VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Arrestohet vajza e ish presidentit iranian Rafsanxhani

                                                                                      

E Djelë, 05.05.2024, 05:12am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
Arrestohet vajza e ish presidentit iranian Rafsanxhani
E Djelë, 06.21.2009, 04:48pm (GMT+1)

 

 

 

 

Televizioni shtetëror i Iranit njoftoi se autoritetet e kanë arrestuar vajzën e ish presidentit Hashemi Rafsanxhani bashkë me katër anëtarë të familjes së tij, për shkak se kanë marrë pjesë në tubimet protestuese pa leje.

Televizioni njoftoi se ata janë arrestuar mbrëmjen e së shtunës.

Televizioni shtetëror transmetoi pamje të Fazih Hashemi, vajzës më të madhe të Rafsanxhanit, duke iu drejtuar qindra përkrahësve të opozitës javën e kaluar.

Rafsanxhani nuk e ka fshehur pakënaqësinë me presidentin Mahmud Ahmadinexhad, fitoren e të cilit në zgjedhjet e 12 qershorit e konteston kandidati i opozitës, Mirhosein Musavi.

Ky i fundit e ka akuzuar Rafsanxhanin dhe familjen e tij për korrupcion.

 

Televizioni shtetëror iranian tha se 10 njerëz e kanë humbur jetën dhe më shumë se 100 janë plagosur në përplasjet e djeshme në Teheran ndërmjet policisë dhe demonstruesve që përkrahin opozitën.

Policia përdori gaz lotsjellës dhe vrushkuj uji për t'i penguar demonstruesit që të vijnë te sheshi kryesor në Teheran.

Ndërkohë, lideri i opozitës, Mirhosein Musavi tha se Republika Islamike duhet të pastrohet nga ato që ai i quajti gënjeshtra dhe pandershmëri. Ai gjithashtu tha se nëse iranianët nuk janë në gjendje t'i mbrojnë të drejtat e tyre në mënyrë paqësore, atëherë do të ketë rrugë të rrezikshme në të ardhmen.

Sot, kreu i policisë së Iranit, Ahmadi Mohadam, e paralajmëroi Musavin se oficerët do të përballen me vendosmëri ndaj çdo trazire në rrugët e Teheranit.

Gezatat e botuan letrën e shefit të policisë në të cilën ai thotë se banditët po veprojnë në hijen e atmosferës së krijuar nga vetë Musavi.REL

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Musavi: Irani të pastrohet nga gënjeshtrat dhe pandershmëria (06.21.2009)
Në Francë rrëzohet një helikopter privat (06.21.2009)
Larixhani: Mendimi i njerëzve duhet respektuar (06.21.2009)
Vazhdojnë protestat në Teheran; policia përleshet me demonstruesit (06.20.2009)
Washington Post: Ky është realitet (06.20.2009)
Kongresi amerikan dënon shtypjen e protestave në Iran (06.20.2009)
Khamenei paralajmëron opozitën t'iu japë fund protestave (06.20.2009)
Robert Gejts: Masa mbrojtëse ndaj një rakete koreanoveriore (06.19.2009)
Pheniani kërcënon Uashingtonin (06.17.2009)
Qeveria iraniane ka efekte të mëdha në ekonominë botërore (06.17.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]