënyrë demokratike atje".

Zoti Obama tha se SHBA iu bashkohet të tjerëve, ku përfshihet dhe organizata e Shteteve Amerikane, ku kërkohet që presidenti Zelaya të rikthehet. Ai tha se ka një shqetësim të madh në rajon për situatën në Honduras.

" Do të ishte një precedent i tmerrshëm në se ne do të kemi kthim mbrapa në një zonë ku puçet ushtarake shihen si një mënyrë për tranzicionin politik, më shumë se zgjedhjet demokratike" - tha ai

Ngjarjet në Honduras, e shtuan urgjencën e takimit të presidentit Obama me presidentin e Kolumbisë Alvaro Uribe. Çështjet e tjera të diskutuara përfshinin çështje ekonomike,- veçanërisht, marrëveshjen ende të pazgjidhur të tregëtisë së lirë mes SHBA dhe Kolumbisë.

Kur ishte senator, zoti Obama kishte shprehur rezerva ndaj marrëveshjes pasi  sipas tij nuk kishte klauzola të mjaftueshme për shkeljen e të drejtave të njeriut në Kolumbi.

 

Por mbas takimit me Alvaro Uriben, Presidenti Obama tha se ai kishte besim se problemet me marrëveshjen e tregëtisë mund të zgjidhen.

Ai tha se sheh përparim në çështjen e të drejtave të njeriut në Kolumbi, por shtoi se mbetet shumë për t'u bërë.

"Unë kam theksuar një  shqetësim të veçantë i cili është ngritur nga të dyja palët, si nga administrata dhe nga Kongresi - që çështja e të drejtave të njeriut në Kolumbi duhet të zgjidhet. Presidenti Uribe më siguroi mua se ai është i interesuar në zgjidhjen e kësaj çështjeje".       

Mes tre  Ã§Ã«shtjeve të ngrira për marrëveshjen e tregtisë së lirë e cila është negociuar nga administrata Bush, njëra është më e diskutueshmja.

Mbështetësit thonë se Kolumbia do të jetë  një aleat i rëndësishëm kundër narkoterrorizmit.

Kundërshtarët thonë se Kolumbia mbetet një nga vendet më të rrezikshme në botë për sindikatat e punonjësve, dhe se nuk është bërë mjaft për të përkrahur të drejtat e punëtorëve.ZA

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Lirohen punonjësit e ndaluar të ambasadës britanike (06.29.2009)
Obama: Në Honduras të respektohen normat demokratike (06.28.2009)
Në Hungari përkujtohet 20 vjetori i rënies së Perdes së Hekurt (06.28.2009)
Presidenti Obama mbi Iranin dhe reformat në SHBA (06.25.2009)
Irani bllokon satelitët amerikano-britanikë (06.24.2009)
Irani nuk i anulon zgjedhjet (06.23.2009)
Washington Post: Obama karshi Iranit (06.22.2009)
24 gazetarë të arrestuar në Iran (06.22.2009)
Obama: Jemi gati për çdo raketë nga Koreja Veriore (06.22.2009)
Arrestohet vajza e ish presidentit iranian Rafsanxhani (06.21.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]