VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Washington Post: Obama karshi Iranit

E Martë, 05.21.2024, 02:26am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
Washington Post: Obama karshi Iranit
E Hënë, 06.22.2009, 10:03am (GMT+1)

Kanë filluar të shtohen sulmet kundër presidentit Barak Obama, për shkak se ka dështuar t'i mbështesë sa duhet përkrahësit e kandidatit presidencial në Iran, Mir Hosein Musavi, duke pretenduar se Obama e "mban anën e regjimit" kundër popullit iranian.

Kjo qasje ndaj krizës shoqërohet me përkushtim të pamjaftueshëm ndaj vlerave amerikane.

Por, presidenti e ka gjetur tonin e drejtë në deklarimet e tij publike, duke i bërë thirrje Qeverisë së Iranit t'i ndalë "të gjitha aksionet e padrejta e të dhunshme" dhe duke e bërë të qartë se Uashingtoni dhe bota po vëzhgojnë.

Ai ka të drejtë morale dhe politike që t'i shmanget ndërhyrjes më të thellë në krizën politike pas-zgjedhore të Iranit.

Shumë politikanë dhe komentues duket se vuajnë nga iluzioni se Shtetet e Bashkuara mund të kenë ndikim vendimtar në evolucionin politik të Iranit. Por, sistemi politik i Iranit është shumë më kompleks.

Sa ekspertë amerikanë, zyrtarë apo anëtarë të Kongresit kanë qenë në Iran në 30 vjetët e fundit?

Janë 66 milionë qytetarët e Iranit, e jo retorika e ashpër ajo që do ta përcaktojë fatin e ngjarjeve në këtë vend.

Duke e ditur këtë, atëherë nuk është jo vetëm kundër-produktive, por edhe e rrezikshme që Shtetet e Bashkuara të luajnë rol më të dukshëm në turbullirat e brendshme të Iranit.

Çështja e mbështetjes mund të shkojë shumë më larg. Ne duhet ta pyesim veten se si do të reagonte populli i Iranit ndaj ndërhyrjes së Shteteve të Bashkuara në një vend, ku ndjenjat e forta nacionaliste e vulosën pozicionin politik të konservatorëve, dhe Uashingtoni dhe tash rregullisht fajësohet për mbështetjen e grusht-shtetit të vitit 1953. A mund të ndihmojnë vërtet Shtetet e Bashkuara?

Edhe reformatorët e Iranit përballen me dilemë të ngjashme. Regjimi teokratik po e humb legjitimitetin pjesërisht, për shkak të dështimit ekonomik.

Por, kur dobësohet legjitimiteti fetar dhe ekonomik, atëherë çfarë mbetet? Nacionalizmi iranian mund të jetë vendimtar dhe është e rrezikshme të luajmë me diçka që nuk e kuptojmë sa duhet.

Përkrahësit e Musavit do të mbizotërojnë në Iran nëse do të kenë mbështetje të mjaftueshme publike dhe politike, përfshirë atë nga ushtria dhe shërbimet e sigurisë.

Nëse nuk do ta kenë, atëherë vetëm mund të shpresojmë se ata do të mbijetojnë dhe do t'i nxjerrin mësimet e duhura, për t'u përpjekur tjetër herë.

Përpjekjet amerikane për ta shtyrë çështjen, me gjasë, do ta kthenin mbrapa evolucionin politik në vend sesa ta çojnë përpara, prandaj presidenti Obama e ka bërë gjënë më të mirë kur i ka matur komentet e tij.

Nëse kriza përshkallëzohet, do të duhet të bëhet më shumë, gjë që administrata e ka thënë vetë. Përndryshe, ata që vërtet duan të shohin reformë politike në Iran, do të duhej të qëndrojnë mënjanë.

www.voal-online.ch

Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo

Other Articles:
24 gazetarë të arrestuar në Iran (06.22.2009)
Obama: Jemi gati për çdo raketë nga Koreja Veriore (06.22.2009)
Arrestohet vajza e ish presidentit iranian Rafsanxhani (06.21.2009)
Musavi: Irani të pastrohet nga gënjeshtrat dhe pandershmëria (06.21.2009)
Në Francë rrëzohet një helikopter privat (06.21.2009)
Larixhani: Mendimi i njerëzve duhet respektuar (06.21.2009)
Vazhdojnë protestat në Teheran; policia përleshet me demonstruesit (06.20.2009)
Washington Post: Ky është realitet (06.20.2009)
Kongresi amerikan dënon shtypjen e protestave në Iran (06.20.2009)
Khamenei paralajmëron opozitën t'iu japë fund protestave (06.20.2009)

::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

VOAL
[Shko lartë]